formacioni

franca.png
Vladimir Prenga14:11 | 17/11/2019

Franca befason me modulin që do të përdorë kundër Shqipërisë. Didier Deschamps i kundërpërgjigjet italianit Edoardo Reja, që i ka bërë kuqezinjtë të luajnë me modulin 3-5-2. “Gjelat”, pritet të luajnë pikërisht me tre në prapavijë.

Varane dhe Lenglet janë titullarë si zakonisht, ndërkohë që krah tyre do të aktivohet edhe Kimpembe. Sa i takon portës, Mandanda do e nisë nga fillimi. Mesfusha do të jetë me katër. Dubois dhe Mendy do të luajnë nga krahët, kurse Sissoko dhe Tolisso priten të në qendër.

Mbappe mund të ketë një rol të ri, si tip organizatori. Dyshja tjetër në repartin ofensic do të jenë Ben Yedder dhe Griezmann, sikurse raportojnë mediat franceze.

FRANCA (Formacioni i mundshëm 3-4-3 )
Steve Mandanda, Raphaël Varane, Clément Lenglet, Presnel Kimpembe, Léo Dubois, Moussa Sissoko, Corentin Tolisso, Benajmin Mendy, Kylian Mbappé, Ëissam Ben Yedder, Antoine Griezmann.

/abcnews.al

Southgate.jpg
Veronik Istrefaj20:11 | 14/11/2019

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, i ka befasuar të gjithë me formacionin që ka zgjedhur sot, në sfidën kundër Malit të Zi. Strategu anglez ka aktivizuar 11 lojtarë shumë të rinj, gjë që ka bërë që mosha mesatare, të jetë më e reja që nga viti 1959, plot 60 vite më parë.

Pickford ka ruajtur vendin e tij të titullarit në portë, ndërsa në krahun e djathtë të mbrojtjes, starton talenti i Liverpool, Trent Alexander-Arnold. Në qendër, është dyshja Maguire-Stones, ndërsa në të majtë, luan lojtari i Leicester, Ben Chilwell.

Mason Mount, Harry Winks dhe Alex Oxlade-Chamberlain startojnë në mesfushë, ndërsa në sulm janë rreshtuar Kane, Sancho dhe Rashford. Sterling nuk është grumbulluar për këtë sfidë, pas sherrit me Joe Gomez, i cili ndodhet në stol./abcnews.al

seferi-1.jpg
Vladimir Prenga08:29 | 14/10/2019

Shqipëria përballet me Moldavinë sonte prej orës 20:45 në transfertë. Kuqezinjtë shikohen si favoritë në këtë ndeshje dhe objektivi është fitorja. Trajneri Edoardo Reja një ditë më parë u shpreh se ekipi i tij nuk nënvlerëson askënd dhe në sfida të tilla kjo është shumë e rëndësishme.

Sa i takon formacionit, italiani ka vendosur të bëjë ndryshime. Rey Manaj do ta nisë nga stoli. Lushnjari gaboi në disa raste kundër Turqisë dhe kritikat për të nuk kanë qenë të pakta. Reja ka menduar që të hedhe në fushë Bekim Balajn krah Sokol Cikalleshit.

Qendra e mesfushës mbetet e njëjtë. Krah kapitenit Ledian Memushaj do të luajnë sërish Bare e Gjasula. Ndryshimi tjetër është në krahun e djathtë. Nëse me Turqinë prisnin të sulmoheshim dhe Reja zgjodhi Veselin, këtë herë iniciativën do e kemi ne.

Odise Roshi do ta nisë nga fillimi, ashtu sikurse Ermir Lenjani. Ata do kenë detyrën të shtyjnë përpara dhe të shërbejnë për lojtarët e sulmit. Mbrojtja është fiksuar, me Ismajlin, Djimsitin dhe Dermakun, kurse në portë do të luajë Thomas Strakosha. Reja vendos t’i besojë sërish portierit të Lazios, për t’i dhënë një mesazh besimi edhe pas gabimit të bërë ndaj Turqisë.

Formacioni i mundshëm: Strakosha, Ismajli, Dermaku, Djimsiti, Roshi, Bare, Gjasula, Memushaj, Lenjani, Balaj, Cikalleshi. Trajner: Edoardo Reja

fanellat.jpg
Vladimir Prenga19:21 | 11/10/2019

Edoardo Reja e ka ndarë mendjen për formacionin që do të zbresë në fushë nga minuta e parë kundër Turqisë. Dilema e vetme ishte ai që do të zëvendësonte Elseid Hysajn në krahun e djathtë të mbrojtjes. Italiani ka zgjedhur Frederic Veselin, duke treguar që kërkon ekuilibër në fushë.

Në portë luan Strakosha, kurse treshja e qendrës është ajo që zbriti në fushë kundër Islandës: Dermaku, Gjimshiti dhe Ismajli. Lenjano do të aktivizohet në të majtë, kurse në sulm dyshja Cikalleshi-Manaj. Shumë muskuj në mesfushë, me Baren dhe Gjasulën titullarë. Memushaj do të jetë ai nga i cili pritet pasi i fundit.

EURO 2020 – Kualifikueset, faza e grupeve
E premte, më 11 tetor 2019, ora 20:45

TURQIA: Günok, Çelik, Demiral, Emre, Tufan, Tosun, Çalhanoğlu, Meraş, Tekdemir, Yılmaz, Ayhan. Trajner: Şenol Güneş

SHQIPËRIA: Strakosha, Veseli, Ismajli, Dermaku, Gjimshiti, Lenjani, Bare, Memushaj, Gjasula, Manaj, Cikalleshi. Trajner: Edoardo Reja

Gjyqtarë: Ovidiu Haţegan, Octavian Șovre, Sebastian Gheorghe, Sebastian Colţescu (Rumani)

/abcnews.al

Milan-stema-1280x617.jpg
Igli Nikolli13:09 | 05/10/2019

Genoa-Milan është një ndeshje jetike për të dy skuadrat, sidomos për trajnerët respektivë. Dikush mund të largohet në fund të përballjes që zhvillohet sonte në orën 20:45 në stadiumin Luig Ferraris.

Marco Giampaolo ka vendosur të bëjë disa ndryshime në repartin e mesfushës. Calhanoglu do të ulet në stol dhe në vend të tij pritet ta nisë si titullar Luca Paqueta. Braziliani i ka kaluar shqetësimet fizike dhe sonte pritet shumë nga ai.

Edhe Lucas Biglia do të rikthehet në formacion në vend të Bennacer, teksa konfirmohet Kessie. Për herë të parë si titullar do ta nisë edhe Leo Duarte. Musacchio është i skualifikuar dhe braziliani do të formojë dyshen e qendrës bashkë me Romagnolin.

Theo Hernandez është favorit për krahun e majtë të mbrojtjes me Calabrian nga krahu tjetër. Reparti ofensiv nuk pritet të ketë ndryshime. Suso dhe Leao do të sulmojnë nga krahët me Piatek në qendër gati për të ndëshkuar ish-ekipin e tij.

Milan (Formacioni i mundshëm): Donnarumma; Calabria, Duarte, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Biglia, Paqueta; Suso, Piatek, Leao.

Conte-Inter.jpg
Igli Nikolli11:17 | 28/09/2019

Interi do të luajë sot përballë Sampdorias në transfertë. Antonio Conte pritet të bëjë rotacion dhe të ruajë disa titullarë për sfidën e mesjavës kundër Barcelonës në Champions League.

Godin. Barella dhe Lukaku do të qëndrojnë pushim sot. Ata do të zëvendësohen nga Bastoni (debuton me zikaltrit dhe formon treshen e mbrojtjes me De Vrij dhe Skriniar), Gagliardini dhe Sanchez. Nga krahët do të operojnë Candreva dhe Asamoah, ndërsa sulmi do të jetë i gjithë amerikano latin.

Lautaro Martinez dhe Alexis Sanchez do të udhëheqin ofensivën zikaltër, me qëllimin për të siguruar fitoren e shtatë rresht në kampionat. Formacioni i Interit: (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Candreva, Gagliardini, Brozovic, Sensi, Asamoah; Lautaro, Sanchez. /abcnews.al

FORMACIONI-I-SHQIPERISE-NDAJ-FRANCES.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela12:31 | 06/09/2019

Kombëtarja shqiptare do të luajë të shtunën ndaj Francës ndeshjen kualifikuese për Euro 2020. Trajneri i kuqezinjve Edi Reja pritet të hedhë në fushë formacionin 3-5-2.

Kombëtarja shqiptare paraqitet e plotë në prag të duelit kualifikues të Euro 2020 ndaj Francës, e cila do të zhvillohet të shtunën në orën 20:45. Trajneri Edi Reja kërkon një skuadër solide dhe të fortë fizikisht si e vetmja mënyrë për t’i bërë balle kampionëve në fuqi të botës. Aktualisht gjendja e futbollsitëve i përmbush kërkesat e trajnerit Italian i cili e ka krijuar tashmë idenë se cilët lojtarë do të hedhë në fushën e lojës. Trajneri pritet të vendosë pak orë para fillimit të ndeshjes se cili do të mbbrojë katërkëndeshin e portës pasi Strakosha dhe Berisha kanë shkëlqyer në dy javët e para të Serisë A dhe për trajnerin 73 vjeçar nuk është aspak e lehtë të bëjë një zgjedhje përfundimtare. 3-5-2 është variant më i mundshëm për të zbritur në fushë. Reparti difensiv do të plotësohet nga Mavraj-Gjimshiti dhe Ismajli. Në linjat anësore do të vendosen Hysaj në të djathtë dhe Lenjani në të majtë. Në repartin e mesit të fushës konfirmohet dyshja Xhaka-Abrashi, ndërkohë që ka balotazh mes Gjasules dhe Bares.

Sulmi do të përbëhet nga dy futbollistë, ndërkohë që konfirmohet vetëm Bekim Balaj dhe ka balotazh mes Cikalleshit dhe Uzunit. Favorit mbetet shtatlarti Cikalleshi pasi trajneri Reja kërkon centimetra në zonën kundërshtare. Shqipëria renditet në vendin e katërt në grupin H me 6 pikë të grumbulluara, ndërkohë që Franca kryeson me 9 pikë po aq sa Turqia dhe Islanda. /abcnews.al

PANUCI-FLET-PER-SKOCINE-1280x720.jpg
ent ela13:42 | 10/09/2018

Në Skoci nuk do të luhet për barazim. Ky është premtimi i trajnerit të kombëtares, Kristian Panuçi, në prag të ndeshjes së Ligës së Kombeve. Formacioni mbetet mister.

Në “Hampden Park” ishin thjesht vizitorë. Kombëtarja shqiptare vetëm shkeli tapetin e stadiumit të famshëm ku do të luajë sonte ndaj Skocisë në Ligën e Kombeve, ndërsa “detyrat e shtëpisë” i kishte bërë në “Elbasan Arena”.

Futbollistët nuk duhej të shpenzonin energji pas një udhëtimi të gjatë, dhe pas sfidës së vështirë ndaj Izraelit, ndërsa trajneri Kristian Panuçi kërkon që ata të jenë në formë maksimale.

Panuçi: “Kemi ardhur në Gllazgou për të bërë maksimumin e mundshëm dhe për të synuar fitoren e ndeshjes. I njohim vlerat dhe defektet tona, por sot nuk kemi rrugë tjetër përveçse të provojmë që të fitojmë. E dimë se do të kemi përballë një skuadër të lënduar në sedër pas humbjes me Belgjikën, e dimë se do të jemi në një ambient të vështirë, por ne jemi mirë dhe i kemi rigjeneruar forcat tona. Do të japim maksimumin dhe sigurisht nuk do të hyjmë në fushë për një barazim”.

Në Elbasan dhe Durrës u provuan shumë skema dhe shumë lojtarë.

A mund ta zbulojë Panuçi formacionin e sotëm?

Panuçi: “Kam menduar shumë këto ditë, pasi ndeshjet janë shumë afër njëra-tjetrës. Duhet ndryshuar diçka dhe do ta ndryshoj, por shpresoj të bëj zgjedhjet e duhura, por gjithçka do ta shihni në fushë”.

Në skuadër papritur vjen Ergys Kaçe, përse trajneri ndryshoi mendje për mesfushorin?

Panuçi: “Patëm problem me Lilën, që kishte dëmtim muskulor. Solla në mendje të gjithë mesfushorët e mundshëm dhe vendosa për Kaçen. Ai do të jetë në stol, pasi nuk mund të luajë 90 minuta. Në tri javët e fundit nuk ka luajtur, por ka qenë në 50 për qind të kohës në ndeshjet përgatitore në verë. Gjithashtu, është lojtar me personalitet”.

Panuçi deklaroi se nuk do të përpiqet thjesht t’i përshtatet kundërshtarit, edhe pse duhet kujdes me lojën e Skocisë në ajër dhe në dyluftime.

Trajneri theksoi se Shqipëria duhet të bëjë lojën e saj. Për kapitenin Agolli nuk mund të mungonte ngacmimi se ai del në krah të trajnerit përpara mediave, por lihet në stol gjatë ndeshjeve.

Çdo lojtar dëshiron të luajë, por e vendos trajneri. Pak rëndësi ka nëse mërzitem apo jo, rëndësi ka që skuadra t’ia dalë. Pavarësisht se formacioni mbahet sekret, sërish besohet se kombëtarja ndaj Skocisë do të jetë pak më mbrojtëse sesa kundër Izraelit.

Dyshimi kryesor i Panuçit është nëse duhet të luajë në mbrojtje me 3 lojtarë në qendër, apo me dy, si në takimin e kaluar. Kjo mund të linte Gavazajn në stol, por formacioni mund të jetë i njëjtë si me Izraelin, veçse ekipi pak më i tërhequr. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono