FNSH

fnsh.jpg
G. P.17:50 | 13/10/2019

Banorët e Unazës së Re pritet që të zhvillojnë një protestë në orën 18:30. Mësohet se policia ka marrë masat për mbarëvajtjen e këtij tubimi.

Siç dallohet edhe në videon e siguruar nga ABC News, furgonë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mbërritur pranë rrugës “Teodor Keko”, aty ku pritet të zhvillohet protesta. Ata janë dislokuar në pjesën anësore të rrugës.

“Kemi një mbipopullim të forcave të policisë të cilat kanë bllokuar pothuajse të gjitha rrugëve lidhëse me unazën e madhe dhe po kështu edhe në rrugët dytësore të rrugës “Teodor Keko””, tha gazetari i ABC News .

Për sa i përket protestës, një përfaqësi e studentëve është mbledhur për të duke diskutuar se çfarë do ndodhë në protestën e ditës së sotme.

“Do të ketë pankarta të shumta që do shpalosen, megjithatë ajo që kemi mësuar dhe na është thënë nga banorët është se do të ketë një element surprizë. Megjithatë pritet për t’u parë se çfarë do të ndodhë”, tha gazetari Andi Qosja.

Ndërkohë në protestën e sotme do të jetë i pranishëm edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha./abcnews.al

yzberisht.jpg
G. P.15:05 | 26/09/2019

Një i ri u arrestua ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim në lidhje me plagosjen e një 24-vjeçari në kryeqytet. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Yzberisht dhe policia dyshohet se po përgatitej një atentat. Për të monituruar situatën u kërkua edhe ndihma e RENEA-s.

Plagosja e 24-vjeçarit Dorian Vangjeli mbrëmjen e së mërkurës po hetohet nga policia e Tiranës si një atentat i mbetur në tentativë. Vangjeli bashkë me dy miqtë e tij që dyshohen se ishin të armatosur tentuan të largoheshin me një automjet të bardhë nga Rruga e Qelqit në Yzberisht kur në drejtim të tyre kanë mbërritur katër persona.

I pari që ka komunikuar me të plagosurin Dorian Vangjeli ishte Iljaz Avdillari 24 vjeç. Në momentin kur u pyet se, ç’bënte në atë orë të natës pranë banesës së familjes Avdillari, Doriani nuk u përgjigj, por ka hipur në automjet, ku ishin edhe dy persona të tjerë. Kjo gjë ka rritur dyshimet te personat e tjerë që ishin me Iljazin, duke iu kërkuar të rinjve që ishin në makinë të dilnin menjëherë jashtë saj.

Në tentativë për t’u larguar u qëllua me një plumb në dorë 24-vjeçari Dorian Vangjeli, ndërsa Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt prangosën pas ngjarjes Iljaz Avdillari, i cili dyshohet se qëlloi në drejtim të bashkëmoshatarit të tij.

Në vendngjarje u gjetën pesë gëzhoja pistolete dhe u shpall në kërkim një emër i njohur për uniformat blu Fatmir Avdillari i njohur si “Xubi”.  Nisur nga rrezikshmëria e lartë e shoqërore e personave të përfshirë në konflikt, në mbështetje të forcave të rendit ishin edhe ato të Repartit Special “RENEA”.  “Xubi” akuzohet për dy vrasje të ndodhura vite më parë në Tiranë teksa kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu.

Fatmir Avdillari në vitet ‘97-‘98 bashkë me disa persona të tjerë kanë qenë të njohur si anëtarë të bandës së Yzberishtit, të akuzuar për shumë vepra të rënda penale./ABc News Albania 24/7

bashkia-devoll.jpg
G. P.08:37 | 29/07/2019

Situatë e tensionuar në Bashkisë e Devollit, godina e të cilës është blinduar prej mëngjesit të sotëm nga forca të policisë. Rreth 30 Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë hyrë brenda ndërtesës e po aq janë të pozicionuara jashtë saj.

Kryetari i ri i bashkisë Eduard Duro, që u betua të premten ka mbërritur në zyrë prej orës 06:30, për të shmangur përplasjet me mbështetës të opozitës, të cilët kishin paralajmëruar protestë.

Një orë më vonë ka mbërritur në bashki ish kryetari Bledion Nallbati me mbështetësit e tij.

Edhe ish-kryetari Bledion Nallbati, edhe kryetari Eduard Duro deklarojnë se kanë të drejtë të jenë në zyrën e kryetarit të bashkisë, i pari I shoqëruar me mbështetës, i dyti me polici.

“Unë jam kryetari i ligjshëm i Bashkisë, i zgjedhur me votat e 59 % të qytetarëve të Devollit në një proces legjitim, ku devollinjtë kanë shprehur vullnetin e vet për njerëzit që do i drejtojnë për katër vite. Siç e shikoni tashmë në një proces ku partia shtet ka vendosur ta marrë me dhunë këtë institucion e kanë rrethuar me polici dhe e mban të uzurpuar”, mësohet të jetë shprehur Nallbati për mediat.

Nga ana tjetër Eduart Duro tha se “nga ana e ish-kryetarit të Bashkisë, zoti Bledion Nallbati është njoftuar që do kishte një grumbullim njerëzish, të cilin siç e shikoni ju ka disa punonjës bashkie dhe familjarët e tyre, të cilët me urdhër nga ish-kryetari janë mbledhur para godinës së bashkisë, ndërkohë që tani në këto momente duhet të ishin në zyrat e tyre”./abcnews.al

arif-kaloshi.jpg
G. P.11:07 | 02/07/2019

Gjykata e Shkallës së Parë në Dibër ka çuar në shtëpi të arrestuarit për sulmin ndaj KZAZ-së në 28 Qershor.

Në një seancë që nisi orëve të para të ditës dhe përfundoi në orën 15.30 u caktua masa e sigurisë për çdo njërin prej tyre, “detyrim paraqitje”

Bëhet fjalë për 13 persona , ndërsa 39 të tjerë janë shpallur në kërkim policor pas sulmit ndaj forcave të rendit dhe tentativës për t’u futur me dhunë në KZAZ nr. 19, në palestrën e shkollës se mesme “Nazmi Rushiti”.

Militantët e Partisë Demokratike protestuan edhe përpara komisariatit të policisë, duke kërkuar lirimin e tyre./ABC News Albania 24/7

 

sahit-dollapi.jpg
G. P.10:02 | 21/05/2019

Prokuroria e Tiranës ka filluar hetim për tetë efektivët e FNSH-së të cilët shoqëruan me dhunë sekretarin organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi, gjatë protestës së 11 Majit të opozitës së bashkuar.

Në analizimin e pamjeve filmike, prokuroria ka vërejtur se efektivët e kanë goditur Dollapin me shkopa gome, pak çaste pasi ai është rrëzuar përtokë. Ndërkohë për protestën e 11 Majit nga policia u arrestuan 50 manifestues, ndërsa Gjykata e Tiranës liroi 30 prej tyre./ABC News Albania 24/7

shkencat-e-natyres.jpg
ent ela22:02 | 23/01/2019

Një tjetër Asamble e Personelit Akademik, ajo e Fakultetit të Shkencave të Natyrës ka mbështetur kërkesat e studentëve tashmë prej më shumë se një muaji në protestë. Ndërkohë thotë se kundërshton fushatën denigruese të ndërmarrë nga Kryemistri Rama për figurën e pedagogut.

Përmes një vendimi të përbashkët pedagogët e këtij fakulteti i kanë kërkuar Dekanit të mos penalizojë studentët protestues për shkak të mungesave. Ndërkohë kërkojnë anulimin e vendimeve të fundit të qeverisë për arsimin e lartë, të cilat thotë se cenojnë autonominë universitare. Asamblea e Personelit Akademik e Fakultetit të Shkencave të Natyrës kërkon hartimin e një ligji të ri të arsmit të lartë ndërkohë që kundërshton fushatën denigurese./abcnews.al

aksion.jpg
G. P.14:19 | 17/11/2018

Policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zhvilluar një aksion pranë Universitetit të Elbasanit. Tre persona janë ndaluar si dhe janë sekuestruar 3 armë zjarri dhe fishekë. Mësohet se një prej të ndaluarve kishte me vete një bombë gati për shpërthim. Në lidhje me këtë operacion ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia.

Ky aksion vjen dy ditë pas takimit që bëri ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, me drejtues të policisë lokale në qytetin e Elbasanit. Mësohet se Lleshaj u kërkoi mobilizim të gjithë strukturave të policisë në punët e tyre të përditshme dhe rritje të fuqisë goditëse ndaj kriminalitetit në qarkun e Elbasanit./abcnews.al

VLORE-AKSIONI-1280x720.jpg
ent ela12:28 | 14/09/2018

Dy persona janë shoqëruar gjatë aksionit të Forcave Speciale në Vlorë. Pati kontrolle banesash e ambjente të tjera për armë dhe drogë. Policia zyrtarisht nuk doli për rezultatet e këtij operacioni që zgjati disa orë, sikurse nuk u mësua pse forcat speciale u përqëndruan më shumë në lagjen “Partizani” pranë spitalit të Vlorës. Por ajo që u mësua nga burimet e ABC News, është fakti se u shoqëruan në polici dy persona, sikurse gjatë kontrollit në një ndërtesë trekatëshe u gjetën 50 kg kanabis sativa. Ky ishte një operacion blic sipas policisë, por që duket se objektivi i tij nuk u realizua./abcnews.al

policiicici.jpg
G. P.09:09 | 12/09/2018

Shumë forca të RENEA-s dhe ato Speciale që në orët e para të mëngjesit rrethuan zonën e Niklës.

Të shoqëruar dhe me blinda, ato bënë kontrolle nëpër banesa dhe lokale. Nuk dihet cili ka qenë qëllimi konkret i këtij operacioni që drejtohej nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, por mësohet se disa persona të dyshuar janë shoqëruar në polici.

Gjithashtu janë bllokuar mjete dhe janë gjetur armë e municione.

/abcnews.al

fnsh-2-640x398.png
ent ela21:55 | 04/09/2018

Vijojnë kontrollet e FNSH në qytetin e Elbasanit. Kontrollet janë përqendruar në 4 pikat hyrëse në qytet. Forcat speciale shfaqen të maskuar, duke e vënë theksin kryesisht te makinat luksoze.

Kjo nuk është hera e parë që kontrolle të tilla kryen në Elbasan. Madje ato janë bërë normale.

Kontrolle të ngjashme u kryen edhe një natë më parë, ndërsa operacioni ishte shtrirë edhe në qytete të tjera, si Shkodra, Vlora etj. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono