Fluminense

Elber.jpg
Veronik Istrefaj23:53 | 13/10/2019

Në Brazil, ka ndodhur gafa e vitit. Në takimin mes Fluminense dhe Bahia, sulmuesi vendas, Elber, ka humbur një gol të sigurt, kur kishte portën e boshatisur dhe vetëm 2 metra larg. Pas një aksioni të shkëlqyer të lojtarëve të Fluminenses nga krahu i djathtë, topi pasohet në qendër, aty ku Elber është totalisht i lirë.

Kur të gjithë nisën festën, sulmuesi e çoi sferën shumë larg portës, duke i lënë të gjithë të shokuar. Lojtarët e ekipit të Fluminenses nuk i besuan syve, duke vendosur duart në kokë. Një gabim i pafalshëm./abcnews.al

Ganso.jpg
Igli Nikolli11:54 | 28/09/2019

Debatet në botën e futbollit nuk mungojnë kurrë, por të gjithë mundohen që gjërat brenda familjes të mos bëhen publike. Fluminense është një nga klubet më të vjetra në Brazil.

Ekipi nuk po kalon një moment të mirë dhe rrezikon rrëzimin një kategori më poshtë. Diçka e tillë do të ishte e papranueshme dhe fatale për tifozët e klubit nga Rio De Janeiro.

Problemet e mëdha kanë shpërthyer në ndeshjen e zhvilluar kundër Santosit në mitikun “Maracana”. Takimi u mbyll në barazim 1-1 dhe të dy ekipet morën nga një pikë. Në minutën e 63-të, trajneri i Fluminense vendosi të zëvendësonte Ganson.

Ky i fundit ishte një nga talentët më të mëdhenj një dekadë më parë. Milani dhe Real Madrid e monitoronin prej kohësh, ndërsa lojtari dështoi në aventurat evropiane me Sevillan dhe Amiens.

Organizatori nuk e priti mirë vendimin e Oswaldo de Oliveira dhe iu drejtua trajneri të tij me fjalën gomar. Gjithçka ndodhi publikisht përpara të gjithëve. Trajneri, natyrisht i prekur dhe acaruar nga fjalët e lojtarit, reagoi duke e cilësuar Ganson si vagabond.

Gjendja u qetësua pas ndërhyrjes së pjesëtarëve të stolit, por klubi e kishte marrë një vendim. Fundi i ndeshjes solli edhe fundin e aventurës së trajnerit Oswaldo de Oliveira në krye të stolit të Fluminenses, ndërsa nuk është marrë akoma asnjë masë për Ganson. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono