fluksi

fluks-porti-vlore.jpg
nev ila18:05 | 04/01/2020

1500 pasagjerë, 20 autobusa, dhe 100 automjete  janë nisur nga Porti i Vlorës me dy tragete këtë të shtunë në drejtim të Brindisit të Italisë.

Edhe pse është punuar me tetë sportele, vonesat kanë qenë të pashmangshme.

“Kemi 1 orë e gjysmë që presim. Na kanë thënë që do niset në prën 6.30 trageti. Lodhje e madhe…”, thonë udhëtarët.

Emigrantët që kanë kaluar festat në Shqipëri ankohen për radhët.

“Kemi pritur, do presim. Inshallah kemi kohë të mirë dhe na ecën rruga, herën e kaluar mbeti trageti në mes të detit”.

Dita e shtunë ka shënuar dhe luksin më të madh të lëvizjeve në portin e Vlorës për shkak se ditën e hënë emigrantët nisin punë në Itali./abcnews.al

semunshmeria.jpg
ad min15:39 | 25/09/2019

Me ndryshimin e motit ndryshon sëmundshmëria. Për shkak të infeksioneve virale vetëm në Shërbimin Infektiv në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, çdo ditë kërkojnë ndihmën e mjekëve rreth 100 persona. Mjekja Najada Çomo jep këshillat për t’u mbrojtur nga virozat.

Luhatjet e temperaturave gjatë 24 orëve shumë persona i kanë përballur me infeksionet virale. Vetëm në Shërbimin Infektiv në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë çdo ditë kërkojnë ndihmën e mjekut rreth 100 pacientë.

Mjekët tregojnë se për shkak të komplikacioneve një pjesë e tyre qëndrojnë në spital. Ndërsa presin që fluksi i pacientëve të jetë më i lartë muajin që vjen bluzat e bardha apelojnë për kujdes të shtuar me higjienën personale.

Me ndryshimin e motit ka ndryshuar dhe sëmundshmëria. Mjekët tregojnë se vjeshta e nxehtë ndikoi që shumë persona të shfaqnin probleme me aparatin tretës deri në fillim të Shtatorit./ABC News Albania 24/7

DURRES-PAS-NATES-_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela22:33 | 23/09/2019

Në Durrës qytetarët që kanë pësuar dëme nga tërmeti shkojnë pranë zyrave të bashkisë dhe bëjnë vetëdeklarimin për atë çfarë u ka ndodhur. Ndërkohë çadrat janë boshatisur dhe banorët janë kthyer nëpër shtëpitë e tyre.

Banorët që kanë pësuar dëme nga tërmetet në Durrës iu janë drejtuar zyrave të bashkisë.  Ata  kërkojnë vlerësim të situatës.

Në njësinë bashkiake numër 3  është i lartë numri i  vetëdeklarimeve. Qytetarët lënë informacionin e duhur mbi vendndodhjen e objektit të tyre. Më pas janë vendorët që nisin vlerësimin.

Por megjithatë pas panikut që shkaktuan lëkundjet e tokës, Durrësi duket se i është kthyer normalitetit dhe qetësisë. Ata të cilët kalonin natën jashtë në çadrat e vendosura pranë stadiumit “Niko Dovana” u larguan.

Nga Bashkia zyrtarisht flitet për 353 banesa e apartamente të dëmtuara. Kurse në terren po punojnë 11 grupe që do të verifikojnë çdo dëm të shkaktuar.

Gazetare e ABC News, Durrës: Enkeleda Arapi

 

 

MORINE-FLUKSI-TMERR_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela12:00 | 24/08/2019

Qytetarët nga Kosova po shfrytëzojnë javën e fundit të gushtit për të pushuar në Shqipëri. Morina ka pritur një fluks të pazakontë qytetarësh nga Kosova, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë mbi 30 mijë persona në vendin tonë.

Pika kufitare e Morinit ka përjetuar fluksin më të madh të këtij sezoni. Qytetarët nga Kosova po shfrytëzojnë javën e mbetur të gushtit për të mbyllur pushimet pasi më 2 shtator nis procesi mësimor në Kosovë.

Mijëra automjete  kanë kaluar kufirin. Policia kufitare me vështirësi ka arritur të menaxhojë situatën duke vënë në funksionim të plotë të gjitha sportelet.

Ndryshe nga çdo herë tjetër, edhe sportelet e policisë së Kosovës që shërbejnë për hyrje në Kosovë janë kthyer në shërbim të hyrjes në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në vendin tonë rreth 30 000 mijë shtetas nga Kosova.

Gazetar i ABC News: Bujar Muçmata

 

DIVJAKA-TURISTET-ABCM2T1.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela14:38 | 21/08/2019

Divjaka është kthyer në një destinacion vërtet joshës për vizitorë dhe turistë. Përveç plazheve apo nuseve nga e gjithë Shqipëria për të bërë videoklipe, sipas shifrave të vendorëve çdo ditë një mijë vetë hyjnë në Parkun Kombëtar për të bërë xhiro me varkë.

Nëpër shtigjet e parkut komëetar Divjake-Karavasta, ka vend për të gjithë. Është zona më e frekuentuar për turistët, dhe dy vitet e fundit edhe për nuset.

Këtë sezon veror, një mijë persona brenda një dite kanë shkelur këtu, vetëm për të bërë xhiron me varkë. Edhe ky peshkatar, pas 30 vjetësh ka lënë zanatin e tij, për të shëtitur turistët. Kurse ky grup vendas të lindur në Divjakë, provojnë për herë të parë kalimin nëpër ujerat e lagunës pas disa dekadash.

Nuset dhe shoqëruesit e tyre janë më të shumtë në numër. Vijnë nga e gjithë Shqipëria. Çdo ditë të javës ato i sheh të kryejnë videoklipet për dasma. Kameramanë dhe fotografë, fokusojnë çastet meë të bukura. Kërkesat për xhiron me varkë janë të shumta, dhe pritja në radhë është e gjatë.

Katër varka janë vënë në dispozicion të turistëve për të ecur 11 km përgjatë lagunës.

Bileta kushton 200 lekë për person dhe koha e udhëtimit zgjat një orë. Bukuritë e natyrës dhe eksperienca që kalohet mbetet gjatë në memorie. /ABC news Albania 24/7

durres-1280x743.jpg
ad min14:30 | 04/08/2019

Është muaji Gusht por në Portin e Durrësit është i njëjti fluks si ne muajin Korrik. Udhëtarë të shumtë zbarkojnë çdo ditë për të kaluar pushimet në Shqipëri.

Gushti ka shtuar numrin e udhëtarëve që hyjnë në vendin tonë nëpërmjet portit të Durrësit.
7800 persona  si dhe 3700 automjete kanë mbërritur më 6 tragete orët e fundit.

Ato ishin nisur nga portet e Barit dhe Ankonës duke sjellë një dyndje. Shumë prej tyre janë emigrantë të cilët kthehen në atdhe për pushimet e verës. Mes tyre ka edhe turiste të huaj, të cilët vizitojnë vendin tonë.

Në ditët në vijim kompanitë e trageteve flasin për një numër më te madh udhëtarësh.
Për të përballuar fluksin policia e kufirit punon me kapacitet të plotë. Kurse  kompanitë kanë dyfishuar udhëtimet.

Nëpërmjet portit të Durrësit gjatë muajit korrik kanë hyrë mbi 110 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj, me rreth 25 mijë mjete./ABC News Albania 24/7

durres-4-1280x734.jpg
ad min14:50 | 24/07/2019

Në gjysmën e sezonit turistik është rritur ndjeshëm dhe numri i pushuesve që vijnë në Shqipëri përmes Portit të Durrësit. Për këtë arsye, policia po punon me procedura të përshpejtuara.

Ka kaluar thuajse gjysma e sezonit, por në portin e Durrësit fluksi për pushime ka ardhur në rritje. Në orët e fundit mbërritën katër tragete nga porti i Barit, duke sjellë afro 5 mijë pasagjerë si dhe 1900 automjete.

Ky numër i lartë ka nxitur institucionet që operojnë brenda portit të marrin masa. Policia e kufirit ka dyfishuar sportelet me qëllim shmangien e radhëve gjatë kontrollit të dokumentacioneve.

Kurse dogana ka shtuar personelin. Për t’iu përgjigjur kërkesës së qytetarëve, edhe kompanitë e lundrimit kanë dyfishuar udhëtimin e trageteve.

Krahas emigrantëve shqiptarë, në ketë periudhë të vitit nëpërmjet portit hyjnë edhe turistë të huaj të cilët pushimet verore kanë planifikuar ti kalojnë këtu.

Burime nga Autoriteti Portual i Durrësit bëjnë të ditur se që prej fillimit të viti deri tani afro 300 mijë udhëtarë kanë shfrytëzuar tragetet e linjave nga Durrësi drejt porteve të Barit, Ankonës dhe Triestes dhe anasjelltas. Ndryshe nga viti i kaluar transporti detar është rritur me 2 % më shumë dhe shifra  pritet të rritet përgjatë javëve në vijim./ABC News Albania 24/7

DURRESI-PLAZHI-FLUKSI.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela14:10 | 21/07/2019

Pushime disa ditore zgjedhin të kalojne në plazhin e Durrësit turistë të ardhur kryesisht nga Kosova, Maqedonia por edhe nga shtete të ndryshme europiane. Ditet e fundit të korrikut kanë shënuar edhe fluksin më të lartë për këtë sezon veror.

Të vendosur prej ditësh në plazhin e madh të qytetit Durrësit, turistët nga trevat shqipfolëse flasin për pushime të qeta dhe të lira.

Ata thonë se çdo vit pushimet i planifikojnë t’i kalojne këtu, ndërsa çmimet përfshirë akomodimin në hotel mbeten të përballueshme për buxhetin e tyre.

Të huajit të cilët e kanë vizituar për herë të parë vendin tonë, thonë se do të riktheheshin sërish në Durrës për të pushuar.

“Kam ardhur nga Gjermania per te kaluar disa dite pushimi me famijarët. Durrësi është një vend i bukur dhe me kënaqësi do të rikthehesha sërish këtu”.

“Me pelqen ky vend. Vij nga Franca dhe do te vij sërish këtu me shumë dëshirë”.

10-ditëshi i fundit i muajit korrik ka shënuar dhe fluksin më të madh të pushuesve për këtë sezon veror.

Ndërsa përgjatë gushtit numri i tyre që zgjedhin Durrësin për të kaluar pushimet verore pritet të shtohet ndjeshëm. /ABC News Albania 24/7

 

 

MORINE-FLUKSI.mpg_snapshot_00.12-1280x720.jpg
ent ela13:30 | 21/07/2019

Me mijëra qytetarë kosovarë kanë hyrë në pikën kufitare të Morinit në orët e para të mëngjesit. Policia i ka kaluar mjetet pa kontroll, ndërsa udhëtarët kanë si destinacion bregdetin shqiptar.

Radha e automjeteve në pikën kufitare të Morinit nuk kishte fund. Vetëm në orët e para të ditës në doganë kanë hyrë më shumë se 4 mijë automjete dhe 70 autobusë.

Pjesa më e madhe e tyre janë shtetas kosovarë, të cilët po shkojnë në bregdet. Nga veriu preferojnë Velipojën, kurse nga jugu pëlqejnë Ksamilin.

Policia kufitare ka shmangur kontrollet duke operuar me procedurë të përshpejtuar

Gazetar: Bujar Muçmata

QEVERIA-GREKE-EMIGRANTET.mpg_snapshot_00.14-1280x720.jpg
ent ela10:23 | 21/07/2019

Trajtimi i çështjes së fluksit të emigrantëve do të jetë një nga prioritetet e qeverisë greke të kryeministrit Micotaqis. Në qendër të vëmendjes do të jetë përmirësimi i kushteve të qëndrimit dhe përshpejtimi i procedurave për dhënien e azilit.

Qeveria e re greke ka vendosur shumë lart në axhendën e vet trajtimin e flukseve të refugjatëve dhe emigrantëve.

Kryeministri Mitsotakis ka kërkuar që puna e tyre të fokusohet urgjentisht në gjashtë prioritete, ku më kryesoret janë:

Përmirësimin e kushteve të jetesës për emigrantët dhe refugjatët, kalimi nën komandën greke të trupave të agjencisë Frontex që operojnë në vend, përmirësimi i procedurave për dhënien e azilit.

 “Qytetarët grekë ia dhanë votën masivisht zotit Mitsotakis, pse i besuan shpresës për një të ardhme më të mirë në planin ekonomik. Por një javë pas betimit, qeveria e re tregon se ka si prioritet emergjent emigracionin. Mirëpo, shenjat e para të punës së qeverisë në këtë fushë, kanë një ngjashmëri të përpiktë me qeverinë e mëparshme, që e identifikoi gjithë politikën e emigracionit me trajtimin e refugjatëve, duke lënë pas dore shërbimet administrative për atë popullatë të madhe emigrantësh ekonomikë që ndodhen prej gati tre dekadash në Greqi”.

Prej shumë kohësh në këto shërbime janë rikthyer radhët e gjata, ku emigrantët zënë vend që në orët e natës, ndërsa u duhet të presin më shumë se dy vjet për të marrë lejet e qëndrimit.

Një nga shkaqet e kësaj situate ka qenë indiferenca e qeverisë së mëparshme për të siguruar personelin e nevojshëm, si dhe disa ndryshime ligjore që e vështirësuan më tepër një pjesë të procedurave.

Tashmë, kryeministri i ri e ka kaluar politikën e emigracionit në ministrinë e mbrojtjes së qytetarit, akt që është kritikuar nga opozita dhe organizatat për të drejtat e njeriut. /ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono