fluks

dogana-morine.jpg
ad min13:36 | 15/08/2019

Pika e përbashkët kufitare në Morinë është përballur me një fluks të lartë mjetesh në dy anët e saj. Qindra automjete kanë kaluar kufirin në drejtim të Shqipërisë, por edhe anasjelltas në drejtim të Kosovës.

Policitë e të dyja vendeve herë pas here u është dashur të lejojnë kalimet e lira të mjeteve për të shmangur radhët e gjata. Gjashtë sportele të Kosovës dhe tetë sportele të Shqipërisë nuk kanë ndërprerë punën për asnjë moment.

Madje për disa kohë janë përdorur edhe sportelet e destinuara për autobusët dhe mjetet e transportit janë vënë në shërbim të qytetarëve. Kjo periudhë Gushti shënohet si periudha me fluksin më të lartë përgjatë gjithë sezonit turistik.

Kujtojmë se dy ditë me radhë, në fillim të kësaj jave, pati fluks të jashtëzakonshëm jo vetëm në pikën kufitare por edhe në Rrugën e Kombit duke krijuar radhë kilometrike për orë të tëra./ABC News Albania 24/7

vlore-2-1280x719.jpg
ad min12:00 | 10/08/2019

Fluksi i madh i pushuesve drejt plazheve të jugut ka bërë që rrugët nga Fieri në Vlorë të jenë të ngarkuara. Trafiku ka nisur që në orët e para të mëngjesit. Më e rënduar është situata në Vlorë pasi mijëra automjete kanë udhëtuar drejt bregdetit të Jonit.
Trafik të rënduar ka patur edhe në drejtim te Durrësit, sikurse edhe nga Fushë Kruja në Lezhë dhe në drejtim të Shkodrës./ABC News Albania 24/7

vore-1-1280x715.jpg
ad min14:30 | 09/08/2019

Në portin e Vlorës nuk zbresin vetëm ata që vijnë për pushime në vendlindje.

Kjo grua plazhin e ka bërë në Itali tek fëmijët e saj.

Terminali i ri ka krijuar lehtësira dhe kushte të mira për ata që udhëtojnë përmes këtij porti.  Emigrantët që vijnë kryesisht nga Italia bëjnë diferencën. Jo në të njëjta kushte kanë udhëtuar nga portet e Italisë.

Ky sezon ka njohur rreth 20% më shumë pasagjerë, referuar sezonit të kaluar. Ka prej tyre që vijnë thjesht për një dasmë.

Investimi për terminalin e ri mori 215 milion lekë të reja. Janë rritur kapacitetet përpunuese dhe janë evituar radhët e gjata. Për linjën Vlorë-Brindizi dhe anasjelltas  e cila aktualisht kryhet vetëm nga një kompani jane ftuar kompani lundrimi për të marrë pjesë në konkurrencë./ABC News Albania 24/7

durres-femijet-1280x721.jpg
nev ila14:30 | 09/07/2019

Në Durrës urgjenca e spitalit është e mbushur me fëmijë me shqetësime shëndetësore për shkak të temperaturave të larta. Mjekët janë porosi për prindërit të cilët në këtë situatë duhet të ndjekin rregulla të rrepta.

Afro 110 fëmijë nga 0 deri në 14 vjeç paraqiten çdo ditë pranë pediatrisë së Durrësit për të marrë ndihmë mjekësorë.
Fluksi në rritje ka ardhur si pasojë e temperaturave të larta.

Në pediatri pacientët e vegjël paraqiten me çrregullime gastrointenstinale dhe inflamacione të fytit dhe bajame:
Shefi i repartit të pediatrisë Fatmir Shahini shprehet se përgjithësisht fëmijët kanë temperaturë të lartë dhe të vjella.

Në këtë periudhë të pikut prindërit këshillohen që të mos i ekspozojnë shumë në diell fëmijët, ti veshin lehtë dhe të bëjnë shpesh banja me ujë.

Mjeku ka theksuar edhe kujdesin që duhet pasur tek ushqimi në mënyrë që të shmangen ushqimet që qëndrojnë për disa ditë në frigorifer, përdorimi i lëngjeve të freskëta dhe jo ato të konservuara./ABC News Albania 24/7

radhe-te-gjata.jpg
ad min13:50 | 06/07/2019

Mbi 21 mijë qytetarë nga Kosova kanë hyrë gjatë 24 orëve të fundit në Morinë. Policia Kufitare për të shmangur ngarkesën i kalojnë mjetet pa kontroll të imtesishëm duke mbajtur shënim vetëm targën e makinës. Shtetasit nga Kosova vijnë për të kaluar pushimet e verës në Shqipëri.

Morina u përball me një fluks të pazakonte në orët e mëngjesit. Mbi 21 mijë shtetas nga Kosova kanë hyrë nëpërmjet kësaj pikë doganore gjatë 24 orëve të fundit.

Në këto kushte, policia mban shënim vetëm targat e automjeteve dhe detyrohet që në shumicën e rasteve të procedojë pa kontroll. Qytetarët nga Kosova kësaj radhe vijnë për të kaluar pushime të gjata dhe jo thjesht një fundjavë në Shqipëri.

Shëngjini, Velipoja dhe Ulqini janë vendet e prenotuara prej tyre për të pushuar gjatë verës./ABC News Albania 24/7

lushnje-temperaturat-1280x721.jpg
nev ila15:48 | 02/07/2019

 

 Në spitalin e Lushnjës është rritur ndjeshëm numri i banorëve të kërkojnë ndihmë për shkak të shqetësimeve nga temperaturat e larta. Por duket se është rritur ndjeshëm numri i atyre që marrin goditje nga rrezet e diellit

Në Lushnje banoret po asfiksohen nga i nxehti. Temperaturat janë më shumë se 39 grade Celsius. Mbi 30 persona vizitohen në dite tek neurologu për shkak të vapës së madhe.

Moshat e treta kanë problemet më të mëdha. Nga trombozat dhe deri tek gjendja e të fiktit. Peshqirët me ujë,  pirja e lëngjeve me shumicë apo qëndrimi brenda në shtëpi nuk i kanë zgjidhur problemet me temperaturat e larta.

Mjeket neurolog thonë se janë shtuar rastet me  trombozë dhe me probleme kardiake.  Ata u thonë qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi sa më gjatë. Sidomos pas orës 10 deri në 18, kohë kur rreziku është me i lartë.

Në Lushnje termometri ka shënuar 39 grade celsius dhe në qytet nuk ka asnjë vend që të ofron freski në ambiente të hapura. E vetmja zonë ku mblidhen qytetarët është lulishtja në qendër hapësirat e së cilës janë të betonizuara./ABC News Albania 24/7

 

 

radha-ne-muriqan.jpg
ad min15:17 | 08/06/2019

Në pikën e përbashkët kufitare me Malin e Zi Muriqan – Sukobinë, ka fluks udhëtarësh jo vetëm në fundjavë, por edhe ditëve të javës. Policia po punon me 9 sportele dhe me procedura të përshpejtuara, për të shmangur vonesat.

Muriqani po përballet me fluks të lartë të hyrje daljeve. Fundjavat janë të mbingarkuara. Të huajt, por edhe shqiptarët nga Kosova hyjnë e dalin nga kjo pikë e kalimit kufitar me Malin e Zi.

“Ne jemi nga Maqedonia dhe po udhëtojmë drejt Kroacisë, do kalojmë pushimet atje. Kemi rreth 20 minuta që jemi, është krejtësisht normale”.

“Jemi nga Tetova, kemi udhëtuar nëpër autostradën e re Shkup-Prishtinë. Në Morinë nuk ka fluks, ndërsa këtu kemi rreth 40 minuta që presim”.

“Jemi nga Holanda, kemi dy muaj që ndodhemi në udhëtim, Ballkani na pëlqen shumë, sidomos natyra. Nuk e dimë edhe sa do rrimë. Kemi qëndruar 4 ditë në Shqipëri duke filluar nga Liqeni i Ohrit dhe tani po udhëtojmë drejt Kroacisë”.

Këtu në Muriqan po punohet me kapacitet të plotë. Janë 9 sportele në funksion dhe me raste punohet me procedure të përshpejtuar. Sezoni turistik nuk ka filluar ende, por në pikën e përbashkët kufitare Muriqan-Sukobinë numri i udhëtarëve është i lartë./ABC News Albania 24/7

radhe-morine.jpg
ad min11:26 | 08/06/2019

Me qindra automjete e autobusë të organizuar nga Kosova janë drejtuar për bregdet për të kaluar fundjavat. Lëvizjet e shumta kanë nisur që në orët e para të ditës, ndërsa rreth orës 7:00 është shënuar dhe piku i fluksit të lartë.  Policia Kufitare në Morinë ka punuar me procedurë të përshpejtuar madje në disa raste është shmangur edhe kontrolli rutinë për të mos krijuar radhë e pengesa.

“Duke shfrytëzuar përmirësimin e menjëhershëm të kushteve të motit, qytetarët e Kosovës, nuk kanë denjuar për t’u drejtuar pikës doganore të Morinës dhe pastaj drejt bregdetit të Shqipërisë për të kaluar këtë fundjavë”, raportoi gazetari i ABC News, Bujar Muçmata./ABC News Albania 24/7

kapshtice-1280x716.jpg
ad min18:30 | 30/04/2019

Kthimi i emigrantëve në Greqi, pas festes së Pashkëve ortodokse ka sjellë mbingarkesë dhe fluks  mjetesh në pikën doganore të Kapshticës.

Fluksi ka shënuar kulmin pas mesditës, kur në territorin tonë u grumbulluan dhjetëra mjete të vogla dhe autobusë, në pritje për të kryer procedurat doganore. Autoritetet kufitare shqiptare po punojnë me kapacitet maksimal sportelesh, si në hyrje ashtu edhe në dalje, duke shmangur vonesat për përpunimin e dokumentacionit të mjeteve dhe udhëtarëve.

Nga ana tjetër, edhe pala greke po punon me tre sportele në hyrje, çfarë ka sjelle menaxhimin e fluksit në rritje, që në 24 orët e fundit ka kaluar mbi 10 mijë persona që kanë hyrë dhe dalë nga Kapshtica./ABC News Albania 24/7

vizitoret-sazan.jpg
nev ila18:30 | 20/04/2019

Këtë fundjavë ka patur shumë vizitorë dhe pushues që kanë preferuar ta kalojnë në ishullin e Sazanit në Vlorë. Sipas operatorëve turistikë këtë sezon i cili ende nuk ka filluar pritet një numër i madh pushuesish për në Sazan dhe Karaburun. 

Në Sazan ndryshe nga brigjet e tjera duket se sezoni ka nisur. Anije turistike zbarkojnë fundjavave në ishull me vizitorë kryesisht nga Kosova por edhe italinë. 

Ka shumë nga ata që vitet e kaluara pushuan në bregdetin jonian. Por që Sazanin dhe Karaburunin nuk e kishin vizituar. Italianët duket se janë më besnikë të jugut. Ata thonë se kanë 23 vjet që pushojnë në Vlorë.

Operatorët turistikë tregojnë se janë gati për sezonin pavarësisht se zyrtarisht ai nuk ka nisur. Është rritur numri i kapaciteteve për hoteleri. Kurse Sazani mbetet një nga kërkesat kryesore të vizitorëve.

Gjatë sezonit të kaluar turistik mbi 50 mijë turistë vizituan Sazanin dhe Karaburunin. Numër ky që vjen në rritje për këtë verë, referuar kërkesave tek operatorët turistikë në Vlorë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono