florida

CC185F01-274A-4A0C-BAF1-15F56ACC10C5_w1023_r1_s.jpg
ent ela09:13 | 27/08/2018

Një pjesëmarrës në turneun e lojërave online në Xhaksonuill, Florida ka vrarë dy persona para se të kryente vetëvrasje, ka njoftuar policia.

Zyrtarët policorë e kanë identifikuar sulmuesin si David Katz, 24 vjeçar nga Baltimore dhe kanë thënë se ai ka përdorur armë zjarri.

Të njëjtit kanë konfirmuar se nuk janë duke kërkuar për një person të dytë.

Njëmbëdhjetë persona tjerë janë plagosur në Xhaksonuill Llanding, një qendër e madhe tregtare, me shumë dyqane, hapësira për argëtim dhe ushqim.

Disa raportime të pakonfirmuara kanë thënë se Katz ishte nervozuar pasi ka humbur gjatë lojës.

Florida është përballur me të shtëna masive në vjetët e fundit, duke përfshirë incidentin në një klub nate në Orlando më 2016, me ç’rast kishin vdekur 49 persona dhe sulmin e këtij viti që ka lënë të vdekur 17 persona në një shkollë në Parklland. /REL

5b638f37e81955074dfdf60a_o_F_v0.jpg
G. P.15:47 | 03/08/2018

Trupi i një vajze 4 vjeçare është gjendur në lumin Hillsborough në Florida nga autoritetet vendase. Autorja e krimit është identifikuar si e ëma e viktimës. 26 vjeçarja është dënuar me vrasje të shkallës së parë. Sipas dëshmitarëve, e reja u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes pas krimit të kryer.
Trupi i pa jetë u gjet nga policia 22 metra larg bregut të lumit. Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar në kryerjen e një veprimi të tillë./abcnews.al

resorti.jpg
G. P.22:57 | 06/07/2018

Në një kohë, kur i ka shpallur luftë emigracionit, presidenti amerikan ka kërkuar të punësojë 61 emigrantë në resortin e tij në Florida. Për Donald Trump, kamarierë dhe kuzhinierë amerikanë të kualifikuar nuk gjenden më.

Stafi menaxhues i resortit të presidentit Trump, Mar a Lago, i ka bërë kërkesë Departamentit të Punës për lëshimin e 61 vizave për punëtorë të huaj, kryesisht për shërbyes dhe kuzhinierë. Kompleksi i ndodhur në Florida ka kërkuar viza afatshkurtra, një lëvizje kjo që sipas CNN lë të kuptohet se shtetas amerikanë të kualifikuar për punët e kërkuara nuk ka.

Sipas rrjetit informativ amerikan, 40 nga vizat janë për shërbyes, ndërsa 21 për kuzhinierë. Për vendet e punës ofrohen paga 12 dollarë ora për shërbyesit dhe 13 për kuzhinierët. Për shkak të kritereve të vizës, emigrantët do të mund të punojnë vetëm për resortin që sponsorizon ardhjen e tyre në Amerikë. Ata pritet të fillojnë punë Tetorin e ardhshëm e deri në Maj.

Në vitin 2015, Trump kishte deklaruar në një intervistë se të gjeje personel në “Palm Beach” gjatë sezonit ishte thuajse e pamundur. Që prej vitit 2010, në kompleksin e presidentit janë punësuar vetëm 17 nga 300 aplikantë me nënshtetësi amerikane dhe që prej Tetorit 2015, Mar a Lago ka bërë 10 herë kërkesa për viza të përkohshme. Kongresi amerikan ka caktuar një kuotë prej 66 mijë vizash afatshkurtra në vit./abcnews.al

XXXTentacion.jpg
ent ela11:34 | 19/06/2018

Një nga artistët më të rinj të muzikës rep në SHBA është vrarë me armë zjarri në Florida. Autoritetet që kanë nisur një hetim, thontë se 20-vjeçari është qëlluar gjatë një tentative për grabitje.

XXXTentacion, një nga artistët më popullor të skenës rep në Shtetet e Bashkuara është vrarë në Florida me armë. Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Jahseh Dwayne Onfroy, 20 vjeç, është qëlluar me pistoletë ndërsa po largohej nga një dyqan motoçikletash. Mediat shkruajnë se me shumë mundësi, ai ishte viktimë e një tentative për grabitje. Sipas rindërtimit të skenës së ngjarjes nga sherifi i zonës, dy persona të armatosur kanë qëlluar dhe më pas janë larguar në bordin e një automjeti.

Ylli i muzikës rep i skenës amerikane, XXX Tentacion nuk ishte një personazh që kalonte pa rënë në sy. Dhe jo për muzikën se sa për mënyrat e tij të ashpëra dhe telashet e vazhdueshme me drejtësinë. Me nënë domenikane dhe baba xhamajkan, Jahseh përfundoi në rajon për herë të parë në moshën 6 vjeçare, pasi i nguli thikën një personi që po keqtrajtonte mamanë e tij. Që prej asaj kohe, jeta e tij kaloi me dhunë dhe zhvillime negative.

Në 2013-ën, përfundoi përsëri në burg pasi iu gjet një armë zjarri pa leje. Një vit më pas akuzohet për dhunë, ndërsa në 2016 kthehet në burg për grabitje. Në 2017 artisti përsëri u vendos në qeli pasi kishte dhunuar të dashurën, e cila në atë kohë ishte shtatëzënë.

Ndërkohë, sa i përket muzikës, kënga e tij më e suksesshme titullohet “Look at Me” që i solli dhe kontratën me grupin muzikor “Universal”. Por kjo kontratë u anullua për shkak të mosmarrëveshjeve mes reperit dhe menaxherit të tij. Albumi i fundit i këngëtarit u publikua në mars të 2018-ës. /abcnews.al

RESORTI-TRUMP-MBULIM-ABC-1280x720.jpg
ent ela23:10 | 18/05/2018

Policia e Floridës ka qëlluar dhe lënë të plagosur një person të armatosur që bërtiste kundër presidentit Trump në hyrje të resortit të tij në Majemi. Personi, i identifikuar si 42-vjeçari Jonathan Oddi është dërguar në spital pas shkëmbimit të zjarrit. Gjatë incidentit për fat të mirë nuk ka patur viktima, por një oficer policie ka pësuar një dëmtim fizik. Motivet e veprimit të 42-vjeçarit janë ende të paqarta. Mediat amerikane raportojnë se ai po fliste dhe po bërtiste për presidentin dhe në një moment ka kapur flamurin amerikan në hyrje të kompleksit për ta hequr atë. Nga verifikimet e bëra ka rezultuar se i dyshuari është një instruktor fitnesi me prejardhje nga Afrika e Jugut dhe jeton në një apartament pranë resorit të Trump. /abcnews.al

mbikalimi-1280x656.jpg
G. P.13:16 | 16/03/2018

Autoritetet e Floridës në Shtetet e Bashkuara te Amerikes saktësuan se 6 persona humbën jetën gjatë shembjes së një mbikalimi pranë një universiteti në Majemi. Gjithashtu mësohet se 8 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën për shkak të shembjes së një ure këmbësorësh në Majemi në afërsi të kampusit të Universitetit Ndërkombëtar të Floridas. Gjatë shembjes, mbikalimi ka zënë poshtë 8 makina, të cilat ishin të ndaluara në semaforin e kuq. Mësohet se 8 persona janë transportuar në spitalin më të afërt, ku po marrin trajtimin e nevojshëm. Gjithashtu duke konfirmuar bilancin, autoritetet njoftuan se ndërtimi i mbikalimit nuk kishte përfunduar ende.

“Gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë tani është të lutemi për ata që përfunduan në spital, për shërimin e plotë të tyre dhe të lutemi për familjarët që humbën të dashurit e tyre”, u shpreh Guvernatori i Floridas, Rick Scott. Ai shtoi më tej se autoritetet do të bëjnë më të mirën e tyre për të zbuluar ndonjë keqfunksionim që çoi në shembjen e urës dhe nëse është kështu, ata persona do të mbajnë përgjegjësi.

Akoma nuk është e qartë pse mbikalimi, ndërtimi i të cilit nuk kishte përfunduar ende, u shemb në autostradë. Hetimet për këtë incident kanë nisur. Ura ishte e gjatë 53 metra, ka kushtuar 14.2 milionë dollarë dhe po ndërtohej për t’i rezistuar uraganëve të kategorisë 5 dhe do të zgjaste të paktën 100 vite. Por mbikalimi nuk ishte çertifikuar nga shteti i Floridas.

Për këtë çështje ka reaguar edhe presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka folur për një incident tragjik dhe ka falenderuar ekipet e shpëtimit për punën e tyre. Ndërkohë, mediat lokale raportojnë se ndërtimi i mbikalimit ishte vendosur pas vdekjes së një studenteje 18 vjeçare gushtin e kaluar, e cila ishte përplasur nga një automjet ndërsa po kalonte rrugën për të mbërritur në universitet./abcnews.al

ura.jpg
G. P.22:02 | 15/03/2018

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën këtë të enjte në Shtetet e Bashkuara, ku një urë e sapomontuar është shembur pranë Universitetit Ndërkombëtar të Floridës. Bilanci i viktimave është bërë i ditur nga senatori amerikan Bill Nelson, ndërkohë që për autoritetet e tjera shifrat janë ende të paqarta.

Ura 950-tonëshe ishte hapur të shtunën e kaluar dhe ka zënë poshtë nga 5 deri në 6 makina. Ura lidh kolegjin me një zonë konviktesh dhe ngritja e saj ishte kërkuar nga studentët dhe stafi i universitetit për të shmangur trafikun poshtë saj. në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet e shpëtimit, të cilat po punojnë për të nxjerrë personat e bllokuar poshtë urës, ndërkohë që disa të tjerë janë dërguar në spital.

/abcnews.al

cruz-1280x657.jpg
G. P.22:53 | 13/03/2018

19-vjeçari që vrau 17 persona në një shkollë të Floridës rrezikon dënimin me vdekje. Prokurorët që kanë depozituar pretencën kanë deklaruar se ai e kishte kryer krimin e rëndë me vetëdije dhe kthjelltësi të plotë.

Prokurorët në Florida do të kërkojnë dënimin me vdekje për Nikolas Cruz, ish-studentin e akuzuar për masakrën e muajit të kaluar në një gjimnaz në Parklend, ku humbën jetën 17 persona.

Kështu thuhet në një dokument të depozituar këtë të martë në gjykatë, të cilit i referohet agjencia e lajmeve “Reuters”. Prokurorët e argumentojnë kërkesën e tyre me faktin se, Cruz e ka kryer sulmin me vetëdije të plotë se mund t’u merrte jetën shumë njerëzve.

Ndaj 19-vjeçarit rëndojnë 17 akuza për vrasje me paramendim dhe 17 të tjera për tentativë vrasjeje. Pas depozitimit të kërkesës, avokatët e Cruz përsëritën ofertën që klienti i tyre të pranojë fajin nëse akuza nuk insiston për dënimin kapital.

Cruz pritet të dalë në gjykatë ditën e mërkurë, ku do t’i kërkohet që të deklarohet lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij. Ngjarja e 14 shkurtit riktheu debatin për lirinë e armëmbajtjes në Shtetet e Bashkuara.

Studentët e shkollës ku ndodhi ngjarja, por edhe të qyteteve të tjera protestuan për më shumë siguri. Ndërsa presidenti Trump si zgjidhje të problemit propozoi armatosjen e mësuesve në shkolla./abcnews.al

guns-in-us.jpg
G. P.18:07 | 28/02/2018

Dy javë nga masakra në një shkollë të Floridës, një ndër shitësit më të mëdhenj të armëve në Amerikë u ka dhënë të drejtë studentëve dhe ka ndërprerë shitjen e armëve të rënda.

Një nga shitësit më të mëdhenj të armëve në Shtetet e Bashkuara ka deklaruar se do të ndërpresë shitjen e armëve automatike, pas masakrës në shkollën e Floridës ku humbën jetën 17 persona.

Kompania “Dick’s Sporting Goods”, që ka më shumë se 600 dyqane, ka bërë me dije se nuk do të shesë më armë si ato të përdorura në ngjarjen e këtij muaji dhe se mbështet reformimin e ligjit për armët.

Lëvizja vjen në të njëjtën kohë kur studentë dhe mësues bënë një rikthim emocional në shkollën e mesme në Parklend. “Ndjejmë respekt dhe admirim për studentët që kanë ngritur zërin për dhunën e armëve në shkolla dhe kudo tjetër. Ne ju kemi dëgjuar, kombi ju ka dëgjuar”, thuhet në një deklaratë të zinxhirit të dyqaneve.

Pas episodit të rëndë të 14 Shkurtit, ndaj politikanëve amerikanë është rritur presioni për të ndërmarrë masa konkrete për kontrollin e armëve. Gjithashtu, korporatave u është kërkuar të ndërpresin lidhjet me grupin e fuqishëm të lobimit, Shoqata Kombëtare e Armëve, apel ky që nuk ka rënë në vesh të shurdhët.

Kompani të ndryshme që nga ato të transportit ajror, “United Airlines” dhe “Delta” kanë anuluar uljet e çmimeve që bëheshin për anëtarët e shoqatës e po ashtu edhe kompanitë e dhënies së makinave me qira, apo bankat kanë ndërprerë shërbimet e tyre për anëtarët e NRA-së./abcnews.al

vlcsnap-error619-1280x720.jpg
ent ela13:52 | 20/02/2018

Në SHBA ka polemika lidhur me sjelljen e presidentit Donald Trump në një ditë kur janë zhvilluar funeralet e viktimave të masakrës në shkollën e Mesme në Florida. Një prezantues i CNN e akuzon Trump se ka luajtur golf gjatë funeraleve.

“Ndërsa dy familje në Parkland të Floridas i jepnin lamtumirën e fundit fëmijvë, Donald Trump luante golf dhe publikonte mesazhe në tuitër kundër FBI. Kush pret më shumë respekt për tragjedinë të qetësohet, presidenti nuk ka ndryshuar sjelljen e tij”. Ky është sulmi i ashpër i bërë nga prezantuesi televiziv kryesor i CNN, Anderson Cooper në programin e tij politik “360 gradë”.

Duke denoncuar se si Trump shijonte pushimin në fundjavë në resortin e tij në Mar-a-Lago, prezantuesi thotë se pak kilometra më tej dy familje zhvillonin funeralet e dy fëmijëve të tyre, që humbën jetën gjatë masakrës në shkollën e mesme “Marjory Stoneman Douglas” të kryer nga adoleshenti Nikolas Cruz.

Cooper ka treguar një sërë mesazhesh në tuitër të presidentit amerikan që tregojnë se, në ditën e gjatë të zisë, Trump nuk ka publikuar kurrë një mendim për familjet e viktimave. Fjalë më e përdorur është në fakt “Rusia”. Kreu i Shtëpisë së Bardhë gjatë gjithë ditës ka vijuar mesazhet e tij për “Russiagate”, FBI dhe për atë që nuk ka bërë Barak Obama. Por asnjëherë një fjali ngushëllimi për familjet e viktimave.

“Këto mesazhe tregojnë shumë për atë që kalon tek mendja e njeriut më të fuqishëm të botës. Cilat janë prioritetet e tij: dhe në çfarë konsiston humanizmi i tij”, thotë prezantuesi i CNN në një video editoriale.  Ndërkohë, videoja e Copper është bërë virale në internet dhe menjëherë është ripublikuar nga shumë qytetarë me hashtagun “t’I detyrojmë të jenë të ndershëm”./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono