florenc beqiri

vlcsnap-error544-1-1280x720.jpg
us er12:11 | 26/12/2017

Disa ditë pas vdekjes së të riut shkodran Florenc Beqiri, në një burg të Marsejës në Francë, Këshilli Bashkiak ka miratuar vendimin për mbulimin e të gjitha shpenzimeve për ceremoninë mortore. Shuma e akorduar është 500.000 lekë dhe nuk kishte asnjë kundërshtim nga asnjë anëtar i Këshillit. Ky vendim që mori votat unanime në Këshill, është përshëndetur edhe nga qytetarët shkodranë të cilët, të tronditur nga humbja e jetës së Florencit./abcnews.al

vlcsnap-error222-1280x720.jpg
us er08:26 | 25/12/2017

Mbrëmjen e së dielës Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqiperisë pati një reagim për rastin e shqiptarit që ndërroi jetë në Marsejë të Francës.Kjo ministri njoftoi se Ministria e Brendshme e Francës ka njoftuar Ambasadën e Shqipërisë në Paris, përmes një komunikimi zyrtar, mbi vdekjen e shtetasit shqiptar Florenc Beqiraj në qëndrën spitalore Marsej-Nord.
Në këtë komunikim sqarohet se, më 14 dhjetor 2017, rreth orës 17.30, shtetasi Florenc Beqiraj u gjet i pandërgjegjshëm në dhomën e tij në Qendrën e Ndalimit Administrativ në Marsejë, pasi ishte shoqëruar më parë atje pas vendimit administrativ të Prefekturës për largim nga territori francez.

23 vjecarit sqaron ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme iu dha menjëherë përkujdesja e urgjencës dhe u transportua në qendrën spitalore të Marsej-Nord. Prokuroria e Marsejës u njoftua po me datë 14 dhjetor për ngjarjen dhe një hetim mbi ngjarjen ka nisur menjëherë. Pas disa ditësh në koma të thellë, në datën 21 dhjetor, ora 18.30, u konstatua vdekja e Florenc Beqiraj. Trupi i tij u transportua në pavionin e mjekësisë ligjore të Marsejës më 23 dhjetor, konform udhëzimeve të Prokurorisë e cila kërkoi të kryhej autopsia. Autopsia do të kryhet në ditët e ardhshme, ndërkohë që hetimi vazhdon.
Ministria e Brendshme Franceze nënvizon se do të vazhdojë të informojë Ambasadën e Republikës së Shqipërisë për të gjitha informacionet e nevojshme që do të përcillen nga Prokuroria e Marsejës mbi vazhdimin e hetimit që po kryhet. Ndërkohë që Ambasada po kujdeset për kryerjen e të gjitha procedurave për kthimin e trupit të të ndjerit në Shqipëri.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje aktorëve politikë të dëshmojnë urtësi e të mos bien në kurthin e instrumentalizimit politik të kësaj fatkeqësie./abcnews.al

 

vlcsnap-error654-1-1280x720.jpg
us er15:17 | 24/12/2017

Pjestarë të shoqërisë civile, familjarë dhe qytetarë të Tiranës morën pjesë në orën 12 të së djelës në marshimin në formë proteste për Florenc Beqirin, të riun shkodran i cili humbi jetën mes qelisë së burgut dhe spitaleve franceze, pasi policia e kishte ndaluar për mungesë dokumentacioni. “Drejtësi për Florencin, shteti të reagojë”, kjo ka qënë kërkesa e protestuesve të cilët për rreth 2 orë marshuan nga piramida tek sheshi skënderbej.

Kërkojnë drejtësi për Florenc Beqirin. Marshimin e nisën nga piramida, ku kishin thirrur çdo qytetar të ndizte një qiri për të riun që humbi jetën në spitalin francez, pasi ishte ndaluar nga policia për mungesë dokumentacioni.
Qirinj u vendosën edhe përpara Kryeministrisë ku protestuesit thërrisnin turp! Për shefin e ekzekutivit i cili për ta duhet të mbante një qëndrim për ngjarjen.

Degjohej në rrugë teksa të rinjtë përmes bulevardid Dëshmorët e Kombit, marshuan përmes sheshit Skënderbej.
23 vjeçari i cili kishte udhëtuar drejt Francës është ndaluar nga policia pa dokumentacionin e nevojshëm dhe është shoqëruar në qeli në pritje të ri-atdhesimit, por Florenci nuk është nisur për në Shqipëri por për në spital në gjendje koma, ku më pas është bërë shkëputja e makinës që e mbante në jetë./abcnews.al

vlcsnap-error294-1-1280x719.jpg
us er14:53 | 23/12/2017

Nëna e Florenc Beqirit, i cili humbi jetën në rrethana të dyshimta në një burg të Francës, kërkon trupin e të birit. Ajo thotë se djalin ia vranë dhe për këtë duhet të gjenden përgjegjësit.

Në familjen Beqiri në Shkodër janë hapur dyert e mortit. Djali i tyre Florenci humbi jetën pas një qendrimi të dyshimtë në burgun e Marsejës. Nëna foli me të birin për herë të fundit më 8 Dhjetor. Kurse katër ditë më parë një polic francez u ka komunikuar atyre lajmin e vdekjes.

Të premten me miratimin e babait, Florenc Beqirit, i cili mbahej në jetë përmes aparaturave iu hoq oksigjeni që e mbante në jetë klinikë. Familja kërkon trupin e tij.

23 vjeçari Florenc Beqiri u arrestua nga policia franceze 3 javë më parë pasi nuk kishte dokumentat e qëndrimit në këtë shtet. Sipas familjarëve ai ishte larguar nga Shkodra para dy viteve. Në Francë edhe ka punuar here pas here. Por për tri javë ai u mbajt në një burg të Marsejës dhe katër ditë më parë policia e dorëzoi në spital si të vdekur. Për këtë ngjarje pati reagime edhe nga institucionet e posaçme diplomatike të Tiranës./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono