Fleckenstein

knut-fleckenstein.jpg
ad min21:45 | 26/05/2019

Pas publikimit të rezultateve paraprake të zgjedhjeve të Parlamentit Europian, ka reagura edhe raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein. Ao thotë se do vijojë të jetë i lidhur me Europën dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Sipas rezultateve paraprake unë nuk do të kthehem më në Parlamentin Europian, por do vazhdoj të jem i lidhur me Europën dhe Ballkanin Perëndimor. Më shumë informacion në javën e ardhshme”, shkruan Fleckenstein./abcnews.al

cakaj-1280x670.jpg
ent ela16:03 | 20/02/2019

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka nisur vizitën e tij zyrtare në Bruksel, gjatë të cilës do të zhvillohen disa takime me përfaqësues të lartë të institucioneve evropiane. Takimet e para Ministri në Detyrë i zhvilloi në Parlamentin Evropian, duke nisur me Raporterin për Shqipërinë pranë Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein. Gjatë këtij takimi një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe situatës së fundit të krijuar në Shqipëri. Në takim u nënvizua rëndësia e ruajtjes së maturisë politike, sjelljes paqësore dhe demokratike si parakusht për arritjen e objektivit kombëtar të hapjes së negociatave për anëtarësim gjatë këtij viti./abcnews.al

FLECKENSTEIN-PER-VIZAT-ABCM3T1.mpg_snapshot_00.17-1280x720.jpg
ad min18:22 | 18/02/2019

Vendimin e opozitës për djegien e mandateve parlamentare e ka komentuar raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein. I pyetur nga ABC News, Fleckenstein thotë se: “Nuk është për herë të parë që po përballemi me këtë situatë, që opozita shqiptare të heqë dorë nga puna në parlament. Sipas mendimit tim, asgjë nuk ka ndryshuar gjatë 5 viteve të fundit në këtë drejtim. Është detyra e opozitës për të ofruar një alternativë ndaj politikës aktuale në parlament dhe nëse ata e konsiderojnë të nevojshme edhe jashtë parlamentit. Në fund të ditës, çdo anëtar i parlamentit vendos nëse ai ose ajo dëshiron të heqë dorë nga mandati i dhënë nga populli “./abcnews.al

 

VMRO-AKUZAT-DHE-FLECKENSTEIN-1280x720.jpg
ent ela13:21 | 14/11/2018

VMRO-DPMNE ka akuzuar qeverinë maqedonase se po përndjek opozitën dhe se po ushtron presion politik. Nga ana tjetër kryeministri Zaev pret që Gruevskit të ekstradohet dhe të vuajë dënimin me burg. Ndërsa eurodeputeti Fleckenstein ka thumbuar Gruevskin dhe qeverinë e Hungarisë duke thënë se kryeministri Orban nuk pranon azilkërkues.

Partia opozitare në Maqedoni, VMRO-DPMNE, ka akuzuar LSDM-në se është duke kryer përndjekje dhe presion politik. Sipas tyre keqpërdorimi i urdhrit për përndjekje të Nikolla Gruevskit për rrethim të shtabit të partisë është reflektim i metodave jodemokratike që nuk kanë bazë në botën e civilizuar dhe Evropë. Opozita shton se sundimi i drejtësisë duhet përsëri të bëhet praktikë e jo përjashtim.

Nga ana tjetër, kryeministri Zoran Zaev ka mohuar spekulimet se ka pasur marrëveshje politike me ish kryeministrin Gruevski, i cili është arratisur në Hungari. Zaev pret që ai të ekstradohet në Maqedoni dhe të vuajë dënimin prej dy viteve burg për rastin “Tanku”. Ai e cilësoi Gruevskin si të mjerë.

Ndërkohë, Eurodeputeti Knut Fleckestein, thotë se autoritetet hungareze nuk do të miratojnë kërkesën e Gruevskit për azil politik. Përmes një postimi në Twitter, ai shkruan se kryeministri Viktor Orban nuk ka miratuar kërkesa të tillë. “E kam të vështirë të mendoj se Qeveria e Hungarisë do të miratojë kërkesën për azil politik për ish-kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski. Së pari, Gruevski mund të jetë i sigurt për një proces të rregullt në Shkup dhe së dyti, gjithmonë kam menduar se Orban nuk pranon azilkërkues në vendin e tij”, shkruan Fleckenstein duke thumbuar si Gruevskin ashtu edhe kryeministrin hungarez, i cili mban një linjë shumë të ashpër kundër emigrantëve që kërkojnë azil. Ndërkaq, mësohet se edhe pse në kërkim dhe në një shtet tjetër, ish kryeministrit nuk do t’i hiqet mandati i deputetit. Kjo do të ndodhë vetëm nëse Gruevski do të mungojë për 6 muaj në kuvend. Dhe për çdo ditë që do të mungojë, rroga e tij do të zvogëlohet me 5%./abcnews.al

 

RAPORTI-ERISA-1280x720.jpg
ad min17:58 | 08/10/2018

Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian ka diskutuar raportin e eurodeputetit Knut Fleckenstein për integrimin europian të Shqipërisë. Ky raport ka në thelb mbështetjen për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian në qershor të 2019, duke vendosur theksin edhe te dobësitë aktuale në procesin e reformave. Gjate debatit në gjirin e eurodeputetëve, raportuesi Knut Fleckenstein ka deklaruar, se Shqipëria ka bërë progres në eurinë e përgjithshme të reformave, por duhet vijuar me zbatimin e tyre. Fleckenstein ka vënë në pah ecurinë e mirë të procesit të Vettingut, por ka kërkuar vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi dhe rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë: Ne mirëpresim qëndrimin e Këshillit të Ministrave për të hapur negociatat vitin e ardhshëm dhe presim që Këshilli të respektojë këtë angazhim dhe të hapë negociatat me vendin në qershor të 2019. Ne jemi të kënaqur me përparimin e reformës ambicioze të drejtësisë dhe ne po shohim frytet e para të saj dhe ecurinë pozitive të procesit të Vettingut. Por ne kërkojmë më shumë rezultate për luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, për të drejtat e njeriut dhe zbatimit të drejtave të pronësisë.

Eduard Kukan, raportues në hije: Ne duhet t’i përçojmë 4 mesazhe kryesore përmes këtij raporti. Së pari, Shqipëria ka bërë progres dhe ne duhet të mbështesim hapjen e negociatave në qershor të vitit 2019. Së dyti, ne duhet të inkurajojmë vazhdimin e reformave kryesisht në sistemin e drejtësisë, shtetin ligjor dhe administratës publike dhe duhet të ndjekim nga shumë afër zbatimin e tyre, si dhe duhet të evidentojmë çështje problematike, por edhe progresin. Së treti, duhet të jemi realistë. Qeveria shqiptare duhet të zgjidhë problematiken në rritje krimit të organizuar dhe korrupsionit ne vend, që në shumë mënyra po cënojnë progresin e vendit. Duhen rezultate konkrete për luftên kundër krimit të organizuar dhe çështjen e drogês, kultivimit të kanabisit dhe korrupsionit.

Charles Tannock: Ne duhet gjithashtu të nënvizojmë problemet që ekzistojnë me Greqinë bazuar në ligjin ndërkombëtar dhe konventat ndërkombëtare dhe të respektojnë tërësisht të drejtat e minoritetit grek dhe minoriteteve të tjera.

Gjatë debatit i është kushtuar vemendje edhe përmirësimit të të drejtave të njeriut, çështjes së pronës dhe mbrojtjen e pasurive natyrore, si dhe respektimin e standardeve europiane për hidrocentralin mbi lumin Vjosa dhe hidrocentrale të tjerë.

Igor Soltes, eurodeputet: Jemi të kënaqur për përfshirjen e kompromisit mbi mbrojtjen e lumit të Vjosës dhe hidrocentraleve të tjera. Qeveritë shqiptare duhet ta kuptojnë, se s’mund të dëmtojnë pasuritë natyrore dhe të mos respektojne standardet europiane.

Raporti Fleckenstein ka hasur në një mbështetje të gjerë të grupimeve politike. Kjo reflektohet nga fakti, se për këtë raport janë prezantuar 23 amendamente, që përbën edhe numrin më të vogël të amendamenteve lidhur me raportet e mëparshme për Shqipërinë dhe krahasuar me raportet për vendet e tjera të rajonit./abcnews.al

FLECKENSTEIN-VLAHUTIN-1280x720.jpg
ent ela12:07 | 02/07/2018

Bashkimi Evropian i ka vendosur kushte Shqipërisë por ato nuk janë kushte të reja. Kështu tha raportuesi për  Shqipërinë në Parlamentin Evropian, në aktivitetin që u organizua në Tiranë pas konkluzioneve të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian. Ndërsa Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë ka kërkuar bashkëpunimin e mazhorancës me opozitën, me qëllim përmbushjen e këtyre kushteve deri në qershorin e ardhshëm.

Basha: “Nuk janë me 5 kushtet fillestare, janë 13 sa i përket Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian dhe akoma më shumë sa i përket vendeve anëtare”.

Rama: “E vërteta është se nuk ka kushte të reja”

Për ta sqaruar ka ardhur në Shqipëri deputeti i Parlamentit Evropian Knut Fleckenstein.

Fleckenstein: “Ka kushte, por nuk janë kushte të reja”.

Për ta bërë edhe më të qartë , ambasadorja e Bashkimit Evropian në vendin tonë Romana Vlahutin tha se nuk është e rëndësishme data e hapjes së negociatave sa realizimi i kushteve të Bashkimit Evropian.

“Në qoftë se përfundimet e Këshillit do të kishin thenë se do të nsimim më një korrik, ju sërish duhet të kalonit një vit në këtë proces analitik. Komisioni ka një kush të ndalë negociatat nëse nuk ka përpparim në kapitujt 23, 24. Komisioni ka mundësi që të shohë ritmin e procesit nga pikëpamja e mbështetjes në meritë”.

Opozita përfaqësohej në këtë tryezë me deputeten e Lëvizjes Socialiste për integrim Kejdi Mehmetaj. Ajo kërkoi nga raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian që të jenë më të qartë mbi kushtet që i kanë vendosur vendit tonë Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian.

“Diçka që unë e shoh të shtuar, është aty ku thuhet se vendimarrjen për të hapur negociatat këshilli do ta marrë në qershor të 2019-ës, varur nga progresi i bërë për shqiptarët dhe pasi të kalojë edhe në parmaentet e vendeve anëtare”.

Përgjigja që i dhanë diplomatët e huaj është rëndësia që ka mbrritja në pikën finale për hapjen e negociatave. Dhe për këtë politika duhet të bashkohet dhe të bëjë mirë detyrat e shtëpisë.

Fleckenstein: “Më pëlqeu diskutimi sepse na duhet të përmendim që nuk është rezultati që na bën që të kërcejmë, por ka ende shumë gjëra për të bërë. Ka mbi 150 kushte të tjera para se dera të hapet një ditë.

Vlahutin: “Do keni një sfidë të madhe dhe kjo është politika. Ky proces kërkon që të keni bashkim, jo retorik, por një objektiv i mirëfilltë kombëtar që punon gjithkush. Është tejet me rëndësi që të punohet për këtë unitet, është përgjegjësi e shumicës dhe pakicës. Shumica duhet të shtrijë dorën sepse pa bashkimin kombëtar ky është një proces i vështirë dhe thuajse i pamundur”.

Ministri për Evropën dhe Punët e jashtme Ditmir Bushati i cili pjesë e tryezës së organizuar nga fondacioni Friedrich Ebert përsëriti se tashmë qeveria i ka ndezur motorrët për plotësimin e kushteve që i ka vendosur këshilli i ministrave të Bashkimit Evropian. /abcnews.al

 

30227023_2224422894252458_693225605818220544_n.jpg
ent ela14:35 | 08/04/2018

Pas vizitës dy ditore në Tiranë raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein ka shprehur bindjen e tij se Bashkimi Europian duhet të hapë negociatat për anëtarësim me vendin tonë.

Përmes një mesazhi në rrjetin social Tëitter Fleckenstein shkruan se “Konkluzioni im është i qartë: Ne duhet të fillojmë tani negociatat me këtë vend. Është bërë progres, ndonëse ka mbetur ende shumë punë për t’u bërë. Pa dyshim!”.

Për të argumentuar këtë qendrim, raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian sjell në kujtesë momente të vizitës së tij në Tiranë.

“U inkurajova vërtet nga të rinjtë që takova në Tiranë, në shkollën dhe në qendrën sociale në Bregun e Lumit, apo në Universitetin e Durrësit. Ata të gjithë meritojnë të gjitha përpjekjet tona për ta sjellë Shqipërinë më pranë BE-së. Mund të kemi mendime të ndryshme për shumë vendime politike, por për këta të rinj në Tiranë vlen të punohet”, shkruan Fleckenstein në mesazhin e tij në Twitter./abcnews.al

basha-takim-fleckestein.mp4_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela20:22 | 04/04/2018

Në një deklaratë të shëprndarë për emdiat kreu i opozitës Lulzim Basha ka informuar për takimin qqë ky i fundit pati me raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë Knut Fleckenstein. Në deklaratën e selisë blu thuhet se Basha, informoi Fleckenstein rreth zhvillimevve më të fundit në vend  si vendimi i lënies në burg të protestuesve për tarifën e rrugës së kombit, mosbindjen civile dhe integrimin . Sipas tij Edi Rama po instalon në vend një sistem autokratik ku kontrollon të gjitha pushtetet, që po i përdor për të dhunuar dhe shkelur të drejta dhe liritë kushtetuese të qytetarëve.

 Njoftimi nga takimi Basha-Fleckenstain

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, informoi raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë Knut Fleckenstein se kryeministri Edi Rama po instalon në vend një sistem autokratik ku kontrollon të gjitha pushtetet, që po i përdor për të dhunuar dhe shkelur të drejta dhe liritë kushtetuese të qytetarëve.

Basha tha se qytetarët shqiptarë po vuajnë grabitjen e dyfishtë nga qeveria dhe drejtësinë me dy standarde, të kontrolluar nga qeveria. Qytetarët në burg dhe kriminelët në liri është standardi Rama për drejtësinë e kapur.

Sot 11 qytetarë të varfër janë në burg, sepse refuzojnë një taksë që nuk e paguajnë dot. Ndërsa kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin dhe të korruptuar si Saimir Tahiri, Vangjush Dako, Damian Gjiknuri, Klement Balili, Orest Sota dhe të tjerë janë të lirë- theksoi Basha

Kryetari i PD njohu raporterin Fleckenstein me faktet që provojnë se qytetarët nga Kukësi u arrestuan në dhunim të të drejtave kushtetuese, pas mesnatës, pa prova, pa urdhërarreste dhe se prokuroria fallsifikoi proçesverbalet për kohën e arrestimit të tyre.

Me urdhër të Edi Ramës policia dhunoi sot deputetët e opozitës në tentativë për të penguar transparencën e rrëmbimit të paligjshëm dhe dhunimit të të drejtave të protestuesve dhe familjarëve dhe fëmijëve të tyre- tha Basha.

Kreu i opozitës vuri në dukje se qytetarët nuk refuzojnë pagesën e taksave, siç deklaron qeveria, por refuzojnë grabitjen e dyfishtë, refuzojnë të paguajnë dy herë për të njëjtin shërbim. Basha tha se shqiptarët paguajnë taksën e qarkullimit, e dedikuar për mirëmbajtjen e rrugëve 200 milionë euro në vit dhe për të cilën nuk ka transparencë për çfarë përdoret.

Lulzim Basha rikonfirmoi qëndrimin e Partisë Demorkatike për hapjen e negociatave pavarësisht se qeveria ka bërë regres në përmbushjen e 5 kritereve kyçe. Basha argumentoi se nga një vendim negativ për moshapjen e negociatave tyre përfiton sistemi autokrat që Rama po instalon nëpërmjet kapjes së shtetit, çka u tregua edhe sot me veprimet e paligjshme dhe të dhunshme të policisë, prokurorinë dhe gjykatën.

Kreu i opozitës theksoi se mosbindja civile dhe protesta janë reagimi i vendosur qytetar përballë grabitjes dhe padrejtësisë nga një qeveri që ka privatizuar policinë, prokurorinë dhe gjykatat për të grabitur pasuritë publike, për të terrorizuar njerëzit e thjeshtë dhe për të mos ndëshkuar krimin dhe korrupsionin.

Mosbindja civile është refuzimi që qytetarët i bëjnë grabitjes dhe padrejtësisë qeveritare theksoi kreu i opozitës. Ai e siguroi Fleckenstein se opozita do të jetë në krah të qytetarëve në çdo protestë./abcnews.al

 

28946901_1601772239876607_388591664_o.jpg
ent ela17:08 | 21/03/2018

Në një intervistë ekskluzive për ABC News, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein deklaron, se  Komisioni Europian duhet t’a bazojë rekomandimin  për Shqipërinë vetëm në vëzhgimin e tij dhe jo në qëndrimin e shteteve anëtare.  Fleckenstein pranon, se aktualisht Gjermania, Holanda dhe Franca nuk janë në favor në hapjes së negociatave. Eurodeputetët duhet t’u shpjegojnë qeverive të tyre përgjigjjet për pyetjet e ngritura për Shqipërinë, për të krijuar një qasje më pozitive edhe në kryeqytetet e shteteve anëtare .

Gjatë ndërhyrjes suaj në eventin e miqve të Shqipërisë në Parlamentin Europian, ju prekët pikën më të ndjeshme që lidhet me qëndrimin e shteteve anëtare për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ju kërkuat nga Komisioni që të japë një rekomandim të qartë pa parë nëse ky rekomandim kënaq ose nuk kënaq shtetet anëtare. A ekziston shqetësimi se rekomandimi i Komisionit mund të influencohet nga shtetet anëtare?

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë: «Nuk besoj se ka ende vend për këtë shqetësim, sepse këtë gjë e shpjegoi përfaqëuesja e lartë e BE-së, Mogherini dhe kjo më bën të kem shumë besim. Por është shumë e rëndësishme që Komisioni Europian të thotë vetëm atë që vëzhgon dhe mbi këtë bazë të japë rekomandimin e tij. Ne në Parlamentin Europian do japim rekomandimin tonë dhe në fund shtetet anëtare do të vendosin në Këshillin e ministrave. Por këtë radhë kam një parandjenjë të mirë, që ka një shans të vërtet që vendimi të merret».

Ne dëgjuam shumë optimizëm gjatë eventit të miqve të Shqipërisë që vinte nga përfaqësuesja e lartë Mogherini, nga presidenti i Parlamentit Europian Tajani. Ndihet që tani që Komisioni Europian mund të publikojë një rekomandim pa kushte në 17 prill. Por ju thatë gjatë ndërhyrjes tuaj, se kemi ende punë për të bërë. Momentalisht, Gjermania, Holanda, po dhe Franca, keni të drejtë që e nënvizoni këtë, nuk janë pro hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE Si mund të binden qytetarët gjermanë apo qeveria gjermane që Shqipëria e meriton hapjen e negociatave?

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë: « Puna ime tani nuk ka të bëjë me bindjen e qyterarëve gjermanë, sepse ne flasim për hapjen e negociatave të anëtraësimit, që është një proçes që do marrë vite. Besoj, se asnjë në Gjemrani nuk mendon që të çelësh negociatat e anëtarësimit është diçka e rrezikshme. Por mund të ketë disa pyetje që janë ngritur nga qeveria apo parlamenti gjerman, që kërkojnë përgjigjje. Ne që punojmë ditë për ditë mbi këtë dosje kemi detyrën të shkojmë në shtetet tona anëtare dhe t’ju përgjigjemi pyetjeve që ngrihen, në mënyrë që të kemi një qasje pozitive për Shqipërinë jo vetëm në Bruksel, por edhe në  kryeqytetet e shteteve anëtare ».

A mendoni se qëndrimi i tyre do të ndryshojë deri në qershor ? Tre shtete të mëdha anëtare nuk janë pak. 

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë: “Po, sepse unë do shkoj atje. Kjo ishte për shaka. Tani seriozisht. Nuk ka kundërshtim në parim për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ka disa pyetje lidhur me atë se si po vijohet me krimin e organizuar, si po shkon procesi i Vettingut . Mendoj, se balanca e Shqipërisë është goxha pozitive dhe ne mund t’ia paraqesim këtë tablo shteteve anëtare që kërkojnë më shumë shpjegime”.

Holanda ka si parim të thotë jo herën e parë për shtetetet kandidate që kërkojnë hapjen e negociatave. A mendoni se do jetë ndryshe këtë rradhë ?

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë: « Por në fund,Holanda dhe Gjermania kanë pasur përgjithësisht të njëjtin qëndrim. Le të shohim rezultatin. Unë jam vërtet shumë optimist dhe jo thjesht për të bërë zhurmë. Nëse nuk do bëhej realitet vërtetë, zhgënjimi do të jetë i madh. Le të presim qëndrimin e çdo institucioni. Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian e japin dritën jeshile pa diskutim, ndërkohë që për Këshillillin do shohim. Kemi kohë që të diskutojmë me ta dhe t’i bindim ata nëse është e nevojshme ». /abcnews.al

vlcsnap-error465-1-1280x720.jpg
ad min18:04 | 22/11/2017

Në një intervistë ekskluzive për ABC News, raportuesi per Shqipërinë, Knut Fleckenstein, deklaron se nuk ka rrugë tjetër përveçse hapjes së dritës jeshile për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ai shpreson që shtetet anëtare do ta mbështetin këtë rekomandim dhe nxit qeverinë shqiptare për rezultate të mëtejshme në procesin e Vettingut dhe 5 prioritetet.

-Në kuadrin e tryezës së nivelit të lartë ndërparlamentar me deputetë të vendeve të Ballkanit, ju jeni takuar edhe me delegacionin shqiptar. Të gjitha forcat politike bashkohen se qytetarët e Shqipërisë e meritojnë hapjen e negociatave, por ata ndahen lidhur me forcën politike që mund të hapë negociatat dhe të mbajë barrën e tyre. Ç’mendoni për këtë ?

Knut fleckenstein, raportues për Shqipërinë: “Unë mendoj, se vendimi për hapjen e negociatave duhet të merret sa më shpejt në Bruksel. Duhet të tregojmë, se duam të hapin negociatat e anëtarësimit. Ka një vullnet të qartë të Komisionit Europian dhe të Parlamentit Europian dhe shtetet anëtare duhet të marrin një vendim për këtë. Nuk ka rrugë tjetër përveçse hapjes së negociatave. Kush do t’a bëjë këtë në Shqipëri? Jam i sigurtë që qeveria do të gjejë një zgjidhje, pasi ajo është zgjedhur për këtë. Sigurisht që i takon opozitës që të tregojë nëse ka gabime dhe unë e marr seriozisht faktin, që mund të ketë gabime. Ne duhet t’i shohim ato dhe ndoshta ne mund të japim ndihmën tonë. Por shtrohet pyetja se si mund të thuhet që kjo qeveri nuk mund t’ia dali këtij procesi, ndërkohë që qytetarët kanë vendosur ndryshe”.

-Në kuadrin e luftës kundër krimit të organizuar ka një çështje aktuale që ka krijuar tension në politikën shqiptare, që është dosja Tahiri. A mendoni se vota në Kuvendin e Shqipërisë për të mos hequr imunitetin për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, por kufizimin e imunitetit vetëm për kontrollin e personit dhe të banesës së tij dhe ishte rruga e duhur për t’a lënë drejtësinë të bëjë punën e saj ?

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë:“Nuk mund të them me siguri se cila palë ka të drejtë dhe cila gabohet. Në këndvështrimin tim, nëse prokuroria do të kishte prova të mjaftueshme, duhet të ishte hequr imuniteti për arrestim, por më pas u argumentua që mund të bëhej hetim duke kontrolluar personin dhe banesën e tij, pa qenë nevoja për arrestim. Nuk e di ç’është e drejtë apo jo, pasi nuk kam folur me Prokurorinë. Gjithsesi, nuk e kuptoj se ç’lidhje ka kjo me procesin e Vetingut, pasi proçesi i Vetingut ka të bëjë me skanimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve për funksionimin e sistemit të ri të drejtësisë. Ndërsa çështja për të ciliën po flasim është një çështje e veçantë. Di që Prokuroria e Krimeve të Rënda të Shqipërisë mund të vazhdojë hetimet dhe të shpresojmë që asnjë nuk do zhduket ndërkohë. Kam gjithashtu informacione nga kolegët e mi amerikanë, se ata po e shohin këtë çështje me vëmendje”.

-Ç’mendoni për deklaratën e presidentit Junker qe iu referua një anëtarsimit të mundëshëm të Serbisë dhe Malit të Zi në 2025, pa përmendur vende të tjera të Ballkanit.

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë: “Ishte një tjetër përgatitje joprofesioniste nga ana e presidentit Juncker. Kjo pasi presidenti Juncker nuk donte të thoshte, që ne merremi vetëm me ata që janë më të avancuar në garë. Por kur të prezantohet strategjia e re e Komisionit Europian në shkurt, do të jetë e qartë, që flitet për të 6 vendet e Ballkanit”.

-Një nga deputetët e opozitës shqiptare ka ngritur shqetësimin për gjuhën e rrumbullakosur dhe jo të drejtpërdrejtë të Brukselit lidhur me problematikat kryesore në vend. Po t’i referohemi deklaratave të përfaqësueses së lartë, Federica Mogherini kishte shumë përgëzime dhe progres. A ndihmon kjo gjuhë ?

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë: “Unë e kuptoj këtë kritikë. Së pari, është bërë progres. Shqipëria ka bërë progrese dhe këtu nuk flasim vetëm për qeverinë, por edhe procesin legjislativ në Kuvend. Por sigurisht që ne duhet t’i referohemi edhe defiçiteve. Nuk flasim për defiçite në stabilitet, por në vende të ndryshme të rajonit, ka sërish mungesa në reforma të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pavarësisë së drehtësisë, lirisë së mediave jo përmes formulimit të bukur të dokumentave, por zbatimit të tyre. Sigurisht që nuk është e lehtë dhe nuk mund të bëhet me një të rënë të shkopit, por sigurisht që ka defiçite dhe ne duhet t’i themi ato dhe do t’i themi ato”./abcnews.al

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono