flamuri

FLAMURI-KALA-RMV.mpg_snapshot_00.07-1280x720.jpg
ent ela16:59 | 02/05/2019

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nuk ka pranuar të komentojë vendimin e gjykatës për dënimin e anëtarëve të grupit të valltarëve nga Kosova të cilët para disa ditësh e ngritën flamurin e madh të Shqipërisë në muret e kalasë së Samoilit në Ohër.

Kush e interpreton saktë, kush gabimisht- Ligji për përdorimin e flamujve, i miratuar në vitin 2005, dhe i plotësuar me disa nene në vitin 2011? Për shkak të kësaj dileme disa gazetarë e pyetën zëdhënësin e qeverisë Mile Boshnjakovski, pasiqë në Ohër një anëtar i grupit folklorik nga Kosova, për ngritjen e flamurit të madh shqiptar në muret e kalasë së Ohrit, u dënua me dënim prej 1100 eurosh dhe ndalesë për hyrje në Maqedoni në afat prej pesë vitesh.

Mile Boshnjakovski, Zëdhënës i Qeverisë, Maqedoni e Veriut: “Në lidhje me ligjin për përdorim të flamujve, dispozitat e ligjit janë të qarta dhe publike, të gjithë kemi qasje te ato. Gjithçka që është e vërtetuar me ligj duhet t’a respektojnë të gjithë. Në lidhje me ngjarjen që ndodhi  në Ohër, tanimë atje kemi vendim gjykate, Qeveria nuk komenton vendimet e gjykatës, megjithatë meqënëse vendimi i gjykatës është ashtu si është, është e qartë se ekzistojnë shkelje”

Paraprakisht në lidhje me rastin në Ohër, zëvëndëskryeministri Bujar Osmani, në intervistë për një televizion vendas theksoi se flamuri shqiptar mund të përdoret me ligj:

Grupi që e ngriti flamurin në kalanë e Samuilit thekson se valëvitja e flamurit ka qenë dekor për inçizimin e një video-spoti. Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi reagoi duke thënë se dënimi i shqiptuar për njërin nga ata është shumë i lartë. Ndërkaq, historianë bullgarë, siç raportojnë mediat, e përkrahin dënimin duke u shprehur se kalaja e Samuilit është përmendore e historisë bullgare. /ABC News Albania 24/7

maqedonia.jpg
G. P.18:35 | 12/02/2019

Ndërkohë që në vend vijon procesi për hyrjen në fuqi të emrit të ri Maqedonia e Veriut, para ndërtesës së qeverisë në Shkup është ngritur flamuri i NATO-s. Ceremonia u zhvillua pasi vendet anëtare me anë të ambasadorëve të tyre në Aleancën Euro-Atlantike nënshkruan protokollin për anëtarësim në Bruksel.

Me një ceremoni solemne në Shkup, Flamuri i NATO-s sot është ngritur para ndërtesës së qeverisë së Maqedonisë, pasi vendet anëtare, nëpërmjet ambasadorëve të tyre në Aleancës, të mërkurën e kaluar kanë nënshkruar në Bruksel protokollin qasës të Maqedonisë. Ndërkohë, vazhdojnë aktivitetet për hyrjen në fuqi të emrit të ri të, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Sipas Kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, vendosja e flamurit të NATO-s para qeverisë nuk është vetëm akt simbolik. Ai tha se flamuri përfaqëson përcaktimin e shtetit për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE. Meritat janë të qytetarëve, të cilët në numër të madh i dhanë mbështetje anëtarësimit, shtoi kryeministri, pa harruar t`i falënderojë edhe deputetët grek dhe ata të Maqedonisë.

Zoran Zaev: Falënderim të veçantë kam për kryeministrin e Republikës së Greqisë, mikun tim Aleksis Tsipras, për vizionin dhe guximin që me vendosmëri të përcaktohemi për të gjetur zgjidhje për një problem që për shumë njerëz ishte problem i pazgjidhur. Zgjidhje që do të jetë shembull për marrëveshje të kompromisit mes fqinjëve në Ballkan. Kjo do t’i fshijë memorjet e këqija për Ballkanin që ekzistojnë në vetëdijen e shumë evropianëve.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, me siguri deri në mbrëmje Greqia do ta dërgojë notën verbale me të cilën do ta njofton qeverinë e Maqedonisë për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës dhe protokollin për NATO. Siç thuhet kanë mbetur vetëm disa detaje diplomatike dhe se kjo do të ndodh së shpejti. Ndërkohë, tabelat me emrin e ri të shtetit janë gati dhe po presin vetëm aprovimin e qeverisë. Do të fillohet me pikat kufitare, në jug të vendit, kurse pritet shpallja e vendimit nga ana e qeverisë në gazetën zyrtare./abcnews.al

OK-PROTESTA-TE-ASTIRI.mpg_snapshot_00.31-1280x720.jpg
G. P.15:48 | 28/11/2018

Edhe sot banorët e Unazës së Re kanë vijuar protestën në rrugë kundër projektit të Unazës së madhe të Tiranës. Nuk mungoi simbolika e festës kombëtare, një flamur i madh kuq e zi.

Ditë feste. Por banorët e Unazës së re, shtëpite e të cilëve do të prishen nga projekti i rrugës, u mblodhën serish në protestë pranë mbikalimit të pallatit me shigjeta. Ndryshe nga protestat e ditëve të tjera, ata shpalosën në rrugë një flamur të madh kuqezi. Me të vegjlit e protestuesve si “armë” të tyre përdorën recitimin e himnit tonë kombëtar.

Protestuesit kërkuan mbështetje edhe nga qytetarë të tjerë për kauzën e tyre, për të mbrojtur shtëpitë dhe bizneset në këtë zonë që preken nga projekti i “Unazës së Madhe”. Banorët e Unazës së re paralajmëruan përshkallëzim të protestave. Pavarësisht se kishin bllokuar rrugën për të gjitha automjetet, protestuesit bënë edhe përjashtime. Një ambulancë iu lirua rruga menjëherë. Protestës se banorëve të Unazës së Re sërish iu bashkuan disa deputetë të opozitës./abcnews.al

SINKRON-VELIAJ-CEREMONIA-TIRANE.mpg_snapshot_00.17-1280x720.jpg
G. P.13:24 | 28/11/2018

Në Tiranë, ceremonia e 106 vjetorit të shpalljes së pavarësisë u zhvillua në sheshin Skënderbej. Kreu i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, vendosi kurorën me lule në monumentin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ku më pas u ngrit flamuri nën tingujt e himnit kombëtar, kënduar nga kori i fëmijëve. Pasi uroi shqiptarët për këtë ditë të shënuar, kryebashkiaku Veliaj shfrytëzoi këtë komunikim me shqiptarët për të përsëritur mesazhin drejtuar banorëve të Unazës së Re të cilët protestojnë kundër prishjes së shtëpive të tyre./abcnews.al

 

MBULIM-AMBASADA-URIMI-ABCM3T1.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
G. P.11:42 | 28/11/2018

Ambasada amerikane në Tiranë, ka vendosur të urojë shqiptarët për festën e Flamurit me anë të një “Quiz”-i. Me anë të një posteri të publikuar në profilin zyrtar të ambasadës në Facebook, është publikuar një poster në të cilin qëndrojnë të fshehura karakteristikat apo elementët që amerikanët pëlqejnë në Shqipëri.

Në postimin e ambasadës amerikane shkruhet: Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Ne i kërkuam personelit tonë amerikan të na tregonin me një fjalë apo frazë se çfarë u pëlqente nga Shqipëria. Ky poster përfaqëson një koleksion të disa prej gjërave tonë më të dashura të Shqipërisë dhe është mënyra jonë për të treguar vlerësimin tonë për këtë vend të mrekullueshëm. A i gjeni dot fjalët?. Le të shohim se sa do të gjeni!”/abcnews.al

Flamuri-shqiptar.jpg
G. P.08:36 | 28/11/2018

Ditën e sotme shqiptarët festojnë 28 nëntorin si festën e tyre kombëtare. 28 nëntori ndryshe njihet edhe si Dita e flamurit. Kjo ditë është një ditë e veçantë për shqiptarët në mbarë botën (jo vetëm në Shqipëri) sepse në këtë datë të vitit 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë nga Ismail Qemaili në Vlorë./abcnews.al

46510481_1092532147573021_1379373182842044416_n-1280x960.jpg
ent ela11:48 | 24/11/2018

Tirana ka veshur dekorin e saj kuq e zi për festat kombëtare të nëntorit. Në 106-vjetorin e Pavarësisë, Kryebashkiaku Erion Veliaj u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bëhen pjesë e këtyre festive duke iu bashkuar edhe ata nismës për vendosjen e simboleve kombëtare në banesat e tyre.

“Po ti? E vure flamurin tënd? Këtë fund Nëntori jo vetëm dekori i Bashkisë Tiranë, por i gjithë qyteti po merr pjesë me simbolet kuqezi! Rroftë Shqipëria!”, shkruan Veliaj në Twitter.

Kreu i Bashkisë i bën thirrje dhe çdo shqiptari  që jeton në emigracion apo në trevat e tjera shqiptare që festat kombëtare t’i kalojnë në Tiranë ku kryeqyteti do të dominohet nga aktivitete të shumta për festat kombëtare të nëntorit.

“Tirana Kuq e Zi për 28-29 Nëntor! Nëse jeton jashtë Kryeqytetit, merr flamurin tënd dhe familjen e na u bashko për një fundjavë të gjatë pushimi e festash të paharrueshme në Tiranë”, theksoi Veliaj.

Vetëm imagjinoni se si do të ngjajë Shqipëria në ditën e Flamurit, nëse secili prej nesh vendos nga një flamur në dritaret apo ballkonet e banesave të tyre. /abcnews/a;

META-ME-ATLETET_-1280x720.jpg
ent ela13:32 | 18/06/2018

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur ekipin sportiv që do përfaqësojë Shqipërinë në Lojrat Mesdhetare “Tarragona 2018”, që do të mbahen në Spanjë.

Kreu i shtetit ka nënvizuar se “sporti është një element i çmuar që na ndihmon në rritjen e identitetit kombëtar, për të qenë sportistë të mirë dhe qytetarë të devotshëm”

Presidenti Meta i dorëzoi Flamurin Kombëtar kampionit të Ballkanit dhe Evropës në kërcimin së gjati, atletit Izmir Smajlaj, me urimin që ekipi shqiptar të arrijë rezultate të larta, e sa më shumë medalje, në këtë Vit Mbarëkombëtar të Skënderbeut. /abcnews.al

SERBI-KROACI-1280x720.jpg
ent ela10:43 | 25/04/2018

Djegia e flamurit kroat nga lideri i radikalëve serbë Vojisllav Sheshel në Beograd, ka bërë që delegacioni kroat, të ndërpresë menjëherë vizitën në Serbi dhe paralajmërojë për një reagim të ashpër si pasojë e këtij provokimi.

Përshkallëzohen tensionet mes Serbisë dhe Kroacisë pas incidentit që ndodhi gjatë vizitës së delegacionit kroat në Beograd. Djegia e flamurit kroat nga lideri i radikalëve serb ka shkaktuar zemërimin e Zagrebit zyrtar dhe jo vetëm. Sipas revistës serbe “Alo” Beogradi po merr në konsideratë për të ndaluar hyrjen në Serbi të kryeministrit kroat Andrej Plenkovic, ministrit të Mbrojtjes Tomo Medved dhe deputetit kroat Miro Bul.

Në fakt gjatë vizitës së delegacionit kroat në Beograd, kryeradikali serb, Voisllav Sheshel, dogji flamurin e shtetit fqinj dhe ofendoi zyrtarët nga Kroacia. Menjëherë pas këtij incidenti delegacioni kroat vendosi të ndërpresë vizitën në vend duke u kthyer në Zagreb, pas asaj që u konsiderua një provokim I qartë nga pala serbe.

Ndërkohë Zagrebi zyrtar i ka ndaluar hyrjen në Kroaci ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin, Beogradi zyrtar është duke përgatitur një listë me emrat e zyrtarëve kroatë, të cilëve do t’i ndalohet hyrja në Serbi. /abcnews.al

vlcsnap-error563-1280x720.jpg
ent ela15:27 | 14/02/2018

Zëvendësimi i flamurit Shqiptar me atë të Kosovës për nder të 10-vjetorit të pavarësisë ka shkaktuar polemika dhe protesta. Pavarësisht kundërshtimeve dhe pengesave të ndryshme, flamuri Kosovës valvitet në hyrje të qytetit të Prishtinës.

Flamuri kombëtar i Kosovës valvitet në hyrje të qytetit të Prishtinës pavarësisht përpjekjeve të shumta për të ndaluar një gjë të tillë. Pas shumë diskutimeve në opinon dhe kundërshtimit të heqjes së flamurit kombëtar Shqiptar, autoritetet kosovare ia dolën që të vendosin simbolin e tyre në prag të celebrimit të 10-vjetorit të pavarësisë.

Mbrëmjen e së martës pati një protestë nga qytetarë të shumtë që nuk pajtoheshin që flamuri kombëtar të hiqej nga rrethrrotullimi në hyrje të Prishtinës dhe të vendosej ai i Kosovës. Madje një manifestim I dytë u zhvillua edhe gjatë të mërkurës.

Përveç këtyre problemeve, pati edhe nga ato teknike që pamundësuan vendosjen e tij. Ndërsa zjarrfikësit po ulnin flamurin kombëtar shqiptar, nga vetura ku po qëndronte flamuri i Kosovës u thye xhami dhe u vodh flamuri. Duke mos pasur zgjidhje tjetër, një flamur me përmasa të vogla u vendos fillimisht në hyrje të kryeqytetit. Më pas u zëvendësua të mërkurën me një tjetër më të madh.

Shumë qytetarë kosovarë paralajmëruan se do ta kundërshtonin vendosjen e flamurit me të gjitha mënyrat, madje, duke shkruar se flamuri është mbrojtur me gjak e kështu duhet të mbrohet përsëri./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono