flamur noka

Flamur-Noka-11shkurt-1280x720.jpg
G. P.20:00 | 11/02/2019

PD e quan këtë vendim të gjykatës si një vendim për ndërprerjen e hetimeve nga prokuroria për Saimir Tahirin. Sipas deputetit Flamur Noka, ky vendim është një tjetër goditje e Reformës në Drejtësi.

“Sa herë që Saimir Tahiri ka një hall me gjykatat dhe prokurorinë, sistemi i ri i drejtësisë provon se është plotësisht në shërbim të tij. Partia Demokratike ka paralajmëruar se Saimir Tahiri do të shfajësohet nga akuza për trafik droge dhe këtij skenari i shërbeu edhe vendimi i sotëm për të ndërprerë praktikisht hetimet e prokurorisë për Saimir Tahirin. 

Sado që drejtësia e kontrolluar nga Edi Rama ta lehtësojë Saimir Tahirin, në dosjen e tij ka faktë të rënda të përfshirjes së familjarëve më të afërt të Saimir Tahirit me grupin e Habiljave. Vendimi i gjykatës për të penguar vijimin e plotë të hetimeve vjen pas kërcënimeve publike të pak kohëve më parë të vetë Saimir Tahirit.

Me mbështetjen publike të Edi Ramës ai kërcënoi çdo polic, prokuror dhe gjyqtar që të mos guxojnë të vazhdojnë hetimin ndaj tij. Vendimi i sotëm i Gjykatës është një tjetër goditje e rëndë ndaj Reformës në Drejtësi”, deklaroi Noka./abcnews.al

SINKRON-FLAMUR-NOKA-PER-DAKON.mpg_snapshot_01.02-1280x720.jpg
G. P.15:47 | 18/11/2018

Partia Demokratike vazhdon të kërkojë arrestimin me burg të kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Nëpërmjet deputetit Flamur Noka demokratët deklarojnë se në dosjen 339 është e provuar që Dako ka bashkëpunuar me bandat për të blerë votat.

Flamur Noka, deputet i PD: “Dosja 339 është prova e krimit elektoral të Vangjush Dakos i cili bashkëpunoi me bandat për të blerë pushtetin ilegjitim të Edi Ramës. Në dosjen 339 të cilin Edi Rama po e mban të kyçur në sirtaret e Prokurisë, ekzistojnë me qindra faqe përgjime që përgjojnë se, Vangjush Dako ishtë në krye të operacionit kriminal për blerjen e votës dhe kërcënimin e votuesve nëpërmjet bandave. Për këtë krim, kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako duhet të arrestohet. Heshtja e Prokurorisë në kontrollin e plotë të Edi Ramës, mund ta ndihmojë sot për sot Vangjush Dakon, por askush nuk do ta shpëtojë nga krimi për blerjen e votës dhe pushtetit me bandat.”/abcnews.al

KRONIKE-OPINION-SHERRI-FEVZIU-NOKA-ABC-M1-T3.mpg_snapshot_00.54-1280x720.jpg
G. P.15:09 | 07/11/2018

Debati në emisionin Opinion ka degraduar në ngritje të tonit të zërit dhe akuza personale. Moderatori i emisionit Blendi Fevziu është përplasur me demokratin Flamur Noka, pasi ky i fundit e akuzoi se po i mbyllte gojën opozitës, kur nuk ka guxuar të bëj të njëjtën gjë teksa është poshtëruar nga mazhoranca në pushtet.

Debati në emisionin televiziv Opinion, mbi përplasjen Rama – Meta lidhur me propozimin e kryeministrit për ministrin e ri të Brendshëm, solli përplasje përtej atyre të opinioneve politike. Debati mes drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu dhe demokrtit Flamur Noka nisi pasi i pari i fiku mikrofonin të dytit gjatë emisionit.

Blendi Fevziu: “Ulja içik mikorofnin. Nuk dëgjohesh se je pa mikrofon. Stop stop, ti nuk mund të mbash fjalim si në parlament ktu”.

Lëvizje të cilën deputeti demokrat e përmendi në fund të emisionit.

Flamur Noka: “Të lutem herë tjetër mos i bëj fresk Rilindjes, se ke bërë kurrë ti fikësh mikrofonin opozitës”.

Kjo mënyrë të shprehuri ktheu debatin në personal.

Fevziu: “Nuk ja fika opozitës por Flamur Nokës, nëse nuk e bën dot diferencën është faji yt”.

Noka: “Ktu zotëri ty të ka poshtëruar Saimir Tahiri dhe nuk ja ke fikur mikrofonin, unë thjesht po bëja debat”.

Sulmit iu përgjigj me sulm.

Fevziu: “Mua nuk ma mbmyll gojën asnjeri në botë, kam 22 vjet që e bëj, fjalën fresk mos më thuaj që mos flasim për mesazhet që i çoni lart e posht qeverisë se është turp. Turp që i çoni mesazhe ju qeverisë, xhafes si të hoqi etj. Bën opozitarin në kamera jo mbrapa, ti nuk guxon të më thuash fjalën fresk”.

Në fund një shpjegim procedure.

Fveziu: “Ktu nuk bëni ju ça të doni, nuk ke të drejtë të flasesh kaq.”/abcnews.al

noka.png
G. P.13:16 | 02/11/2018

Selia blu edhe sot kërkoi sërish arrestimin e Vangjush Dakos, para se ai të prishë provat që e impikojnë sipas saj në lidhjet me bandat kriminale. Sipas deputetit Flamur Noka është i faktuar komunikimi i kryebashkiakut të Durësit me grupin e Avdulajve në Shijak dhe blerjen e votave prej tyre.

Pas dorëheqjes së ministrit Fatmir Xhafaj vëmendjen e Partisë Demokrtike e ka marrë kryetari i Bashkisë Durrës.

“Vangjush Dako ka bashkëpunuar me bandat e Durrësit duke i përdorur ato për të  blerë vota për pushtetin e tij dhe të Edi Ramës. Për këtë krim ai duhet të jetë në burg”! 

Deputeti Flamur Noka thotë se faktete  krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta.

“Përgjimet në dosjen 339 janë të plota dhe provojnë lidhjen e tij me bandën e Avdylajve, disa prej të cilëve janë në burg për trafik droge, si pjesë e të njëjtës dosje hetimore”.

Në selinë blu risjellin një përgjim të prokurorisë ku spas Flamur Nokës Vangjush Dako ka patur lidhje me Avdylajt jo vetëm në fushatë elektorale.

“Ky përgjim është bërë në Shkurt të vitit 2017, 4 muaj para zgjedhjeve. Në këtë përgjim është është regjistruar një bisedë tjetër me Altin Avdylajn, Niçen e famshëm të blerjes së votave, që sot është në burg për trafik kokaine”.

Demokratët kërkojnë me ngut arrestimin e kryebashkiakut të Durrësit pasi ccdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët. /abcnews.al

NOKA-PER-DAKON-SINKRON-ABC-M5-T2.mpg_snapshot_00.50-1280x720.jpg
G. P.20:44 | 24/10/2018

Emri i kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, sipas Partisë Demokratike është pjesë e dosjes së përgjimeve të trafikantëve të drogës në Shijak. Pasi bëri këtë deklartë, deputeti Flamur Noka pyeti organin e akuzës se pse ka bllokuar arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Durrësit, pasi sipas Nokës, prej 24 orësh ka dalë një urdhër arresti për të.

Flamur Noka, deputet i PD: “Me një prokurori që nuk do të ishte nën urdhrat politikë të Edi Ramës, sot, Vangjush Dako duhet të ishte në burg. Kyetari i Bashkisë së Durrësit është pjesë e dosjes me numër 339, njësoj si miqtë e tij kriminelë – trafikantë droge apo si dy ish-deputetët e Partisë Socialiste, që sot janë prapa hekurave për të shpëtuar më të rëndësishmin e dosjes 339, Vangjush Dakon. Ka të paktën 24 orë që fletë arresti për Vangjush Dakon është prerë, por ekzekutimi I tij është bllokuar. Prokuroria duhet t’u japë shqiptarëve dy përgjigje të thjeshta: Pse është kthyer mbrapsht urdhri për arrestimin e Vangjush Dakos sot në mesditë? Kush po ndërhyn që Vangush Dako, “xhuxhi”, siç e quajnë kriminelët e tij, të mos arrestohet në bazë të përgjimeve të dosjes 339?
Kryetari i Bashkisë së Durrësit është peshku i madh i dosjes 339 dhe përpjekjet për të shpëtuar Vangjush Dakon janë të pashpresa! Askush nuk duhet të guxojë të prishë provat e përgjimit të Vangjush Dakos me kriminelët më të rrezikshëm të Durrësit! Çdo përpjekje për prishjen e provave, për zhdukjen e përgjimit apo për fshirjen e faqeve të transkriptuara të Vangjush Dakos me kriminelët është krim i rëndë, që paguhet me burg të gjatë. Askush nuk mund ta zhbëjë të vërtetën se kriminelët e Durrësit e të Shijakut kanë blerë vota për pushtetin e Vangjush Dakos dhe Edi Ramës dhe, si shpërblim, kanë marrë leje ndërtimi dhe tendera miliona eurosh. Këtë fakt e denoncoi një vit më parë Lulzim Basha. Për këtë fakt, e paditi për shpifje Vangjush Dako. Me këtë fakt, me dosjen me numër 339, Lulzim Basha fitoi gjyqin.
Paditë shterpë kundër opozitës dhe propaganda e lodhur se gjoja po luftohet krimi, pa arrestuar asnjë bos të krimit, janë në funksion të mbulimit të së vërtetës: se Edi Rama është peng i krimit të organizuar, i cili po qeveris dhe po pasurohet bashkë me Edi Ramën!”/abcnews.al

SINKRON-NOKA.mpg_snapshot_00.53-1280x691.jpg
G. P.15:37 | 25/09/2018

Ndërsa opozita risolli deklaratat e një nate më parë të ministrit të Brendshëm. Nga selia blu, deputeti Flamur Noka akuzoi Xhafajn, se ashtu si kryeministri më parë, deklaroi se disponon prova lidhur me audio-përgjimin që Partia Demokratike denoncoi muaj më parë, si bisedë që implikonte në narkotrafik vëllain e ministrit Xhafaj. Noka i bëri thirrje ministrit të Brendshëm që çdo provë që ka ta paraqesë në prokurori.

Deklaratat e një ditë më parë të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj gjatë një interviste televizive lidhur me video-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike ku pretendohej regjsitrimi i vëllait të ministrit, Agron Xhafaj në një bisedë që e implikonte në narkotrafik.

“Është tjetër gjë të provosh është apo s’është (i vërtetë përgjimi) dhe tjetër gjë të provosh kush dhe përse e ka bërë këtë gjë. Dhe unë kam provat e mia. Kam faktet e mia, padyshim”.

…sollën reagimin e selisë blu.

“Është e qartë se deklarata të tilla janë pjesë e skenarit mafioz për t’i imponuar prokurorisë një rezultat hetimor të paracaktuar. Me veprime të tilla kriminale Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama kanë kryer veprën penale të pengimit të drejtësisë dhe manipulimit të së vërtetës”. 

Nëse ka prova, minsitri i Brendshëm duhet t’i kishte çuar ato në prokurori, thekson Noka, tek ajo për krimet e rënda ku edhe gjendet dosja e njohur me emrin “Babalja”.

“Në një shtet normal ku mbrohet interes publik dhe jo interesi i pushtetit të lidhur me krimin, prokuroria duhet ta kishte hetuar Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën, më së paku, për fshehje të provave dhe pengim të drejtësisë”. 

Më herët vetë kryeministri Rama ka deklaruar se ai ka marrë përgjigjen e një laboratori ekspertizë lidhur me zërin e pretenduar nga demokratët se i përket atij të vëllait të ministrit të Brendshëm, por një përgjigje zyrtare nga autoritetet përkatëse hetimore shqiptare ende nuk është bërë publike, katër muaj pas publikimit të videos./abcnews.al

IMG_3383-1280x853.jpg
ent ela13:42 | 29/08/2018

Partia Demokratike ka denoncuar sot kryeminsitrin Edi Rama se po favorizon një ndër binzesmenët e afërt duke i dhënë miliona euro nga buxheti i shtetit. Në një deklaratë për mediat nga selia blu deputeti demokrat Flamur Noka tha se kompanitë e Agron Papulit morën 1,8 milionë euro nga dhënia me qira e makinave për policinë vetëm në muajin. Deputeti Noka e konsideron këtë një akt korruptiv të qeverisë së Edi Ramës.

Deklaratë e Partisë Demokratike, Deputeti Flamur Noka

Edi Rama, po tregon çdo ditë se qëllimi i pushtetit të tij nuk ka qenë dhe nuk është qeverisja e shqiptarëve, por vjedhja dhe pasurimi i tij dhe i oborrtarëve të tij.

PD denoncoi një ditë më parë provën e dokumentuar se si qeveria e Edi Ramës, i ka dhënë baxhanakut të tij Armand Frangu, 41 tendera me vlerë 15.6 milion euro.

Ky nuk është rasti i fundit.

Sot, po bazuar në dokumente zyrtare, po denoncojmë faktin se si Edi Rama vijon të favorizojë një ndër binzesmenët e afërt të tij, duke i dhënë miliona euro nga buxheti i shtetit, me gjithë denoncimet e shpeshta publike.

Kompanisë së mikut të Ramës, Agron Papuli, siç provohet edhe në dokumentet zyrtare nga Agjencia e Prokurimit Publik në muajin korrik të këtij viti i është dhënë tenderi e rradhës. Bëhet fjalë për një tender me objekt “qira operacionale automjetesh nga Policia e Shtetit, 1.8 milion euro.

Marrja me qera e makinave është korrupsion i pastër për të pasuruar financuesin e Edi Ramës, kjo sepse harxhohen miliona euro për makina me qera dhe makinat nuk i mbeten policisë, por i rikthehen përsëri mikut të Ramës. Kostoja e marrjes me qera të makinave është më e madhe sesa blerja e tyre.

Favorizimi me tendera muk ndalet vetem me makinat e policisë. Në dy vitet e fundit, nga kompania shtetërore OSHEE, kompanitë e preferuara të Ramës, në pronësi të Agron Papulit kanë përfituar 6 tendera, me vlerë 4.3 milion euro.

Ky është një korrupsion i paracaktuar dhe një akt korruptiv kriminal, pasi të gjitha specifikat e tenderave për makinat në qeverisjen e Edi Ramës janë përcaktuar nga vetë Agron Papuli duke pamundësuar garën për të tjerët. 

Janë 127 tendera që i janë dhënë mikut të kryeministrit, Agron Papuli, që prej ditës që qeveris Edi Rama. Duke bërë një llogari të thjeshtë, rezulton se nga buxheti i shtetit për mikun e kryeministrit Agron Papuli, janë dhënë 17.3 milion euro. 

1.8 milionë eurot e përfituara në korrik të këtij viti janë kësti i fundit i një politike arrogante të kryeministrit, i cili buxhetin e shtetit e shpërndan ekskluzivisht për familjen e tij, baxhanakun, miqtë e deputetëve të partisë si dhe për oligarkët që pastrojnë paratë dhe paguajnë tarifën tek kryeministri.

Por zullumi i kësaj qeverie s’ndalet së trashuri, prandaj klika e baxhanakëve, e miqve të gruas dhe e grave të miqve s’mund të mbijetojë gjatë.

Shqiptarët nuk do të lejojnë që Edi Ramës t’i jepet shansi ta privatizojë edhe buxhetin e vitit të ardhshëm. /abcnews.al

 

Flamur-Noka-1280x853.jpg
G. P.12:54 | 29/06/2018

Sipas PD, ​droga dhe pastrimi i parave me mbështetje qeveritare janë dy nga arsyet kryesore për mos hapjen e negociatave me BE-në. Deklarata në selinë blu u bë nga deputeti demokrat, Flamur Noka.

Flamur Noka: E vërteta është se lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës është një nga kushtet që Bashkimi Europain i ka vënë Shqipërisë, në mënyrë që të vendosë për hapjen e negociatave qershorin e ardhshëm. Në të vërtetë, nuk do të ndodhë asgjë nga ato që presin shqiptarët dhe bashkimit Europian, sepse Edi Rama është përfituesi kryesor i parave nga kultiivimi dhe trafikimi i drogës. Edhe mediat europiane tani po e shprehin hapur se “paratë e drogës janë bërë para të politikës në Shqipëri”. Rasti i 3.4 milionë eurove të drogës me Toyota Yaris është simboli i përfshirjes së maxhorancës së Edi Ramës në pastrimin e parave të drogës, duke nisur nga dy ministrat e brendshëm tek kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Shqiptarët, por dhe Bashkimi Europian nuk kanë më ansjë dyshim se kjo qeveri e ka lidhur fatin e saj me krimin dhe drogën, duke tradhëtuar intersat e vendit. Tani është koha  ta largojmë, për t’I hapur Shqiperisë rrugën europiane”.   

PD-PER-GAFUR-MAZREKUN-1280x720.jpg
ent ela18:34 | 14/06/2018

Partia Demokratike publikoi një projek-tvendim në të cilin Kryetari i Bashkisë së Hasit i propozon Këshillit Bashkiak të këtij qyteti shpalljen qytetar nderi të Gafur Mazrekut, i cili në vitin 1997 qëlloi në parlament me arme Azem Hajdarin. Për opozitën ky është një vendim skandaloz pas së cilit qëndron kryeministri Rama.

21 -vjet pasi qëlloi me armë në parlament deputetin Azem Hajdari ,në 18 shtator të 1997, socialisti Gafur Mazreku propozohet të shpallet qytetar nderi nga ana e Këshillit Bashkiak të Hasit, me motivacionin “personalitet, intelektual për kontributin e pashoq në pushtetin vendor”. Dokumenti u publikua nga Partia Demokratike, e cila përmes deputetit Flamur Noka akuzoi kryeministrin Rama se qëndron pas këtij vendimi që e cilësoi skandaloz.

“Dy dekada pas atentatit brenda në Parlament kundër Azem Hajdarit, atentatori, deputeti i Partisë Socialiste në atë kohë, Gafurr Mazreku propozohet nga Edi Rama per t’i dhënë titullin “Qytetar Nderi”.

Nderimi i një deputeti që ka përdorur armën brenda sallës së Parlamentit kundër Azem Hajdarit për demokratët është modeli që kryeministri ka ndjekur që pas ardhjes në pushtet.

“Është modeli që nderon dhe i jep pushtet kriminelëve në parlament, qeveri dhe bashki, siç është rasti i Elvis Roshit, Mark Frrokut, Arben Ndokës dhe të tjerëve si ata. Është modeli që mbron krimin të lidhur me qeverinë, siç është rasti i saimir Tahirit dhe Agron e Fatmir Xhafës”.

Opozita thotë se mbledhja e Këshillit Bashkiak të Hasit për propozimin e kreut të bashkisë është parashikuar të mbahet të hënën.  Por ajo i kërkon kryeministrit të tërhiqet nga vendimi skandaloz që ajo thotë se vret për herë të dytë liderin e lëvizjes së dhjetorit Azem Hajdari. /abcnews.al

 

 

 

BYRO-POLITIKE-11-MAJ-2018-1280x720.jpg
ent ela13:07 | 12/05/2018

Debatet politike, akuzat e opozitës ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe largimi nga Krimet e rënda të Hadarmataj kanë qenë në fokus të bisedës në studion e “Byro Politike” në ABC News.

Të ftuar ishin:

Flamur Noka, deputet i Partisë Demokratike.

Ervin Bushati, deputet i Partisë Socialiste.

Alfred Lela, drejtor i Politiko.al.

Enton Abilekaj, drejtor i Fax News. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono