flakën

ss-27.jpg
Sej rie09:46 | 30/05/2019

Pamjet tronditëse të një personi në flakë para Shtëpisë së Bardhë në Uashington po bëjnë xhiron e botës.  Ngjarja ndodhi dje ne parkun para selisë presidenciale amerikane.

Pamjet e burrit që ecte i mbuluar nga flakët kanë krijuar panik tek njerëzit në zonë, duke pasur parasysh afërsinë me Shtëpinë e Bardhë dhe faktin që ky park frekuentohet nga qindra turistë.

Ndërhyrja  e menjëhershme e forcave të policisë mundësoi shuarjen e flakëve. Me pas ai u dërgua në spital me plagë në trup nga djegia. Ende nuk dihen arsyet që e detyruan këtë person të ndërmerrte këtë akt para Shtëpisë së Bardhë./ABC News Albania 24/7

autobusi-Sarande-1280x725.jpg
ent ela13:22 | 10/04/2019

Një autobus i linjës Konispol- Sarandë është shkrumbuar i gjithi gjatë natës në Konispol. Nuk dihet ende shkaku i kësaj ngjarjeje por sipas policisë dyshohet se zjarri është i qëllimshëm. Janë shoqëruar disa persona por pa rënë në gjurmë të autorëve. Dyshimet e para flasin për një akt kriminal për shkak të konkurrence. Autobusi përshkonte rrugën Konispol-Sarandë- Konispol./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono