flake

autobusi-flake-1280x556.jpg
nev ila09:44 | 13/08/2019

Temperaturat e larta janë shkaku pse autobusi i linjës Durrës-Mitrovicë mori flakë në rrugën e Kombit.

Vetë kompania përmes një njoftimi për shtyp tregon se të gjithë pasagjerët dhe stafi i kompanisë janë shëndosh e mirë, pasi  nuk kanë pësuar asnjë dëmtim të vetëm.

Me tej thuhet se  autobusi ka qenë në gjendje të rregullt teknike, por zjarri ka ardhur nga temperaturat e larta.

Autobusi i linjës Kosovë – Shqipëri mesditën e së hënës u përfshi nga flakët në “Rrugën e Kombit”, në afërsi të Repsit, në Mirditë.

Ai ka qenë i mbushur me pushues nga Kosova , të cilët kanë qenë duke u kthyer nga Shqipëria drejt Kosovës./ABC News Albania 24/7

vlore-1-1280x694.jpg
Sej rie16:30 | 08/08/2019

Një makinë ka shpërthyer në flakë ndërsa ka qenë në lëvizje dhe për fat drejtuesi i saj ka dalë me shpejtësi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës në Vlorë në rrethana të paqarta. Zjarrfikësit shkuan në vendin e ngjarjes dhe bënë shuarjen e flakëve që po rrezikonin makina të tjera. Nuk dihet shkaku dhe pse dyshohet që mjeti mund të ketë patur ndonjë shkëndijë elektrike./ABC News Albania 24/7

 

anija-ne-karaburun.jpg
G. P.09:36 | 29/07/2019

Një anije turistike me 5 persona në bord shpërtheu në flakë në Karaburun, por për fat nuk pati të lënduar. Shkaku mendohet të jetë një shkëndijë elektrike në bordin e saj.

Momentin e rënies së zjarrit kanë qenë vetëm 5 punonjësit e kësaj anije, pasi në të kundërt pasojat mund të ishin më të mëdha. Deti i trazuar dhe dallgët e mëdha kanë bërë që anija “Aqua Marine” të ankorohej në Karaburun që ditën e djeshme.

Sapo ka rënë zjarri, personat që kanë qenë në bordin e kësaj anije janë hedhur në det për të shpëtuar nga flakët. Ata kanë mundur të dalin me not në breg dhe nuk raportohet të kenë marrë lëndime. Kjo anije operon prej kohësh në brigjet e Vlorës dhe bën çdo ditë linjën shëtitëse të turistëve Karaburun-Ishulli i Sazanit./ABC News Albania 24/7

16x9.jpg
G. P.08:45 | 28/06/2019

Spanja është vendi i parë i Europës që po përjeton zjarre masive të nxitura nga temperaturat e larta. Flakët kanë përfshirë rajonin e Katalonjës dhe sipas autoriteteve rrezikojnë të shtrihen deri në 20 mijë hektarë. Ndërkohë, i nxehtë përvëlues është verifikuar edhe në Itali e Francë.

Disa qindra zjarrfikës po luftojnë me zjarret në rajonin spanjoll të Katalonjës, ku temperaturat kanë arritur mbi 40 gradë celsius. Autoritetet vendase kanë deklaruar se, zjarret janë më të këqijat e 20 viteve të fundit dhe mund të përhapen me shpejtësi.

Të paktën 4 mijë hektarë tokë janë prekur nga flakët në afërsi të qytetit La Torre del Espanjol, që ndodhet 80 kilometra nga qyteti bregdetar i Tarragonës. Por për shkak të të nxehtit intensiv flakët mund të përhapen deri në 20 mijë hektarë, kanë paralajmëruar autoritetet.

Për arsye sigurie, të paktën 30 persona janë evakuuar dhe 5 rrugë janë mbyllur. Në tërësi, 11 provinca në lindje dhe qendër të Spanjës kanë përjetuar ose do të përjetojnë temperatura mbi 40 gradë Celsius.

Ndërkohë, në disa zona në veri-lindje ato mund të arrijnë në 45. Përveç Spanjës, edhe Franca e Italia po kalojnë një valë të nxehti ekstrem. Pas mesditës së të enjtes, temperaturat arritën në 39 gradë Celsius në Torino të Italisë dhe 40 në qytetin jugor francez të Avinjonit.

Ndërsa të mërkurën, Gjermania, Polonia dhe Republika Çeke regjistruan temperaturat më të larta të verifikuara ndonjëherë në muajin qershor. Për shkak të ajrit të ngrohtë nga Afrika e Veriut, temperaturat pritet të rriten më tej në shumë vende të kontinentit të vjetër në 3 ditët e ardhshme./ABC News Albania 24/7

fire.jpg
G. P.15:43 | 08/06/2019

Një zjarr i madh ka përfshirë katet e fundit të një qiellgërvishtëseje në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë. I gjithë qyteti ka qëndruar në izolim për disa orë, ndërsa autoritetet evakuuan banorët e zonës.

Ndërtesa e papërfunduar është 25 katëshe, dhe janë pikërisht katër katet e fundit që janë përfshirë nga flakët.

Rreth 60 zjarrfikës janë angazhuar për fikjen e zjarrit të shpërthyer në orën 11 të mbrëmjes së të premtes. Për faktin që ndërtesa ka qenë e papërfunduar, nuk besohet që brenda saj të ketë pasur njerëz. Ndërtimi i saj ka nisur në vitin 2016./ABC News Albania 24/7

avioni-ne-flake.jpg
ent ela09:07 | 06/05/2019

Janë të paktën 41 viktimat në Rusi, si pasojë e zjarrit të shpërthyer në një avion linje i cili bëri ulje të detyruar në një nga aeroportet e Moskës. Sipas mediave ruse shkak dyshohet të ketë qenë një rrufe. Dhe pse zjarri u shua shumë shpejt bilanci i viktimave vijon të rëndohet nga ora në orë.

Një avion pasagjerësh Sukhoi i kompanisë ajrore ruse Aeroflot, mori zjarr dhe bëri një  ulje të detyruar në aeroportin e Moskës, Sheremetievo. Mediat ruse raportojnë se janë të paktën 41 viktimat. Sipas burimeve të tjera ende të pakonfirmuara, disa persona rezultojnë të zhdukur. Në bord ndodheshin 78 pasagjerë. Të dyja kutitë e zeza të avionit janë marrë për tu analizuar por ende nuk dihet gjendja e tyre.

Sipas të dhënave të para, avionit sapo ishte nisur për në Murmansk, dhe menjëherë kishte kërkuar të bënte një ulje të detyruar duke u rikthyer sërish në pistë. Përpjekja e parë për tu ulur dështoi, ndërsa përpjekja e dytë dhe pse e suksesshme, ishte shumë e dhunshme. Version më I besueshëm për momentin, sipas shumë mediave në vend, është ai që zjarri i shpërthyer gjatë ngritjes së avionit nga pista, u shkaktua nga një rrufe që goditi avionin.

Në momentin e nisjes, moti ishte i vranët në një lartësi prej 10 mijë metrash. Lajm ky i konfirmuar nga ekspertë të shërbimit meteorologjik. Burime të tjera të cituara nga metodat ruse, bëjnë të ditur se ka qen o një nga pasagjerët i cili ka parë zjarr në një nga krahët e avionit, dhe ka dhënë alarmin i pari. Sipas versionit të dytë zjarri u shkaktua nga përplasja e fuqishme me tokën në përpjekjen e dytë për tu ulur në pistë. Pamjet e pasagjerëve që nxitojnë të hidhen në rrëshqitësen e gomës për të shpëtuar nga flakët, ishin dramatike. Në një kohë që me dhjetëra ambulance ishin të pranishme në pistë. Zjarri u shua por ka shkrumbuar të gjithë bishtin e avionit.

Një deklaratë zyrtare e kompanisë ajrore ruse Aeroflot shpjegonte se avionit u detyrua të rikthehej në pistë, për arsye teknike, duke konfirmuar lajmin për një zjarr të rënë në motorët e tij. Aktualisht është ngritur një komision për të hetuar rreth shkaqeve të aksidentit. Avioni i përfshirë në incident ishte i ri pasi ishte prodhuar në vitin 2018, pra vetëm një vit më parë./ABC News Albania 24/7

avioni-1.jpg
Sej rie22:10 | 05/05/2019

Mbi 10 persona kanë humbur jetën në Rusi pasi një avion pasagjerësh ka marrë flakë pak momente pasi është ngritur nga pista në aeroportin e Moskës.

Të paktën 13 persona, pasagjerë të një avioni rus kanë humbur jetën të dielën pasi mjeti me të cilin udhëtonin është përfshirë nga flakët teksa ishte në fluturim. Sipas mediave ruse, zjarri ka rënë në pjesën e pasme të avionit, i llojit “Sukhoi Superxhet 100”, duke detyruar pilotin të bëjë një ulje emergjente në aeroportin Sheremetjevo të Moskës. Shumë nga pasagjerët më pas janë larguar duke përdorur daljet e emergjencës që u aktivizuan pasi mjeti preku tokën. Ekipet e shpëtimit kanë konfirmuar për agjencinë e lajmeve “Tass” numrin e viktimave, 13, por kanë shtuar se bilanci mund të rëndohet. Mediat ruse saktësojnë se në avion udhëtonin 78 pasagjerë, ndërkohë që nuk dihet me saktësi numri i anëtarëve të ekuipazhit. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, por autoritetet vendase kanë deklaruar se kanë hapur një hetim mbi ngjarjen dhe aktualisht po kontrollojnë nëse pilotët kanë shkelur rregullat e sigurisë. Avioni ishte nisur pasditen e së dielës nga Moska me destinacion qytetin e Murmanskut./ABC News Albania 24/7

burgu.jpg
G. P.13:33 | 02/05/2019

Një i dënuar për grabitje i ka vënë flakën qelisë së tij në burgun e Fushë-Krujës. Sipas policisë, ai është Dragut Skana, i dënuar për grabitje me dhunë dhe armë.

Për fat nuk ka persona të lënduar dhe vetë të burgosurin e shpëtuan gardianët dhe zjarrfikësit. Flakët ishin të mëdha, por ndërhyrja e shpejtë bëri që ato të mos përhapeshin në qelitë e tjera.

Skana është marrë në pyetje nga policia e burgut për qëllimin e kësaj ngjarjeje. Sipas policisë, ky është një veprim i përsëritur nga ana e tij, pasi 8 vjet më parë, ai i ka vënë flakën dyshekëve në shtretërit e qelisë së burgut të Shënkollit./ABC News Albania 24/7

polcia-djegie-makine.jpg
ent ela09:01 | 25/04/2019

Makina e një punonjësi të Hipotekës në Kurbin është përfshirë nga flakët në Laç. Sipas Policisë së Kurbinit, bëhet fjalë për mjetin e shefit të personelit pranë ZRPP-së në Laç, Klevis Berhani. Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie, dhe mendohet se ka lidhje me detyrën e Berhanit. Megjithatë po bëhen hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen, nëse zjarrvënia ishte e qëllimshme, apo aksidentale. /abcnews.al

57240686_10156056985215703_8556064956645113856_o-1280x854.jpg
ent ela19:41 | 15/04/2019

 

Shkrumbohet çatia e Katedrales emblematike jo vetëm të Parisit, por edhe të Evropës “Notre Dam de Paris”. Zjarri ka rënë rreth orës 18.50 dhe prej disa orësh forcat e rëndit po punojnë për të shuar gjuhët e flakëve që kanë përfshirë Katedralen më të famshme të kryeqytetit francez. Në vendngjarja ka shkuar presidenti francez Emanuel Macron, i cili anuloi një konferencë për shtyp të paralajmëruar për sonte.

Sipas sekretarit të shtetit në Ministrinë e Brendshme franceze nuk ka persona të lënduar nga ky zjarr, i cili ka mobilizuar zjarrfikësit dhe policinë e Parisit. Perimetri i sigurisë është vendosur mjaft i gjerë për të mbajtur larg kureshtarët dhe për të krijuar mundësi për forcat e rendit për të punuar me shuarjen e tij. Prokuroria e Parisit ka nisur ndërkohë një hetim në lidhje me këtë rast.

Katedralja “Notre Dame de Paris” ishte ne fazë rikonstruksioni dhe vetëm pak ditë më parë, prej çatisë së saj ishin larguar 16 statuja nga 3 metra të larta të cilat janë dërguar për restaurim.

Zjarri i rënë në Katedralen e “Notre Dam de Paris” ka marrë vëmendjen jo vetëm mediatike të të gjithë botës, por edhe atë politike. Presidenti amerikan Trump, Bashkëshortja e tij, zv. Presidenti amerikan, kancelarja gjermane, Presidenti i Bashkimit Evropian kanë reaguar dhe solidarizuar me te gjithë aktorët që po punojnë tani për vendosjen nën kontroll të gjuhëve të zjarrit.

“Notre Dam de Pari”s është një ndër objektet e kultit më të vizituara në Evropë, duke numëruar rreth 13 milion vizitorë çdo vit.  E ndërtuar para 850 viteve kjo katedrale cilësohet si një prej simboleve të krishterimit.

Kjo ngjarja ka tronditur dhe dëshmitarët. Mediat franceze raportojnë për qytetarë që ndjekin skenën apokaliptike duke qarë, ose të shtrënguar me njëri-tjetrin./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono