fitorja

foto_782058_908x560.jpg
ent ela14:43 | 10/02/2019

Edicioni i 69-të i festivalit italian të Sanremos u fitua këtë herë nga një 29-vjeçar italo-egjiptian. Prejardhja e tij gjysmë myslimane ka shkaktuar jo pak polemika, por ka patur edhe nga ata që kanë përshëndetur ndërthurjen e kulturave. Vetë fituesi u shpreh se ndihej 100 % italian.

Është Mahmud, djaloshi italo-egjiptian, fitues i edicionit të 69-të të festivalit italian të këngës Sanremo. Ka qenë një fitore suprizë, edhe pse 27-vjeçari me këngën e tij “Para’” ndodhej në treshen e finalistëve bashkë me këngëtarin Ultimo dhe grupin Il Volo, që konsideroheshin favoritë. Kënga e Alessandro Mahmud, me nënë italiane dhe baba egjiptian, flet nën tingujt e muzikës rep për fëmijët e rritur në periferi, për varfërinë dhe rolin e prindërve. Në prononcimin e tij për mediat, djaloshi tha se ndihej 100 për qind italian. “Nëna ime është nga Sardenja, ndërsa babai egjiptian. Por unë kam lindur dhe jam rritur në Itali”, iu përgjigj ai kujt kishte ngritur polemika. Dhe në fakt, kontestimet nuk munguan. Ato filluan menjëherë në plate dhe në sallën e shtypit menjëherë pasi u njoftua klasifikimi final. Nuk mungoi edhe reagimi skeptik i zëvendës kryeministrit Mateo Salvini. “Kjo ishte kënga më e bukur??? Unë do kisha zgjedhur dikë tjetër”, tha ai në Tëitter. Por këtë herë numri dy i qeverisë italiane hasi në kundërshtimin e ish-partneres së tij, prezantueses televizive Eliza Izoardi. “Mahmud sapo fitoi festivalin e Sanremos. Tregues se bashkimi i kulturave të ndryshme gjeneron bukuri”, u shpreh ajo në profilin e saj. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe analisti i njohur i shtypit italian, Aldo Kaculo. “Duhen më shumë si Mahmud, që është shembulli i integrimit që pasuron vendin”, shkroi ai në një artikull të “Corriere della Sera”. /abcnews.al

PARTIZANI-FITON-NDAJ-KASTRIOTIT-1280x720.jpg
ent ela20:57 | 09/02/2019

Partizani vazhdon rrugëtimin drejt titullit kampion. Të kuqtë fituan pastër 2-0 ndaj Kastritot duke thelluar në 8 pikë diferencën me Kukësin që luan të dielen ndaj Tiranës.

Partizani vazhdon rrugën drejt titulli kampion. Të kuqtë fituan përballë Kastriotit me shifrat e pastra 2-0 në ndeshjen hapëse të javës së 21 të kategorisë superiore. Dy golat në pjesën e dytë që mbajnë firmën e Telushit dhe Bardhit i dhanë fitoren Partizanitt e trajnerit Skender Gega, e cila e sheh veten 8 pikë më shumë se Kukësi që luan këtë të dielë ndaj Tiranës. Pjesa e parë ishte pothuajse e barabartë aq sa goditja e parë drejt portës erdhi në minutën e 27 me Asanin. Të kuqtë i shkuan shumë pranë golit të avantazhit në minutën e 44 me Kristi Kote, por topi shkon ngjitur me shtyllën. Fraksioni i dytë i lojes nis në mënyrën më të mirë për kryeqytetasit.

Bruno Telushi realizon një supergol nga distanca duke i dhënë avantazhin Partizanit. Një gol që ia vlen të rishihet. Të kuqtë nuk ndalen me kaq pasi dyfushojnë rezultatin pak minuta më vonë me Bardhin.  Sulmuesi përfiton nga një goditje e Males që ndalet në shtylle duke realizuar qetësisht me portën e boshatisur. Të kuqtë administrojnë mirë lojën duke mos lënë shumë hapësira pas, ndërkohë që i shkojnë pranë golit të tretë me Asanin. Në minutat e mbetura nuk ka ndryshim rezultati dhe Partizani fiton tre pikë të arta. /abcnews.al

NBA-LUKA-DONCIC.mpg_snapshot_01.03-1280x720.jpg
ent ela14:24 | 27/12/2018

Luka Donçiç ishte sërish protagonist në basketbollin amerikan. Ylli nga Sllovenia udhëhoqi Dallasin drejt një fitoreje të vështirë ndaj Nju Orlinsit.

Hodhi edhe një hap tjetër drejt shpalljes si “Debutuesi i Vitit” në NBA. Luka Donçiç ndihmoi Dallas Maveriksin që të fitonte më në fund një ndeshje, duke mposhtur Nju Orlinsin pas 6 humbjeve radhazi.

“Sensacioni” nga Sllovenia pati 21 pikë, 9 topa në tabela e 10 asistë në suksesin e ngushtë 122-199 ndaj ekipit të Entoni Dejvisit. Ylli nga Europa nuk arriti dot një tripëll dabëll vetëm për një top të munguar të kapur në tabela.

Kjo do të thotë se Donçiç pati shifra më të larta sesa mesataren e sezonit, ndërsa shënoi pikët e fundit, vendimtare, me dy gjuajtje të lira. Nga vija e gjuajtjeve të lira, 19-vjeçari ishte thuajse i pagabueshëm, duke realizuar 11 nga 12 tentativat.

Pritej që ai të luante mirë në sezonin e parë në NBA, por nuk mendohej se do të ishte debutuesi më i mirë, si dhe udhëheqësi i skuadrës së tij. Falë asisteve të Donçiçit, qendra DeAndre Xhordan pati 20 pikë, ndërsa kapi 12 topa në tabela. Nju Orlinsi pësoi humbjen e pestë radhazi, ndonëse Entoni Dejvis shënoi 32 pikë dhe kapi 18 topa në tabela.

Lajmi tjetër i madh i Dallasit, në ndeshjen ndaj Nju Orlinsit, ishte Dirk Novicki. Gjermani veteran luajti ndeshjen numër 1477 në NBA, duke u ngjitur në vendin e katërt për të gjitha kohët, mbi Karl Malounin. Ai i ka të gjitha mundësitë të kalojë edhe Xhon Stoktonin në vendin e tretë (1504 ndeshje). Dyzetvjeçari shënoi 7 pikë, ndërsa arriti fitoren e 900-të në karrierë, tashmë në vendin e gjashtë për të gjitha kohët. /abcnews.al

KUKESI-FITON-NE-GJIROKASTER-1280x546.jpg
ent ela19:01 | 01/12/2018

Të luash një pjesë loje në inferioritet numerik, nuk është gjë e vogël. Kështu i qëlloi Luftëtarit në ndeshjen në shtëpi për Superligën ndaj Kukësit, dhe kjo e dënoi me humbje.

Kartoni i dytë i verdhë, pra i kuqi për Ramadanin në minutën e 47-të, bëri që Kukësi të merrte epërsinë e lojtarëve në fushë, ndonëse nuk arriti ta shfrytëzonte veçse në fund.

Goli i fitores për veriorët erdhi vetëm në minutën e 88-të me anë të Valon Etemit, por kaq mjaftoi që skuadra e trajnerit Armando Cungu të merrte tripikëshin dhe të ngjitej në vend të tretë në kampionat, qoftë edhe përkohësisht.

Si për ironi, Kukësi luajti më mirë në pjesën e parë, kur numri i lojtarëve ishte i barabartë.

Edhe pse në fushë kundërshtare, ia doli të ushtronte presion dhe të ishte i rrezikshëm pranë portës vendase.

Luftëtari u përpoq gjatë gjithë ndeshjes, dhe u mbajt mirë edhe kur ishte me 10 vetë, por përfundimisht nuk ia doli.

Trajneri Gentian Mezani nuk po arrin të marrë rezultatet e vjetshme, kur ishte tek Laçi, dhe ndoshta gjirokastritët kanë probleme në klub, që I pengojnë t’i marrin maksimumin skuadrës.

Pas kësaj fitoreje, Kukësi ka 27 pikë, 7 pikë larg Partizanit kryesues, ndërsa Luftëtari mbeti në vendin e 7-të me 13 pikë, dy më shumë sesa Tirana. /abcnews.al

45272216_2129674627360411_981894906152747008_n.jpg
ent ela17:04 | 03/11/2018

Laçi reagoi duke fituar ndeshjen e radhës, menjëherë pas largimit të trajnerit Artan Mergjyshi. Skuadra kurbinase triumfoi 1-0 në Gjirokastër ndaj Luftëtarit vendas, me gol të shënuar nga shkodrani Shtubina në minutën e 79-të. Ndeshja ishte e fortë dhe me raste nga të dyja skuadrat, ndonëse u shënua vetëm një gol.

Ky sukses bëri që Laçi të arrinte në kuotën e 19 pikëve, baraz me Kukësin e vendit të tretë, ndërsa Luftëtari mbeti me vetëm 9 pikë, duke qenë në zonën e ftohtë të rënies nga kategoria.

Skuadra kurbinase u drejtuar në duelin e javës së 11-të të Superligës nga trajneri Migen Memelli, ndërsa ende nuk dihet nëse Laçi do të caktojë trajner tjetër apo do të vazhdojë me Memellin. /abcnews.al

 

LIVERPULI-FITON-TE-PESTEN-1280x627.jpg
ent ela21:34 | 15/09/2018

Liverpuli vazhdoi serinë e fitoreve në kampionatin anglez. Skuadra e trajnerit Jurgen Klop triumfoi në një sfidë shumë të vështirë në fushën e Totenhemit.

Ende nuk mund të thuhet se është viti i duhur, por besimi po shtohet.

Liverpuli arriti fitoren e pestë radhazi, në pesë ndeshje të luajtura, në Premier Ligën angleze, madje një nga ato që vendosin sezonet.

Suksesi 2-1 në fushën e Totenhemit ishte një deklaratë e fortë për synimet për titull të skuadrës së drejtuar nga trajneri Jurgen Klop.

Në një sfidë të vështirësisë maksimale, ndër më të fortat që mund të ofrojë kampionati, miqtë ishin padyshim skuadra më e pjekur, dhe që e meritoi plotësisht triumfin.

Shënoi dy gola dhe pësoi vetëm një, ndërsa krijoi rastet më të mira në stadiumin mitik “Uembli”.

Vajnaldum dhe Firmino ishin ata që konkretizuan lojën agresive dhe tepër të shpejtë të të kuqve, që kaluan testin më serioz të Premier Ligës deri tani.

Liverpuli u tregua sërish si ekip me lojë të përcaktuar mirë, me mbrojtje të fortë, dhe që vepron rrufeshën në sulm, sapo merr topin në zotërim, ndihmuar nga lojtarë të veçantë si Salah, Firmino, Mane apo Keita.

Gjithsesi, ky ishte vetëm fillimi i periudhës shumë të vështirë për të besuarit e Klopit, të cilët do të luajnë ndeshje shumë të vështira në kampionat dhe në Champions, duke pasur përballë kundërshtarë të tillë si Napolin, Mançester Sitin apo dy herë Çelsin.

Sidoqoftë, me 15 pikë të plota dhe me golaverazhin domethënës 11-2, Liverpuli i ka të gjitha kartat në rregull për të pretenduar fitimin e titullit pas 29 vitesh. /abcnews.al

TENIS-GJOKOVIC-FITON-US-OPENIN-1280x720.jpg
ent ela18:57 | 10/09/2018

Novak Djokoviç arrin një tjetër sukses në karrierë, pasi fiton Grand Slemin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tenisti serb u barazua me legjendën Pit Sampras.

Treshja më e mirë e kësaj epokës duket se do të cilësohet edhe treshja më e mirë e të gjitha kohëve.

Novak Djokoviç iu bashkua Rozher Federerit e Rafael Nadalit, në treshen e tenistëve që kanë fituar më shumë Grand Sleme në karrierë, edhe pse mes tyre mbetet edhe një “plak”.

Kjo legjendë paksa më e vjetër quhet Pit Sampras, që ka 14 Çmime të Mëdha, aq sa iu bënë Gjokoviçit pas fitores spektakolare në US Open.

Federer ka 20 duke qenë rekordmeni, ndërsa Nadali është ndalur në 17.

Djokoviç pati një finale të fortë në Grand Slemin amerikan përballë Huan Martin Del Potros.

Kampioni i vitit 2009 vërtet humbi 0-3 me sete, por e detyroi serbin të luftonte për gati 3 orë e gjysmë përpara se të fitonte.

Setet ishin 6-3, 7-6 e 6-3 për Nolen, që tani ka tre tituj në US Open (pas 8 finaleve).

Tenisti numër 3 i botës ka gjithashtu 6 Australian Open, 4 Uimbëlldone dhe 1 “Rolan Garros” në Paris.

Po ashtu, ai u bë tenisti me fitimet më të mëdha direkt nga profesioni i tij sportiv, me 119 110 890 USD, ndaj mbi 118 milionë dollarëve të Federerit.

A do të mundet ai të arrijë rekordin e zviceranit të madh?

Në moshën 31-vjeçare, Djokoviç ende ka kohë për t’ia dalë, edhe pse me kalimin e kohës për të do të jetë gjithnjë e më e vështirë. /abcnews.al

FLASIN-LOJTARET-E-KOMBETARES-1280x720.jpg
ent ela16:15 | 08/09/2018

Futbollistët e kombëtares u shprehën shumë të kënaqur për suksesin ndaj izraelitëve. Tashmë, synimi është për një rezultat pozitiv në ndeshjen e radhës, në Skoci.

Kur autobusi i tyre mbërriti në stadium, emocionet e tifozëve ishin të forta.

Shpresat ishin të shumta për futbollistët e kombëtare, që do të hynin në fushë për ndeshjen ndaj Izraelit.

Për fat, ata ia dolën, e nisën siç duhet Ligën e Europës, dhe kënaqësinë e tyre e shprehën në deklaratat pas ndeshjes.

I pari kapiteni i ri, Jahmir Hyka.

“Nuk e dija se do isha kapiten, e mora vesh para ndehsjes. Është krenari, por besoj se më e rëndësishme ishte fitorja. Ishte e rendësishme ta nisnim këtë kompeteicion dhe besoj e treguam, të shkojmë në Skoci me të njëjtin mentalitet dhe të marrim pikë”.

Basha pyetet për ndërhyrjet e shumta të Panuçit gjatë ndeshjes.

“Panuçi ndërhyn cdo herë, por është normale, ne kemi qëndruar shumë mirë në fushë pavarësisht rasteve që i kemi leju Izraelit kemi bërë gabime ne, dueht patjetër t’i përmirësojmë këto gjëra se do jetë shumë më ndryshe të hënën”.

E patëm gjithsesi një dobësi të madhe, lojën në mbrojtje.

“Humbja e Lorikut është e rëndë ka qenë ikonë e skuadrës dhe ne do provojmë të luajmë sa më mirë dhe ta prezantojmë kombëtaren”.

Vendin e Sadikut këtë herë e zuri i riu Sidrit Guri, edhe pse nuk pati kënaqësinë e golit.

“Si sulmues më erdhi keq që nuk shënova se sulmuesi për këtë punë është. Jam shumë i kënaqur që ekipi fitoi”.

Tifozët, ndërkaq e festuan fitoren, ndërsa dëshira është e madhe që edhe në Skoci, kombëtarja të dalë me pikë.

Jo më kot jemi shqiptarë dhe mesdhetarë, emocionet tona ndryshojnë totalisht nga një humbje dhe një fitore. /abcnews.al

BAJERNI-NE-KUPEN-E-GJERMANISE-1280x720.jpg
ent ela16:57 | 19/08/2018

Futbolli gjerman pati një festë të vërtetë këtë fundjavë. Bajerni luajti në fushën e një ekipi të kategorisë së katërt, për kënaqësinë e madhe të mijëra tifozëve vendas.

Turpi i kishte ndodhur gati çerek shekulli më parë.

Bajerni është vërtet sunduesi i vetëm dhe i plotfuqishëm i futbollit gjerman, por në 1994 mori njollën e zezë të eleminimit në Kupën e Gjermanisë, prej amatorëve të Festenbergsgrojtit.

Skuadra e të famshmit Xhovani Trapatoni u mund 0-1, dhe frika nuk ishte aspak e vogël se kjo mund t’i ndodhte edhe yjeve të trajnerit Niko Kovaç, në fushën e ekipit të kategorisë së katërt, Drohterzen/Asel.

Në stadiumin e vogël në Gjermaninë e Veriut, Kedinger, Kovaç u duk krejt sportiv, duke bërë shaka edhe me fotoreporterët, por tensioni ishte i brendshëm.

Në po këtë stadium, 31 vjet më parë, Bajerni I Mateusit, Brehmes e Mikael Rumeniges, ishte mundur 3-5 në një miqësore me një seleksion të ekipeve të zonës, përfshi edhe lojtarë të Drohterzenit.

A do të ndodhte sërish kështu?

Ndeshja e Kupës, në të vërtetë, ishte më shumë një festë për publikun vendas, që yjet e Bajernit I kishte parë vetëm në televizor, ose nëse kishin shkuar në “Alianc Arena”.

Përballë ishte një klub që vlen 1.2 miliardë dollarë, dhe që ka border rrogash prej 180 milionë eurosh në vit, dhe një shoqëri e vogël me buxhet vetëm 400 000 euro në sezon.

Futbollistët e shtëpisë e kishin marrë ndeshjen ashtu siç ishte, si një fat i madh për të cilin duhej të ishin të kënaqur, dhe të bënin shaka.

Gjithsesi, pavarësisht epërsisë së madhe të bavarezëve, e papritura edhe mund të kishte ndodhur.

Vetëm këmba e Manuel Nojerit shmangu dizavantazhin.

Nervat u ngritën në qiell kur u anulua një gol për pozicion jashtë loje, dhe Tomas Myler nuk e përmbajti dot veten.

Trajneri Kovaç shkeli çdo normë dhe shpëtoi mirë pa marrë karton të kuq.

Ja pra, që nuk paska qenë e lehtë të luhet në fushën e thuajse amatorëve.

U desh gjithë klasi i Rberisë e Levandovskit që Bajerni të fitonte.

Vërtet shpëtoi mirë, pasi të papriturat janë të shpeshta në Kupën e Gjermanisë, dhe shembulli më i mirë ishte eleminimi të shtunën i trofembajtësit të Kupës, Ajntrahtit të Frankfurtit, në fushën e një tjetër ekipi të kategorisë së katërt, Ulmit. /abcnews.al

 

PARIS-SG-FITON-NE-FRANCE-1280x720.jpg
ent ela21:49 | 18/08/2018

Paris Sen Zhermeni arriti një sukses aspak të lehtë në ligën e parë franceze, duke ia dalë me përmbysje. U desh aktivizimi I sulmuesit Mbape në pjesën e dytë që kryeqytetasit të merrnin fitoren.

Pavarësisht rezultatit ishte një ndeshje e vështirë. Paris SG mund të jetë një superfuqi e papërballueshme në futbollin francez, por edhe kampionia në fuqi nuk mund t’ia dalë lehtë.

Me Mbapenë në stol, Kavanin jashtë ekipit për shkak dëmtimi, dhe Nejmarin në fushë, u desh të përballonte një pjesë të parë të ashpër në fushën e Gingompit, përpara sesa të triumfonte 3-1.

Vendasit, jo vetëm kaluan të parët në epërsi me golin e Nolan Rusë që në minutën e 20-të, por patën edhe mundësi të tjera.

Herë gabuan vetë, herë i ndaloi Xhanluixhi Bufon, por rezultati në 45 minutat e para nuk ndryshoi dhe trajneri parizien, Tomas Tuhel, hodhi në fushë Mbapenë pas pushimit.

Kampioni i botës me Francën bëri ndryshimin, edhe pse barazimi erdhi nga Nejmar. Braziliani fitoi penallti dhe e ktheu në gol, duke këmbëngulur që të ishte ai lojtari që duhej të gjuante 11-metërshat.

Më pas, diferenca në klas e kryeqytetasve u bë e papërballueshme, dhe kombinimi mes Angel Di Marisë e Mbapesë solli golin e avantazhit. Më pas ishte sërish Mbape që realizoi për së dyti, duke u bërë ai protagonisti kryesor i sfidës, jo Nejmari.

Shpresa e tifozëve është që kjo konkurrencë e yjeve të jetë pozitive, dhe të ndihmojë për të luajtur më mirë e për të shënuar më shumë gola, sidomos në Champions, por gjithsesi pritet sesi do të harmonizohen dy ego të mëdha në një ekip. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono