fitorja

Donny-van-de-Beek-.jpg
ent ela23:36 | 30/04/2019

Skuadra e Ajaks surprizoi sërish në ligën e kampionëve. Holandezët fituan në gjysmëfinalen e parë me shifrat minimale 1-0 në transfertën londineze te Totenhem fal golit të Van De Bek.

Ajaks vazhdon të surprizojë në Ligën e Kampioneve. Holandezet triumfuan edhe në transfertën londineze ndaj Totenham me shifrat minimale 1-0 duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt finales së madhe të Madridit. Ajaks luajti më mirë në pjesën e parë, ndërkohë që në të dytën mbrojti me të gjitha forcat rezultatin. Van de Bek kaloi në avantazh Ajaksin në minuten e 14. I gjendur në limitet e pozicionit jashtë loje, mesfushori shënon lehtësisht përballë portiert Hugo Loris. Pak minuta më pas janë sërish miqtë që i shkojnë pranë golit, por pa rezultat. Reagon Totenham me Lorente, por topi nuk përfundon ne kuadrat. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e Ajaksit, ndërkohë që Totenhem nuk arrin të gjejë rrugën e rrjetës. Në fraksionin e dytë të lojës skuadrat ndërrojnë rolet por sërish kjo nuk mjafton pasi të besuarit e trajnerit Pocetino nuk ia dalin të shënojnë të paktën një gol para tifozëve të tyre. Në të 77 minutë Neres pati mundësinë për të dyfishuar shifrat, por topi ndalet në shtyllë. Minutat e mbetura nuk sjellin ndryshim rezutlati dhe gjithçka do të vendoset në ndeshjet e kthimit në Johan Krojf Arena javën e ardhshme.

/ABC News Albania 24/7

LSDM-DEKLARATA_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela22:58 | 21/04/2019

Shefi i shtabit elektoral të kandidatit të koalicionit qeverisës, Aleksander Kiracovski ka deklaruar se numërimi i pjesës dërrmuese të votave i jep fitoren Stevo Pendarovskit.

Aleksander Kiracovski, LSDM: “Pas numërimit të më shumë se gjysmës së vendvotimeve, rezultatet tregojnë se Stevo Pendarovski udhëheq në garën presidenciale. Në raundin e dytë presim nga qytetarët që të mbështesin edhe më shumë kandidatin e tonë. Së shpejti ministri i Arsimit së bashku me një delegacion nga BDI do t’i bashkangjiten festës së fitores së Pendarovskit në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale”. /abcnews.al

mini_2019-04-20-BARCELONA-R.-SOCIEDAD-29.jpg
ent ela16:39 | 21/04/2019

Barcelona humbi zotërimin e topit në ndeshjen e fundit të kampionatit spanjoll. Pavarësisht se skuadra e Lionel Mesit vazhdon të fitojë, ajo duket se po e humbet identitetin e saj të dikurshëm.

Rezultati ishte ai që duhej, sidomos pas një lodhjeje të tillë si ajo e Championsit.

Barcelona hodhi një tjetër hap drejt titullit kampion në Spanjë duke mundur 2-1 Sociedadin në “Kamp Nou”, por gjithsesi skuadra e madhe duket se po largohet pak nga pak nga vetvetja.

Gazeta “Marka” informon se përballë Sociedadit, ekipi i trajnerit Valverde humbi epërsinë në zotërimin e topit, edhe pse për fare pak, 51 me 49 në favor të miqve.

Edhe pse në fushë ishin lojtarët më të mirë, si Mesi, Suarez, Rakitiç, Artur, Pike apo Zhordi Alba, sërish loja nuk ishte ajo e stilit të zakonshëm tiki-taka.

Natyrisht, ky ishte një rast i rrallë që i ndodhi katalanasve, por këto raste po shtohen në dy sezonet e fundit dhe duket se kanë lidhje me filozofinë e Valverdes.

Po këtë sezon, Barcelona humbi në zotërimin e topit në ndeshjen ndaj Totenhemit në “Kamp Nou”, për Ligën e Kampionëve, ndonëse katalanasit nuk luanin në atë ndeshje për asgjë, duke qenë të kualifikuar dhe në vend të parë në grup.

Totenhemi mbajti sferën në pak më shumë se 51 për qind, në duelin që përfundoi 1-1.

Një rast I tillë edhe sezonin e kaluar, në duelin ndaj fushën e Betisit, në La Liga, kur Barça e zotëroi topin 48.68 për qind.

Kjo nuk ndikoi aspak në rezultat, pasi Mesi me shokë fituan 4-1.

Pavarësisht humbjes së identitetit, Barcelona po vazhdon të fitojë dhe synon seriozisht të fitojë tre trofe këtë sezon, La Ligën, Kupën e Mbretit dhe sidomos Championsin. /abcnews.al

2F58CD90-4DF2-438D-B150-E7186294A8CE_cx0_cy5_cw0_w1023_r1_s.jpg
ent ela09:00 | 12/04/2019

Komisioni Zgjedhor në Izrael ka konfirmuar se pas numërimit të gjitha votave nga zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 9 prill, partia Likud e kryeministrit, Benjamin Netanyahu ka fituar më së shumti ulëse në parlament.

Në bazë të një marrëveshje koalicioni, partia Likud dhe aleatët e saj do të kenë një shumicë prej 65 votash në parlamentin me 120 vende të Izraelit.

Kjo i mundëson Netanyahut të zgjedhet për herë të pestë kryeministër i Izraelit.

Netanyahu dhe partia e tij Likud kishin për rival partinë e “Bardhë e Blu” të kryesuar nga Benny Gantz.

Një faktor i rëndësishëm në fitoren e Netanjahut ishte pjesëmarrja e ulët në mesin e banorëve arabë të Izraelit, që ishte nën 50 përqind. Shumë arabë bojkotuan zgjedhjet në shenjë proteste ndaj asaj që ata perceptojnë si politika anti-arabe të Netanjahut.

Në një fjalim menjëherë pasi dolën rezultatet e para të zgjedhjeve të 9 prillit, kryeministri Netanyahu tha se do të formojë një qeveri të djathtë dhe do të jetë kryeministër i të gjithëve.

“Do të jetë një qeveri e krahut të djathtë, por unë do të jem kryeministër për të gjithë. Unë jam shumë i prekur që populli i Izraelit më dha votën e besimit për herë të pestë dhe një votë edhe më të madhe të besimit se zgjedhjet e mëparshme”, pati deklaruar Netanyahu. /REL

partizani-kukes-1280x622.jpg
ent ela13:48 | 05/04/2019

Këtë të shtunë do të zhvillohen katër ndeshjet e javës së 27 të kategorisë superiore. Partizani do të luajë në shtëpi ndaj Luftëtarit që i eleminoi nga Kupa e Shqipërisë, ndërkohë që Kukesit udhëton në transfertën e Kastriotit. Sfidë mjaft e bukur do të zhvillohet në Vlorë mes Flamurtarit dhe Tiranës ndërkohë që Laçi pret në shtëpi Teutën.

Të shtunën do të zhvillohen katër ndeshjet e javës së 27 të Kategorisë Superiore. Kryesuesit e Partizanit do të presin në shtëpi Luftëtarin e trajnerit Ahmataj. Të kuqtë vijnë në këtë duel pas humbjes në Kupe pikërisht ndaj gjirokastritëve, ndërkohë që në ndeshjen e kaluar në kampionat barazuan përballë Kukësit. Partizani është lider në sezonin aktual dhe udhëheq kampionatin me 9 pikë më shumë se Kukësi i vendit të dytë. Një fitore ndaj bluzinjve do ta ndihmonte shumë skuadrën e trajnerit Gega të afrohej me titulluin kampion. Kukësi do të udhëtojë në transfertën e Kastriotit. Një ndeshje e kalueshme në letër për verilindorët që vijnë në këtë takim pas fitores ndaj Teutës në Kupën e Shqipërisë. Për verilindorët është një ndeshje delikate pasi krutanët kërkojnë pikët e mbijetesës, por gjithsesi janë favoritë në letër.

Skuadra e Tiranës do të udhëtojë në transfertën e Flamurtarit. Një ndeshje mjaft e rëndësishme për të dyja skuadrat sa i përket objektivave sezonalë. Kuqezinjtë kërkojnë tri pikët për të shpresuar tek ndalesa e Teutës pasi objektivi është vendi i tretë që të kualifikon në Kupat e Europës. Ndërkohë që Tirana e sheh veten 6 pikë më shumë se Kastritoti që është në zonën e ftohtë dhe rreziku është prezent. Bardheblutë kërkojnë rikthimin në kampionat pas barazimit dramatik ndaj Laçit fundjavën e kaluar.

Kurbinasit do të sfidojnë në shtëpi skuadrën e Teutes. Laçi pozicionohet në vendin e 5 në tabelë, 5 pikë larg zonës së Europës dhe një fitore ndaj Teutës do të hapte garën për vendin e tretë.  Ndërkohe që Teuta që ka humbur shpresar për titullin kampion, kërkon të blindojë vendin e tretë. /abcnews.al

 

PREMIER-LIGA-FITON-LIVERPULI.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela19:30 | 17/03/2019

Liverpuli u kthye në krye të renditjes së Premier Ligës angleze, pas fitores në fushën e Fulhamit. Skuadra e trajnerit Jurgen Klop bëri gabime, por pati nerva të forta për të reaguar.

Pas ndeshjes në Mynih sërish u ngritën në qiell lavdet për të. Virgil Van Dajk është jo vetëm mbrojtësi më i shtrenjë në botë, por edhe më i lavdëruari dhe Liverpuli, padyshim, është me fat që e ka, veçse edhe ai mund të gabojë.

Si njeri prej mishi e gjaku, edhe holandezi bëri një dhuratë krejt të pazakonshme në fushën e Fulhamit, duke i dhënë mundësi vendasve që të barazonin rezultatin në 1-1.

Ish-lojtari i të kuqve, Rajan Babel, i dha një goditje të madhe ekipit ku luajti për disa vjet, veçse jo fatale.

Jo më kot, trajneri Jurgen Klop thoshte me bindje se skuadra e tij ishte e pjekur sa duhet për të luftuar për titull deri në fund, dhe se ishte në gjendje të përballonte tronditjet e forta.

Liverpuli fitoi 2-1 dhe u rikthye në krye të Premier Ligës me dy pikë më shumë se Mançester Siti, veçse me një ndeshje më shumë të luajtur.

Kampionët u angazhuan në Kupë këtë fundjavë, ndaj do ta luajnë më vonë takimin e tyre.

Njeriu i momentit, Sadio Mane, shënoi golin e parë për miqtë në minutën e 26-të, ndërsa Xhejms Milner ishte autor i rrjetës që vendosi ndeshjen, 9 minuta para fundit.

Ai nuk gaboi nga pika e 11-metërshit, fituar gjithashtu nga Mane.

Nuk ishte ndeshja më e mirë e Liverpulit, dhe vështirë që të ishte pas shpenzimit të madh të energjive për kualifikimin në Champions ndaj Bajernit.

Në Angli thonë se paraqitje të tilla quhen “bukë e gjalpë” dhe janë karakteristika të skuadrave të forta që meritojnë të fitojnë tituj.

Liverpuli ka 76 pikë në 31 ndeshje, ndaj 74 të Sitit që ka luajtur 30. /abcnews.al

SKENDERBEU-MUND-KUKSIN.mpg_snapshot_00.06-1280x720.jpg
ent ela22:14 | 16/03/2019

Skuadra e Skënderbeut ka mundur Kukësin në kryendeshjen e javës së 25 të kategorisë superiore. Bruno Dita vendosi fatet e takimit me golin e shënuar në fillimin e lojës. Në rast se Partizani fiton ndaj Teutës, titulli kampion mund të cilësohet si një kapitull i mbyllur për skuadrën e trajnerit Armando Cungu.

Skënderbeu nuk ka zhgënjyer në kryendeshjen e javës së 25 të kategorisë superiore pasi ka mundur Kukësin me shifrat minimale 1-0. Goli i Bruno Ditës në minutën e 5 të takimit i dha tre pikë korçarëve që rikthehen te rezultatet pozitive. Pervan lëshon një goditje të forte me topin që ndalet në shtyllë dhe me pas përfiton Bruno Dita që realizon me portën e boshatisur.

Një goditje e rëndë për kukësin qe mund të dalë nga lufta për titullin kampion, nëse Partizani fiton ndaj Teutës pasi diferenca do të zgjerohej në 9 pikë. Në këtë takim nuk munguan as kartonat e kuq me Skënderbeun qe mbeti me 10 lojtarë në minuten e 78 të takimit.

Leonit Abazi u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Maliqit. Gjithsesi Skënderbeu rezistoi edhe me një lojtar më pak dhe në fund doli me tre pikë ndaj një rivali që nuk po tregon vazhdimësinë. Skënderbeu tashmë ngjitet përkohësisht në vendin e 4 në kuotën e 37 pikëve ndërkohë që Kukësi mban vendin e dytë me 44 pikë. /abcnews.al

napoli-1280x781.jpg
ent ela23:42 | 14/03/2019

Skuadra e Napolit është mundur 3-1 në tranasfertën e Salzburg në ndeshjen e kthimit te Europa League. Gjithsesi italainët kaluan në çerek finale pasi patën fituar  3-0 në ndeshjen e parë në “San Paolo”.

Napoli zhgënjen në transferten e Salzburg, por kalon në raundin tjetër. Bardhekaltërit u mposhtën me shifrat e thella 3-1, por fitorja në ndeshjen e parë 3-0 rezultoi vendimtar për fatet e italianëve. Skuadra e teknikut Karlo Anceloti kaloi në avantazh me Milik në minutën e 14. Sulmuesi përfiton nga një rrëmujë në zonë dhe realizon me një kthesë të bukur. Gjithësesi avantazhi i miqve nuk zgjati shumë pasi pak minuta më pas, Dabur vendos barazpeshën. Sulmuesi tregfohet gjakftohtë përballë portierit Meret dhe barazon sfidën. Vendasit e Salzburg ishin më kërkues për golin pasi kërkonin me patjetër një fitore me goleadë për të kaluar më tej. Në anën tjetër Napoli rrezikon me kundërsulme madje në një moment godet edhe shtyllën. Pjesa e parë përfundon në barazim,

Në të 65 minuta Salzburg kalon në avantazh me sulmuesin Gulbrandes i cili i shpëton mbulimit të mbrojtjes vendas dhe shtyn lehtësisht topin në rrjetë.

Ky gol i dha më shumë kurajo austriakëve, por Napoli u kthye në mbrojtje duke mos i lënë shumë hapësira kundërshtarit. Gjithsesi në fundin e takimit, vendasit shënojnë golin e tretë, por që nuk mjaftojnë për të kaluar më tej. Napoli pëson një humbje të thellë, por kalon në turin tjetër. Bardhekaltërit do të mësojnë këtë të premte emrin e kundërshtarit që do të përballen në çerek finale të Ligës së Europës.  /abcnews.al

TUZ-FITOJNE-SHQIPTARET-ABCM4T1.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela10:45 | 04/03/2019

Në Tuz të Malit të Zi, koalicioni i partive shqiptare ka shënuar nëj fitore që ëshët cilësuar historike duke marrë plot 16 vende nga 32 në këshillin komunal. Nik Gjeloshaj është kryetari i ri i komunës Tuz.

Një ditë historike për shqiptarët e Malësisë së Madhe, pjesës që ndodhet në territorin e Malit të Zi. Pas një beteje rreth 200 vjeçare, ata arritën që të kenë mundësinë të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për herë të parë për organet drejtuese të Komunës së Tuzit si një komunë e plotë, e pavarur nga kryeqyteti Podgorica. Me një rezultat të ngushtë, ku nga 32 këshilltarë të që ka këshilli i komunës, 16 prej tyre janë fituar nga Koalicioni i Partive Shqiptare. Në këtë njësi vendore i quajtur Forumi Shqiptar, ata kanë garuar nën moton “ Malësia na Bashkon”. Pas shpalljes së rezultateve shqiptarët e Malësisë kanë festuar këtë fitore historike, mes tyre ishte edhe Anëtari i Asamblesë së Nju Jorkut Mark Gjonaj i cili ka përcjellë nga afër zgjedhjet në Tuz.

Gjithashtu fitoren e kanë përshëndetur edhe liderët e partive të Koalicionit, Nik Gjeloshaj dhe Nikollë Camaj.

Nga 11. 904 qytetarë me të drejtë vote kanë marrë pjesë rreth 7800, ose 64.5%, ndërsa Koalicioni Shqiptar ka marrë 3682 vota, 50% ose 16 keshilltarë, Partia Demokratike e Socialisteve ( DPS) e presidentit Millo Gjukanoviç ka marrë rreth 31% të votave ose 10 këshilltarë me  rreth 2.490 vota, pas tyre janë Partia Boshnjake me 4 këshilltarë, ose 960 vota ose 12 %, Socialdemokratët me 4.59% me 359 vota ose 1 këshilltar, Demokratët e Malit të Zi 3% me 236 vota dhe 1 këshilltar.

E cilësuar si një fitore historike e Shqiptarëve në Tuz, por edhe një disfatë e Milo Gjukanovic dhe partisë së tij, i cili edhe pse President i Malit të Zi ka marrë pjesë në mënyrë aktive në fushatën parazgjedhore në Tuz. /abcnews.al

 

52797009_1693259127486094_3550373327270838272_n.jpg
ent ela20:41 | 02/03/2019

Kukësi bëri detyrën duke mundur Luftëtarin në Elbasan dhe duke u afruar me Partizanin kryesues të Superligës. Kukësianët janë tani 6 pikë larg kreut.

Nuk pritej të ishte nga më të vështirat, por jo edhe kaq e lehtë.

Ka disa herë ndeshje të tilla në Superligën shqiptare ku gjithçka shkon sipas parashikimit, dhe ku me më shumë interes është të marrësh vesh rezultatin, sesa të ndjekësh lojën.

Kukësi mundi 2-0 Luftëtarin në një “Elbasan Arena” të boshatisur dhe u afrua në 6 pikë me Partizanin kryesues.

Limaj dhe Xharia shënuan në pjesën e parë për formacionin e trajnerit Cungu, ndërsa gjirokastritët u kujtuan të luanin vetëm në 25 minutat e fundit.

Në dhjetor, dy klubet u morën vesh për transferimin e Shkurtajt dhe Rrocës nga Luftëtari te Kukësi, dhe sulmuesi ishte në formacion, madje dha edhe top për gol, kurse mesfushori mungoi për shkak dëmtimi.

Kuksianët dominuan lojën deri në minutën e 65-të, dhe i vetmi lajm i keq për ta ishte dëmtimi i mbrojtësit të rëndësishëm Cuculi, i cili u detyrua të linte fushën e lojës.

Me Musollin po ashtu të dëmtuar, Cungu mund ta ketë problem qendrën e mbrojtjes, nëse shqiptari I Maqedonisë mungon gjatë.

Pas 24 ndeshjesh të luajtura, Kukësi ka 44 pikë ndaj 50 të Partizanit, ndërsa Luftëtari mbeti në kuotën e 25 pikëve, 5 pikë mbi zonën që të zbret në Kategorinë e Parë. /abcnews


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono