fiton

usa-femra-1024x683.jpg
Sej rie13:30 | 08/07/2019

Fitore dhe konflikte në Kupën e Botës për femra në Francë. Kampione u shpall kombëtarja e Shteteve të Bashkuara, por debatet dhe akuzat ishin gjithashtu amerikane. 

Përfundoi një Botëror i veçantë, me polemikat jashtë fushe.

Futbolli është mësuar me debate për golat, penalltitë, gjyqtarët e tani për VAR-in, por Kupa e Botës për femra, mbajtur në Francë, ishte më shumë politikë, madje si një “luftë civile e re amerikane”.

Një konflikt brenda vetë kombit krenar që mbrojti titullin, duke e fituar për herë të katërt, një rekord në rruzull.

Si për ironi të fatit, një nga protagonistet e kësaj lufte ishte kapitenia dhe lojtarja më e mirë e Shteteve të Bashkuara, Megan Rapinou.

Futbollistja që fitoi Topin e Artë si lojtarja më e mirë e Kupës së Botës, dhe që po ashtu fitoi Këpucën e Artë me 6 gola të shënuar, nuk mungoi të ishte vetvetja edhe në finale.

Ajo vendosi të mos e këndonte himnin amerikan, në vazhdim të protestës së saj ndaj racizmit dhe pabarazisë mes meshkujve dhe femrave në futboll.

Nuk ishte hera e parë që Rapinou injoronte himnin kombëtar.

Ajo e kishte bërë edhe herë të tjera, herë duke mos e kënduar, dhe herë duke u ulur në gjunjë.

Kapitenia është shprehur se ajo proteston dhe se i bashkohet protestës së lojtarit të futbollit amerikan, Kolin Këpernik.

Këperniku, lojtar i San Franciskos, u ul në gjunjë gjatë vitit 2016, si edhe më pas, si protestë e asaj që ai e quajti racizëm dhe shtypje në Amerikë.

Rapinou është në konflikt verbal edhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp, pasi deklaroi se nuk kishte ndërmend të shkonte në Shtëpinë e Bardhë, nëse skuadra fitonte Botërorin dhe ftohej për ta vizituar atë.

Trampi u përgjigj duke shkruajtur se Rapinou fillimisht duhet të fitojë, pastaj të flasë, si dhe duhet të respektojë Amerikën, himnin e saj dhe Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti amerikan bëri urimin e tij pas fitores së Botërorit, por duke mos dashur të bënte polemika në këtë rast.

“Urime kombëtares sonë të futbollit të femrave, që fitoi Kupën e Botës”, – shkruajti ai në Twitter, – “Një paraqitje e madhe dhe emocionuese. Amerika është krenare për të gjitha ju!”

Duket se përplasjet do të vazhdojnë, shprehje e qartë e problemeve, por edhe e tolerancës në Amerikë, ndërsa kombëtarja e femrave duket se do të vazhdojë të fitojë.

Që kur u votuan ligjet kundër racizmit gjinor në sport, në fillim të viteve 70-të, vajzat amerikane nisën të merreshin gjithnjë e më shumë me futbollin, duke u shtuar në numër, në ligat universitare, dhe në ato profesioniste. Sot, Shtetet e Bashkuara mund të krahasohen pa frikë me Brazilin në futbollin e meshkujve./ABC News Albania 24/7

 

i-1280x720.jpg
nev ila15:35 | 07/07/2019

Lionel Mesi mori kartonin e dytë të kuq në karrierë, duke u përjashtuar në ndeshjen e Argjentinës me Kilin në Kupën e Amerikës. Kapiteni argjentinas refuzoi medaljen e bronzit dhe më pas akuzoi gjyqtarët.

Skuadra e tij fitoi, por ai nuk pati kënaqësi. Lionel Mesi u përjashtua me të kuqe në triumfin 2-1 të Argjentinës ndaj Kilit, sukses që i dha medaljen e bronzit në Kupën e Amerikës.

Ishte një ndëshkim i habitshëm nga gjyqtari Mario Diaz de Vivar, pas një acarimi jo aq të jashtëzakonshëm të kapitenit argjentinas me lojtarin e Kilit, Gari Medel.

Përshtypja e përgjithshme ishte që Medel duhej të kishte marrë të verdhë, dhe Mesi asnjë paralajmërim, por ndodhi ndryshe.

Argjentina kishte kaluar që më parë në epërsi.

Fillimisht, Kun Aguero realizoi golin e parë pas një topi të shërbyer nga Mesi.

Më pas, Paulo Dibala i Juventusit dyfishoi shifrat, veçse pranë fundit, Kili pati shpresë për të barazuar.

Arturo Vidal ekzekutoi saktë një 11-metërsh duke ngushtuar rezultatin.

Në përfundim, Mesi refuzoi të merrte medaljen e bronzit, ashtu si shokët e skuadrës, dhe reagoi ashpër para kamerave.

“Ne nuk kemi nevojë të jemi pjesë e këtij korrupsioni që hasëm në këtë turne, – tha ai, – Medel është gjithnjë me nerva, gati të kalojë kufirin, por gjithsesi, gjithçka mund të kishte përfunduar siç duhet me nga një karton të verdhë për të dy. Ka mundësi që të kenë ndikuar fjalët që unë thashë së fundmi, ndoshta kjo ishte diçka e urdhëruar. Shpresoj që gjyqtarët ta lenë Perunë të luajë siç duhet në finale, por nuk besoj se kjo do të ndodhë”.

Ironia e fatit e do që Mesi të ketë dyfish më shumë kartona se Klaudio Xhentile, i mbiquajtur nga FIFA si njeriu më i ashpër i kupave të botës.

Nëse argjentinasi ka dy të kuq në karrierë, Xhentile ka marrë vetëm një, dhe kjo nuk ndodhi në Botërorin e 1982-it ku ai shkatërroi Maradonën me faulla, por kur luante për Juventusin.

Kartoni i parë i kuq për Mesin, çuditërisht u ndodh në debutimin e tij me Argjentinën, madje pa kaluar dy minuta kur hyri në fushë në miqësoren ndaj Hungarisë në Budapest.

Ai goditi me bërryl një kundërshtar që e kishte kapur për fanele, dhe u ndëshkua me dënimin maksimal./ABC News Albania 24/7

65481702_1095509433976785_160112596928692224_n.jpg
Sej rie19:15 | 02/07/2019

Skuadra e Partizanit fitoi minimalisht 1-0 në miqësoren ndaj skuadrës polakë të Krakovia. Goli u shënua në minutën e 74 nga Lukas Kardozo.

Partizani e mbyll me fitore fazën përgatitore në Slloveni. Të kuqtë fituan ndeshjen e parë pas dy miqësoreve të humbura. Partizani regjistroi fitore minimale 1-0 ndaj skuadrës polake të Krakovias, ku vendosi goli i shënuar nga Lukas Kardoso në pjesën e dytë.

Partizani e nisi ndeshjen me formacionin 433. Në portë Hoxha. Në qendrën e mbrojtjes Bitri dhe Belica ndërkohë që nga krahët u vendosen Ibrahimi dhe Hakaj. Në mesin e fushës u rreshtua treshja Telushi Hila dhe Kote ndërkohe që Asani Melo dhe Çinari plotësuan repartin ofensivë.

Takimi u zhvillua në orën 10:30 në kushte aspak të përshtatshme për të zhvilluar një ndeshje normale. Në vendin e Lorenc Trashit u vendos Hakaj ndërkohë që trajneri Lerda i inkuadroi në pjesën e dytë futbollistet si Menah, Malaj dhe Kardoso që vendosi fatet e takimit në minutën e 74. Disa minuta aktivizim edhe për Brojan dhe Kodrën. Partizani do të vazhdojë përgatitjet në Shqipëri për duelin ndaj Karabag në turin e parë të Champions League./ABC News Albania 24/7

hokej-1280x716.jpg
Sej rie15:40 | 27/05/2019

Titulli botëror në hokej në akull u fitua nga Finlanda. Vendi nordik e arriti suksesin e madh duke mundur në finale Kanadanë.

Edhe një vend me fare pak popullsi mund të bëjë gjëra të mëdha.

E tregoi Finlanda, kombëtarja e së cilës fitoi titullin botëror në hokej në akull, madje duke mundur një skuadër gjigande si Kanadaja.

Nordikët triumfuan me shifrat 3-1 në finalen e luajtur në kryeqytetin e Sllovakisë, Bratislavë, për gëzimin e jashtëzakonshëm të mijëra tifozëve të saj, por edhe për kënaqësinë e dashamirësve të sportit në të gjithë botën.

Finlanda ka vetëm 5 milionë e gjysmë banorë, por edhe kaq mjaftojnë për të fituar medaljen e artë në një sport të vështirë dhe të vjetër, madje ky ishte titulli i tretë botëror arritur nga të mbiquajturit “luanët”.

Kanadaja, 26 herë kampione e botës, e nisi më mirë ndeshjen, duke kaluar në avantazh me golin e shënuar nga Shi Theodor, por nuk e ndaloi dot humbjen.

Nordikët u udhëhoqën nga kapiteni Marko Antila, heroi i ndeshjes ndaj Rusisë kur shënoi golin e vetëm.

Antila realizoi dy herë në portën kanadeze, ndërsa rrjeta që vulosi rezultatin u shënua nga Harri Pesonen.

Suksesi I Finlandës u quajt i panjollë, pasi fitoi në mënyrën më të vështirë dhe më bindëse të mundshme.

Në çerekfinale eleminoi kampionen e botës në fuqi, Suedinë, në gjysmëfinale një superfuqi si Rusia, 27 herë kampione e rruzullit, dhe së fundmi Kanadanë./ABC News Albania 24/7

boksi-wilder.jpg
nev ila20:10 | 20/05/2019

Boksieri amerikan Deontej Uilder fitoi me nokaut në raundin e parë ndaj Dominic duke mbrojtur titullin kampion bote në kategorinë WBC. Wilder tashmë pritet të përballet në duel me rivalin e përbetuar, Antoni Xhoshua.

Boksieri amerikan Deonte Wilder nuk njeh kundërshtar. 33 vjeçari  mundi me nokaut në raundin e parë boksierin Dominik duke mbrojtur titullin kampion bote në peshën e rëndë. Në sfidën e zhvilluar në Bruklin nuk pati surpriza pasi amerikanit i mjaftuan vetëm dy minuta për të fituar titullin kampion. Ëilder goditi fort me të djathtën kundërshtarin i cili nuk ishte i gatshëm të vijonte lojën. Fitorja me nokaut në raundin e parë ishte e 20 në karrierën e boksierit amerikan i cili nuk njeh ende humbje në boksin profesionist.  Pas ndeshjes Wilder tha:

Fuqia  që kam është dhuratë e zotit dhe nuk kam nevojë të stërvitem për këtë gjë”.

Ndërkohë që kërkon duelin me kampionin e shumëfishtë të botës, britanikun Anthony Joshua. Menaxheri i Joshua, Edi Hearn tha se për të mirën e boksit duhet të ndodhë dueli mes Joshua dhe Wilder.

Duhet të organizohet sa më shpejt dueli i unifikimit të titujve kampion bote.  Nuk ka më justifikime për të shmangur këtë duel nga asnjeri prej boksierëve. Mendoj se dueli mes Joshua dhe Wilder do të ishte dueli më i madh në vitet e fundit në boks. Është qershia mbi tortë në peshën e rëndë”, tha menaxheri i Anthony Joshua./ABC News Albania 24/7

nba-2-1280x714.jpg
Sej rie12:50 | 15/05/2019

Golden Stejti fitoi finalen e parë të Konferencës Perëndimore në basketbollin amerikan, duke mundur thellë Portlendin. Stefën Kërri triumfoi në duelin ndaj vëllait të tij binjak.

Nuk ishte e lehtë për prindërit të vendosin se kë do të mbështesnin.

Dell dhe Sonia Kërri e zgjidhën duke hedhur short me një monedhë, përpara finales së parë të Konferencës Perëndimore në NBA, mes Golden Stejtit e Portlendit, ndërsa përballë do të ishin dy djemtë e tyre binjakë.

Stefën Kërri i Golden Stejtit dhe Seth Kërri i Portlendit ishin rasti i parë në histori, kur dy binjakë bëheshin kundërshtarë në finalet e Perëndimit.

Siç edhe pritej, fitoi Stefi, vëllai më i madh vetëm për 5 minuta, në udhëheqje të kampionëve të fuqi, Uorriors, me shifrat e thella 116-94.

Në mungesë të Kevin Durantit dhe të yllit tjetër, Demarkus Kouzins, Kërri u kthye në versionin e dikurshëm, kur fitonte tituj në NBA në krah të Klej Tompsonit dhe Drejmond Grinit.

Shënoi 36 pikë, duke qenë më I miri në fushë, si dhe shtoi 6 topa në tabela e 7 pasime për kosh.

Numri 30 shkëlqeu në specialitetin e tij, gjuajtjet për tri pikë, duke realizuar 9 të tilla.

Kapiteni Tompson pati 26 pikë nga ana e tij, ndërsa Drejmond Grin ishte i gjithanshëm me 12 pikë, 10 topa në tabela, 5 pasime për kosh, 2 vjedhje topi e 3 bllokime gjuajtjesh.

Damien Lilard ishte më i miri për Portlendin, por u mbulua fort dhe arriti të shënonte vetëm 19 pikë, pak për standardet e tij.

Të tjerët, si Mekkallëm, Hud apo Kanter, u paraqitën edhe më dobët.

Finalja e dytë e Perëndimit luhet po në fushën e Golden Stejtit, në Oklend, të premten herët në mëngjes, ndërsa për në finalen e madhe të NBA-së kualifikohet ajo skuadër që fiton e para katër ndeshje./ABC News Albania 24/7

nba-1280x703.jpg
Sej rie12:42 | 10/05/2019

Barazohen rezultatet në gjysmëfinalet e konferencave në basketbollin amerikan. Portlendi dhe Filadelfia fituan dhe nuk lejuan eleminimin.

Do të luhet deri në fund.

Kjo u mor vesh pas gjysmëfinaleve të konferencave në basketbollin amerikan.

Portlendi kaloi Denverin, dhe Filadelfia mundi Toronton, në dy ndeshje me përfundim të njëjtë, 11 pikë diferencë për fituesit.

Në Arenën e Portlendit, Damien Lilard dhe Si Xhej Mekkallëm shënuan së bashku 62 pikë, me vendasit që e mbyllën sfidën 119-108.

Lilard ishte realizuesi më i mirë me 32 pikë, Mekkallëm pati 30, ndërsa Rodni Hud shtoi 25.

Denveri u udhëhoq, si gjithmonë, nga serbi Nikola Jokiç, që shënoi 29 pikë, kapi 12 topa në tabela e shërbeu 8 asistë, duke iu afruar një tripëll dabëlli.

Jokiç ishte mjaft i saktë në gjuajtje, ndërsa pati në krah të zakonshmin Xhamal Marrej me 25 pikë e 10 topa në tabela.

Gjithsesi, Portlendi e deshi më shumë fitoren dhe barazoi rezultatin 3-3, me ndeshjen përcaktuese do të luhet në Denver, mëngjesin e 13 majit.

Filadelfia, po ashtu, nuk lejoi eleminimin, duke barazuar 3-3 gjysmëfinalen e Konferencës Lindore ndaj Torontos.

Fitorja ishte 112-101, dhe shënuesi më i mirë për vendasit doli Xhimi Batler me 25 pikë.

Xhoel Embijd nuk shënoi aq shumë, 17 pikë, por kapi 12 topa në tabela dhe luajti shumë mirë në sulm e në mbrojtje, duke u shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes.

Leonard udhëhoqi Toronton me 29 pikë e 12 topa në tabela, por kanadezët nuk mundën të rivalizonin me vendasit për asnjë moment.

Ndeshja vendimtare luhet në 13 Maj në Toronto./ABC News Albani 24/7

666-1280x725.jpg
Sej rie22:39 | 05/05/2019

Stevo Pendarovski do të jetë presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut. Ai ka fituar në raudnin e dytë të zgjedhjeve presidenciale te zhvilluar të djelën në këtë vend. Pendarovski ka marrë rreth 16 mijë vota me shumë  se rivalja e tij Gordana Siliankovska. Pas  numërimit te 99 % të votave, Stevo Pendarovski ka marrë 51,72   % të votave, ndërsa kandidatja e opozitës Gordana Silianovska ka fituar 44,68  % të votave. Stevo Pendarovski u kandidua në këto zgjedhje nga koalicioni në pushtet, LSDM dhe BDI. Por duket se në raundin e dytë është mbështetur edhe nga elektorati i kandidatit shqiptar Blerim Reka, që mori 10 % te votave në raundin e pare ne 21 prill. Kështu duket se mbështetja e shqiptareve me vote për kandidatin pro-evropian ishte vendimtare në fitoren e tij përballë kandidates opozitare Silianovska. Zgjedhjet në raudnin e dytë sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ne të gjitha vend votimet u kryen te rregullta, pa probleme teknike dhe pa ndonjë incident./ABC News Albania 24/7

 

1555790929_tirana4.jpg
Sej rie23:00 | 20/04/2019

Skuadra e Kukësit ka fituar ndaj Tiranës me shifrat e pastra 2-0. Një gol për secilën pjesë realizuan verilindorët ndërkohe që kryeqytetasit nuk përfituan nga barazimi i rivalit direkt për mbijetesë me Kastriotin.

Tirana nuk ia del të marrë pikë në sfidën ndaj Kukësit. Verilindorët fituan me shifrat e pastra 2-0 ndërkohe që bardheblutë nuk përfituan nga ndalesa e Kastriotit, rivalit direkt për mbijetesë. Sfida nis e qetë dhe pa shumë raste shënimi ndërkohe që shkëndija e parë e cila përfundoi në gol erdhi në minutën e 34.  Athemi përfiton nga je gabim i Dokës pason për Shkurtaj i cili realizon qetësisht me portën e boshatisur.

Tirana i afrohet golit numër minutën e 47 me hoxhallarin nga goditja e dënimit e cila përfundoi në traverse. Të pafat bardheblutë.

Në pjesën e dytë Tirana është me kërkuese por nuk ka shumë qartësi para portës ku mungon finalizimi.

Ishte minuta e 86 ku Rexhinaldo pati mundësinë për të mbyllur ndeshjen por godet jashtë.

Tre minuta me pas është Tirana që i afrohet golit me imamin por Frashëri devijon në këndore.

Tirana shpërdoron dhe Kukësi vulos takimin në minutën e 5 shtesë. Vasil Shkurtaj realizon një gol mjaft të bukur për shifrat 2-0.  Pas javës se 30 Kukësi rendite në vendin e dytë në tabelë në kuotën e 51 pikëve. Sa i përket Tiranës, bardheblutë pozicionohen në vendin e tetë me 36 pikë, 5 pikë më shumë se Kastrioti./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono