fiter bajrami

fiter-bajrami-1280x853.jpg
nev ila08:38 | 04/06/2019

Besimtarët myslimanë festojnë Fiter Bajramin. Falja e Namazit u bë në sheshin “Skënderbej” me mesazhe paqeje e solidariteti.

Besimtarët myslimanë në mbarë botën festuan gjatë së martës Fiter Bajramin. Ceremonia e kësaj feste në kryeqytet edhe këtë vit u mbajt në sheshin “Skënderbej” ku besimtarët vendas e të huaj kanë falur namazin e mëngjesit dhe kanë uruar njëri-tjetrin për më shumë paqe dhe mirësi.

Edhe kreu i komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu në fjalën e tij theksoi se muaji i shenjtë i Ramazanit dha mesazhin që të gjithë jemi vëllezër dhe të barabartë. Edhe vetë besimtarët uruan në këtë ditë të shenjtë për më shumë solidaritet dhe harmoni

Me rastin e Fiter Bajramit, Komuniteti Mysliman Shqiptar priti përfaqësues të komuniteteve fetare në vend, politikanë dhe përfaqësues të selive diplomatike që ndodhen në Tiranë.

Fiter Bajrami vjen si përmbushje e muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë së cilit besimtarët privohen nga ushqimi dhe uji që prej lindjes së diellit e deri në perëndim të tij, një sakrificë që dëshmon besimin ndaj zotit.

Mesazhet e kësaj dite janë për unitet në familje e me njëri tjetrin e solidaritet për njerëzit në nevojë. Festa vazhdoi me drekën në familje dhe vizitat tek të afërmit e miqtë, me urimet për lumturi, paqe e begati./ABC News Albania 24/7

festa-e1529056571130.png
ad min12:06 | 15/06/2018

Në këtë ditë të festës së Fitër Bajramit edhe ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka përcjellë një mesazh urimi për shqiptarët përmes rrjetit social Facebook.

Përveç urimit, në mesazhin e ambasadës amerikane citohet edhe ambasadori Donald Lu, i cili javën e kaluar shtroi një darkë iftari për besimtarët myslimanë.

“Udhëheqja juaj është e rëndësishme për komunitetet tuaja, por edhe për Shqipërinë, ndërsa përballet me sfida të reja brenda dhe jashtë vendit”, u shpreh ambasadori Lu drejtuar shqiptarëve.

“Viti i ardhshëm ju sjelltë gëzim, begati dhe paqe!”, përfundon mesazhi i tij me rastin e Fitër Bajramit./abcnews.al

besimtare.jpg
ad min10:25 | 15/06/2018

Edhe sheshet kryesore të qyteteve në vend u mbushën mëngjesin e sotëm me mijëra besimtarë myslimanë, ku falën namazin, ku u përcollën mesazhe paqeje dhe dashurie për të pranishmit dhe thirrje për të respektuar njëri-tjetrin dhe jetën.

Për gjithë besimtarët myslimane, kremtimi i festës së Fitër Bajramit është një ngjarje e rëndësishme, pasi  shënon sakrificën e njeriut nëpërmjet agjërimit përgjatë muajit të Ramazanit.

Kjo festë cilësohet në mbarë botën myslimane si festa më e bekuar dhe më e dobishme për këtë komunitet. Në një ditë të tillë urimet e përcjella nga vetë qytetarët janë të shumta. Besimtarët pas faljes së namazit i drejtohen vatrave familjare për të përgatitur drekën e Fitër Bajramit. /abcnews.al

edi-rama-xhamia.jpg
ad min09:42 | 15/06/2018

Besimtarët myslimanë festojnë këtë të premte festën e Fitër Bajramit.

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook, një foto të Xhamisë së Namazgjasë, që është drejt përfundimit të punimeve, duke uruar në këtë mënyrë të gjithë besimtarët.

“Mirëmëngjes dhe me këtë pamje të Xhamisë së Namazgjasë, punimet për të cilën po ecin shpejt drejt përfundimit, ju uroj Gëzuar Bajramin”, shkruan Rama.

Mëngjesi i kësaj të premteje mblodhi mijëra besimtarë myslimanë në faljen e Fitër Bajramit.

Prej disa vitesh në Tiranë, faljet në festën e Bajramit kryhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet, por shumë shpejt pritet të përfundojë dhe Xhamia e Namazgjasë, e cila është parashikuar që do të përmbushë edhe këtë nevojë të rëndësishme të besimtarëve, siç është falja./abcnews.al

bajrami.jpg
ad min08:43 | 15/06/2018

Besimtarët mysliman në të gjithë botën festojnë sot Fitër Bajramin. Në Tiranë, ata u mblodhën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku falën Namazin e ndanë mesazhe paqe e solidariteti.

Muajin e sakrificës edhe këtë vit besimtarët myslimanë në Tiranë e mbyllën në shesh. Xhamia e Namazgjasë ende nuk ka përfunduar, sheshi “Skënderbej” është kthyer në një hapësirë që i dedikohet futbollit, e besimtarët u rikthyen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Festa e Fiter Bajramit i mblodhi bashkë që në orën gjashtë të mëngjesit. Falën namazin që për çdo besimtar është detyrim në këtë ditë të madhe, që simbolizon solidaritetin me njëri-tjetrin, të varfërin e të pamundurin.

Bajrami është shprehja e vëllazërisë për gjithkënd deklaroi Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Koha kur i japim kuptim të sotmes e ndërtojmë shpresën për një të ardhme të ndritur. Ai apeloi për shkëputje nga egoizmi e hipokrizia, për falje e mëshirë.

“Të dashur bashkëatdhetarë le të jetë ky Bajram, Bajrami i sinqeritetit. Le të reflektojmë sa të sinqertë jemi në raport me Krijuesin e Gjithësisë, në raport me protshmëritë që kemi ndaj vetes, në raport me gjithë ata njerëz që na vlerësojnë. ”

Mesazhe bashkimi dha edhe Myftiu i Tiranës. Thirrja e tij ishte për të kundërshtuar ekstremizmin dhe për të mos u pajtuar me islamofobinë.

“Mos qëndroni larg nga njëri-tjetri, mos braktisni njëri-tjetrin, mbështesni njëri-tjetrin. Mos u pjatoni asnjëherë me mortajën e islamofobisë, e  të shikuarit vëngër myslimanët dhe mysliamnet kudo që jetojnë, kudo që e praktikojnë besimin e tyre”.

Pas ndarjes së ndihmës për të varfërit, faljes së mëngjesit, besimtarët myslimanë e vijojnë ditën e Bajramit me një drekë të bollshme dhe e mbyllin me vizita tek të afërmit.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono