fiorentina

Fiorentina-viola.jpg
Vladimir Prenga17:32 | 16/10/2019

Fiorentina vihet pas mbrojtësit të kombëtares shqiptare. Marash Kumbulla e ka nisur mirë kampionatin me Hellas Verona, ndërkohë që edhe debutoi me Shqipërinë në ndeshjen kundër Moldavisë. Në Itali për të vlerësimet janë maksimale dhe një kalim në klubin “vjollcë” do të ishte një hap i madh.

Gazzetta dello Sport raporton se Kumbulla synohet të bllokohet nga Fiorentina që në janar dhe më pas të transferohet në verë në Firence. Lojtari sigurisht do të duhet të mendohet mirë, pasi është vetëm 19 vjeç dhe për të është shumë e rëndësishme të aktivizohet që të rritet akoma edhe më shumë.

Një ditë më parë në mediat italiane u përfol edhe Napoli si opsion. Vetë menaxheri i mbrojtësit, Gianni Vitali, në një lidhje telefonike me Radio Punto Nuovo tha: “Kumbulla është shumë i emocionuar për karrierën e tij, pasi po merr vlerësimet që i meriton. Gjithsesi, ai është një person që qëndron me këmbë në tokë dhe punon shumë.

Kumbulla, duke festuar një gol me Hellas Verona

Ai e di se duhet të vazhdojë me këto ritme dhe e ardhmja e tij do të jetë e ndritur, pasi shumë skuadra po vuajnë për qendërmbrojtës. Ai është një djalosh i ri dhe ka pasur disa skuadra të interesuara. Napoli? Nuk kemi folur ende për asnjë ofertë. Marashi është lojtar i Veronës dhe nuk po mendon për merkato. Do të shohim çfarë do të rezervojë e ardhmja”.

Kjo ishte ajo çka Vittali tha një ditë më parë, ndërkohë që tani duhet të përgatitet për ofertat e ndryshme që do të shkojnë për shërbimet e Kumbullës. Mbrojtësi është nën kontratë deri në vitin 2022 me Hellas Verona, që do të duhet t’i vërë një çmim. Nëse vazhdon kështu, shumë shpejt do të ndryshojë skuadër. /abcnews.al

Ribery-Fiore.png
Igli Nikolli13:46 | 14/10/2019

Frack Ribery ngulmon te puna e fortë dhe ambicia për fitore. Ndërsa zbuloi prapaskenat e transferimit në Serie A për Corriere della Sera, ylli i Fiorentinës ndalet te roli i tij jashtë fushave të blerta.

Të rinjtë e sotëm janë të ndryshëm, kështu ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në fakt. Francezi zbulon këshillat që i jepnin emra si Zidane dhe Henry. Dikur nuk i kuptonte shumë mirë, ndërsa sot u jep të drejtë atyre.

Chiesa, Ribery dhe Castrovilli

Sot e bën ai këtë rol. Te Bayerni krijoi një lidhje të veçantë me David Alabën, ndërsa te Fiorentina bisedon pafund me Federico Chiesën dhe Gaetano Castrovillin.

KËSHILLAT – “Kam luajtur me Zidane, Henry dhe Thuram, të cilët ma përsërisnin gjithmonë: ‘Futbolli ecën shumë shpejt. Përpiqu ta shijosh’. Kishin të drejtë dhe tani i kuptoj plotësisht. Gjeneratat e reja kanë ndryshuar. Ne tentonim të zbaviteshim dhe të mësonim, nuk e kishim mendjen vetëm te paratë.”

Zidane dhe Ribery

TË RINJTË – “Tani edhe jeta ka ndryshuar, të rinjtë kanë probleme dhe prioritete të tjera: makinat, sponsorët. Rrezikojnë të shkatërrojnë karrierat dhe veten e tyre për shumë gjëra aspak thelbësore. Mua më pëlqen t’i ndihmoj. Ndihem mirë kur më dëgjojnë. Më shohin se si stërvitem, si punoj dhe si ushqehem. Dua t’iu transmetoj mentalitetin e fortë. Unë nuk dua të humb kurrë, më zemëron diçka e tillë. Duhet të mendojmë gjithmonë fitoren. Nuk është e thjeshtë, madje është e pamundur, por duhet tentuar gjithmonë.”

Ribery dhe Alaba, duke festuar një trofe me Bayern Munchen

ALABA – “Te Bayerni u njoha me Alabën kur ishte 16 vjeç. E merrja me vete në shtëpi për drekë dhe e inkurajoja pafund. Një ditë po shihte Ferrarin dhe orën time me vëmendje. I thashë që nuk duhej t’i shihte dhe se duhet të mendonte vetëm për t’u përmirësuar në fushën e blertë. Më pas do t’i shijonte frytet e punës së tij. Alaba ia doli dhe sot më falënderon. Te Fiorentina bisedoj shumë me Chiesën dhe Castrovillin. Janë djem të zgjuar dhe me këmbë në tokë. Duam të rritemi të gjithë së bashku.” /abcnews.al

Fiorentina.png
Igli Nikolli12:26 | 14/10/2019

Franck Ribery i dha fund karrierës 12-vjeçare me Bayern Munchen dhe zgjodhi të vijonte karrierën te Fiorentina. Ardhja e tij i ka lumturuar të gjithë dhe francezi është kthyer shumë shpejt në idhullin e tifozëve viola.

36 vitet mbi supe nuk dallohen fare në fushën e blertë, aty ku Ribery po dhuron asiste dhe po shënon. Së fundmi u shpall lojtari më i mirë i muajit shtator në Serie A, ndërsa tifozët e Milanit i dhuruan një “standing ovation” në ndeshjen e zhvilluar në San Siro.

Ribery ka dhënë një prononcim interesant për Corriere della Sera. Anësori ofensiv po shijon Firencen dhe Italinë, po zbavitet shumë, teksa zbulon prapaskenat e transferimit te Fiorentina.

Chiesa, Ribery dhe Castrovilli

FIORENTINA – “Kur pranova ofertën e Fiorentinës, nuk ma merrte mendja se do të ishte një dashuri me shikim të parë. Ashtu ndodhi, madje që në momentin e prezantimit tim. Ajo ishte një mbrëmje speciale që nuk do e harroj kurrë. Kisha edhe oferta të tjera nga Anglia dhe Italia, por pati një shkëndijë të menjëhershme me drejtuesit e Fiorentinës.

Bisedat me Baronen, Praden dhe Montellën më mbushën me besim dhe ngrohtësi. Wahiba, gruaja ime, nuk u zgjat shumë dhe më tha: ‘Nisemi për Firence’. Tani jam këtu dhe ndihem shumë i lumtur. Më shërbyen edhe fjalët e Luca Tonit. Jemi miq të mirë bashkë. Ai më foli për Firencen, më shpjegoi dinamikën e klubit dhe pasionin e tifozëve.”

VERA – “Kalova një verë të vështirë. Nuk më kishte ndodhur të stërvitesha vetëm, ishte një ndjesi e shëmtuar. Futbolli është gëzim. Ka një ndryshim të madh midis përgatitjes me shokët e ekipit dhe asaj me një trajner personal.”

Ekipi i Fiorentinës gjatë festimit të një goli me tifozët

KRAHASIMI – “Firence më kujton Marsejën. Mentaliteti i tifozëve është i njëjtë, janë të zjarrtë dhe pasionantë. Njerëzit këtu jetojnë për futbollin dhe diçka e tillë më shtyn të jap shpirtin për ekipin. Ne nuk jemi asgjë pa ata. Fiorentina është një skuadër e madhe, me një histori të madhe. Jemi një familje e bukur.”

SERIE A – “Kam luajtur 12 vite në Gjermani dhe aty vrapohet pafund deri në minutën e fundit. Këtu punohet më shumë me taktikën dhe ka shumë strategji, njësoj si në Francë. Më pëlqen, pasi mund të provoj diçka të re. Serie A është një kampionat i bukur dhe shumë i ndjekur. Juventusi dhe Interi janë skuadra të forta dhe Napoli është rritur me kalimin e kohës. Më pëlqejnë shumë edhe Lazio me Romën.” /abcnews.al

Mutu.jpg
Igli Nikolli17:47 | 08/10/2019

Adrian Mutu është një nga lojtarët më të talentuar që ka nxjerrë futbolli rumun. Sulmuesi i njohur u aktivizua me ekipe si Interi, Parma, Fiorentina, Juventus dhe Chelsea, por vitet më të bukura i kaloi në Firence.

Fiorentina arriti të shkonte deri në gjysmëfinalet e Europa League në 2008 (u eliminua me penallti nga Rangers) dhe në çerekfinalet e Champions League dy vite më vonë (u eliminua nga Bayern Munchen me gol jashtë fushe).

Chiesa, Ribery dhe Castrovilli

Cesare Prandelli kishte krijuar një ekip shumë të fortë dhe 40-vjeçari bën humor në lidhje me Franck Ribery. 36-vjeçari është kthyer në idhullin e ri të tifozëve viola, teksa Mutu zbulon edhe ëndrrën e tij në prononcimin e dhënë për Prosport.ro.

“Nëse Ribery do të vinte te Fiorentina në kohën time, do të ulej në pankinë. Ëndërroj që të bëhem një ditë trajneri i Fiorentinës”, thekson Adrian Mutu. /abcnews.al

Ribery-Franck.jpg
Igli Nikolli15:08 | 06/10/2019

Fiorentina dhe Udinese u përballen në një atmosferë fantastike sot në drekë. Rreth 38 mijë tifozë ishin të pranishëm në stadiumin Artemio Franchi dhe ekipi i Montellës ia doli të fitonte 1-0 me anë të golit të Milenkovic.

Ky ishte suksesi i tretë radhazi për Fiorentinën. Franck Ribery është kthyer në idhullin e të gjithëve. Francez u shpërblye me çmimin e lojtarit më të mirë të muajit shtator në Serie A.

Atmosfera e krijuar në shkallë dhe pasioni i tifozëve viola e kanë mahnitur. 36-vjeçari ia dedikon gjithçka tifozëve dhe shpreson që Fiorentina e bukur që është krijuar të vazhdojë me rezultate pozitive.

Ndihem shumë i lumtur kur shoh një ambient të tillë. Luajtëm me kurajë dhe lamë zemrën në fushë për tifozët. Më pëlqen të luaj futboll për të shijuar momente të tilla. Sot ishte një ndeshje e vështirë, duhet të vazhdojmë të punojmë fort.

Unë fenomen? Edhe tifozët janë të tillë. Firence më pëlqen shumë mua dhe familjes time. Kemi ndërtuar një skuadër të bukur dhe kemi shumë të rinj të talentuar”, përfundon Franck Ribery. /abcnews.al

Fiorentina-viola.jpg
Igli Nikolli14:32 | 06/10/2019

Fiorentina ia doli të siguronte një fitore shumë të rëndësishme përballë Udineses në Artemio Franchi. Ribery me shokë vuajtën kundër një ekipi që lufton fort dhe pëson pak.

Takimi dhuroi vetëm një gol në minutën e 72-të. Kiliani Pulgar krosoi nga goditja e këndit dhe qendërmbrojtësi Milenkovic kërceu bukur me kokë dhe dërgoi topin në rrjetë.

Festë e madhe në stadium dhe pankinën viola. Fiorentina arriti të ruajë avantazhin e çmuar dhe siguroi fitoren e tretë rresht në kampionat. Ekipi i Montellës ngjitet përkohësisht në vend të gjashtë me 11 pikë, ndërsa ekipi friulan mbetet në kuotën e 7 pikëve. /abcnews.al

Fiorentina – Udinese 1-0
(Milenkovic 72’)

Renditja e Serie A
Fiore-FRANCHI.jpg
Igli Nikolli14:08 | 06/10/2019

Fiorentina ia ka dalë të çajë mbrojtjen e Udineses më në fund. Vendasit kanë zhbllokuar ndeshjen në minutën e 72-të me anë të mbrojtësit Nikola Milenkovic. Pulgar ekzekuton një goditje këndi dhe serbi kërcen fort dhe ndëshkon me kokë argjentinasin Musso.

Festë e madhe në Artemio Franchi dhe djemtë e Vincenzo Montellës janë shumë afër sigurimit të fitores së tretë rresht në Serie A. Ky është goli i dytë i Milenkovic në kampionat në këtë fillim sezoni, ndërsa të parin e shënonte po me kokë kundër Napolit në javën e parë. /abcnews.al

Ribery.jpg
Igli Nikolli11:31 | 05/10/2019

Franck Ribery po tregon se mosha nuk ka rëndësi të madhe për një kampion si ai. 36-vjeçari francez u largua në verë nga Bayern Munchen pas 12 vitesh dhe zgjodhi Fiorentinën për të vazhduar karrierën.

Ndryshimi i presidencës, ardhja e tij dhe qëndrimi i Chiesës kanë rikthyer entuziazmin te tifozët viola. Ekipi po luan një futboll të bukur, po dëfren dhe po rikthehet te rezultatet pozitive. Ribery i ka surprizuar të gjithë: vrapon si një djalë i ri, lufton për të ndihmuar shokët, ndërsa klasi nuk i mungon kurrë.

Në katër ndeshjet e fundit ai është aktivizuar si titullar dhe ka arritur të shënojë dy gola e të dhurojë një asist. Fiorentina ka marrë 8 pikë në katër sfidat e fundit, aq më tepër përballë kundërshtarëve si Juventus, Atalanta, Milan (shijoi edhe një “standing ovation” fantastik në San Siro) dhe Sampdoria.

Ribery ka qenë ndër më të mirët e ekipit të Montellës dhe vlerësimi për të nuk ka munguar. Anësori ofensiv është shpallur lojtari më i mirë i muajit shtator nga Liga e Serie A. Ky çmim do t’i dhurohet përpara ndeshjes të së dielës kundër Udineses në shtëpi. /abcnews.al

Commisso.jpg
Igli Nikolli09:12 | 04/10/2019

Rocco Commisso është kthyer shumë shpejt në idhullin dhe shpresën e tifozëve të Fiorentinës. Manjati italo-amerikan mori drejtimin e klubit nga Firence dhe filloi menjëherë nga puna.

Ardhja e Franck Ribery i befasoi të gjithë. Chiesa qëndroi në ekip dhe përforcimet e merkatos po fillojnë të japin frytet e veta. Të rinjtë e talentuar nuk mungojnë, ashtu si edhe loja e bukur e ekipit të Montellës.

Fiorentina ishte e pafat në ndeshjet e para, por kthesa në rezultate ka ardhur. Fitorja e fundit përballë Milanit i ka entuziazmuar të gjithë, madje edhe presidentin Comisso. Ky i fundit komenton afrimin e Ribery dhe tregon se çfarë e ka surprizuar nga kampioni francez në një prononcim për Rai RadioUno.

“Ribery ishte një goditje e madhe dhe të gjithë na e kanë zili. Nuk do e kisha besuar kurrë që një 36-vjeçar të ishte kaq i aftë. Ai është demonstrimi i asaj që mund të arrihet akoma kur vendoset zemra në fushë”, thekson kreu i Fiorentinës. /abcnews.al

RIBERY-Fiore.jpg
Igli Nikolli08:09 | 30/09/2019

Fiorentina zhvilloi një ndeshje të madhe kundër Milanit dhe e meritoi fitoren. Franck Ribery gjeti golin e dytë në Serie A dhe ishte thjesht fantastik. 36 vitet mbi supe nuk dallohen fare dhe publiku i San Siros i dhuroi një “standing ovacion” në momentin e ndërrimit me Boateng.

Francezi nuk e ka fshehur kënaqësinë mas fitores së dytë radhazi të ekipit të Montellës. Ribery tregohet modest në fjalët e tij dhe komplimentin Federico Chiesan për ndeshjen e zhvilluar.

“Po, jam i vjetër, por në fushë ndihem si i ri. Jam i lumtur pasi futbolli është jeta ime. Kam gjithmonë uri kur zbres në fushë dhe po zbavitem me këta djem të ri. Kam ardhur për të ndihmuar Fiorentinën dhe tifozët. Kieza luajti një ndeshje madhështore”, thekson kampioni francez. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono