fioralba dizdari

tabela-motit.jpg
gra moz15:24 | 19/06/2018

Sipas MeteoAlb, vijojnë kthjellimet me vranësira kalimtare në gjithë territorin, më të shpeshta në ekstremin jugor.

Pas mesditës vranësirat fuqizohen fillimisht në jug, ku priten shira të përkohshëm, të cilat gjatë pasdites përfshijnë thuajse të gjithë vendin.

Në mbrëmje vranësirat mbeten prezente në territor si dhe shira të izoluar në zonat qendrore.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por mbeten konstante gjatë mesditës, duke ruajtur maksimumin territorial prej 32°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në veri, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior – verilindor, ndërsa në det vijon dallgëzimi 2 ballë./abcnews.al

Prezantoi: Fioralba Dizdari

MOTI-TABELAT-18-19-QERSHOR-1280x720.jpg
ent ela14:27 | 18/06/2018

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës dominohetnga kthjellime dhe vranësira kalimtare më të shpeshta në ekstremin Verior ku do të ketë shira të dobët. Pasditja fuqizon vranësirat në vend duke sjellë rrebeshe të shkurtra në Veri dhe Juglindje, por shira të izoluar në Qendër dhe zonat Lindore; mbrëmja vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë, më e ndjeshme rritja në zonat Perëndimore ku pritet maksimumi 32 – 33°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në mbrëmje, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë. /abcnews.al

MOTI-TABELAT-17-18-QERSHOR-1280x720.jpg
ent ela13:57 | 17/06/2018

Sipas MeteoAlb: Vijon paraditja me kthjellime e vranësira të shpeshta; më të dendura pas mesditës në zonat malore ku pritet ketë rrebeshe të përkohshme shiu. Por shira të izoluar do ketë në zonat Qendrore ndërsa thuajse i gjithë bregdeti vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta deri në mbrëmje kur kthjellimet shtrihen në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 13 – 32°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior duke bërë që në det të krijohet dallgëzim 2 ballë. /abcnews.al

moti-15-qershor.jpg
gra moz13:02 | 15/06/2018

Sipas MeteoAlb, dita fillon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat në mesditë fuqizohen duke sjellë shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar bregdetin jugperëndimor, ku vijojnë kthjellime të shkurtra me vranësira të shpeshta.

Pasditja dhe mbrëmja lokalizojnë shirat kryesisht në veri dhe zonat lindore, ndërsa shira të izoluar priten në Ultësirën Perëndimore.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit, por një tjetër rënie me 1 – 2°C sjell mesdita, duke ulur maksimumin në 30°C.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në det vijon dallgëzimi 1 – 2 ballë./abcnews.al

Prezantoi: Fioralba Dizdari

moti1234.jpg
gra moz13:52 | 14/06/2018

Sipas MeteoAlb, kthjellime dhe vranësira kalimtare vijojnë ndikimin deri pas mesditës, kur vranësirat fuqizohen në ekstremin verior dhe zonat lindore, duke sjellë shira të përkohshëm.

Në orët e vona të pasdites shirat largohen edhe nga zonat malore, duke lënë territorin me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, kryesisht në veri dhe qendër.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie me 1 – 2°C në mëngjes dhe gjatë mesditës duke variuar nga 13 në 31°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi perëndimor, duke ruajtur në det dallgëzimin deri 2 ballë./abcnews.al

moti123.jpg
gra moz15:08 | 13/06/2018

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës eshte dominuar, kryesisht me kthjellime në të gjithë vendin. por mesdita ka sjell vranësira të shpeshta në territor, më të dendura në veri dhe zonat lindore, ku priten rrebeshe të shkurtra shiu.

Sërish pasditja dhe në vijim, sjellin kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante gjatë mëngjesit por rënie me 1 – 2°C kane sjelle orët e mesditës; kryesisht në zonat Veriore.

Era do të fryjë e lehtë dhe rrallë-herë mesatare, me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë./abcnews.al

MOTI-TABELAT-11-12-QERSHOR-1280x720.jpg
ent ela15:32 | 12/06/2018

Sipas MeteoAlb: Moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta deri pas mesditës kurvranësirat shtohen në territor. Vranësira më të dendura do të ketë në ekstremet Veri – Verilindje ku priten shira të izoluar POR pjesa më e madhe e vendit mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Temperaturat e ajrit vijojnë me rritje 1 – 2°C, më e ndjeshme në mesditë kur maksimumi në rang territori do të ngjitet në 34°C.
Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi Perëndimor, ndërsa në det vijon dallgëzim i ulët. /abcnews.al

Prezantoi: Fioralba Dizdari

 

moti-11-qershor.jpg
gra moz12:58 | 11/06/2018

Sipas MeteoAlb, paraditja vijon me kryesisht e kthjellët, por pas mesditës, vranësirat shtohen gradualisht në territor; më të dednura në ekstremin verior dhe zonat lindore, ku priten rrebeshe të shkurtra shiu.

Orët e vona të pasdites dhe mbrëmja mbeten në kushtet e kthjellimeve me vranësira të herë pas hershme në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit rriten mesatarisht 2°C duke variuar nga 13 më e ulëta në Juglindje deri 33°C gjatë mesditës në Ultësirën Perëndimore.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare gjatë mesditës, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim të ulët./abcnews.al

moti-10-qershor.jpg
gra moz09:45 | 10/06/2018

Sipas MeteoAlb, moti ka mbetur me kthjellime dhe vranësira kalimtare në territor deri pas mesditës, kur vranësirat janë fuqizuar duke sjellë rrebeshe të përkohshme shiu në pjesën më të madhe të vendit por kryesisht në qendër dhe jug të tij, ndërsa zonat bregdetare paraqiten kryesisht me kthjellime dhe vranësira.

Temperaturat e ajrit janë ulur me 2 – 3°C gjatë mëngjesit, por sërisht mesdita ka sjell rritje të vlerave termike duke ngjitur maksimumin në 34 – 35°C.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verior, ndërsa në det vijon dallgëzim 2 – 3 ballë./abcnews.al

Prezantoi: Fioralba Dizdari

MOTI-TABELAT-9-10-QERSHOR-1280x720.jpg
ent ela14:51 | 09/06/2018

Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës jane dominuar me vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të vendit POR me fokus në zonat Perëndimore. Ndërsa gradualisht pjesa e dytë e ditës, zhvendos shirat drejt zonave Lindore dhe ekstremit Verior të
Shqipërisë duke lënë pjesën më të madhe të vendit me kthjellime dhe vranëira të herë
pas hershme.
Temperaturat e ajrit kane mbetur thuajse konstante gjatë mëngjesit por rënie të ndjeshme ka sjell mesdita si pasojë e shirave në territor.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperendimor duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 2 ballë. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono