Financial Times

whatsapp.jpg
ent ela11:56 | 30/10/2019

Një grup hakerash izraelitë kanë mundur të spiunojnë rreth 1400 personalitete të ndryshme, nëpërmjet një sistemi spiunimi në sistemin e mesazheve të WhatsApp. Kjo e fundit deklaroi se do të hidhte në gjyq palën izraelite.

Një difekt i brendshëm në sistemin e mesazheve të WhatsAp, i ka lejuar një grupi izraelitësh qëtë instalojnë një system spiuni në telefonat celularë të në shumë se 100 personaliteteve, mes të cilëve gazetarë, aktivistë për të drejtat e njeriut dhe politikanë të opozitës.

Lajmi është publikuar nga Financial Times. Të martën sipas kësaj të përditshmeje, shërbimi i mesazheve në pronësi të Facebook kontaktoi me viktimat e spiunimit, që ishte sinjalizuar pjesërisht në muajin maj nga Financial Times.

Aktiviteti i spiunimit ka ndodhur nëpërmjet Pegasus, një sistem spiunimi i projektuar nga grupi NSO, me seli në Izrael. Kur instalohet, Pegasus merr nën kontroll të gjitha funksionet e telefonit celular. WhatsApp tha për Financial Times se do të denoncojë ngjarjen në një gjykatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke fajësuar NSO-në për këtë.

Në deklaratën e saj WhatsApp shpjegon se kjo është hera e parë që një sistem mesazhesh ndërmerr një veprim ligjor kundër një enti privat që ka kryer këtë lloj sulmi.

Hakerat arritën të futen në 1400 telefona celularë Brenda dy javësh në pranverë. Mes viktimave janë politikanë, personalitete fetare dhe aktivistë organizatash humanitare. /ABC News Albania 24/7

 

173c772c-8624-11e9-b861-54ee436f9768-1280x720.jpg
ent ela12:35 | 28/10/2019

E përditshmja britanike “Financial Times” shkruan se kryeministri Italian Konte ka qenë këshilltar ligjor i një fond që ishte nën hetim nga Vatikani. Sipas saj Konte ka dhënë një mendim ligjor për të favorizuar klientin pak kohë para se të bëhej kryeministër.

“Ditët e para të majit 2018 në atë kohë avokat Konte mori nga shoqëria Fiber 4.0 detyrën për të dhënë një mendim zyrtar për ushtrimin e mundshëm, nga ana e qeverisë, të pushtetit ndaj shoqërisë Retelit. Në atë moment sigurisht që askush nuk mund të imagjinonte se disa javë më vonë një qeveri e drejtuar nga vetë Konte do të detyrohej të deklarohej për këtë çështje.”

Nis në këtë mënyrë reagimi i kryeministrisë italiane për të përgënjeshtruar çdo akuzë të mundshme për konflikt interesi, të ngritur nga një artikull i Financial Times.

Në fakt e përditshmja britanike lidh një cështje që është në analizë prej kohësh nga mediat italiane për sa i përket skandalit më të fundit në Vatikan. Hetimet e nisura pak javë më parë përqendrohen në fondin e investimit “Athena Global Opportunities” të drejtuar nga financieri Raffaele Mincione, i cili ka marrë rreth 200 milion euro nga sekretariati i Vatikanit për një investim të diskutueshëm luksi në Londër. Në maj të 2018-ës shoqëria Fiber 4.0, e kontrolluar nga fondi i Minciones, kishte punësuar avokatin Xhuzepe Konte për një mendim ligjor. Fiber 4.0 po përpiqej të merrte Retelit, një kompani italiane telekomunikacioni, por u mund nga dy shoqëri të huaja, një fond gjerman dhe një shoqëri shtetërore nga Libia. Konte në mendimin e tij i dha të drejtë qeverisë që të ndërhynte për të mos lejuar që aksionistë të huaj të merrnin kompaninë. Çdo gjë ndodhte në një moment që Konte ishte kandidat për kryeministër.

Një muaj më vonë qeveria e drejtuar nga ai miratoi një dekret sipas të cilit qeveria ushtronte pushtetin e saj për të bllokuar blerjen e kompanisë italiane nga shoqëri të huaja…

Financial Times shtron pyetjen nëse Konte ishte në dijeni në atë kohë se po punonte për një fond të mbështetur nga Vatikani. Por kryeministria italiane në reagimin e saj këmbëngul se ai nuk ka qenë në dijeni. / ABC News Albania 24/7

FINANCIAL-TIMES-MAQEDONIA-1280x720.jpg
ent ela22:15 | 17/05/2019

Në një shkrim analitik “Financial Times” i bën thirrje BE-së që të mos ia mbyllë dyert Ballkanit. Duke iu referuar faktit se në qershor do të jepet rekomandimi për hapjen e negociatave të anëtarësimit, gazeta prestigjoze i sugjeron Unionit që të japë dritën e gjelbër jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe Shqipërinë.

Bashkimi Evropian, siç shkruhet në tekstin e gazetës prestigjioze Financial Times, është shumë afër që të bëjë edhe një gabim historik në Ballkan. “Qeveritë e vendeve anëtare të BE-së në samitin e qershorit duhet të marrin vendim nëse do të miratojnë hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Vendimi duhet të marret unanimisht që të mund të zbatohet. Disa Qeveri, në krye të të cilave janë Franca dhe Holanda, nuk shfaqin vullnetin e tyre rreth fazës së ardhshme të zgjerimit të BE-së. Këtë e bëjnë, në masë të madhe për ta mbrojtur veten nga kritikat dhe nga kundërshtarët në vendet e tyre”, shkruan gazeta.

Në tekst theksohet se Franca kërkon nga Bashkimi Evropian të fokusohet në reformat e brendshme dhe në përforcimin e euro-zonës, dhe ndërkohë t’u ikë hapave që mund ta rrisin mbështetjen e të djathtëve dhe populistëve në Evropë, të cilët luftojnë kundër vendosjes.

Por, nëse kundërshtarët i arrijnë qëllimet e tyre, atëherë paraqitet rreziku për nxitjen e tensioneve, për të cilat BE deklaron se dëshiron ti mbajë larg Ballkanit.

“Ky argument është posaçërisht i theksuar në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri Zoran Zaev dhe kolegët e tij e hodhën poshtë ultranacionalizmin e paraardhësve të tyre. Treguan guxim të madh që të gjejnë zgjidhje për çështjen e emrit të vendit, i cili i vështirësonte marrëdhëniet me Greqinë fqinje që nga fillimi i viteve të 90-ta”, thotë “FT”.

Siç shkruan gazeta, Çdo lloj ndalese do t’u jepte goditje reformave në Maqedoninë e Veriut dhe me këtë do ta dëmtonte luftën kundër korrupsionit dhe krimit të oraganizuar, gjithashtu do të nxitej edhe shovinizmi maqedonas. Gazeta thekson, se ekziston edhe një rrezik tjetër, siç parashikojnë nga rajoni, në qoftë se BE i hap negociatat për Maqedoninë e Veriut, ndërsa Shqipërinë e lë në sallën e Pritjes. “Hapi i këtillë do t’i shtojë benzinë zjarrit të nacionalizmit shqiptar, duke vënë politikanët dhe aktivistët nga Shqipëria dhe Kosova në tundim që të heqin dorë nga hyrja në BE dhe shumë fuqishëm ta pranojnë kauzën për Shqipërinë e Madhe.

Kjo do të ishtë njollë për përpjekjet që të zgjidhet çështja midis Serbisë dhe Kosovës, dhe të zvogëlohen tensionet në mes boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve në Bosnjë e Hercegovinë”, thekson “Fajnenshëll Tajms”. Në rast të rritjes së jostabilitetit në rajon për shkak të dyshimeve të BE-së, siç shkruan gazeta, do të krijohet terren i përshtatshëm për ndërhyrje nga jashtë. Ballkani është arenë gare midis fuqive të jashtme, duke tërhequr pas Rusinë, Turqinë dhe Kinën në një kënd të Evropës, i cili është nën ndikimin e BE-së dhe SHBA-ve që nga koha e luftërave të ish-Jugosllavisë. /ABC News Albania 24/7

SOROS-FT.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ad min11:26 | 20/12/2018

Financial Times ka vendosur të shpallë miliarderin George Soros si personalitet të vitit 2018. Në Europë, fondacioni i tij është detyruar në muajin gusht që të transferojë selinë nga Budapesti në Berlin pas miratimit nga ana e qeverisë së Viktor Orban të një seri ligjesh të njohura si “Stop Soros”.

Miliarderi Xhorxh Soros, 88 vjec, është shpallur personalitet i vitit 2018 nga Financial Times, që e cilëson si “babain e industrisë së fondeve spekulative”, por dhe si promovuesin e demokracisë liberale të një shoqërie të hapur, i cili përdor filantropinë për të luftuar autoritarizmin, racizmin dhe mungesën e tolerancës.
Me origjinë nga Hunngaria, Soros është bërë i famshëm në botën e financës për sulmin e tij spekulativ kundër stërlinës në vitin1992. Gjithashtu ai është bërë objektiv i nacionalistëve dhe komplotistëve që e akuzojnë se mbështet emigracionin e paligjshëm nëpërmjet sipërmarrjeve të tij humanitare.

Në Europë, fondacioni i tij është detyruar në muajin gusht që të transferojë selinë nga Budapesti në Berlin pas miratimit nga ana e qeverisë së Viktor Orban të një seri ligjesh të njohura si “Stop Soros”. Edhe presidenti amerikan Donald Tramp e akuzon se financon demokratët dhe mbështet manifestimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër ligjit të tij anti emigrantë./abcnews.al

KLOSI-PER-FINANCIAL-TIMES-1280x720.jpg
ent ela14:42 | 08/08/2018

“Shqipëria po përjeton një nga sezonet më të mira turistike“. Vlerësimi vjen nga revista prestigjioze “Financial Times” e cila veçon natyrën shqiptare dhe shkruan se përtej turizmit të detit vendi ynë po bëhet i njohur edhe për turizmin e aventurës në malet e saj. “Financial Times” shkrimin e shoqëron me një foto të muzgut në liqenin e Bizës.

Konsiderata e revistës prestigjioze publikohet nga ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi në rrjetin social facebook, ku e cilëson shkrimin e “Financial Times” si vlerësimin e radhës nga mediat e huaja për turizmin në Shqipëri. Sipas ministrit Klosi, qeveria shqiptare ka ndjekur këtë vit një politikë fiskale nxitëse për turizmin elitar dhe agroturizmin për të nxitur turizmin alternativ si një mbështetje e fortë për turizmin klasik të detit. /abcnews.al

edi-rama-financial-times.jpg
ad min14:28 | 23/03/2018

Zhgënjimin për mos hapjen ende të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama e ka shprehur edhe në një intervistë që ka dhënë për “Financial Times”. Kreu i qeverisë ka folur edhe për marrëveshjen me Greqinë, duke bërë të ditur se në verë dy vendet fqinjë kanë të gjitha mundësitë të bien dakort për kufijtë detarë dhe kompesimin e pronave të çamëve.

Duket se Shqipëria dhe Greqia e kanë vendosur, që të nënshkruajnë marrëveshjen deri në verë ndonëse negociatat ende nuk kanë përfunduar. Kryeministri Edi Rama këtë e ka shprehur në intervistën që ka dhënë për “Financial Time”.

“Deri në verë shpresoj se do të zgjidhim gjithçka”.

Kreu i qeverisë ka përfshirë në këtë zgjidhje edhe kompensimin për pronën e çamëve duke shtuar se Shqipëria dhe Greqia ishin ende teknikisht në luftë falë një tjetër trashëgimie të dytë botërore të luftës.

“Pra, 70 vjet histori nuk do të jetë më pengesë për rrugën drejt së ardhmes”.

Kryeministri Rama ka përsëritur edhe dëshirën për t’u shpërblyer për gjithçka Shqipëria ka bërë për të nisur bisedimet për nisjen e negociatave me Bashkimin Europian.

“Ne do ta gjejmë shumë të çuditshme nëse Shqipëria nuk do të fillojë menjëherë negociatat, pasi ka bërë saktësisht gjithçka që kërkohet të bëjë”.

Rama i bëri thirrje Komisionit Europian që të rekomandojë hapjen e bisedimeve të pranimit në kohë në mënyrë që krerët e BE-së ta miratojnë atë në samitin e tyre të Qershorit. Ai vuri në dukje rëndësinë e Shqipërisë dhe vendeve fqinjë në uljen e flukseve të emigrantëve në bllok, duke shtuar se interesi dhe ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor, ndonëse ndonjëherë ekzagjeruar, ishte i vërtetë.

“Moska kurrë nuk hoqi dorë nga pikëpamja e rëndësisë gjeopolitike të rajonit, e cila nuk shihet nga shumë në Bashkimin Europian, me përjashtim të kancelares gjermane, Angela Merkel. Është çmenduri të mendosh se Ballkani Perëndimor mund të lihet mënjanë, të vetëm jashtë Europës”.

Disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian mbeten skeptikë rreth perspektivave të anëtarësimit mes “lodhjes së zgjerimit” pas krizës financiare të vitit 2008, problemeve të borxhit të eurozonës dhe votimit të Brexit në Mbretërinë e Bashkuar. Udhëheqësit e bllokut do të takohen me homologët e tyre ballkanikë në një takim të posaçëm në Sofje në Maj./abcnews.al

vlcsnap-error975-1280x720.jpg
ent ela13:27 | 09/02/2018

“Financial Times” thekson në një editorial të saj se Shqipëria mund të kalojë Serbinë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Analiza e së përditshmes britanike arrin në këtë përfundim duke arsyetuar problemet e brendshme të Serbisë.

Shqipëria mund të kalojë Serbinë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Kjo thuhet në një editorial të “Financial Times”, që citohet nga mediat e beogradit. “Pas zbulimit të strategjisë së zgjerimit të BE-së, perspektiva e bashkimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor mbetet e largët”, citohet shkrimi nga B92. Në editorial të gazetës britanike, nënvizohet gjithashtu se Unioni nuk duhet të tërhiqet – përndryshe Rusia dhe Turqia do të “mbushin boshllëkun”.

Duke arsyetuar qëndrimin se Shqipëria mund të kalojë progresin e bërë nga Serbia, “Financial Times” shkruan: “Premtimi i BE-së për anëtarësimin ka qenë një nxitje e rëndësishme për qeveritë për të marrë vendime të vështira – Serbia ka bërë lëshime të rëndësishme në marrëdhëniet me Kosovën, për shembull. Por ka një rrugë të gjatë për të shkuar dhe ndikimi i BE-së është pakësuar. Vetëm 26 për qind e serbëve tani mendojnë se anëtarësimi në BE do të ishte një gjë e mirë”.

“Dhe pasi Komisioni Europian ka bërë mirë të theksojë se përparimi drejt pranimit do të vlerësohet objektivisht dhe se çdo shtet në teori mund të kapë kandidatët kryesorë të tanishëm (Serbinë dhe Malin e Zi) – kjo njeh përpjekjet e fundit nga vende të tilla si Shqipëria dhe i përgjigjet dyshimeve për favorizim të Serbisë në veçanti”, vijon prestigjozja që citohet nga mediat e Beogradit.

Me gjithë përparimet, asnjë nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë plotësuar kushtet e duhuara për anëtarësim. Gjithashtu nënvizohet se pranimi I vendeve të tjerë është shtyrë për shkak të krizave si ajo e emigracionit që kanë prekur kontinentin e vjetër. Ndërkaq, sipas “Financial Times”, përpara zbulimit të strategjisë së BE për Ballkanin Perëndimor, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka thënë se vendi i tij po has në pengesa të mëdha në rrugën drejt Unionit. Madje ka propozuar që të pyesë popullin se si të vijojë më tej në këtë proces. Për këtë çështje, e përditshmja parashikon edhe një përplasjes mes Europës dhe Rusisë./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono