finale

cuna.jpg
G. P.15:59 | 15/07/2018

Nëse ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të jetë në tribunë për të ndjekur Francën në finalen e këtij botërori, ish presidenti i UEFA-s Michel Platini ka vendosur ta ndjekë në shtëpinë e tij me familjen.

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, do të jetë i pranishëm në tribunë në stadiumin Luzhniki të Moskës gjatë finales së Botërorit. Sarkozy ka qenë i pranishëm dhe në ndeshjen e hapjes si dhe në përballjen e Francës me Australinë.

Por ish-numri 10 i kombëtares franceze, Michel Platini ka zgjedhur të përjetojë në shtëpinë e tij emocionet e finales së madhe. Në deklaratën për agjencinë e lajmeve AFP, ai u shpreh se do ta ndiqte ndeshjen Francë-Kroaci me familjen e tij në shtëpinë në juglindje të Francës.

Ish-presidenti i UEFA u pezullua nga FIFA deri në Tetor të 2019-s për dhunim të kodit etik pasi kishte marrë 1.8 milionë euro nga ish-presidenti i Federatës Ndërkombëtare, Sep Blater, në shkëmbim të një konsulence. Por mes tyre nuk ishte firmosur asnjë kontratë./abcnews.al

NDESHJA-KROACI-ANGLI-1280x720.jpg
ent ela23:20 | 11/07/2018

Finalja e Kupës së Botës do të jetë Kroaci-Francë. Skuadra kroate triumfoi me meritë ndaj Anglisë, edhe pse sërish vuajti për 120 minuta.

Ballkani mund ta ketë më në fund një kampione të botës.

Ajo që mund ta bëjë quhet Kroaci, kombëtarja e një vendi fare të vogël me vetëm 4 milionë banorë, që bëri mrekullinë e radhës, duke eleminuar Anglinë e duke siguruar finalen ndaj Francës.

Ishte një tjetër dramë e kësaj Kupe të Botës, edhe pse nuk mund të quhet një e papritur, në një turne që ka pasur kaq shumë tronditje.

Formacioni I trajnerit Zllatko Daliç përballoi nisjen shumë të të mirë të anglezëve, që shënuan që në minutën e 4-ët me anë të Tripierit.

U përballua edhe stërlodhja e dy ndeshjeve radhazi nga 120 minuta dhe me gjuajtje penalltish, si edhe lodhja e gjysmëfinales që u luajt po 120’.

Kroacia, inferiore në pjesën e parë, reagoi në mënyrë madhështore pas pushimit, duke merituar gjithçka.

Jo vetëm barazoi me anë të Perishiçit, por iu afrua golit disa herë.

Forca e madhe e karakterit u duk në kohën shtesë, kur vendosmëria për të fituar doli më e fortë se lodhja.

Në një duel vullnetesh, triumfoi ai I kampionëve kroatë.

Përse fitoi Kroacia dhe përse humbi Anglia?

Përgjigja është për shkak të personalitetit më të madh të lojtarëve.

Modriç, Rakitiç, Lovren, Vrsaljko, Subashiç, Manxhukiç apo Perishiç janë yje që luajnë në klube të mëdhenj si Real, Barcelona, Liverpul, Atletiko, Monako, Juventus, Inter.

Fjalët e Luka Modriçit duken si profeci: Ndoshta është e shkruar të fitojmë duke vuajtur.

Ballkanasit duhet të përballojnë edhe vuajtjen e fundit për t’u shpallur kampionë të botës. /abcnews.al

 

kroacia.jpg
G. P.13:20 | 11/07/2018

Anglia dhe Kroacia luajnë sot në Moskë, për një vend në finalen e Botërorit ndaj Francës. Anglezët jepen favoritë, edhe pse kroatët kanë shumë besim tek vetvetja.

Kthimi pas suksesit ishte triumfal.

Kombëtarja kroate festoi kualifikimin ndaj Rusisë me këngë në gojë, edhe pse trajneri Daliç nuk i lejoi lojtarët e tij të rrinin gjatë zgjuar.

Ditën tjetër, ata nisën përgatitjen për gjysmëfinalen, për Anglinë.

Daliç ka mungesë të sigurt mbrojtësin Shime Vrsaljko të Atletikos, por portieri Subasiç pritet të jetë gati.

Skuadra e tij nuk jepet favorite, por trajneri është sfidues.

 “Kroacia ka lojtarë të shkëlqyer që luajnë në klubet më të mirë të Europës. Është e vërtetë që, në të kaluarën, nuk kemi pasur rezultate të mira në turne të tillë, por kjo duhet të ndryshojë. Nuk është habi që jemi mes katër më të mirëve të botës. Synojmë të fitojmë sërish”.

Mbrojtësi Dejan Lovren, lojtar i Liverpool-it, është përballë vendit ku luan.

“Nuk jam i informuar se çfarë po ndodh në Angli, pasi jam i përqëndruar tek puna jonë, dhe tek lajmet nga vendi ynë. E imagjinoj se çfarë entuziazmi duhet të jetë në Angli, me tifozët që presin të fitojë ekipi i tyre, ndërsa tifozët tanë presin të fitojë Kroacia. Do të jetë ndeshje shumë e vështirë”.

Po Anglia, si i ka punët?

Kapiteni i dytë, Jordan Henderson, besohet se është gati, por kjo nuk mund të thuhet për sulmuesin Jamie Vardy.

“Ne erdhëm në Rusi për t’u kënaqur me futbollin tonë. Ishim një nga skuadrat me moshën më të re. Nuk bëmë parashikime se deri ku mund të shkonim, por gjithçka e kemi merituar dhe jemi përmirësuar. Përballuam çdo vështirësi dhe shpresojmë të fitojmë sërish”.

Henderson u pyet sesa ndihet presioni për të fituar për herë të parë nga 1966-ta.

“Jemi të përqëndruar te ajo që duhet të bëjmë, dhe jo tek statistikat. Anglia ka pasur probleme për shumë kohë, por neve na takon të ecim përpara, t’i marrim ndeshjet njërën pas tjetrës. Nuk ia vlen ta vendosim veten nën presion”./abcnews.al

FRANCE-BELGJIKE-1280x720.jpg
ent ela22:19 | 10/07/2018

Franca është finalistja e parë e Kupës së Botës. Mundi 1-0 Belgjikën, në një ndeshje ku pati shumë raste për shënim, dhe ku francezët e merituan fitoren.

Favoritja është një hap larg titullit.

Franca respektoi parashikimet, mundi minimalisht Belgjikën dhe u kualifikua me meritë për në finalen e Kupës së Botës në Rusi.

Në sfidën, me shumë gjasë, më të fortë të Botërorit, mbijetuan blutë, falë një goli të shënuar nga mbrojtësi Samuel Ymtiti.

Përballja ishte tepër e fortë, një nga ndeshjet më të bukura të turneut, edhe pse u shënua vetëm një herë.

Në një krah superyje si Joris, Varan, Pogba, Mbape apo Grizman, në krahun tjetër Kurtua, Kompani, Hazar, De Brujn apo Lukaku.

Rastet ishin të shumta, edhe nga francezët, edhe nga belgët, ndërsa shkëlqyen dy portierët, Joris e Kurtua.

Përse ia doli Franca?

Besohet, sepse pati më shumë pjekuri, por edhe sepse në një sfidë mes dy ekipeve thuajse të barabartë, fitoi ambicia më e madhe e një kombi më të madh.

Një ambicie që dikur i ka dhënë tituj Brazilit, Gjermanisë apo Italisë, edhe kur kanë qenë baraz apo edhe më keq se rivalët.

Kënaqësi të shohësh në finale këtë Francë, edhe pse nuk na dha shumë kënaqësi në fazën e grupeve.

Mëkat që largohet skuadra ndoshta më spektakolare e Botërorit, por që tregoi një kompleks të qartë inferioriteti në çerekfinalen ndaj Brazilit.

Në fund të fundit, vetëm një ekip do të shkonte në finale, dhe ky ishte me meritë ai francez.

Gjysmën e enigmës e zbuluam, ndërsa gjysma tjetër do të zbulohet pas gjysmëfinales Angli-Kroaci. /abcnews.al

france-rusi.jpg
G. P.14:24 | 10/07/2018

Do të përcaktohet sot finalistja e parë e Kupës së Botës. Franca dhe Belgjika luajnë gjysmëfinalen në Shën Peterburg, dhe francezët jepen favoritë për suksesin.

Një tjetër udhëtim, me shpresë që të jetë i parafundit drejt suksesit.

Franca, favoritja e këtij Botërori, shkoi në Shën Peterburg, për gjysmëfinalen e sotme ndaj Belgjikës.

E mbushur me emra të mëdhenj, dhe me talente që kanë shpërthyer papritur, pas rezultateve pozitive, gjithçka duket e përsosur.

Gjithsesi, 4 lojtarë nuk morën pjesë në stërvitje, përfshi edhe Mbapenë.

“Ne e njohim Belgjikën dhe ata na njohin ne. Veçantia është se shumë lojtarë të mi do të ndeshen me shokë të skuadrave në klubet e tyre. Pra njohja është e plotë dhe ky është një avantazh për të dyja skuadrat. Ne nuk kemi asnjë problem me dëmtimet, 4 lojtarë munguan në stërvitje, por ata janë gati”.

Vlerësim të lartë për Belgjikën nga kapiteni francez, Lloris.

 “Mendoj se Belgjika është skuadra më e plotë dhe më e fortë e këtij Botërori. Nuk i mungon asgjë në asnjë repart, ka gjithçka për të qenë një skuadër e madhe, dhe është vërtet një skuadër e madhe. Do të jetë shumë e vështirë, por ne jemi gati. Nuk duam ta humbim këtë mundësi të madhe”.

Belgjika duket më e fortë se kurrë.

Eleminimi i Brazilit ka rritur besimin në maksimum, ndërsa plus është që ekipi ka vetëm një mungesë, mbrojtësin e pezulluar, Meunier.

“Është një mundësi e rrallë për të gjithë ne, për Belgjikën për të shkuar në finalen e Botërorit. Kemi dy vjet që punojmë për këtë qëllim. Do të duhet të përmirësohemi në krahasim me Brazilin në disa aspekte. Mendoj se Franca është e ngjashme me Brazilin, ndaj sfida do të jetë shumë e vështirë”.

Besimin e madh e shpreh edhe ylli i mesfushës, De Bruyne.

“Padyshim që jemi tepër të emocionuar, pasi jemi në prag të gjysmëfinales së Botërorit. Ne besojmë se mund të dalim kampionë të botës, besojmë se e kemi potencialin dhe kemi ambicie, por duhet të vazhdojmë ta tregojmë këtë në fushë, edhe përballë një kundërshtari shumë të fortë si Franca”.

Fitorja e Francës jepet me kuotën 2.5, suksesi i Belgjikës vlerësohet 3.1, dhe barazimi 3.2./abcnews.al

sterling.jpg
G. P.19:26 | 03/07/2018

Anglia do të përpiqet të ndryshojë historinë në Kupën e Botës, pasi prej 12 vitesh nuk kualifikohet për në çerekfinale. Skuadra angleze jepet favorite sot ndaj Kolumbisë, por është nën presion.

Prej 12 vjetësh dështon për të arritur në çerekfinale.

Anglia mund të jetë shpikësja e futbollit, por në Botëror prej kohësh nuk është një fuqi e madhe, diçka që duhet ta ndryshojë skuadra e trajnerit Gareth Southgate.

Ishullorët janë nën presion të jashtëzakonshëm në prag të ndeshjes së të tetave të finaleve ndaj Kolumbisë në stadiumin “Spartak” të Moskës, pasi gabimi i tyre do të kishte më shumë pasoja.

Për fat, anglezët nuk kanë probleme, pasi Delle Ali e kaloi dëmtimin.

Bilanci është në favor të europianëve me 3 fitore e 2 barazime.

“Kemi përballë një kundërshtar shumë të mirë, të cilin e respektojmë. Duhet që të vazhdojmë të luajmë me po atë këmbëngulje si deri tani, dhe me po atë lirshmëri. Duhet të vazhdojmë të sulmojmë, pasi kjo është loja jonë, pavarësisht nga kundërshtari apo se për çfarë luhet. Është një nga ato ndeshje për të cilat ia vlen të luash futboll”.

Kolumbia jepet e pafavorizuar, me koefiçient 4 për fitoren, ndaj 2.1 për anglezët. Pyetja kryesore për kolumbianët është, a do të luajë James Rodriguez?

“Kemi lajme të mira nga James Rodriguez, pasi vizita mjekësore doli pozitive, dhe shpresojmë që ai të luajë ndaj Anglisë. Gjithsesi, do të vendosim në fund dhe kemi besim edhe tek alternativat e tjera. Është e vërtetë që anglezët kanë pushuar më tepër se ne, por besoj se do të na ndihmojë fakti se patëm sfida shumë të ashpra dhe e treguam veten të fortë nën presion”.

Tifozët e të dyja skuadrave kanë vërshuar në Moskë. Pritet të jenë të paktën 6 000 anglezë, por sidoqoftë, epërsinë numerike do ta kenë kolumbianët./abcnews.al

curry.jpg
G. P.17:55 | 04/06/2018

Stephen Curry vendosi një rekord të ri në basketbollin amerikan, dhe ndihmoi ekipin e tij të fitonte ndeshjen e dytë finale radhazi. Titulli, tashmë, duket tepër i vështirë për Lebron James.

Një rikthim për kampionët.

Golden State luajti si skuadra më e mirë e botës, dhe e dominoi shumë më lehtë ndeshjen e dytë finale për titull në NBA, dhe e fitoi 122-103.

Nën udhëheqjen e Stephen Curry, por edhe me praninë e një talenti të pakrahasueshëm, Uorriors e përballuan pa vuajtur edhe aq shumë sfidën e lojtarit më të mirë në rruzull, Lebron James.

Edhe pse Cleveland Kavaliers nuk u dorëzua të paktën deri në pjesën e katërt e të fundit, sërish ekipi nga Kalifornia u shfaq, siç e njohim, si favoritin për të fituar titullin e dytë radhazi në basketbollin amerikan, dhe të gjashtin në histori.

Carry, ndoshta ekzekutuesi më i mirë në historinë e NBA-së vendosi rekordin e kampionatit me 9 gjuajtje të realizuara për tri pikë.

Rekordi i mëparshëm i fazës finale mbahej nga Rej Allen me 8.

Numri 30 i Golden State shënoi gjithsej 33 pikë, dha 8 asistë dhe kapi 7 topa në tabela, me një rendiment vërtet të lartë.

Ai pati edhe një duel me James, duke ia kaluar, të paktën për momentin, me numrin e përgjithshëm të tripikëshave në Finalet e NBA-së, duke pasur 90 ndaj 85 të Lebronit.

Basketbollisti më i mirë i botës nuk mundi të ishte aq i jashtëzakonshëm sa në finalen e parë, por gjithsesi bëri shumë.

Ai shënoi 29 pikë, kapi 9 topa në tabela e dha 13 pasime për kosh.

Po ashtu, vodhi dy topa, por sërish Cleveland nuk pati potencial për t’u matur deri në fund me kampionët.

Në të njëjtën Arenë, atë të Oklendit, skuadra mike u dorëzua në minutat e fundit, në ndeshjen e parë u mund në kohën shtesë, ndërsa këtë herë në pjesën e katërt.

Falë Lebronit, Kavaliersët ishin 10 pikë prapa në fund të pjesës së tretë, pra mund të luhej për fitore, veçse ai pati në krah vetëm Kevin Lovin.

Kërri u ndihmua nga yjet e tjerë të formacionit vendas.

Kevin Durant ishte tepër i saktë, thuajse si përherë.

Ai shënoi 26 pikë, kapi 9 topa në tabela, shërbeu 7 asistë e bllokoi dy gjuajtje, duke qenë shumë efikas, me vetëm 5 gjuajtje të humbura në gjithë ndeshjen.

Falë fantazisë dhe vizionit të Curry e Durantit, ishte më e lehtë për kapitenin Clay Thompson që të shënonte 20 pikë dhe për Draymond Green që të shkëlqente po ashtu.

Jo vetëm kaq, por kampionët në fuqi patën ndihmë nga dy lojtarë të konsideruar shumë më të thjeshtë.

Basketbollisti shtatlartë Mekgi pati 12 pikë duke mos gabuar asnjë gjuajtje, dhe po ashtu, asnjë gabim nuk bëri Shon Livingston.

Golden State kryeson 2-0 dhe duket shumë pranë titullit, edhe pse dy sfidat e radhës do të luhen në fushën e Cleveland./abcnews.al

golden-state.jpg
G. P.14:46 | 01/06/2018

Golden State fitoi ndeshjen e parë finale të basketbollit amerikan. Kampionët në fuqi përballuan një paraqitje të jashtëzakonshme të Lebron James-it

Ishte i vendosur të jepte shpirtin për të fituar.

Lebron James e dinte mirë se ky ishte ndoshta rasti i tij i fundit në karrierë për të realizuar një mrekulli e për të fituar titullin në NBA.

Nuk ka gjë më të rrezikshme sesa një kampion në versionin e tij maksimal, dhe Golden State e provoi në ndeshjen e parë të Finales së Madhe, edhe pse luajti në fushën e vet, edhe pse në fund fitoi.

Basketbollisti më i mirë i botës dha një tjetër provë nga ato që do të mbeten në histori, dhe me të cilat mund të vlerësohet si numri 1 i të gjitha kohëve, edhe mbi Michael Jordan-in.

Shënoi 51 pikë, kapi 8 topa në tabela, shërbe 8 pasime për kosh, në humbjen pas kohës shtesë, 114-124.

Lebron i bë i dyti lojtar në histori që shënon mbi 50 pikë në një ndeshje finale, i vetmi pas Jordanit.

James u bë i pari lojtar që shënon 51 pikë, kap 8 topa në tabela e jep 8 asistë në një sfidë të Finales së Madhe.

Tridhjetetrevjeçari mbetet i vetmi që mund ta bëjë një skuadër mesatare, kampione të NBA-së, si akush tjetër që nga kohët kur nisi të luhej basketbolli në Amerikë.

Me klasin dhe karakterin krejt të pazakonshëm, ai cilësohet si Maradonë i koshit, padyshim sportisti më i madh në botë sot për sot.

Sidoqoftë, as edhe një individ i tillë nuk mund ta bëjë historinë i vetëm.

Në Arenën e Oklendit, përballë tij ishte katërshja më e fortë e rruzullit, ajo që më në fund i mbijetoi mrekullisë.

Stephen Curry ishte sërish i pazëvendësueshëm duke shënuar 29 pikë, kapur 6 topa në tabela e shërbyer 9 asistë.

Talenti trupvogël ishte vendimtar me lojën e tij si një vallëzim, dhe me koshat nga distancat tepër të mëdha, në momentet kulmore.

Kevin Durant nuk ishte i jashtëzakonshëm, por bëri pjesën e tij.

Shënoi 26 pikë, kapi 9 topa në tabela e dha 6 asistë, duke vjedhur një top e duke bllokuar 3 gjuajtje të kundërshtarëve.

Kapiteni Klej Tompson pati 24 pikë, ndërsa Drejmond Grin bëri nga të gjitha, me 13 pikë, 11 topa në tabela, 9 asistë, 5 vjedhje topi, e 2 bllokime gjuajtjesh.

Në fund, Cleveland pati mundësi të fitonte, por Smith u ngatërrua duke bërë që koha e rregullt të përfundonte 107-107.

Në kohën shtesë, asgjë nuk mund ta ndalonte kampionen në fuqi, që kishte shumë më tepër alternativa, përballë Lebronit të lodhur.

Koshat erdhën njëri pas tjetrit dhe diferenca shkoi në 10 pikë, për t’u mbyllur në 124-114.

Ndeshja e dytë luhet duke u gdhirë e hëna, sërish në fushën e Golden State, në Oklend./abcnews.al

stef-curry.jpg
G. P.13:30 | 29/05/2018

Për të katërtin vit radhazi, finalja e basketbollit amerikan do të jetë mes Golden State dhe Cleveland. Kampionia në fuqi ia doli pas një suksesi të vështirë ndaj Houston.

Përvoja është thuajse vendimtare edhe në sport, dhe duhet kohë e gjatë për ta mposhtur.

Pas Boston Celtic-it, edhe Houston Rockets kuptoi se ende nuk kishte ardhur momenti për një “kryengritje” të suksesshme ndaj dy dinastive sunduese në NBA, Celveland Cavaliers e Golden State Worriors.

Dy skuadrat do të ndeshen për herë të katërt radhazi në finalet e basketbollit amerikan, seria më e gjatë në të gjithë historinë.

Golden State e siguroi “biletën” e finales mbrëmjen e fundit në fushën e Houston, ndihmuar nga katërshja e vet e madhe, por edhe nga mungesa po kaq e madhe e Kris Polit për vendasit.

Kampionët në fuqi të NBA-së ia dolën 101-92, por vetëm pasi reaguan pas pushimit.

Pjesa e parë e tyre ishte tepër e keqe, dhe u deshën fjalët e forta të trajnerit Stiv Kerr, që ekipi të reagonte.

Siç thuhet në zhargonin e NBA-së, yjet miq “morën zjarr”.

Kevin Durant shënoi 34 pikë, Stephen Curry u përgjigj me 27 pikë, 9 topa në tabela, 10 asistë, 4 vjedhje topi e 1 bllokim gjuajtjeje.

Përveç tyre ishte edhe kapiteni Thompson që shtoi 19 pikë, ndërsa Draymond Green ishte ai i përhershmi, me 10 pikë, 13 topa në tabela e 5 asistë.

Houstoni dështoi në armën më të fortë, gjuajtjet për tri pikë, duke humbur 27 të tilla radhazi, e duke shënuar vetëm 7 në 44!

James Harden vërtet shënoi 32 pikë (pati dhe 6 topa në tabela, 6 asistë, 4 vjedhje topi), por gaboi shumë në gjuajtje.

Gordon, Kapela e Taker bënë maksimumin, por Houstoni nuk pati “thellësinë” e duhur për të përballuar kundërshtarin.

Finalet e NBA-së, mes Worriors dhe Cleveland-it të Lebron Jamest, do të nisin duke u gdhirë e shtuna në Shqipëri, dhe ndeshja e parë do të jetë në Oklend, në fushën e Golden State./abcnews.al

thompson-1280x853.jpg
G. P.16:55 | 27/05/2018

Golden Stejti i shpëtoi eleminimit në plej ofin e basketbollit amerikan falë kapitenit. Klej Tompson shënoi 35 pikë në fitoren vendimtare ndaj Hjustonit.

Jo më kot bën pjesë në katërshen magjike.

Klej Tompson është edhe kapiten i skuadrës së tij, por rrallë herë ndodh që të udhëheqë edhe si shënues, siç bëri mbrëmjen e fundit.

Falë 35 pikëve të shënuara prej tij, Golden Stejti shmangu eleminimin para kohe në gjysmëfinalen e plej ofit të NBA-së, duke mundur Hjustonin e duke barazuar rezultatin.

Përballë ekipit më të fortë të sezonit të rregullt, Tompson, u tregua më I fortë se Kevin Duranti apo Stefën Kërri, në sfidën që përfundoi 115-86.

Ishte një nga duelet më të çuditshme të vitit, me Hjustonin që udhëhoqi me 17 pikë epërsi në përfundim të periudhës së parë, pavarësisht se i mungonte lojtari i dytë më i mirë, organizatori Kris Pol.

Tompson jo vetëm realizoi 35 pikë, por edhe kapi 6 topa në tabela, dha dy asistë dhe i vodhi 4 topa kundërshtarëve.

Në krah tij, si në kohët e mëparshme, ishte Kërri me 29 pikë të shënuara, dhe dyshja e mbiquajtur “Vëllezërit Splash” arritën një fitore si dikur.

Edhe Kevin Durant nuk ishte tërësisht jashtë festës, por bëri më pak, ndryshe nga paraqitja e deritanishme në plej of.

Duranti realizoi 23 pikë, kapi 7 topa në tabela e shërbeu 4 pasime për kosh.

Një ndeshje të pazakontë luajti Drejmond Grin, që pati vetëm 4 pikë, por ishte i shkëlqyer me 10 topa në tabela, 9 asistë, 4 vjedhje topi e 5 bllokime gjuajtjesh.

A thua Golden Stejti e kaloi momentin e keq dhe tani mund të marrë titullin në Konferencën Perëndimore e të kalojë në finalen e NBA-së?

Nëse dëshiron të jetë për herë të katër aty, do të duhet të japë maksimumin në ndeshjen e 7-të, duke u gdhirë e marta, në fushën e Hjustonit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono