filma

schermo-dellarte.jpg
G. P.15:59 | 27/05/2018

Në festivalin e ekranit që po zhvillohet në Shkodër e ftuar është edhe një nga emrat e njohur të botës se artit. Ra de Martioni merr pjesë me filmin “Controfigura”.

Ra di Martino është një prej emrave të njohur të botës së artit, pasi filmat e saj, instalacionet dhe fotografitë janë ekspozuar e shfaqur në shumë festivale filmi, nga Italia, në Neë York, Berlin, Londër e shumë shtete të tjera të botës. Për herë të parë ajo ka mbërritur në tokën Shqiptare, për t’iu bashkuar festivalit të ekranit me filmin  e saj “Controfigura”. Ky film është shfaqur për herë të parë në Bienalen e Venecias në vitin 2017 si dhe në festivalin “Lo schermo dell’arte”, po atë vit.

Ra di Martino: “Është hera e tretë që bashkëpunoj me “Schermo dell’arte. Do prezantoj filmin tim që më herët kam marrë pjesë ne Bienalen e Venezias, apo në Firence. Më duhet ta pranoj që është e vështirë të bësh një film jo komercial. Duhet ta bësh me mbështetjen e njerëzve profesionistë e që njohin punën tënde. Jam e kënaqur për realizimin.”

Regjisorja italiane e pyetur nëse njeh artistë Shqiptarë dhe kinematografinë e vendit tonë, shprehet:

Ra di Martino: “Njoh disa artistë shqiptarë, që udhëtojnë në vende të ndryshme, por njoh shumë pak kinematografinë shqiptare dhe nuk di çfarë të them”. 

Ra Di Martino është diplomuar në Chelsea College of Art dhe Slade School of Art. Pasi kaloi disa vite në Londër dhe Nju Jork, tani jeton dhe punon në Itali. Me dokumentarin The Show Must Go On mori pjesë në Festivalin e Filmit të Venecias, ku fitoi çmimet SIAE dhe Gilo Pontecorvo, “Special Mention” në Salina DocFest, çmimin Nastro d’argento për filmin dokumentar më të mirë në 2015 dhe në 2017 si dhe mori pjesë përsëri në Festivalin e Filmit të Venecias me filmin “Controfigura”. /abcnews.al

vlcsnap-error878-1280x720.jpg
G. P.17:54 | 02/03/2018

Kinemaja është pjesa më e rëndësishme e edicionit të sivjetshme të pranverës frankofone. Filmi “ 3 burra dhe një fëmijë” i regjisores franceze Coline Serrau ngre siparin e aktiviteteve kulturore. Ndërkohë që do të mbahen përgjate muajit Mars, një sërë aktivitetesh thuajse në të gjithë rethet e Shqipërisë, ku përfshihen ekspozita, teatër, diskutime mbi letërsinë franceze dhe kërkimet arkeologjike. Në mes të Marsit do të projektohet edhe filmi “Polina”, i cili pasqyron jetën e koreografit me origjinë shqiptare, Angjelin Prejlocaj.
Ai do të jetë i pranishëm sëbashku me bashkëshorten, Valeri Muller që është edhe regjisore e filmit. Përmbyllja do të bëhet me gastronomi./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono