Filipine

106516876_hi053333236.jpg
Sej rie10:26 | 24/04/2019

Filipine mund t’i shpallë luftë Kanadasë. Është ky paralajmërimi i presidentit të vendit Duterte i cili i kërkoi Kanadasë të largojë menjëherë mbeturinat e grumbulluara në Manila. Në rast të kundërt ai do të shpallë luftë

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte paralajmëroi se do t’i shpallë “luftë” Kanadasë nëse ajo nuk heq tonelatet me mbeturina që janë dërguar në Manila. Në një deklaratë për mediat në vend Duterte u shpreh se do i dërgojë javën e ardhshme në formë zyrtare këtë paralajmërim qeverisë kanadeze.

“Unë do të deklaroj luftë kundër tyre. Mbeturinat e Kanadasë janë në rrugë. Përgatituni, pasi mbeturinat tuaja po vijnë përsëri në shtëpinë tuaj”, shtoi ai.

Mbeturinat janë disa mbetje elektronike. Ato janë dërguar me anije nga Kanadaja gjatë viteve 2013 dhe 2014 dhe në vitet që pasuan kërkuan nga shteti aziatik që ti hedhë ato.

Kur kryeministri kanadez Justin Trudo vizitoi kryeqytetin filipinas Manila në vitin 2015 premtoi një zgjidhje nga ana e Kanadasë, si dhe premtoi që një rast i tillë nuk do të përsëritej më./abcnews.al

Jnc9NTgwJmhhc2g9YzAyNjkxYjY1ODYzMjUxYmY5OTEyNzc2MmRiYTQ4NzQ.thumb_.jpg
Sej rie13:39 | 23/04/2019

11 viktima, dhjetëra të plagosur dhe dëme të shumta material si pasojë e tërmetit që goditi të hënën Filipinen. Mëngjesin e të martës janë regjistruar lëkundje të reja të forta por fatmirësisht nuk raportohet për viktima apo dëme materiale

Një lëkundje e re e fortë me magnitudë 6.3, ka goditur Filipinen, pas asaj që shkaktoi të paktën 11 viktima. Tërmeti u regjistrua në qendër të vendit, 13 kilometra në lindje të Tutubigan, me një thellësi prej 70.2 kilometrash. Të dhënat janë konfirmuar nga institute gjeofizik amerikan. Por fatmirësisht lëkundjet e reja nuk kanë shkaktuar viktima  të tjera apo dëme. Tërmeti që goditi të hënën veriun e vendit kishte një magnitudë 6.1.

Ekipet e shpëtimit, gjetën trupa të pajetë në gërmadhat e një supermarket si dhe në një fshat verior. Një person u nxor i gjallë nga rrënojat sipas deklaratave për shtyp të autoriteteve vendore.

Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi ndërmjet 10 – 20 kilometrash./abcnews.al

OK-FILIPINE-BOMBATABCM5T2.mpg_snapshot_00.05-1280x541.jpg
ent ela21:25 | 27/01/2019

Dy bomba kanë shpërthyer në një kishë katolike në një prej ishujve jugorë të Filipineve, duke u marrë jetën të paktën 20 personave. Ngjarja ka ndodhur në një rajon me shumicë myslimane, që kishte organizuar një referendum për autonomi më të gjerë.

Dy bomba shpërthyen të dielën në katedralen katolike romake në jug të ishujve Filipine, duke vrarë 20 persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Shpërthimi i parë ndodhi teksa celebrohej mesha e së dielës në kishën e ishullit Jolo, ku militantët islamikë janë shumë aktivë. Në momentin kur trupat ushtarake reaguan, një tjetër bombë e vendosur në një parking pranë objektit të kultit shpërtheu. Sulmi vjen një ditë pasi një zonë me shumicë myslimane në rajon votoi në një referendum për më shumë autonomi. Asnjë grup nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit të dyfishtë, por ishulli Jolo prej kohësh shërben si bazë për militantët e grupit Abu Sajaf. Autoritetet lokale deklaruan se shpërthimi i parë ndodhi brenda katedrales Zonja e Malit Karmel, që në të kaluarën ka qenë shpesh herë objektiv sulmesh; ndërsa i dyti fare pak më pas në hyrje të kishës. Shumica e viktimave janë civilë. Ndërkohë, disa nga të plagosurit janë evakuuar në rrugë ajore në një qytet tjetër. Duke e cilësuar atentatin një akt burracak, autoritetet lokale i bënë thirrje popullsisë që të bashkëpunojnë për t’i mohuar fitoren terrorizmit. Në referendumin e javës së kaluar, votuesit aprovuan krijimin e rajonit autonomon Bangsamoro, që ndodhet në jug të Filipineve dhe dominohet nga shumica myslimane. Por votuesit në provincën Sulu, ku ndodhet ishulli Jolo, refuzuan të bëheshin pjesë e procesit. /abcnews.al

kisha.jpg
G. P.11:14 | 27/01/2019

Dy bomba kanë shpërthyer në një kishë katolike në një prej ishujve jugorë të Filipineve, duke u marrë jetën mbi 20 personave. Ngjarja ka ndodhur në një rajon me shumicë myslimane, që kishte organizuar një referendum për autonomi më të gjerë.

Dy bomba shpërthyen të dielën në katedralen katolike romake në jug të ishujve Filipine, duke vrarë 27 persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Shpërthimi i parë ndodhi teksa celebrohej mesha e së dielës në kishën e ishullit Jolo, ku militantët islamikë janë shumë aktivë. Në momentin kur trupat ushtarake reaguan, një tjetër bombë e vendosur në një parking pranë objektit të kultit shpërtheu.

Sulmi vjen një ditë pasi një zonë me shumicë myslimane në rajon votoi në një referendum për më shumë autonomi. Asnjë grup nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit të dyfishtë, por ishulli Jolo prej kohësh shërben si bazë për militantët e grupit Abu Sajaf.

Autoritetet lokale deklaruan se shpërthimi i parë ndodhi brenda katedrales Zonja e Malit Karmel, që në të kaluarën ka qenë shpesh herë objektiv sulmesh; ndërsa i dyti fare pak më pas në hyrje të kishës. Shumica e viktimave janë civilë. Ndërkohë, disa nga të plagosurit janë evakuuar në rrugë ajore në një qytet tjetër.

Duke e cilësuar atentatin një akt burracak, autoritetet lokale i bënë thirrje popullsisë që të bashkëpunojnë për t’i mohuar fitoren terrorizmit. Në referendumin e javës së kaluar, votuesit aprovuan krijimin e rajonit autonomon Bangsamoro, që ndodhet në jug të Filipineve dhe dominohet nga shumica myslimane. Por votuesit në provincën Sulu, ku ndodhet ishulli Jolo, refuzuan të bëheshin pjesë e procesit./abcnews.al

105007733_gettyimages-1075817676.jpg
ent ela12:45 | 31/12/2018

Rreth 70 persona kanë humbur jetës si pasojë e stuhisë që goditi qendrën e Filipineve javën e kaluar. Pjesa më e madhe e tyre humbën jetën si pasojë e përmbytjeve. Por autoritetet paralajmërojnë se mund të ketë edhe më shumë viktima pasi disa zona të vendit janë të paarritshme për momentin./abcnews.al

duterte.jpg
ent ela11:24 | 07/12/2018

Presidenti i FIlipines ka kërcënuar përsëri Kishën Katolike në vend duke i kërkuar qytetarëve që të vrasin priftërinjtë. Kjo thirrje erdhi pasi kisha katolike kritikoi administratën e tij.

Sulm i ri i ashpër i Presidentit të Filipines Rodrigo Duterte kundër drejtuesve të kishës katolike, duke i përkufizuar të padobishëm pasi kritikuan administratën e tij. Dhe për këtë, Duterte ka ftuar besimtarët t’i ekzekutojnë. “Vritini priftërinjt tuaj. Këta nuk shërbejnë për asgjë. E vetmja gjë që dijnë të bëjnë është të kritikojnë”, u shpreh presidenti-diktator në një fjalim të mbajtur në një ceremoni për vlerësimin e punëtorëve më të mirë Filipinas jashtë vendit. Sulmi është shoqëruar me tone të dhunshme dhe vulgare.

Duterte – shkruan Asianews – ka deklaruar që Kisha katolike është institucioni më hipokrit. “Pjesa më e madhe e priftërinjëve janë gej, pothuajse 90% e tyre, pra të mos insistojnë të më bëjnë moral”, thotë ai. Ashtu siç ka ndodhur dhe në të kaluarën, profokimi I Dutertes nuk ka marrë përgjigje. Priftërinjt tentojnë të ulin tensionet dhe theksojnë që raportet mes Kishës dhe Shtetit karakterizohen nga bashkëpunimi për zhvillimin social dhe për të mirën e vendit. “Nuk duam t’i hedhim benzinë zjarrit”, thuhet në deklaratën e Kishës në Filipine.

Më herët priftërinjt kritikuan luftën e përgjakshme të presidentit ndaj trafikut të drogës që shkaktoi 5 mijë të vdekur. Kërkesa e fundit e Dutertes shkaktoi indinjimin e pjesës më të madhe të popullatës që e akuzojnë atë për blasfemi. Jo vetëm katolikët por edhe protestantët kanë manifestuar irritim për fjalët e presidentit kundër Zotit dhe Kishës. Në Filipine, katolitët përfaqësojnë 90% të popullsisë. /abcnews.al

qenii.png
G. P.23:15 | 11/11/2018

Një ngjarje e ndodhur  në Filipine ka bërë xhiron e botës në internet. Një qen i lënë vetëm në shtëpi nga familja e tij e nisur për udhëtim, ka marrë autobusin dhe i ka arritur ata.                                           

Hipën në autobus dhe ulet, duke shkaktuar të qeshurat e pasagjerëve që pyesin se i kujt është ai qen i zi, pa biletë dhe mbi të gjitha ku po shkon. Deri në zbulimin e misterit, disa çaste më pas, menjëherë në semaforin tjetër, kur autobusi i afrohet një automjeti të mbushur me njerëz dhe nga atje dëgjohet një thirrje: “Vince”.

Është pikërisht ai, Vince, qeni i zi, i cili u la i vetëm në shtëpi nga familja e tij, e nisur për një udhëtim dhe që mori autobusin dhe i arriti ata, mes mosbesimit të atyre që ishin prezent dhe sidomos pronarëve të tij. Kjo ngjarje ndodhi në Cebu, në Filipine.

Është mësuar të hipë në automjete, por gjithmonë me ne”, shpjegojnë pronarët e tij për mediat lokale. Ndërkohë pamjet filmike kanë bërë xhiron e botës në rrjetet sociale./abcnews.al

BILANCI-FILIPINE-1280x720.jpg
ent ela17:24 | 19/09/2018

Ka shkuar në 127 persona të vdekur, bilanci i viktimave si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe tajfunit në pjesët veriore të Filipineve. Sipas mediave lokale, për shkak të tajfunit “Mangkhut” janë shpallur të zhdukur 70 persona, ndërsa 71 të tjerë janë plagosur. Autoritetet njoftuan se shumica e viktimave erdhën si shkak i rrëshqitjeve të tokës. Rreth 250 mijë njerëz janë prekur nga tajfuni, ndërsa 100 mijë janë evakuuar në vende të sigurta. Ndërkohë, tajfuni i fuqishëm shkaktoi disa viktima dhe shumë të plagosur në Hong Kong dhe Kinë. Në të dy vendet, dëmet materiale janë të pallogaritshme. /abcnews.al

103450921_p06lb1cx.jpg
ent ela12:18 | 16/09/2018

Disa pjesë të Kinës janë në gatishmëri të lartë, pasi shirat e fortë dhe erërat e forta nga Tajfuni “Mangkhut” filluan të godasin bregun jugor. Më shumë se 111 njerëz janë plagosur në Hong Kong, ku rrokaqiejt u goditën nga era që shkatërroi shumë dritare. Së paku 30 njerëz kanë vdekur në Filipine nga Tajfuni “Mangkhut” por ndikimi i plotë në zonat rurale ende nuk dihet. Mangkhut konsiderohet stuhia më e fortë e vitit 2018.

Në Hong Kong, autoritetet lëshuan alarmin maksimal, me banorët e paralajmëruar për të qëndruar brenda për të shmangur dëmtime të mundshme nga sende që fluturojnë nga stuhia. Erërat atje thuhet se kanë arritur më shumë se 117 km / h. Niveli i ujit në disa zona arrin në gati 3.5 metra. Shumica e dyqaneve dhe shërbimeve publike u mbyllën dhe më shumë se 800 fluturime janë anuluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Hong Kongut – që prekin më shumë se 100,000 pasagjerë.

Mijëra njerëz janë evakuar nga Guangdong, në kontinentin kinez, për shkak të “Mangkhut”. Autoritetet në provincën e mbipopulluar gjithashtu lëshuan nivelin më të lartë të paralajmërimit, alarmin e kuq. Tajfuni është 22-ti i këtij viti, por Qendra Kombëtare Meteorologjike e Kinës thotë se mund të jetë më i fuqishmi.

Ndërkohë, shumë nga viktimat në Filipine janë shkaktuar nga rrëshqitjet e dheut në dy rajone. Mes viktimave është një foshnje dhe një fëmijë. /abcnews.al

425197_capture_ff.jpg
ent ela16:43 | 15/09/2018

Në Filipine të paktën 12 persona kanë humbur jetën si pasojë e tajfunit Mangkhut. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet zyrtare. Mes viktimave janë dhe dy anëtarë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë të cilët po përpiqeshin të shpëtonin një grup personash që i kishte marrë përpara rrjedha e ujit. Ndërkohë mediat vendase bëjnë të ditur se ka dhe një numër të pacaktuar viktimash në bregun e Aparit, në provincën Kagaian. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono