Fieri

vlcsnap-error360-1280x720.jpg
ent ela15:19 | 13/02/2018

25-vjecari Fierak, i konsideruar nga amerikanët si hakeri më i mirë shqiptar, kishte arritur të klononte së bashku me 36 anëtarët e tjerë të grupit rreth 3.4 milionë karta kredi. Gjithashtu, dëmi nga blerjet e stimuluara në internet të shkaktuar qytetarëve në të gjithë botën sipas policisë së shtetit është rreth 530 milionë dollarë.

Aldo Ymeraj, 25-vjeçari që shikoni në foto, me origjinë nga qytetit i Fierit nuk do ta ketë të lehtë t’ia hedhë drejtësisë, ashtu siç bëri 3 vite më parë, kur u arrestua për klonime të kartave të kreditit në kryeqytet.

Për prangosjen e të riut fierak këtë here u inicua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kërkojnë edhe ekstradimin e tij përtej atlantikut, si pjestar I një rrjeti shumë të rrezikshëm hakerash. ABC Neës ka mësuar nga grupi hetimor se Ymeraj bashkë me 36 anëtarët e tjerët të grupit kriminal kishin arritur të klononin mbi 3.4 milionë karta krediti në të gjithë botën. Dëmi ishte kolosal tek qytetarët pagamarrës në bankat e nivelit të dytë. Policia shqiptare dhe partnerët e saj amerikanë theksojnë se nga vitit 2010 e në vijim hakerat kanë arritur të përfitojnë në mënyrë të jashtëligjshme rreth 530 milionë dollarë. Koka e grupit ishte 34-vjeçari nga Ukrahina, Svyatoslav Bondarenko. Ai ishte kujdesur që anëtarët e grupit në total që po hetohen janë 11 mijë pjesëmarrës të mos kishin njohje me njëri tjetrin, duke ngritur kështu në rrjetin më të madh të hakerave në të gjithë botën. Operacioni për kapjen e 13 personave i koduar “Infraud”u zhvillua në disa shtete, si Shqipëri, Kosovë, SHBA, Francë, Britani e Madhe Itali, Austri dhe Serbi.

Ndërkohë Aldo Ymeraj ishte prangosur edhe më herët për të njëjtën akuzë nga uniformat blu së bashku me 3 persona të tjerë si pjesëtar i grupit “Albanian Hackers Group” . Në shtator të 2013 Ymeraj u arrestua gjatë operacionit të koduar “Dark web”, duke u akuzuar për klonime kartash krediti, si edhe kishin arritur të thyenin kodet e sigurisë nga kompani ndërkombëtare të shërbimeve në Internet si, “PayPal”, “Gmail” “Facebook”./abcnews.al

vlcsnap-error158-1280x719.jpg
us er15:24 | 24/12/2017

Festat e fundvitit e kanë gjetur qytetin e Fierit me pamje të re. Dekorit gjigand i janë shtuar dhe parqet e reja.

Ekstravagant por qëllimi është përmbushur. Fierakët po e duan sërish qytetin e tyre.
Festat e fundvitit përkuan me përfundimin e investimeve për bulevarde dhe parqe te rinj. Kjo i ka nxjerrë qytetarët në sheshe me gjithë temperaturat e ulëta.
Përtej ngjyrave të fasadave dhe trafikut të rënduar, emigrantët ndjejnë ngrohtësinë që u mungon në vendet ku jetojnë.
Fundi i vitit 2017 e ka gjetur Fierin me pamje të re në akset kryesore. Hapësirat për kalimtarët janë trefishuar në krahasim me dy vite me parë. Dekori i festave është shtrirë edhe në njësite administrative ndërsa punime vazhdojnë në rrugët që lidhin qytetin me periferinë. Për këtë arsye trafiku rrugor vazhdon të jetë i rënduar./abcnews.al

vlcsnap-error703-1-1280x719.jpg
us er16:16 | 03/12/2017

Situata në Fier po shkon drejt përmirësimit. Uji është tërhequr nga banesat, por dëmet në bujqësi janë të mëdha. ABC News ishte edhe në fshatin Ferras në Fier.

24 orë pas daljes nga shtrati, ujërat e lumit Vjosa u zhvendosen në bregdetin e Darzezës duke lënë pas dëme në bujqësi. Rruga drejt fshatit Ferras të Fierit ka ende prezencë uji, kurse nëpër banesa ai është tërhequr.
Ushqimi për bagëtitë është ndihma që presin tani banorët në Ferras, Povelcë dhe darëzezë.
Në Frakull dëmet më të mëdha janë shkaktuar në sera të mbjella kryesisht me lukeshtrydhe.
Përmbytja masive e banesave këtë hërë u shmang në momentet e fundit në Ferras.
Dalja e Vjosës përkoi me fushatën e mbjelljes së grurit ç’ka do të thotë se këtë vit shume fermerë në zonat e përmbytura nuk do të kenë prodhim.
Forcave të armatosura të instaluara në Levan dhe Dërmenas u jane bashkuar edhe 6 ekipe shpëtimi nga Kosova. Autoritetet vendore nuk kanë nisur ende verifikimin e dëmeve. Në total Vjosa përmbyti mbi 370 shtëpi dhe 5000 ha tokë bujqësore./abcnews.al

 

 

 

vlcsnap-error171-2-1280x697.jpg
us er10:03 | 10/11/2017

Një ngarkesë me 41 kg kanabis sativa u sekuestruan gjatë operacionit “DUKAS” në Patos të Fierit. Dy persona u arrestuan dhe sipas policisë ata janë Neritan Blido, 28 vjeç dhe Spartak Kamberaj, 26 vjeç, të dy nga Patosi.  Arrestimi i tyre u bë pasi, në lagjen “Dukas”, Patos gjatë kontrollit të banesës e cila i ishte lënë në ruajtje shtetasit Neritan Blido që prej 20 vitesh, në dollapin e dhomës së gjumit Policia gjeti  të fshehur 5 thasë plasmasi me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, gjithësej 41.3 kilogramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se kjo sasi lënde e dyshuar narkotike ishte fshehur në këtë banesë nga shtetasit Neritan Blido dhe Spartak Kamberaj të cilët kishin për qëllim trafikimin  me destinacion Greqinë./abcnews.al

vlcsnap-error287.jpg
us er18:10 | 07/11/2017

Kryeministri Rama ishte në Fier për inaugurimin e ujësjellësit dhe rrjetit të ri që furnizon 24 orë me ujë të pijshëm të gjithë qytetin. I shoqëruar nga ambasadorja gjermane, vendi i cili ndihmoi me financimin e projektit, Kryeministri bëri edhe njëherë thirrje që brenda 90 ditëve të gjithë të vihen brenda kuadrit ligjor përsa i përket konsumit, për të mos rezultuar më pas në ndëshkime.
Falë një investimi gjerman dhe të Bashkimit Europian prej 11 milionë Eurosh, Fieri ka një rrjet të ri të ujësjellësit që i garanton banorëve 24 orë në ditë furnizim me ujë të pijshëm. Më shumë se te investimi, Kryeministri Rama, gjatë inaugurimit, vuri theksin te ligjshmëria në konsumin e ujit, aksesi ndaj të cilit konsiderohet si e drejtë njerëzore nga Kombet e Bashkuara.
Ambasadorja gjermane që shoqëronte Kryeministrin, tha se vendi i saj do të vijojë mbështetjen e projekteve të tilla, si dhe i doli në krah Ramës për reformën e ujit.
Me këtë rast, kryeministri përsëriti se qytetarët do të kenë vetëm 90 kohë për t’u vënë në rregull me ligjin përsa i përket konsumit të ujit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono