fier

mesuesi-fier.jpg
nev ila08:59 | 12/02/2020

Policia e Fierit ka shoqëruar mësuesin Agron Bego pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse. Bego dyshohet se ka kryer veprën penale “ngacmim seksual”.

Mbrëmjen e djeshme në media u publikua një video ku shihej mësuesi Agron Bego që ngacmonte seksualisht një nxënëse të shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier.

Njoftimi i policisë:

“Fier

Në lidhje me rastin e publikuar mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Stop”, ku bëhej fjalë për ngacmimin seksual të një nxënëseje nga mësuesi, Policia menjëherë ka bërë shoqërimin e shtetasit A. B., 63 vjeç, banues në Fier.

Në përfundim të veprimeve hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë ndalimin e shtetasit A. B., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.”/abcnews.al

policia-fier.jpg
nev ila20:36 | 07/02/2020

Kontrolle të rrepta të policive vendore nëpër rrethe janë evidentuar gjatë mbrëmjes së sotme. Kontrollet janë zhvilluar në Tiranë, Elbasan, Fier edhe Berat. Me sa duket bëhet fjalë për një operacion në rang kombëtar.

Në akset hyrëse dhe dalëse të këtyre qyteteve është shtuar prania e uniformave blu dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë, duke intensifikuar kontrollet në pjesën më të madhe të automjeteve kryesisht ato luksoze.

Kontrollet për persona që rezultojnë të shpallur në kërkim, armë apo drogë kanë bërë që uniforma të shumta policorë të zbresin në terren për disa minuta, ndërsa prania e tyre ka qenë më e madhe në zonat kyçe të hyrje-daljeve në këto qytete.

Mësohet se kontrollet do të vijojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme./abcnews.al

vetevrasje-compressor-637x375-1.jpg
Autor E11:55 | 07/02/2020

Një 76 vjeçare ka rënë nga kati i nëntë i pallatit duke ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Nga të dhënat paraprake, policia dyshoon se gruaja është hedhur nga pallati me qëllim vetëvrasjen pasi vuante nga depresioni.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 10:30, në lagjen “Apollonia”, Fier, dyshohet se është hedhur nga kati i nëntë i pallatit, shtetasja F. T., 76 vjeçe, e cila gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase vuante nga sëmundja e depresionit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al

aksidenti-fier.jpeg
nev ila21:43 | 05/02/2020

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnje-Berat. Aksidenti ka ndodhur pranë Kashtë Bardhës ku një mjet që drejtohej nga 53 vjecari Gramoz Spahiu  nga Frakulla e Fierit, ka dalë nga rruga duke u përplasur me anësoret e më pas ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e këtij aksidenti 53 vjeçari ka mare dëmtime të rënda dhe ndodhet në spitalin e Lushnjes.

Shkak për këtë aksident ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte 53 vjecari, e cila ka bere ai të humbë kontrollin e drejtimit të mjetit.

Vendi ku ndodhi aksidenti i sotëm është një njolle e zezë për këtë aks rrugor pasi shpesh herë ndodhin aksidente.

Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e saj./abcnews.al

 

 

policia-e-fierit.jpg
nev ila17:57 | 01/02/2020

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka dhënë sot masën e vlerësimit ndaj grupit të rrezikshëm  të vjedhjeve të banesave në Cakran.

Ata janë kapur në flagrancë nga policia  në një operacion të policisë i quajtur “Shetitesit”.

Të katër këta persona kanë dalë sot para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë. A.L 27 vjeç nga Vlora, E.D 31 vjeç nga Vlora, A.L 31 vjeç nga Vlora, dhe  L.N 24 vjeç nga Frakulla.

Prokurorja Elida Hoxhaj ka kërkuar për të katër masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat.

Gjyqtarja Marsela Dervishi ka dhënë vendimin për masë sigurie “arrest me burg” për të 4 të arrestuarit.

Të katër u arrestuan nga Policia e Fierit ditën e djeshme në një aksion për ndjekjen e tyre. Ata kishin kryer shumë vjedhje shtëpish duke plaçkitur para dhe sende me vlerë./abcnews.al

arrest-3.jpg
Autor E10:38 | 31/01/2020

Policia e Fierit ka shkatërruar një grup hajdutësh profesionistë që kishin bërë kërdine me vjedhje shtëpish dhe sendesh me vlerë në zonë.

Ata kishin kryer një mori vjedhjesh, por në njërën prej tyre nuk patën sukses duke bërë që të arrestoheshin pas një ndjekjeje si në filma.

Banorët e zonës njoftuan policinë për praninë e hajdutëve, por me të mbërritur aty forcat e rendit keqbërësit kanë vjedhur një makinë për t’u larguar nga vendi ngjarjes duke bërë që policia t’i ndjekë nga pas.

Të arrestuar janë katër persona të moshave të ndryshme.

Njoftimi i plotë

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, pas kallëzimit të bërë nga banorë të zonës se në Cakran po tentohej të vidheshin 2 banesa, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin e koduar “Shëtitësit” dhe falë veprimeve të shpejta dhe të mirëorganizuara u godit grupi kriminal që vidhte banesat në Fier.

Gjatë operacionit, 2 prej autorëve tentuan të largoheshin me një automjet, të cilin e vodhën në banesën e shtetasit F. S. dhe gjatë tentativës për t’i ikur ndjekjes së Policisë, goditën me automjet shtetasin T. B., 36 vjeç, i cili u ka bërë me shenjë për të ndaluar, por ata e kanë përplasur dhe përsëri tentuan të largoheshin, por u kapën gjatë ndjekjes nga Policia.

Shtetasi T. B. ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.

Në vijim të veprimeve, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. L., 27 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar disa herë për vjedhje.

Ky shtetas ishte edhe person në kërkim, pasi Gjykata e Beratit i ka vendosur masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.
E. D., 31 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar disa herë për vjedhje.
A. L., 31 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për vjedhje.
L. N., 24 vjeç, banues në Frakull, Fier.

Në sajë të materialeve të administruara dhe veprimeve hetimore, rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorë edhe të rasteve të mëposhtme të vjedhjes së banesave:

Në datën 30.05.2019, në fshatin Ferras, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetases E. M., ku kanë marrë 5 milion lekë, disa sende me vlerë dhe bizhuteri floriri.

Në datën 19.11.2019, në fshatin Kafaraj, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit J. B., ku kanë marrë një sasi parash dhe pajisje elektroshtëpiake.

Në datën 13.11.2019, në fshatin Frakull e Madhe, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit M. H., ku kanë marrë 1 milion e 700 mijë lekë dhe disa bizhuteri floriri.

Në datën 23.01.2020, në fshatin Ferras, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit R. N., ku kanë marrë 2 milion e 800 mijë lekë dhe disa bizhuteri floriri.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të banesave të kryera nga këta shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Vjedhja me dhunë”.

aksidenti-fier.jpg
nev ila15:54 | 30/01/2020

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën kryesore të qytetit të Fierit, përpara gjimnazit  Petro Sota.

Një automjet mercedez-benz ka përplasur një motoçikletë teksa drejtuesi i saj i ka prerë rrugën makinës.

Nga përplasja mësohet se ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës, rreth 60 vjeç është transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Fierit, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti./abcnews.al

gggggggggg.jpg
ger ta14:49 | 30/01/2020

Policia e Shtetit ka publikuar një tjetër personazh të shumëkërkuar, i akuzuar për krim të rëndë.  Bëhet fjalë për Engjëll Brahimi, i cili është dënuar me burg përjetë.

Policia bën me dije se në datën 10 gusht 2000, në vendin e quajtur “Pishporo”, në Fier, shtetasi Engjëll Brahimi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. B., punonjës policie, të birin e tij 8-vjeçar, si edhe i ka plagosur nipin 10 vjeç.

Shtetasi Engjëll Brahimi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vrasje me paramendim, për hakmarrje”.

Kujtojmë se Policia e Shtetit ka përcaktuar 50 personat më të kërkuar në Shqipëri. Ndërsa cdo ditë do të publikojë disa prej tyre./abcnews.al

dhune-ne-familje.jpg
nev ila10:38 | 28/01/2020

Policia e Fierit ka njoftuar se ka arrestuar në flagrancë dy persona nën akuzën e dhunës në familje dhe përndjekjes.

Të dy personat, një 40 vjeçar dhe një 44 vjeçar kanë ushtruar dhunë në mënyrë të përsëritur, në sy të fëmijëve, ndaj bashkëshorteve të tyre.

Dhuna në familje kohët e fundit është kthyer në një problem kryesor për policinë e shtetit pasi janë shtuar rastet e tilla në zona të ndryshme të vendit.

Njoftimi i policisë:

“Fier

Ushtrojnë dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre, arrestohen në flagrancë nga policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • A. Th., 40 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka përndjekur bashkëshorten e tij, shtetasen B. TH., 40 vjeçe, banuese në Fier (të cilët janë në proces divorci) si edhe ka kërcënuar djalin e tyre të mitur 13 vjeç.

  • I. M., 44 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në prani të fëmijëve të tyre të mitur ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A. M., 30 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Përndjekja””, thuhet  në njoftimin e policisë./abcnews.al

1545737203_policiaefierit.jpg
nev ila15:48 | 27/01/2020

Policia e shtetit ka njoftuar se ka vënë në pranga një 26 vjeçar nga qyteti i Fierit nën akuzën e veprës penale “pornografi me të mitur”.

Dyshohet se 26 vjeçari në bashkëpunim me dy persona të tjerë përmes rrjeteve sociale kanë prodhuar dhe dërguar imazhe të turpshme dhe imazhe të shfrytëzimit të fëmijëve të mitur.

Në periudha të ndryshme ky person bashkë me dy të tjerë kanë ngacmuar dy fëmijë 9 dhe 12 vjeç të cilët banonin në Amerikë me materiale të turpshme.

Prokuroria ka ngritur grupin hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe nëse persona të tjerë janë të lidhur me 26 vjeçarin për kryerjen e kësaj vepre kriminale.

Ndërkohë policia ka dhënë njoftimin zyrtar për arrestimin e 26 vjeçarin nga Fieri.

Njoftimi i policisë:

“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit

Finalizohet operacioni policor “E-TRACE”, për goditjen e krimeve kompjuterike.

Operacioni, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, DVP Tiranë e Fier dhe me agjencinë ligjzbatuese “Homeland Security” në SHBA.

 Goditen dy raste të pornografisë me të mitur.

Vihet në pranga një 26-vjeçar nga Fieri.

Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kompjuterike, ka realizuar dy goditje në fushën e pornografisë me të mitur, duke bashkëpunuar me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.

Si rezultat i bashkëpunimit me “Homeland Security” u mor njoftimi se ekzistonin komunikime mes disa profileve të rrjetit social facebook, të cilat kishin të bënin me pornografi me të mitur dhe menjëherë, në bashkëpunim me prokurorinë, specialistët e krimit kibernetik në Policinë e Shtetit nisën hetimet.

Pas një hetimi rreth 1 vit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në kuadër të procedimit penal të nisur për veprën penale “Pornografia me të mitur”, u zhvillua dhe u finalizua operacioni policor “E-TRACE”.

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit D. Dh., 26 vjeç, lindur e banues  në Fier.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë edhe dy shtetas, 22 e 25 vjeç, banues në Tiranë e Fier.

Prokuroria ka regjistruar procedimin penal mbi bazën e materialit kallëzues, dërguar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterik pranë Departamentit të Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Materiali kallëzues kishte të bënte me dy profile në rrjetin social facebook, nëpërmjet të cilëve janë prodhuar e dërguar imazhe të turpshme dhe imazhe të shfrytëzimit të fëmijëve të mitur. Përdoruesit e këtyre profileve, me anë të komunikimeve në rrjetin social facebook, në periudha të ndryshme, kanë ngacmuar dy fëmijë të mitur, 9 vjeç e 12 vjeçe, banues në Amerikë.

Nga hetimet e kryera në vazhdimësi u provua se të dyja këto profile i përkisnin shtetasit të ndaluar.

Gjatë kontrollit të banesës dhe kontrollit të këtyre shtetasve, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

Një laptop “Lenovo”, 10 aparate celular, karta e USB-së dhe dokumente të ndryshme që dyshohet se kanë të bëjnë me veprën penale.                                                               

Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe personat të cilët mund të jenë të lidhur me këtë shtetas.

Materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme, për veprën penale “Pornografia me të mitur”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 10 vjet burg“./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono