fier

KRONIKE-DENAJ-NE-FIER.mpg_snapshot_00.21-1280x720.jpg
ent ela12:26 | 15/09/2019

Qeveria do të fillojë testimin e kasave të reja fiskale në muajin tetor. Ministrja Denaj u takua me biznesmenë në Fier, për tu konsultuar mbi ligjin e ri, duke thënë se ky lloj raportimi direkt për cdo shitje, do të ulë informalitetin dhe do të ndihmojë integrimin evropian.

Kasat e reja fiskale që raportojnë cdo shitje në kohë reale pranë serverit të tatimeve do të fillojnë të testohen në muajin tetor. Anila Denaj, ministre për Financat dhe Ekonominë u takua me biznesmenë në Fier, për tu konsultuar për këtë sistem të ri.

“Pse doli e nevojshme mbledhja e informacionit? Së pari, doli e nevojshme sepse këto janë sisteme që progresojnë në çdo vend të botës, jo vetëm në Shqipëri. Përpara pesë vjetësh, i gjithë sistemi i marrjes së informacionit ishte në një standard, sot është në një standard tjetër dhe teknologjia e mundëson për më tepër, marrjen e këtij standardi”, sqaroi Ministrja.

Projektligji ende nuk është kaluar në parlament dhe aktualisht po konsultohet me grupet e interesit.

“Është një proces më i qëndrueshëm në luftën kundër informalitetit dhe nuk janë inspektimet objektivi ynë afatgjatë për të luftuar informalitetin.Objektivi kryesor është që ne këtë projekt ta kemi dhe si një parakusht për procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Pse? Sepse sisteme të përditësuara me teknologjinë, por jo vetëm, edhe me mendësinë e analizës dhe luftës kundër informalitetit, duhet të jenë në të njëjtën mendësi që është ajo e vendeveeuropiane”, theksoi znj. Denaj.

Vendosja e detyruar e këtyre kasave të reja që raportojnë cdo shitje në kohë reale, është parashikuar të nisë në 1 janar. Kasat fiskale  aktuale që kanë bizneset, raportojnë shitjet totale vetëm në fund të ditës, kur mbyllet aktiviteti. Kritikët kanë ngritur shqetësimin se detyrimi për tu pajisur me kasa të reja, mund të shkaktojë kosto për bizneset. /ABC News Albania 24/7

perplasja-makinaa.jpg
G. P.11:07 | 13/09/2019

Tre persona, njëri prej tyre në gjendje kritike për jetën, u dëmtuan në dy aksidente në Fier dhe në Bulqizë. Në Fier katër makina u përplasën në qendër të qytetit dhe u plagos rëndë një burrë që po lëvizte me biçikletë.

Ai u dërgua në spital dhe ndodhet në rrezik për jetën. Ndërkohë përplasja e mjeteve shkaktoi kaos në bulevard. Aksidenti tjetër ndodhi në rrugën Bulqizë-Fushë Bulqizë, në vendin e quajtur Gurët e Skënderbeut. Përplasja e dy makinave u pasua me plagosjen e dy personave të cilët u dërguan në spitalin e Peshkopisë./ABC News Albania 24/7

droga-2.jpg
G. P.10:39 | 10/09/2019

Rreth 57 kilogramë kanabis është sekuestruar gjate një operacioni antidrogë në Fier. Dy persona kanë përfunduar në pranga kurse dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Lënda narkotike u gjet në banesat e shtetasve të ndaluar në fshatin Cakran.

Policia sekuestroi edhe një armë zjarri dhe municion luftarak. Ndërsa 73 kilogramë marijuanë është bllokuar gjatë një aksioni tjetër antidrogë në kufirin greko-shqiptar, në Janinë.

Policia greke ka ndaluar një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër dhe brenda makinës u gjetën 47 pako me 73 kilogramë drogë. Gjatë operacionit është arrestuar një shtetas grek.  /ABC News Albania 24/7

zjarr-ne-cakran.jpg
G. P.19:01 | 08/09/2019

Një zjarr ka rënë pasdite në zonën kodrinore të Cakranit në Fier. Mësohet se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me pisha, ullinj dhe shkurre.

Forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit dhe Roskovecit kanë shkuar në vendngjarje. Terreni kodrinor e ka bërë të vështirë punën e zjarrfikësve për neutralizimin e  flakëve./ABC News Albania

spitali-fier-1280x703.jpg
ent ela15:15 | 04/09/2019

Gjykata e Fierit vendosur masën e arresti në burg për tre persona të implikuar në ngjarjen në spitalin e Fierit, fundjavën e kaluar ku u plagosën 5 persona. Për Aleksandër Zhapajn, trupi gjykues vendosi masën “Arrest në burg” në mungesë, për shkak se ndodhet në spital për mjekim. Edhe për Emiglent Karajn dhe Daniel Braçe u vendos masa e sigurisë arrest me burg. Ndërkaq, u vendos masa arrest shtëpie për Gazment Braçen dhe Aldo Zhapajn.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe në masa të rrepta sigurie. Të arrestuarit janë dërguar një e nga një në sallën e masës së sigurisë dhe secili prej tyre është siguruar me roje të përforcuar. Të gjithë këta persona akuzohen si të përfshirë në një konflikt që nisi në një lokal në Levan dhe përfundoi me përdorimin e pistoletës në ambientet e spitalit të Fierit./ABC News Albania 24/7

spitali-fier-1280x703.jpg
ent ela11:55 | 02/09/2019

Një grup specialistësh po hetojnë ngjarjen e mbrëmjes së të shtunës, ku u plagosën pesë persona në Levan dhe në spitalin e Fierit. Në këtë hetim është përfshirë edhe roli i policit të cilit iu mor arma nga brezi dhe u qëllua mbi një person.

Ishte raportimi i kryepolicit të Fierit dhe drejtoreshës së spitalit vetëm pak minuta, pasi një person shtiu me armën e policit mbi të tjerë persona. U tha për dy të plagosur me armë nga policia, dhe tre nga spitali.

Një ditë më pas në komunikatën zyrtare, u njoftua vetëm për një të plagosur me armë zjarri, kurse katër të tjerët ishin të rrahur dhe goditur me sende të forta dhe thikë.

Një grup specialistësh po hetojnë ngjarjen e mbrëmjes së të shtunës që nisi në Levan dhe përfundoi në spitalin e Fierit.

Në këtë hetim është përfshirë edhe roli i policit të cilit iu mor arma nga brezi dhe u qëllua mbi një person.

Deklarata e kryepolicit të Fierit dhe ajo e Drejtoreshës vetëm pak minuta pas ngjarjes, ku folën për dy dhe tre të plagosur me armë zjarri, ka ngritur pistat e para të dyshimit për fshehje gjurmësh.

Një ditë më pas, zyrtarisht u tha për vetëm një të plagosur me armë zjarri, duke lënë pa sqaruar nëse ishte gabim i policisë apo paaftësi në menaxhimin e situatës.

Ende nuk ka asnjë informacion për rezultatin e këtij hetimi. Kurse  lidhur me rolin e policit në ngjarje, burime nga spitali i Fierit thanë se dy efektivët që u angazhuan me shoqërimin e të plagosurve të Levanit  ndodheshin në spital për verifikimin e një aksidenti rrugor.

Në kohën kur njëri prej tyre po shoqëronte Aldi Zhapajn në ashensor, tjetri që ndodhej në hyrje të korridorit iu mor arma nga Gazmend Brace, i cili qëlloi mbi babain e Aldi Zhapajt, Aleksandër Zhapaj. Ky i fundit këtë të hënë u dërgua në Tiranë për mjekim më të specializuar.  Në këtë ngjarje 5 persona u plagosen dhe 5 u arrestuan./ABC News Albania 24/7

spitali-fier-1280x703.jpg
ent ela14:00 | 01/09/2019

Policia e Fierit ka arrestuar 5 persona, të cilët kanë lidhje me sherrin e mbrëmjes së kaluar i cili nisi në Levan dhe përfundoi në urgjencën e spitalit të Fierit. Gazetarja e ABC News në Fier tregon atë çfarë ndodhi brenda korridoreve të spitalit.

E gjitha nisi nga një shikim i egër. Dhe dy grupe të rinjsh u përfshinë në dhune me njëri-tjetrin në mes të një lokali të Levanit.

Ata njiheshin, por diçka nuk u pëlqeu se si u panë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës.

Bilanci nga ky sherr ishte 4 të plagosur, me drunj  Aldi dhe Gentjan Zhapa  kurse me thikë Erlind Mucaj dhe Klajdi Lamaj.

Konflikti  ndodhi mes vëllezërve Braçe dhe Zhapa. Katër të plagosurit  u dërguan nga të afërmit për ndihme mjekësore, por si rrallëherë agresioni vazhdoi edhe aty.

Dy të dëmtuarit me thikë transportohen të parët drejt repartit kirurgjik.  Aldi dhe Gentjan Zhapaj po ttrajtoheshin në mjediset e urgjencës. Aleksandër Zhapa ndodhej pranë djemve të tij kur mbërrijnë në urgjencë vëllezërit Braçe. Njëri prej tyre Gazmendi e sulmon 51 vjeçarin me shkelma dhe grushte, kurse vëllai tjetër Danieli i rrëmben armën policit dhe qëllon mbi të.

Pas kësaj vëllezërit Brace largohen nga mjediset e spitalit, ndërkohë që policia bën ndalimin e të gjithë të plagosurve që ndodhen në spital. Gazmend dhe Daniel Braçe u arrestuan në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Të arrestuar janë gjithashtu Aldi dhe Aleksandër Zhapa  dhe Erlind Muçaj. Zhapaj dhe Muçaj akuzohen për vrasje me dashje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Për vëllezërit Brace, vrasjes në tentativë i shtohet edhe akuza e goditjes për shkak të detyrës së punonjësit të policisë. Hetimet vazhdojnë për përsona të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Gazetare e ABC News, Fier: Valbona Daci

 

 

spitali-fier-1280x703.jpg
ent ela10:51 | 01/09/2019

Është arrestuar autori që i mori pistoletën policit dhe hapi zjarr në urgjencën e spitalit duke plagosur një person. Policia njoftoi për vënien në pranga të 5 personave në lidhje me konfliktin që nisi në Levan dhe përfundoi në Fier. Dy nga te arrestuarit D. B 21 vjeç dhe G.B 22 vjeç nga Levani akuzohen për “Vrasje me dashje të mbetur në tentativë si dhe për “goditje për shkak detyrës të punonjësit të rendit publik”.

Tre të tjerët e arrestuar, gjithashtu të akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, janë personat të përfshirë në konfliktin e Levanit. Ata janë  A.Zh., 51 vjeç, nga Ferrasi, E. K., 32 vjeç nga Vlora,  A. Zh., 22 vjeç nga Ferrasi i Fierit.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se konflikti ka nisur për motive banale në një lokal. Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i një arme gjahu, dy mjeteve prerës dhe tre automjeteve.

Aktualisht të shtruar në spital nga përplasjet midis dy familjave janë, Aleksandër Zhapaj i cili u qëllua me pistoletë në spital, Aldi Aleksandër Zhapaj, Gentjan Aleksandër Zhapaj, Klajdi Januz Lamaj dhe Erlind Afrim Mucaj të goditur me leva dhe me thika në Levan. /ABC News Albania 24/7

ngjarja-ne-fier-1280x731.jpg
G. P.08:30 | 01/09/2019

Zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy familjeve në Levan të Fierit, ku mbetën të plagosur fillimisht 4 persona dhe më pas një i pestë në Spitalin e Fierit. Policia bën të ditur se gjatë një konflikti mes dy familjeve janë dëmtuar me sende të forta dy shtetas Aldi  Zhapaj dhe Gentjan Zhapaj, të cilët ndodhen të shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën. Në konflikt janë lënduar me mjet prerës edhe dy persona të tjerë: Klajdi Lamaj dhe Erlind Mucaj, të cilët ndodhen në reanimacionin e Spitalit të Fierit. Pas sherrit në Levan, të plagosurit u transportuan për në Spital, për ndihmë mjekësore, ku vijoi edhe përshkallëzimi i konfliktit. Në Urgjencën e Spitalit, një prej shoqërueseve të të dëmtuarve i ka marrë armën e zjarrit nga brezi punonjësit të policisë, i cili po ndihmonte për të futur të plagosurit në Urgjencë dhe ka plagosur me armë zjarri një prej familjarëve të palës tjetër, shtetasin Aleksandër Zhapaj. Edhe ky i fundit ndodhet i shtruar në Spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën. Mbrëmjen e djeshme në ndihmë të punonjësve të Policisë kanë shkuar menjëherë forca të shumta policie, duke kanë bërë bllokimin e dy shtetasve me iniciale E.B. e D.B. dhe shoqërimin në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë për veprime të mëtejshme.

FNSH dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen edhe të një shtetasi tjetër të përfshirë në këtë ngjarje.

Ndërkohë, për hetimin e kësaj ngjarje, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka ngritur një grup të posaçëm hetimor me Specialistë të Hetimit të Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Ndjekim nje pjese te prononcimit te drejtorit te Policise së Fierit, Andon Marko, i cili ishte i pranishëm mbrëmë në Spitalin e Fierit.

/abcnews.al

kallashnikov-1.jpg
nev ila13:59 | 28/08/2019

Policia e Fierit ka parandaluar kryerjen e një vrasjeje ditën e sotme në fshatin baltëz të rrethit Fier.

Mësohet se policia ka arritur të arrestojë autorin D.V., 20 vjeç, banues në Baltëz, pasi pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri automatik shtetasin F.T., 53 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Patrulla e Policisë parandalon një ngjarje kriminale.

Tenton të vrasë me armë zjarri automatik një shtetas, vihet në pranga nga policia autori.

Pas marrjes së telefonatës në numrin unik 112 se në fshatin Baltëz kishte konflikt me armë midis dy personave, menjëherë Patrulla e Policisë ka shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë ka bërë parandalimin e një vrasjeje të mundshme.

Shtetasi D.V., 20 vjeç, banues në Baltëz, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri automatik shtetasin F.T., 53 vjeç.

Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit D.V., për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe 1 krëhër me 30 fishekë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale“, ka bërë me dije në njoftimin e saj policia e Fierit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono