fidel ylli

gerti-carcani.jpg
G. P.12:06 | 12/03/2019

Javën e kaluar nuk pati ndeshje futbolli në Superligën shqiptare pas dhunës ndaj arbitrit të ndeshjes Kamza-Laçi. Mirëpo në këtë puntatë të emisionit “Pressing” u diskutua mbi tryezën e qeverisë dhe grupeve të interesit ku u hodhën shumë teza për zgjidhjen e situatës.

Të ftuar në studio ishin: Kostandin Shkurti, zv/ministër i Arsimit, Rinisë dhe Sporteve; Fidel Ylli, deputet; Eduard Prodani, ish-sekretar i Përgjithshëm i FSHF-së; Artan Hoxha, gazetar; Bashkim Tufa, gazetar./abcnews.al

fidel-ylli.jpg
G. P.22:38 | 26/11/2018

Edhe pse buxheti i shtetit për sportin është në rritje, deputeti i Partisë Socialiste, Fidel Ylli, tha në emisionin “Pressing” në ABC News se gjithsesi ato janë të mangëta. Sipas tij, sporti duhet fuqizuar në investime të mëdha.

“Buxhetet e sportit janë të mangëta. Edhe 2 milionë të tjera t’i shtojmë janë të mangëta. Më i rëndësishëm sesa sporti për mua është arsimi, edukimi i rinisë. Ne sportin duhet ta fuqizojmë me invvestime të mëdha. Ne kemi bërë një palestër të mrekullueshme për mundje që nuk e kemi pasur më parë, por mjafton jam i kënaqur unë? Unë s’jam i kënaqur”, u shpreh Ylli

Ylli tha në studio se buxheti është rreth 2 miliardë e gjysmë lekë. Vetëm sporti ka pasur rreth 1 miliard lekë vitin e kaluar sipas deputetit të Partisë Socialiste./abcnews.al

kumbaro-1280x662.png
G. P.15:23 | 19/02/2018

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, nuk u paraqit në komisionin për edukimin dhe mjetet e informimit publik për shkak të axhendës. Por debati vazhdoi mes anëtarëve të PS me kryetaren, Albana Vokshi. Këta të fundit akuzuan kryetaren për përdorim të komisionit si selia e PD-së. Mazhoranca braktisi komisionin me argumentin se nuk iu dha fjala.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro , nuk u paraqit ne komisionin degjimor per edukimin dhe mjetet e informimit publik, ku do të pyetej për shkatërrimin e monementeve te kulturës nga shkaqet natyrore dhe Teatrin Kombëtar .

Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, tha se në momentet e fundit jemi njoftuar se nuk do jetë e pranishme, për shkak të axhendës, që ministrja kishte në kryeministri. Nga ana tjetër, opozita nuk pranoi që të diskutonte me tre nëpunësit e Ministrisë së Kulturës, me pretendimin se nuk mund të jepnin sqarime, pasi çështja është edhe politike.

Më pas fjalen e mori Luçiano Boçi,

Anëtarët e PS kundërshtuan. Ata kërkuan fjalën, por nuk ju dha nga kryetarja Vokshi, me pretendimin se Boçi po flet për procedurë.
Debati vazhdoi mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës, Fidel Ylli i PS, akuzoi kryetaren Vokshi për përdorim të komisionit, sikur të jetë në seline e PD-së.
Pas debatit, anëtarët e Partisë Socialiste vendosën që të largohen nga seanca.

Jashte seancës, anëtarët e PS thanë se është e paprecedentë që t’iu mungohet fjala.

Dy çështjet e parashikuara në këtë seancë pritet të diskutohen në ditët në vijim./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono