fevziu

efdffe24-3e94-43fc-b1a2-96db42db9f69-1.jpg
R D17:29 | 15/01/2020

Gazetarët e njohur Blendi Fevziu dhe Armand Shkullaku kanë komentuar marrëveshjen e mazhorancës dhe opozitës për të bërë së bashku reformën zgjedhore. Një kthesë e fortë kjo dhe e papritur në diskursin politik të vendit. Në intervistën për Abc News, Blendi Fevziu thotë se nuk ka palë humbëse, ndërsa Shkullaku mendon ndryshe. Ai thekson se opozita duhet të kërkonte me këmbëngulje ndryshimin e sistemit zgjedhor.


Sipas Fevziut, opozita që prej qershorit të vitit të shkuar kur u zhvilluan zjedhjet lokale, nuk kishte rrugë tjetër veçse të ulej në tyrezë me maxhorancën.

Blendi Fevziu: Zgjidhje tjetër përveç kësaj marrëveshje nuk kishte. A mund të arrihej më shpejt apo më vonë është gjë tjeter. Por natyrisht që është arritur me ndërmjetësimin e ndërkombëtareve edhe pse këtu po thuhet se ‘është bërë vetë’. Kjo marrëveshje u arrit me ndërmjetësimin e ndërkombëtareve.

Ndërsa Armand Shkullaku thotë se opozita dështoi me rrugën e protestave, por shpreh rezerva për kërkesat që ka artikuluar në raport me ligjin zgjedhor.

Shkullaku: Kjo (marrëveshja) është rruga e dytë meqenëse rruga e parë dështoi, të cilën nuk e shoh me shenja pozitive që mund të ndodhi, duke u nisur nga ajo që pamë dje, pra tryeza për reformën zgjedhore. Opozita duhet të kishte këmbëngulur fort në ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Kush del i fituar?

Për Fevziun të dyja palët momentalisht janë të fituara.

“Ka një inkoherence të opozitës ka edhe lehtësim të mazhorancës se ka dalë nga impasi ky ishte. Opozita luftoi jashtë sistemit, por nuk arriti, ndërsa mazhoranca s’kishte qeverisje normale me opozitën jashtë sistemit”, theksoi ai.

Thelbi i tyrezës mes PD e PS është dakordësia për të eleminuar shit-blerjen e votës. Por për Shkullakun me kërkesat e artikuluara deri më tani nga opozita mposhtja e pushtetit të Ramës do të jetë e vështirë të ndodhë.

“Kushtet ku jemi, me garën që dimë të zhvillohet e shoh të vështirë që opozita të mposhtë një pushtet që kontrollon gjithçka. Me një marrëveshje për bashkëqeverisje, që do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja opozita do të jetë e humbur”.

Në kushtet e reja politike ku ndodhet opozita, analisti Shkullaku thotë se Basha duhet të veprojë duke ringritur PD-në.

“Lidershipi i PD-së duhet të japë prova. Premtimin për ndryshim duhet ta bëjë me akte dhe jo me fjalë”, tha Shkullaku duke kujtuar se në 2005 PD i fitoi zgjedhjet, pasi Berisha ftoi themeluesit ti bashkëngjiten partisë. /abcnews.al

 

blendi-933x445.jpg
ad min23:00 | 05/06/2019

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion” në Tv Klan ka kritikuar urdhrin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që kanë ndaluar publikimin në media të përgjimeve të dosjes “339/1” të botuar sot nga gazeta gjermane “Bild” për përgjimet e bandës së Avdylajve në Shijak.

Në emisionin “Opinion” ku trajtohet tema e përgjimeve të reja, Fevziu foli për urdhrin e dy prokurorëve Dritan Prençi dhe Vladimir Mara të cilët ndalojnë mediat për publikimin e këtyre përgjimeve. Këtë urdhër, Blendi Fevziu e konsideroi kriminale pasi cënohet liria e medias. Drejtuesi i “Opinion” apeloi këdo që disponon dokumente të vlefshme për përgjimet e kësaj dosje, t’i paraqesë pranë emisionit për t’u publikuar.

“Kjo është një shkelje e parimeve të shtypit të lirë, të fjalës së lirë dhe i deklaratës universale të Të Drejtave të Njeriut, artikulli 19 i të cilës i jep të drejtën shtypit të publikojë çdo material që e sheh si interes publik dhe aq më tepër materiale me një rëndësi të tillë. Shfrytëzoj një nen të Kodit Penal që nuk është për gazetarët. Ka pasur një nen në Shqipëri dhe është mbyllur me një fitore të shtypit, pra shtypi e ka tejkaluar këtë çështje në vitin 1995. Natyrisht Prokuroria mund të ruajë zyrat e saj mos dalin sekrete, por shtypi ka çdo të drejtë ta publikojë.

Është artikulli nr.19 i deklaratës universale të të Drejtave të Njeriut, është artikulli nr.10 i Konventës Europiane. Është një precedent i mbyllur në botë, është një precedent i mbyllur në shtëpi, është më pak se dritëshkurtësi, nuk dua ta quaj idiotësi sepse e quajti Hakorja dhe nuk vlen më shumë se idiotësi, që Prokuroria t’i kërkojë shtypit të mos publikojë. Çdo dokument autentik që keni, silleni se e publikoj unë, le të veprojë Gjykata. Le të vijë Prokuroria përpara se të ndalojë banditët. Është kriminale t’i kërkosh shtypit t’i mbylli gojën. Është më shumë se kriminale. Unë nuk e di ku e gjen kurajon një prokuror të kërkojë t’i mbylli gojën shtypit. Është e paprecedentë”, thotë gazetari Blendi Fevziu. /tvklan.al

BISEDE-NE-STUDIO-DT-21-ORA-20_00-00001.mpg_snapshot_10.20-1280x720.jpg
ent ela21:21 | 21/02/2019

Gazetari Blendi Fevziu komentoi në studion e Mbrëmje në ABC News disa nga skenarët e mundshëm pas dorëzimit të mandateve. Në këndvështrimin e gazetarit nëse opozita nuk krijon mbështetje qytetare është e rrezikuar.

“A ka lëvizja e opozitës mbështetje qytetare. Nëse arrin të krijojë mbështetje dhe aksion qytetar është e fituar. Nëse nuk arrin aksionin qytetar, është e rrrezikuar ajo vetë”.

Fevziu thekson se dorëzimi i mandateve nga deputetët e opozitës është më i madh se protesta. Sipas tij, jemi përpara një të panjohure, pasi kjo ndodh për herë të parë jo vetëm në vendin tonë por edhe më gjerë.

“Dorëzimi i mandateve nga deputetët e opozitës është më e madhe se protesta, ndodh për herë të parë, që nuk ka preçedent, jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë. Jemi përpara një të panjohure. Ajo që duhet nënvizuar është që një pjesë e shohin si fitore të njërës apo tjetrës palë. Kushdo që mendon se mazhoranca është e qetë e ka gabim, po kështu dhe opozita. Ka shumë të panjohura. E para nuk do ketë zhvillime te shpejta do marrë  kohën e saj”.

Disa nga skenarët e mundshëm sipas Fevziut janë: “ E para që mazhoranca të mos çajë fare kokë, apo të zëvendësojë me emra, por që nuk përfaqësojnë opozitën të emërojë një opozitë në zgjedhje lokale dhe të përballojë aksionin në rrugë. Ky do ishte një skenar i keq.

E dyta, opozita përmes rrugës t’ imoponjë mazhorancës të rrëzohet edhe ky do ishte skenar jo i mirë.

Dhe e treta, arritja  e një marrëveshjeje është e vështirë kush do jetë pika e kompromisit? PD do qeveri tranzitore pa Ramën. Një përgjegjësi e madhe i bie Ramës që është kryeministër i këtij vendi. Imagjino imazhin në prag të integrimit, është përgjegjës kryeministri”.

Dekaratat e ndërkombëtarëve, për Fevziun janë një reagim i pritshëm, por edhe këtu çelësin e shikon te mbështetja qytetare.

“Deri tani më duket reagim i pritshëm. Çelësi i kësaj gjëje është mbështetja qytetare. Ata do shohin një formulë tjetër që është kompromisi, në të kundërt do vazhdojnë me tonet e forta”. /abcnews.al

 

dudushi-1280x720.jpg
ent ela18:35 | 09/02/2019

Moderatori i njohur Alban Dudushi ka rrëfyer këtë të shtunë në studion e “Thumb” në ABC News sesi reagoi pasi mori vesh për ardhjen e Blendi Fevziut në Top Channel.

“Nuk u gëzova por nuk pata këtë obobo po iki unë meqë erdhi ky. Ardhja e tij në Top Channel krijonte disa pyetje, të cilat unë ia bëra drejtorit, që cila është hapësira ime. Nuk u konkretizua kështu që nuk kishte kuptim të vazhdonim një bisedë”.

Prej një sezoni “Top Show”, programi që Albani drejton prej 15 vitesh në Top Channel trasmetohet vetëm 1 herë në javë ndryshe nga më parë kur ishte 3 herë, ndërsa bashkëshortja e tij tashmë është 5 ditë të javës në transmetim, si moderatore e porgramit të pasdites “Ftesë në 5”.

Aulona me Fatmën kanë pyetur nëse ai bëhet xheloz që Bieta është më prezente se ai në televizion.

“Për Bietën jo absolutisht. Natyrisht nuk isha po aq i lumtur që unë bëj një herë në javë emision, por kjo nuk kishte lidhje me Bietën. Janë dy projekte të ndryshme. Megjithatë kam më shumë kohë të rri me djalin. Kemi ndërruar rolet tani. E kam pas të nevojshme edhe unë të rri më tepër në shtëpi, të merrem me djalin”,- ka rrëfyer Albani.

“Top Show ka qenë përvojë e jashtëzakonshme. Nëse nuk do ishte punë që sjell kaq shumë satisfaksion nuk do të zgjaste kaq shumë. Duke qenë të gjithë njerëz egoist, natyrisht që jo të gjitha vendimet që merren unë i duatrokas dhe them që shumë mirë u bë kështu. Megjithatë vendimarrja natyrisht u takon atyre që drejtojnë televizionin. Por ama Top Shoë është një nga emisionet emblematike të televizionit, si “Portokalli” apo “Fiks Fare””– përfundoi ai.

byro-1280x615.jpg
ad min21:46 | 16/01/2019

Pas seancës parlamentare, opozita e bashkuar paralajmëroi fillimin e protestave popullore. Vendimi u bë publik para gazetarëve, nga kreu demokrat Lulzim Basha pas një takimi që pati me aleatët.

I ftuar në emisionin “Byro Politike”, gazetari Blendi Fevziu është shprehur se nëse 10% e elektoratit të PD-së do dilte në protestë, Shqipëria do ishte në një situatë tjetër.

“Protesta e studentëve kishte zëra të ndyshëm brenda. Protestat shërbejnë për t’a detyruar qeverinë që të rrëzohet. Unë nuk e di se çfarë nuk funksionon dhe funksionon te opozita. A ka mundësi opozita që të ngrejë një protestë masive në gjithë vendin? Unë nuk e di. Nëse 100 mijë vetë do dilnin nëpër sheshe ose 10% e elektoratit të opozitës, Shqipëria do të ishte në një situatë tjetër.

Opozita nuk e ka bërë këtë pasi e ka pasur ndoshta të pamundur që t’i bindë votuesit e saj.

Rotacioni në qeverisje në vetvete është i rëndësishëm dhe i domosdoshëm në çdo rast. Opozita thotë po ndërsa pozita thotë jo për rrotacion. Problemi kryesorë është se çfarë reagimi do të ketë elektorati gri. Opozita i afrohet pushtetit atëherë kur elektorati gri bindet që opozita bën për të drejtuar vendin.

Basha ka reagime normale dhe nuk ka gjeste të forta. Berisha ka bërë gjeste të forta. Nuk ishin protesta ku njerëzit dilnin dhe iknin. Ai bëri protesta që paralajmëronin marrjen e pushtetit”./abcnews.la

bb-1280x804.jpg
ad min21:11 | 16/01/2019

Vetëdorëzimi i “Eskobarit të Ballkanit” Klement Balili për gazetarin Blendi Fevziu ka qenë i paralajmëruar dhe ka ardhur në një moment kur ai i kishte bërë mirë llogaritë.

“Vetëdorëzimi i tij ishte i paralajmëruar. Ai ka pritur se çfarë ka dosja brenda, ka bërë llogaritë dhe është vetëdorëzuar. Ai ka dashur që ta kishte masë lehtësuese dhe është vetëdorëzuar. Ai i ka bërë llogaritë e veta në këtë pikë. Nuk ka lidhje me situatën politike. Dosja e Balilit nuk është aq e rëndësishme sa statura që i është dhënë Balilit.

Ambasada Amerikane ka këmbëngulur për kapjen e tij. Nuk e di nëse ambasada ka të dhëna shtesë më shumë sesa përmban dosja që ne nuk i dimë që e ka kërkuar për një kohë të gjatë arrestimin e Balilit.

Ambasada i ka qëndruar në kokë Shullazit, ka përmenduar emrin e Tahirit dhe të Balilit. Ambasada Amerikanë u është referuar emrave të cilët sipas saj duhej të ndëshkoheshin”./abcnews.al

gazetari-1280x740.jpg
ad min20:39 | 16/01/2019

Gazetari Blenid Fevziu në studion e emisionit “Byro Politike” është  i mendimit se Meta do të dekretojë Kryeministrin Edi Rama në postin e ministrit të Jashtëm.

“Është një ngërç politik mes tyre. Nëse marrëdhëniet do ishin të mira mes tyre Cakaj do ishte dekretuar. Meta e konsideron Ramën arrogant me institucionet dhe shoqërinë.

Ndërkohë Rama ka bindjen se Meta është duke i dhënë një frymëzim politik opozitës. Unë nuk e mendoj këtë sepse momenti më i vështirë ka qenë për qeverinë nga protestat e studentëve.

Ka një ngërç politik dhe institucional. Unë mendoj që Meta nuk do ta refuzojë Ramën si ministër të Jashtëm. Pastaj Rama do të vendosë Cakajn zv.ministër të parë.

Çështja është që Shqipëria do këtë një titullar që është Rama dhe do të përfaqësohet nga Cakaj. Rama nuk mund të ulet në tryezë aty ku ulen ministrat e Jashtëm. Nëse nuk do ta dekretonte do të hynim në një ngërç të fortë institucional. Dhe ka gjasa që zv. ministrat të rrinë në poste derisa të emërohet një ministër. Ai do vijojë të qeverisë me zv.ministra, që do jetë një situatë anormale”./abcnews.al

BLENDI-FEVZIU-1280x720.jpg
ent ela14:09 | 09/12/2018

Gazetari Blendi Fevziu i cili ka ndjekur edhe në terren protestën e studentëve ka folur në studion e ABC News për kërkesat e tyre, me të cilët ka biseduar vetë. Sipas tij studentët ndihen të fyer dhe të nëpërkëmbur dhe e shohin veten të papërfaqësuar.

“Studentët ndihen të fyer dhe të nëpërkëmbur dhe e shohin veten të papërfaqësuar, shkojnë në zyrë dhe shohin injorantë”.

Fevziu thekson se dy çështjet kryesore të protestës lidhen me problemin ekonomik.

“Dy çështjet e para problemi ekonomik që lidhet me tarifat dhe shtesat që tregon se reforma në arsim ka pasur një ngërç. Kam takuar një vajzë që i thoshte se familja i jepte 5 mije lekë në ditë për ushqim dhe nëse paguaj kreditet i bie që një  ditë të ushqehem dhe një ditë jo. Problemi i konfikteve, më thanë që paguanin 600 mijë Lekë në vit për konfliktin. Kur e çon fëmijët në konvikt, tregon që ti nuk ke asnjë mundësi”.

Gazetari thekson se partitë politike dhe opozita duhet t’i qëndrojnë larg protestës, ndërsa shton se e vetmja formë për plotësuar kërkesat është këmbëngulja.

“Partitë politike nuk duhet të përfshihen në protestën e studentëve, sepse do prishej uniteti. Partitë politike duhet ta mbështesin protestën e studentëve vetëm nga jashtë. Nuk ka asnjë formë tjetër për të fituar një të drejtë, vetëm duke këmbëngulur deri në fund”.

Sipas tij studentët nuk mund të injorohen dhe është turp që trajtohen në këtë mënyrë. Fevziu thekson se qeveria duhet të marrë disa vendime të menjëhershme për të plotësuar kërkesat e studentëve, Kryeministri duhej të shkojë tek protestuesit dhe t’i dëgjojë ata. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono