festë

ilir-meta-2.jpg
G. P.16:15 | 16/08/2019

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë pritur kreun e shtetit shqiptar Ilir Meta për të kremtuar ceremoninë e përvitshme “Hardh Fest” në Rahovec. Presidenti Ilir Meta ka kërkuar që Shqipëria të mësojë më shumë nga eksperienca që ka Kosova në fushën e bujqësisë dhe agroturizmit.

Rrushi i Rahovecit ka bërë bashkë presidentin e Kosovës Hashim Thaci dhe kryeministrin Ramush Haradinaj. Kumbar për nisjen e vjeljes së frutit zgjodhën  presidentin Ilir Meta.

Ky është edicioni i 18 i festës së vjeljes së rrushit, Hardh-Fest në Rahovec. Tokën gotat e ngritën dolli. Ky është një mesazh se dy shtetet shqiptarë duhet të bashkëpunojnë edhe në prodhimet e bujqësisë, tha Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

“Hardh Fest” ka për qëllim të promovojë rajonet vreshtare të Kosovës dhe në veçanti të turizmit në Rahovec./ABC News Albania 24/7

pol-03-vladimir-djukanovic-.jpg
ent ela14:01 | 11/07/2019

Në 24 vjetorin e masakrës së Srebrenicës, deputeti i partisë së presidentit serb Aleksandër Vuçiç, Vladimir Djukanoviç shkruan se kjo është një ditë festë për popullin serb si dhe falenderon gjeneralin famëkeq Mlladiç për operacionin e suksesshëm sipas tij

Vladimir Djukanoviç, deputet dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Përparimtare Serbe (SNS), të Aleksandër Vucic, e ka cilësuar genocidin e Srebrenicës si një festë për serbët. Në ditën e 24 vjetorit të masakrës në profilin e tij në Tuiter ai përgëzon popullin serb dhe falenderon Ratko Mlladic një nga përgjegjësit kryesor për genocidin në Srebrenicë.

“Dua të përgëzoj popullin serb në ditën e çlirimit të Srebrenicës, duke falënderuar gjeneralin Ratko Mlladic për operacionin ushtarak Krivaja ’95 të ekzekutuar shkëlqyeshëm”, shkruan Djukanovic.

Në postimin e tij ai ka publikuar dhe një video të ushtarëve të udhëhequr nga krimineli i luftës Ratko Mlladiç në Srebrenicë.

Pikërisht në 11 korrik pritet dhe varrimi i mbetjeve të 33 viktimave të gjenocidit të Srebrenicës. /ABC news Albania 24/7

diber-1280x708.jpg
Sej rie13:01 | 30/06/2019

Kandidati i PS-së për Bashkinë e Dibrës Dionis Imeraj i bëri thirrje qytetarëve të japin votën e tyre pasi sot është një ditë feste.

“Sot është një ditë e veçantë, është një ditë feste, pasi çdo shqiptar ka të drejtën të japë mendimin e tij nëpërmjet votës. Ju bëj thirrje votuesve të vijnë patjetër të votojnë, sepse është suporti më i madh që i jepet familjes së tyre. Procesi po vazhdon normalisht dhe kështu do jetë. Dibranët dijnë gjithmonë të vlerësojnë mirë njerëzit”, tha Imeraj./abcnews.al

francaaaa-1280x720.jpg
Sej rie15:00 | 09/06/2019

Turqia është në festë pas fitores me Francën në eliminatoret e Evropianit. Presidenti Erdogan përgëzon ekipin, ndërsa në Francë ka kritika të ashpra për ofendimin e himnit.

U nisën nga Parisi me famën e kampionëve të botës.

Futbollistët e Francës, ndoshta nuk dyshonin aspak se udhëtimi i tyre drejt Turqisë, për eliminatoret e Europianit, do të përfundonte me nokaut.

Gjithsesi, futbolli tregoi edhe një herë se është i pamëshirshëm me ata që tallen me të, dhe në stadiumin e Konjës, në prani të 42 000 spektatorëve, skuadra numër 1 e rruzullit mori një mësim të mirë.

Jo vetëm u mund 0-2, duke humbur kryesimin në grupin H, ku bën pjesë edhe Shqipëria, por edhe duke rrezikuar vendin e parë në mbyllje të eleminatoreve, e sidomos duke u turpëruar në fushë.

Golat e shënuar nga Jelçin Ajhan dhe Xhengis Ynder ishin minimum që meritonin djemtë e trajnerit Didie Deshamp, përballë një Turqie të frymëzuar, si në kohët e mëdha të së kaluara.

Trajneri Shenol Gynesh ndoshta po udhëheq skuadrën drejt një tjetër kulmi, si ai I Botërorit 2002, kur e nxorri në vendin e tretë.

Kjo mjaftoi për euforinë e ligjshme në gazetat turke.

“Sabah”: Ne duam që të shkruajmë historinë! Kombëtarja kampione e botës, Franca, u mund!

“Xhumhurijet””: Ekipi kombëtar bëri historin! Mundi Francën, kampione të botës, dhe doli në krye të grupit në eleminatoret e Europianit!

Në Francë, ndërkaq, mediat nuk e kursyen kombëtaren.

“L’Ekip”: Koka tjetërkundër! Blutë, të mundur bindshëm, i lëshojnë vendin e parë në grup Turqisë. Të martën, në Andorrë duhet të reagojnë dhe të kthehen në rrugën e duhur!

“Lë Mond” ishte më telegrafik: “Eleminatoret e Euro 2020ës: Franca përkulet para Turqisë dhe humbet vendin e parë në grup!

Ndeshja u bë edhe çështje politike në Paris, të paktën pjesërisht.

Gazeta “Lë Parizien” thekson faktin që himni i Francës, Marsejeza, u vërshëllye nga tifozët, dhe se kryetarja e partisë së Bashkimit Kombëtar, Marinë Lë Pen, kërkoi që të vendoseshin sanksione ndaj Turqisë.

Trajneri I Francës, Didie Deshamp, i ra drejt pas humbjes.

“Ne morëm një shuplakë të shëndoshë dhe të merituar, – tha ai, – kur skuadra luan në këtë mënyrë, nuk mund të thuash asnjë fjalë të mirë. Nuk ishim vetvetja, ndaj një skuadre që dha maksimumin, ndërsa ne nuk ishim aty. Nëse nuk luajmë siç duhet, e pësojmë kështu edhe pse jemi kampionë të botës. Përgëzime Turqisë, ndërsa ne duhet të bëjmë kthesë”.

Fitorja ndaj Francës, tregoi se Turqia jo rastësisht kishte arritur dy fitore më parë, 4-0 ndaj Moldavisë dhe 2-0 në Shkodër ndaj Shqipërisë.

“Ne jemi këtu për t’u dhënë njerëzve shpresë dhe lumturi, – ishin fjalët e trajnerit Shenol Gynesh, – lojtarët dhe tifozët ishin të mrekullueshëm. Ne luajtëm me disiplinë, por edhe me zemër. Kemi 9 pikë dhe kemi një ndeshje të rëndësishme në Islandë. Shpresojmë të kthehemi me fitore”.

Presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Nihat Ëzdemir, u shpreh ndërsa doli nga stadiumi, se kishte marrë një telefonatë përgëzimi nga presidenti Ergogan.

Futbolli në Turqi shihet edhe si çështje krenarie kombëtare./ABC News Albania 24/7

liverpool.jpg
G. P.11:30 | 03/06/2019

Plot 750 000 tifozë të Liverpulit festuan në rrugët e qytetit fitoren e Championsit në Madrid. Skuadra udhëtoi në autobusin tradicional pa çati, në një festë që nuk ishte parë prej 14 vitesh

Gjithçka nisi që përpara ndeshjes, në Madrid. Mbi 50 000 tifozë të Liverpulit e bënë të shkëlqyer atmosferën në vigjilje të finales së Ligës së Kampionëve ndaj Totenhemit, dhe festimi i tyre, për fat, nuk do të prishej në përfundim.

Ndërsa, skuadra harbohej në dhomën e zhveshjes në stadiumin “Uanda Metropolitano”, qyteti priste kthimin e saj në shtëpi, për t’i dhënë mirëseardhjen e merituar. Ndodhi pikërisht si 14 vjet më parë, pas finales së paharruar të Stambollit fituar me penallti ndaj Milanit, duke u ndodhur në humbje 0-3.

Drama në Madrid nuk ishte e njëjta, por elektrizimi nga triumfi nuk ishte aspak më i vogël. Plot 750 000 tifozë u mblodhën në rrugët e qytetit bregdetas anglez, duke e kthyer parakalimin e të kuqve, në një ceremoni triumfale.

Ajri u mbush me tymin me ngjyrë të kuqe, lëshuar nga flakadanë dhe gjithçka tjetër tymuese, me letra të vogla gjithashtu të kuqe, ndërsa flamujt e banderolat ishin të shumta, sipas traditës liverpulase, thuajse unike në futbollin anglez.

Rrugët drejt qendrës së qytetit u bllokuan për shumë orë, ndërsa tabelat e qarkullimit dhe semaforët u kthyen në ulëse për tifozët më të zjarrtë. Tifozët mezi pritën një rast për të kremtuar, pasi kishin kaluar 7 vjet nga trofeu më i vonshëm, Kupa e Ligës, si dhe 14 vjet që nga Championsi i fundit.

Përkrahësit shpresojnë që trajneri Jurgen Klop do të dijë ta forcojë skuadrën për të fituar edhe titullin kampion sezonin e ardhshëm./ABC News Albania 24/7

protestaaaa.jpg
G. P.17:03 | 12/05/2019

Belshi ka hapur sezonin turistik dhe për një jave aty është festuar. Aktivitetet kanë qenë nga më të ndryshmet, nga Dita e Balonave tek Miss Afërdita.

 

Prej një jave Belshi është në festë. Me hapjen e sezonit turistik, banorët e Dumresë po kalojnë netë argëtuese në qytetin e tyre.

Ishte festa e balonave, ajo që hapi javën e gëzueshme. Më pas fesat e Afërditës, Festivali i Dritave dhe Miss Afërdita 2019. Data me simbolike, të cilat lidhet me të kaluarën historike dhe kulturore të trevës së Dumresë e njohur për bukuritë natyrore që i dhurojnë 84 liqenet karstikë.

Në lashtësi në liqenin e Seferanit kryhej riti i dhurimit në nder të Perëndisë së Bukurisë Afërditës. Pikërisht për këtë motiv, një pjesë e aktiviteteve edhe sot simbolizojnë emrin e saj.

E gjithë zona e Dumresë është kthyer në destinacion turistik gjatë viteve të fundit. Çdo ditë bëhen ndryshime për zhvillimin e trevës./ABC News Albania 24/7

maqedoniii.jpg
Sej rie23:00 | 05/05/2019

Ende pa përfunduar numërimi i të gjithë votave, në selinë e LSDM nisi festa për fitoren e kandidatit te tyre Stevo Pendarovski. Jashtë selisë, ushtonte muzika ndërsa brenda saj Pendarovski dhe Kryeministri Zaev përcillën mesazhet jo vetëm për mbështetësit, por për gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Presidenti i ri, Stevo Pendarovski në reagimin e parë pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve ka falënderuar të gjithë votuesit që e mbështetën. Në shqip, Pendarovski u dërgoi një falënderim të veçantë votuesve shqiptarë, ndërsa ka premtuar se do t’u shërbejë të gjithëve, pa dallim etnie.

“Kjo e sotmja ishte një fitore e shumicës së qytetarëve, të cilët pa dallime etnike dhe politike u bashkuan dhe i thanë “kurrë më” regjimit. Sot fituan qytetarët dhe dua të deklaroj se do t’u shërbej me përkushtim të gjithëve”, tha Pendarovski.

Ai theksoi se, këto kanë qenë zgjedhjet më demokratike që ka zhvilluar ndonjëherë Maqedonia dhe shtoi se, të gjithë së bashku do të ecim përpara.

“Këto zgjedhje dhanë edhe një herë mesazhin se vetëm së bashku mund të ecim përpara. Këto zgjedhje garantojnë marrjen e dates së hapjeve të bisedimeve në qershor dhe kjo datë do të merret në qershor”, vijoi presidenti i ri, duke shtuar se, do të jetë faktor i zgjidhjes së problemeve dhe jo i bllokimeve të tyre.

Në të njëjtat linja, kryeministri Zoran Zaev tha se me fitoren e Pendarovskit qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të vazhdojnë të sigurt përpara. “Të vazhdojmë së bashku dhe me përgjegjësi përpara. Rruga që kemi para nesh është betonuar me sukses”, tha Zaev.

Zaev i kushtoi rëndësi edhe fitores së LSDM-së në Novo Sellë, e cila sipas tij së bashku me fitoren e Pendarovskit i jep fund regjimit që qeverisi vendin. “Ky ishte fundi i regjimit. U mposht regjimi, u mposht Mickoski. Pendarovski është rruga për një jetë më të mirë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, vijoi Zaev. Ai i bëri thirrje partisë opozitare VMRO-DPMNE që të modernizohet dhe i shtriu sërish dorën e pajtimit./ABC News Albania 24/7

sindikatat.jpg
G. P.16:30 | 01/05/2019

1 Maji në Tiranë është pritur me protesta. Arsimtarët, minatorët dhe shoqëria civile në të njejtën orë dolën në sheshet e kryeqytetit për t’i kërkuar qeverisë të mbajë premtimet e bëra dhe t’u garantojë më shumë të drejta.

Gjithçka i japin shoqërisë kanë zgjedhur ta thonë me një pankartë. Mësues nga i gjithë vendi janë bërë bashkë këtë 1 Maji para Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Ata protestojnë për premtimet e pambajtura, ndërsa shprehen se kërkojnë atë që ju takon.

“U premtua që shtesa do jetë 40% në këtë periudhë të qeverisjes. Asgjë! U vendos që vjet që do ishte 5% shtesa. Asgjë! Sindikata dhe qeveria kanë të drejtë të negociojnë dhe diskutojnë vetëm mbi masën e shpërblimit. Asgjë. Këto janë fonde të planifikuara. Ku janë? Ku kanë shkuar”, tha Artan Nuriu, mësues gjeografie.

“Unë në 2014 kam dhënë dorëheqjen si drejtoreshë kopshti gjasme po hapen konkurrimet. Absolutisht nuk u hapën konkurrimet dhe unë u zëvendësova nga një njeri pa arsimin përkatës në një kohë kur kam mbaruar të mesme e të lartë për parashkollorë, menaxhim arsimi dhe një master tjetër në psikologji”, tha Shpresa Fasllia, edukatore.

Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë reagoi përmes një njoftimi për shtyp ku thotë se rritja e përvitshme e pagave do të reflektohet në pagën e muajit Prill. Sa i përket buxhetit, kontratave kolektive të punës dhe nismave të reja që ndërmerr, nënvizon se është në dialog të vazhdueshëm me sindikatat.

Në të njëjtën orë në një tjetër shesh, atë përpara Kryeministrisë protestonin minatorët. Ata përsërisin kërkesën e kahershme për miratimin e statusit. Ndërsa tregojnë kushtet e vështira ku jetojnë e problemet shëndetësore që për shkak të punës nëntokë po kalojnë thonë se kryeministri duhet të veprojë sa për ta nuk është vonë.

Ndërkohë në emër të të gjithë punëtorëve përpara Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë protestonte shoqëria civile.

“Sot kemi aksidente pa fund, kemi viktima në vendet e punës. Kemi pagë minimale që është më e ulëta në rajon. Kemi paga që me vite nuk indeksohen dhe nuk rriten”, Renato Muçaj, kryetar i sindikatës se Post Telekomit.

I tillë ishte 1 Maji i këtij viti në Tiranë./ABC News Albania 24/7

fier.jpg
G. P.14:01 | 01/05/2019

Pas rikonstruksionit të Teatrit “Bylis”, 30 netë magjike do të gjallërojnë skenën e teatrit fierak. Trupat më të mira teatrore vendase, Italia dhe Mali i Zi, do të ngjisin në skenë aktorët më të njohur të artit skenik.

Një godinë e rikonstruktuar, një skenë e re, sallë bashkëkohore, foni dhe ndriçim modern, kushte të mira për aktorët dhe spektatorët. Pritja rreth 1 vit e gjysmë e artdashësve fierakë pa teatrin dhe skenën e tyre mesa duket ia ka vlejtur.

Teatri “Bylis” i Fierit rikthehet me gjithë magjinë e tij: me një festë të vërtetë teatrore: një muaj plot me shfaqje të trupave më të mira teatrore shqiptare, italiane dhe nga Mali i Zi.

Fatin për të nisur “epokën” e re të teatrit “Bylis” e ka pasur regjisori i mirënjohur shqiptar, Gëzim Kame. Një kastë e shkëlqyer aktorësh dhe një dramë e porositur enkas për skenën e teatrit “Bylis”, rinisën mbrëmjen e së martës netët magjike të artit të skenës në Fier.

Teatri “Bylis” iu nënshtrua rikonstruksionin të plotë nga Bashkia e Fierit. Në skenën e tij janë ngjitur trupat më të mira teatrore të vendit dhe të huaja./ABC News Albania 24/7

1-maji-1.jpg
nev ila13:34 | 01/05/2019

Pse festohet 1 maji? Vendimi u mor në Paris në vitin 1889 gjatë kongresit të dytë ndërkombëtar të lëvizjes socialiste, në kujtim të protestës së përgjakshme të punëtorëve në Cikago në 1 maj të 1886-ës.

Festa e Punës që shënohet në 1 maj, u vendos në vitin 1889 nga lëvizja socialiste, gjatë kongresit të dytë ndërkombëtar që ato ditë mbahej në Paris.

Idea lindi për të kujtuar një miting të sindikatave, në sheshin Hejmarket në Cikago në 1 maj 1886, i cili u shënua nga shpërthimi i bombës që shkaktoi vdekjen e më shumë se dhjetë personave, dhe si pasojë u dënuan me varje katër drejtues sindikatash.

Në paris u zhvillua një manifestim i madh për ti kërkuar autoriteteve publike që të reduktonin ditën e punës në tetë orë dhe u zgjodh data 1 maj pikërisht sepse tre vjet më parë në Çikago, një manifestim i njëjtë u shtyp në mënyrë të përgjakshme.

Në mes të viteve 1800, punëtorët nuk kishin të drejta, punonin deri në 16 orë në ditë, në kushte shumë të këqija dhe shpesh herë humbisnin jetën në vendet e punës.

Në 1 maj të 1886-ës u mbajt një grevë e përgjithshme në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të reduktuar ditën e punës në tetë orë. Protesta zgjati 3 ditë dhe përfundoi me 11 viktima.

Iniciativa i tejkaloi kufijtë amerikanë dhe u kthye në një simbol të punëtorëve të cilët gjatë viteve luftonin për më shumë të drejta dhe kushte më të mira pune. Në Itali festa u ratifikua dy vjet më vonë pas vendimit të Parisit në 1891-shin.

Por dita e punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht asaj që ndodhi në Çikago, në ndryshim nga Evropa, festohet në një datë tjetër. Kjo sepse dita e parë e punëtorëve në SHBA shënohet në 5 shtator 1882. Ditë kur, kalorësit e punës organizuan një manifestim në Nju Jork, dhe dy vjet më vonë u vendos që kjo protestë të organizohej çdo vit. Jo në pranverë por në të hënën e parë të shtatorit./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono