festat e fundvitit

Rihanna-cree-un-rouge-a-levres-rouge-parfait-qui-sublime-toutes-les-bouches.jpg
So Nila12:25 | 04/12/2019

Rihanna ka postuar në instagram ‘dhuratën’ për fansat, gjatë festave të fundvitit. Një foto në të cilën Rihanna duket më provokuese se kurrë, ‘e veshur’ vetëm me kopertinën e librit të saj.

31-vjeçarja është e ulur në një stol të mbushur me lule, që krijojnë një atmosferë të ngrohtë, në këto ditë të ftohta dimri.

“A e keni parë se çfarë ndodhet midis kapakëve? Merrni edhe ju kopjen tuaj të #therihannabook për të zbuluar më tepër!”-shkruan Rihanna, në foton e saj, në Instagram.

Libri përfshin 1050 foto intime të realizuara nga këngëtarja, përgjatë gjithë jetës së saj. Gjithashtu  përfshin edhe foto nga fëmijëria e saj në Barbados, turnet në të cilat ka marrë pjesë në të gjithë botën dhe disa momente të pjesëmarrjes së saj nëpër sfilata apo sete fotografish.

Botimi ka 504-faqe, ku në brendësi është mjaft modest, pasi për fotot është treguar shumë kujdes që të ruhet origjinaliteti i tyre, si në ngjyra edhe në madhësi./abcnews.al

ssd.jpg
in a11:30 | 03/12/2019

Festat e fundvitit vijnë së shpejti, kështu që  me siguri po mendoni se çfarë t’i dhuroni njerëzve tuaj të dashur.

Kur dilni për të blerë dhurata për të dashurit tuaj, mbani mend se ka gjëra që nuk duhen dhuruar pasi tërheqin energjinë negative në jetën e atij/asaj që do t’ia jepni.

1. Objekte të mprehta

Gërshërë, thika dhe objekte të tjera të mprehta si magneti tërheqin energji negative. Ju mund t’i blini ato për veten tuaj, por si një dhuratë për të tjerët, ende jo.

2. Pasqyra

Besohet se magjia është bllokuar në pasqyra dhe për këtë arsye ato nuk duhet të blihen si dhuratë. Me sa duket, pasqyrat e dhuruara sjellin telashe në jetën e atij që i merr ato.

3. Enët

Nëse doni t’i dhuroni një tenxhere ose filxhan dikujt, vendosni një monedhë në secilën tenxhere. Enët e zbrazëta sjellin varfërinë.

4. Orë

Mjekët kinezë besojnë se të pranosh një orë si dhuratë do të thotë të fillosh llogaritjen deri në vdekje. Ata gjithashtu besojnë se një orë e dhuruar shkakton një ndërprerje në marrëdhënie.

5. Portofol

Ashtu si me enët, portofoli nuk dhurohet bosh. Nëse dhuroni një kuletë të zbrazët, tërhiqeni nga varfëria ose humbja e portofolit, parave, sendeve të vlefshme .

6. Perlat

Perlat e dhuruara besohet se sjellin sëmundje dhe humbje në shtëpi. Perlat janë një simbol i lotëve të jetimëve dhe të vejave, kjo është arsyeja pse besimi në adhurimin e perlave erdhi në ekzistencë.

7. Shami ose shall

Ato sjellin telashe dhe njerëz të këqij në jetën e atij që merr këtë dhuratë.

8. Kujdes me librat

Ju mund t’ua jepni miqve dhe të afërmve, por jo bashkëshortit tuaj. Besohet se kjo dhuratë në martesë mund të tërheqë tradhtinë. Pavarësisht nëse jeni paragjykues apo jo, kur blini një dhuratë për një person të dashur, mbani mend këtë gjë – ajo që jepet nga një zemër e pastër dhe dashuria, nuk mund të sjellë me vete mjerim./abcnews.al

CMIMET-PER-FESTAT-E-FUNDVITIT.mpg_snapshot_01.16-1280x720.jpg
ent ela14:09 | 23/12/2018

Festat e fundvitit janë periudha në të cilën qytetarët shqiptarë kryejnë shpenzimet më të mëdha për shportën e konsumit në familjet e tyre. Ndryshe nga vitet e tjera edhe nëpër tregjet e vendit vihet re një numër më i pakët i blerësve, për shkak të mundësive financiare të dobëta.

Afrimi i festave në Shqipëri sjell si zakonisht të njëjtën panoramë në Shqipëri.  Luhatja e çmimeve në vend, kryesisht e produkteve ushqimore, shndërrohet jo pak herë në sfidë për buxhetin e familjeve. Kamera e ABC News vëzhgoi situatën në tregjet e kryeqytetit në prag të festave të fundvitit. Në disa prej tregjeve, rezulton se prodhimi vendas e ka frenuar disi rritjen e çmimeve, që zakonisht shoqëron fruta-perimet gjatë fundit të muajit dhjetor. Me gjithë dilemat e llogaritë, qytetarët tregojnë se blerjet janë të detyrueshme në një periudhë festive.

Qytetarët: “Janë ngrit pak çmimet në krahasim me ditët e mëparshme, jemi të detyruar të blejmë. Në krahasim me Kosovën më duken të njëjta”.

Vetë tregtarët pranojnë se çmimet për festa pësojnë një farë rritjeje. Por bazuar në eksperiencën e viteve të kaluara, ata vetë konstatojnë një rënie të blerjeve, që sipas tyre dëshmon pafuqi financiare të konsumatorëve.

Tregtarët: “Pak blerje, s’kanë lekë. Në krahasim me vitin e kaluar stonon, është më pak fuqia blerëse. Gjithnjë në rënie ka qenë fuqia blerëse, shumë dobët”.

Çmimet dhe mundësite për blerje bëjnë që qytetarët të rikthehen disa herë në treg për të realizuar blerjet, pasi shprehen se për festat e fundvitit janë të detyruar të sakrifikojnë nga buxheti i tyre që shporta festive të jetë sa më e pasur. /abcnews.al

48905077_2115518835161052_1823236990364024832_n-1280x853.jpg
ent ela13:10 | 23/12/2018

Tregu i shpendëve të gjalla në kryeqytet është kthyer në një traditë për festat e fundvitit. Për të tretin vit, Bashkia e Tiranës ka ngritur në Baldushk një treg tërësisht të ri, i konceptuar në mënyrë që tregtarët të kenë mundësi të reklamojnë dhe të tregtojnë gjelat e detit të zonës, që njihet për rritjen e tyre.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se tregu ka ndihmuar në rritjen e të ardhurave të familjeve të zonës së Baldushkut. “Jam shumë entuziast sa herë që vjen kjo periudhë e vitit, jo vetëm për gëzimin që sjell, por edhe për faktin që sjell ekonomi për Tiranën. Prej 3 vitesh e kemi destinuar tregun e Baldushkut si një treg ku shiten gjelat e detit, gjelat më të mirë në Shqipëri, por mbi të gjitha, si një fabul e re se si ne ndihmojmë ekonominë lokale”, u shpreh ai.

Veliaj deklaroi se të ardhurat që sigurohem nga shitja e këtyre produkteve, shkojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së gjithë banorëve. “Ftesa ime për të gjithë qytetarët është që tani që tregu funksionon prej tre vitesh rresht, tani që tregu është bërë një histori suksesi për faktin që tregu sot siguron të ardhura për shumë familje, të cilat mbajnë fëmijët e tyre, kur dikush blen një gjel deti nga Baldushku nuk është duke blerë vetëm vaktin e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri, është duke blerë dhe duke ndihmuar një familje me librat e shkollës, me shtëpinë, me rritjen e fëmijëve dhe e lë lekun brenda vendit”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku u bëri thirrje qytetarëve të konsumojnë produkte të zonës, të cilat mandej kontribuojnë në rritjen e ekonomisë lokale. “Dua t’i ftoj të gjithë qytetarët të blejmë produkte lokale, gjelin në Baldushk, vajin në Ndroq, verën në Lundër, domaten në Shëngjergj, domaten e vonë dhe të gjitha produktet lokale, të cilat sot jo vetëm që janë më të mira e cilësore, por janë edhe më të lira”, tha Veliaj, ndërsa bëri të ditur se këtë vit priten që të sigurohen nga shitja e gjelit të detit të ardhura shumë herë më të mëdha se ato të tre viteve të mëparshme.

“Ne kemi llogaritur që vetëm në fundvit shiten rreth 4-5 milionë euro mall gjela deti vetëm nga kjo zonë. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, siç po bëjmë për gjelat e detit edhe për produktet e tjera, me siguri që do të kemi një Tiranë rurale që jeton falë shpenzimeve që bën Tirana urbane. Kështu që, për këtë fundvit, ftesa si gjithmonë është mbusheni tavolinën me të mirat që prodhon vendi ynë, fermat dhe të gjitha familjet që merren me punën e tokës dhe gjësë së gjallë në rrethinat e Tiranës”, tha Veliaj.

Gjelat e detit të Baldushkut janë kthyer në traditë për tavolinën e çdo qytetari të Tiranës në mbrëmjen e Krishtlindjeve dhe darkën e Vitit të Ri. Gjithashtu, Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit po vijon punën për garantimin e sigurisë ushqimore, si dhe për monitorimin e çmimeve, ku qytetarët mund të denoncojnë në numrin e gjelbër për çdo problematikë që konstatojnë.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono