ferrari

maradona94-1280x781.jpg
Vladimir Prenga19:12 | 02/01/2020

Diego Armando Maradona është i veçantë. Edhe sot tërheq vëmendjen me bëmat e tij dhe mënyrën se si sillet në stol. Jeta private e tij gjithmonë ka qenë e larmishme, ndërkohë që në fund të viteve ’80 bota ishte nën këmbët e tij.

Në vitin 1986 u shpall kampion bote me Argjentinë në Botërorin e Meksikës, ndërkohë që ishte një hero edhe për Napolin në Serie A. Atë periudhë, kur Diego ishte 27 vjeç, i kërkoi presidentit të Napolit t’i blinte një Ferrari Testarossa.

Corrado Ferlaino nuk mund t’i thoshte jo ylli argjentinas, që do të renditej krah Silvester Stalone dhe Michael Jackson që e kishin atë model makine të limituar. Maradona do ta paguante vetë makinën, duke luajtur disa miqësore.

 

Presidenti i Napolit e bleu makinën, madje shpenzoi 135 mijë euro që ajo të ishte e veçantë. Ferrari i Maradonës do të ishte i zi, jo i kuq sicc e kishin të tjerët. Rreth 600 mijë dollarë të shpenzuara dhe në fund argjentinasi do e refuzonte makinën.

Pse? Nuk kishte kasetofon. Ferlaino kujton atë që kishte ndodhur në një intervistë të dhënë për “Ole” në Argjentinë. “Hipëm të dy në makinë dhe Diego filloi të kontrollonte çdo pjesë të makinës, derisa më pyeti ‘Hej si është puna, ku është kasetofoni?’. Unë i thashë është një makinë garash dhe nuk ka kasetofon ose ajër të kondicionuar. Përgjigja e tij ishte ‘Epo atëherë le ta marrin mbrapsht dhe ta fusin në b***’”, tregon ish-presidenti i Napolit. /abcnews.al

Leclerc.jpg
Igli Nikolli09:32 | 23/12/2019

Titulli kampion në Formula 1 mungon te Ferrari prej 12 vitesh. Finlandezi Raikonnen ishte i fundit që ia doli të triumfonte me “Kokëkuqen” dhe vetëm kaq. Vite të vështira, probleme në skuderi dhe “thatësirë” fitoresh e trofesh.

Emri që po rikthen shpresën te tifozët e shumë të skuderisë italiane është Charles Leclerc. 22-vjeçari nga Montekarlo debutoi sezonin e kaluar me Ferrarin, fitoi 2 gara dhe ia doli të fitonte zemrat e tifozëve.

Talenti i tij nuk vihet në dyshim dhe Ferrari ka vendosur ta “blindojë”. Akordi për kontratën e re është arritur sipas Gazzetta dello Sport dhe Leclerc do të jetë pjesë e makinës së famshme deri në vitin 2024, teksa rroga e tij do të shkojë në 9 milionë euro në sezon, pothuajse trefishi i asaj që përfiton. /abcnews.al

Hamilton.png
Igli Nikolli14:26 | 30/11/2019

Ferrari nuk fiton një titull kampion në Formula 1 prej vitit 2007. Kimi Raikonnen ishte piloti i fundit që u shpall kampion bote me “Kokëkuqen”. Vitet e fundit kanë qenë të vështira për skuderinë e famshme italiane dhe drejtuesit po bëjnë maksimumin për t’u rikthyer te suksesi.

Gazzetta dello Sport zbulon lajmin e bujshëm, teksa raporton se Ferrari po tenton të arrijë një akord me Lewis Hamilton. Britaniku u shpall për të gjashtën herë kampion bote dhe kontrata me Mercedez i përfundon në vitin 2020.

Presidenti i Ferrarit, Lapo Elkann është takuar dy herë me 34-vjeçarin nga Stevenage dhe negociatat vazhdojnë. Italianët ëndërrojnë të formojnë një dyshe Hamilton-Leclerc, teksa tifozët e shumtë të Ferrarit shpresojnë të shohin pilotin që ka dominuar Formula 1 në vitet e fundit si pjesë të skuderisë së tyre të dashur. /abcnews.al

Vettel.png
Igli Nikolli12:19 | 03/11/2019

Një episod interesant ka ndodhur mes Sebastian Vettel dhe një gazetari. Piloti i Ferrarit do të niset i dyti sonte në çmimin e madh të Teksasit në SHBA. Gjermanin e ka shqetësuar diçka në provat e kësaj gare.

Marijuana nuk është ilegale në këtë shtet, por ndonjë tifoz ka preferuar të ndjekë provat me cigare hashashi ndezur. Era e ka shqetësuar Vettel, i cili nuk i ka kursyer batutat me gazetarët.

A është marijuana legale këtu në Teksas?“, ka pyetur piloti gazetarin e befasuar. “Ndjeja erën gjatë xhirove të kryera. Një çmenduri e vërtetë, sidomos në kthesën e parë dhe të 11-të. Gjithsesi, është gjithmonë kënaqësi të garosh këtu“, është shprehur Vettel duke buzëqeshur. /abcnews.al

bottas-1280x720.jpg
Vladimir Prenga09:11 | 27/10/2019

Dominim i Ferrarit në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Meksikës. Charles Leclerc ka përfituar nga dënimi i Max Verstappen, i cili ka përshpejtuar me flamuj të verdhë. Ai është dënuar me tre pozicione dhe do ta nisë nga vendi i katërt.

Në rreshtin e parë me Leclerc e nisi shoku i tij i skuadrës, Sebastian Vettel. Pas dyshes së Ferrarit do të niset menjëherë Lewis Hamilton, ndërkohë që Verstappen e ka pranuar gabimin e bërë gjatë provave zyrtare dhe më pas ka ardhur edhe penalizimi zyrtar nga FIA.

Valtteri Bottas pati probleme gjatë kualifikueseve, teksa pësoi një aksident. Fatmirësisht nuk ka probleme për të dhe garën do ta nisë nga vendi i gjashtë. /abcnews.al

gara-e-japonise.png
Vladimir Prenga09:18 | 13/10/2019

Valtteri Bottas ka triumfuar në garën e Japonisë dhe ka përfituar nga rrëmuja e krijuar në fillim nga makinat Ferrari. Piloti i Mercedes bëri një start shumë të mirë dhe në fund regjistroi fitoren e tretë në këtë sezon të Formula 1. Në vendin e tretë u rendit shoku i tij i skuadrës, Lewis Hamilton, çka bëri që Mercedes të merrte titullin e gjashtë radhazi për konstruktorë.

Piloti britanik thuajse e ka në xhep titullin kampion, pasi ka 64 pikë më shumë në renditje se Bottas. Deri në fund kanë mbetur edhe katër gara për t’u zhvilluar dhe vetëm një mrekulli ia heq titullin Lewis Hamilton-it.

Për Ferrarin ishte një garë e komplikuar, edhe pse e nisën garën në radhën e parë. Sebastian Vettel gjithsesi ia doli ta ruante vendin e dytë deri në fund. Leclerc pati një aksident me Verstappen, me këtë të fundit që u tërhoq nga gara më vonë. Piloti i Ferrarit e mbylli garën në vendin e gjashtë, pasi iu desh të kryente 3 ndalesa në boske. /abcnews.al

VEttel.jpg
Veronik Istrefaj15:58 | 24/09/2019

Fitorja e parë e Vettelit për vitin 2019 i dha fund një pritjeje më shumë se një vit për një triumf (i fundit, Belgjikë 2018). Katër herë kampioni i Botës ka rënë në sy për gabime të shumta në atë periudhë, përfshirë edhe një aksident të rrezikshëm në Itali. I pyetur se si ndjehej të goditej nga prapa, piloti i Ferrarit tha:

“Ndoshta më pak i këndshëm nga sa mendoni (qesh). Unë nuk mendoj se kishte ndonjë gabim nga skuadra ime. Kështu që nuk ishte sikur të na mungonte shpejtësia apo asgjë. Gjërat nuk ishin ndoshta duke rënë në vendin e duhur.

Kam shumë kohë në këtë sport dhe kam mësuar shumë gjëra. Beson në veten time dhe nuk jam aspak i lumtur kur nuk fitoj. Sigurisht që kam pasur momente këtë vit kur isha në vështirësi. Kështu që, unë e di se mund të përmirësohem. Polemikat? Janë pjesë e këtij sporti”, tha piloti i kokëkuqes në intervistën për Sky Sport./abcnews.al 

70254188_2472479239505393_4789342019161948160_n.jpg
ent ela19:11 | 13/09/2019

Një tjetër makinë luksoze u gjobit dje në Tiranë, për shkak të parkimit të gabuar në rrugët e kryeqytetit.

Edhe pse tabela e vendosur në anë të rrugës e sinjalizonte shoferin se në atë zonë nuk lejohet parkimi, ai kishte parkuar në rrugë një “Ferrari” me ngjyrë të kuqe, e cila u bllokua nga policia.

Teksa publikon në “Facebook” disa foto nga momenti kur policia i vendos gjobën, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj shkruan se sot ky drejtues mori notën 4 me qëllim që nesër të jetë një qytetar model.

“Bo bo bo! ??
Bën gabim për vete – po bëhesh shembull i keq dhe për shoferët e 2019- ës! ?
Shiko tabelën!
Sot notën 4❌, nesër qytetar model!?”, shkruan Veliaj.

leclerc1-1280x720.jpg
ad min11:24 | 09/09/2019

Një tjetër pilot i Ferrarit vendosi kandidaturën për të qenë një legjendë në të ardhmen. Sharl Lëklerk fitoi Çmimin e Italisë në Monza, 9 vjet pas suksesit të fundit të skuadrës italiane në Monza.

Në Çmimin e Madh, me shumë gjasë, më të famshëm në botë, kanë fituar shumë legjenda të skuadrës së kuqe. Në 30 vitet e fundit Gerhard Berger, Mikael Shumaher, Ruben Barrikelo, për të arritur tek Fernando Alonso, ndërsa këtë të diel, në pistën e Monzës, duket se u konfirmua një yll i ri.

Sharl Lëklek triumfoi në Çmimin e Madh të Italisë me Ferrarin e tij, plot 9 vjet pas suksesit të fundit pikërisht të Alonsos. Piloti 21-vjeçar, që e nisi sezonin si numri 2, tashmë mund të quhet numri 1 me të drejta të plota, duke lënë sërish pas Sebastian Fetelin, madje duke dalë mbi të edhe në renditjen e përgjithshme të Botërorit.

Djaloshi frengjishtfolës nga Montekarlo fitoi vendin e parë në prova, e nisi garën siç duhet, dhe e udhëhoqi gati nga fillimi deri në fund, edhe pse bëri disa gabime. Lëklerku përballoi sulmin e fortë të Mercedesit, që tentoi vendin e parë me të dy pilotët e tij. Fillimisht, me kampionin e botës Ljuis Hamilton, dhe pastaj me finlandezin Valteri Botas.

A mund të thuhet se vitin tjetër ai do të luftojë për titull?

Lëklerku përballoi trysninë duke treguar brumin prej kampioni, ndonëse është ende vështirë të vihet bast për një pilot me vetëm dy fitore në karrierë.

“Nëse ka një Çmim të Madh që duhet me patjetër ta fitosh me Ferrarin, ky është i Italisë, – u shpreh Lëklerku, – ishte çmenduri që nga fillimi i javës, pasi unë erdha këtu pas fitores sime të parë. Ishte e pabesueshme të fitoja garën e dytë radhazi, përpara kaq shumë tifozëve që mezi e prisnin këtë. Ky podium është gjëja më e shtrenjtë për mua”.

Shumë momente emocionuese kanë ndodhur në Monza. Këtu, Mikael Shumaheri deklaroi fundin e karrierës pas fitores së vitit 2006. Këtu, Ferrari nxjerr një tjetër kandidat për legjendë, Sharl Lëklerkun./ABC News Albania 24/7

ferrari.jpg
nev ila15:23 | 19/07/2019

Arratisja spektakolare nga patrulla e policisë me Ferrarin. Video mbresëlënëse që shihni është vërtetë për të “mbajtur frymën”.

Pa dyshim, faktori i fatit dhe aftësitë e jashtëzakonshme të shoferit, si dhe sjellja e përsosur e makinës së Ferrarit … kanë luajtur rolin e tyre.

Argëtohuni!/abcnews.al

Ferrari Escapes Police In Style Animation

That's one way to escape the police… ??

Publiée par LADbible sur Vendredi 19 juillet 2019


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono