fermerët

gjeli-i-detit-simboli-i-vitit-te-ri.jpg
nev ila12:26 | 31/12/2019

Gjeli i detit vijon të mbetet i pazëvendësueshëm në tryezën e shqiptarëve për darkën e ndërrimit të viteve. Çmimi varion nga 8-9 qind lekë për kg por pavarësisht kësaj qytetarët shprehen se janë rritur me këtë traditë dhe do vijojnë ta blejnë. Nga ana tjetër fermerët ankohen se shitjet gjatë këtij viti kanë qenë më të ulta.

Gjeli i Detit mbetet simboli i darkës së Ndërrimit të Viteve për Shqiptarët. Në tregun e Baldushkut çmimi varion nga 8 deri në 9 qind lekë për kg.

Qytetarët shprehen se pavarësisht çmimit ata do ta blejnë gjelin e detit pasi janë rritur me këtë traditë. Ndërsa shpjegojnë se i janë drejtuar këtij tregu pasi duan që të blejnë një produkt të rritur në  natyrë.

Kundrejt një pagese prej 3 lekësh fermerët ofrojnë edhe therjen e gjelit të detit.

Por Fermerët ankohen se shitjet këtë vit kanë qenë më të pakta nëse e krahason me vitet e tjera ndërsa çmimi është pothuajse i njëjtë. Kjo periudhë e  vitit është shpërblimi për lodhjen përgjatë një viti për rritjen e gjelave të detit.

Tregu i Baldushkut në kryeqytet funksionon prej 5 vitesh dhe shumë qytetarë zgjedhin që të blejnë gjelin e detit në këtë zonë e cila njihet për rritjen dhe mbarshtrimin e tyre./abcnews.al

fermeret.jpg
in a12:33 | 26/12/2019

Fermerët e fshatit Otllak në Berat janë detyruar që t’i hedhin shpeshherë prodhimet e tyre bujqësore për shkak të mungesës së një tregu. Prej vitesh vitesh, aksi rrugor Berat-Ura-Vajgurore është bërë i vetmi vend tregtimi për ta.

Fermerët e fshatit Otllak në Berat po përballen me mungesën e tregut.

Të gjendur në këtë situatë ata janë detyruar ti shesin prodhimet e tyre në rrugë. Prej vitesh aksi rrugor Berat-Ura-Vajgurore është bërë vend tregtimi për ta.

Fermerët ankohen se janë të detyruar që ti sheshin prodhimet nën kosto ose ti hedhin në kanal pasi nuk gjejnë treg.

“Kërkojnë që të na i marrin me çmim tepër të ulët dhe shesin aq sa për të mbajtur frymën gjallë”, shprehen fermerët

Një tjetër tregon se frutat kalben të gjitha.

“Nëse frutat piqen, duhen vjelë sepse bien në tokë dhe kalben”, thotë një tjetër fermere.

Vite më parë në një tjetër fshat të këtij qarku u ndërtua një treg fruta-perimesh që do tu vinte në ndihmë fermerëve të zonës, por ai nuk funksionoi asnjëherë./abcnews.al

aaaa.jpg
ger ta12:44 | 17/11/2019

Kreu i PD, Lulzim Basha ndodhet sot në Divjakë në kuadër të turit “Rrugëtim për Shqipërinë”.

Gjatë bashkëbisedimit, njëri prej fermerëve e falenderoi Bashën për ardhjen, teksa u shpreh se në Tiranë e akuzojnë se “fle gjumë”.

Fillimisht të falënderoj që ke ardhur se thonë që kryetari fle gjumë”,tha fermeri.

Ndërkohë, kreu i demokratëve iu përgjigj: “Këta punë quajnë vjedhjen, po nuk vodhe këta thonë fle gjumë”./abcnews.al

 

basha-divjake-1280x607.jpg
ger ta12:31 | 17/11/2019

Kreu i PD, Lulzim Basha ndodhet sot në Divjakë në një bashkëbisedim me fermerët, në kuadër të turit ‘Rrugëtim për Shqipërinë”.

Basha u shpreh para fermerëve se ka zgjedhur të shohë krizën në sytë e tyre.

Ju do pyesni mos është më mirë që kryetari i opozitës të rrijë në Tiranë e të merret me krizën politike! Unë kam zgjedhur ta shoh këtë krizë me sytë tuaj

kam ardhur të ju dëgjoj e të shtrojmë së bashku zgjidhjet për hallet që i kanë vënë përfund familjet shqiptare, veçanërisht në zonat rurale

Blegtoria është totalisht e braktisur duke nxitur më shumë braktisjen e zonave rurale. Fshatrat tona zbrazen që të nxitet importi i produkteve nga jashtë sepse kontrollohet nga 4-5 oligarkë të kalçetos dhe kjo bie në kurrizin tuaj”, tha Basha.

Më tej kreu u demokratëve premtoi dixhitalizim të bujqësisë dhe subvencione për fermerët.

Dixhitalizimi i bujqësisë është jetësor. Me një çip shmang burokratët dhe hajdutët, duke ofruar subvensionet direkte. është fare e thjeshtë, sepse çipi nuk kërkon kafe

Nuk do shikoni inspektorë dhe inspektoriate si grenza rreth mjaltit që vinë për t’ju zvarritur. Si arrihet kjo, duke zeruar koston me përjashtim të krahut të punës përmes subvencionit. Koncesionet dhe dhe PP-të do t anulohen dhe paratë do të kthehen në shërbim të njerëzve. Për feremertë buxhet 100 milion euro nga krimi, nga Rrajët që diktjnë sot në qeveri”, tha Basha./abcnews.al

 

771d2297-8a6f-4486-b730-f992b7b66fa0-1280x853.jpg
ent ela12:31 | 16/11/2019

“E gjithë Shqipëria punon për një kalçeto me oligarkë të Edi Ramës”. Kështu është shprehur Kryetari i partisë Demoratike Lulzim Basha gjatë takimit me feremrët e Devollit, në kuadër të rrugëtimit të tij për Shqipërinë.

Për Bashën, kreu i qverisë është përgjegjësi i vetëm që fermërët dhe sektori i bujqësisë janë braktisur.

“Kemi bërë hapa pas, fermeri është harruar. Kostot e rënduara e kanë bërë punën tuaj të pavlerë në treg. Produktet tuaja përfundojnë në kanal të pashitura sepse sektori i bujqësisë dhe blegtorisë, është sektori më i braktisur. Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që qeveria nuk e mbështet fermerin me financime. Vit pas viti mbështetja për fermerët sa vjen e ulet. Edhe këtë vit mbështetja në buxhet është shumëq  e ulët. Potenciali është i jashtëzakonshëm, por ju mungon një qeveri që ju mbështet. Ne kemi një qeveri që ju rëndon me politika abuzive duke e renditur vendin në vendin e tretë më të korruptuar të botës”.

Ai akuzoi Ramën se merr pronat e shqiptarëve për t’ua dhënë miqve të tij, ndërsa vendi është zhytur në paligjshmëri. Basha thekson se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Edi Rama hyri në histori për rekordin e korrupsionit. Rama financon propagandën me paratë që ju merr ju. Korrupsionin e solli vetëm një njeri, Edi Rama që e ktheu vjedhjen në art. Vetëm muajt e fundit dhjetëra million euro zhduken dhe i jepën dy tre miqve të Ramës. Shikoni koorporatën e investimeve, korportaën e hajdutërisë që është krijuar për të marrë pronat e shqiptarëve dhe për t’ja dhënë miqve të Edi Ramës

Për Edi Ramën është jetike kapja e drejtësisë. Vendi është zhytur në paligjshmëri. Zgjidhja e vetme për ta nxjerrë vendin nga kjo gjendje janë zgjedhjet e lira

Ne kemi një plan për të dalë nga kriza, por për këtë duhet që të kemi zgjedhje të lira e të ndershme parlamentare në një ditë me ato vendore”. /abcnews.al

protesta1-1-1280x704.jpg
ent ela14:57 | 30/10/2019

Fermerët e Myzeqesë në Lushnjë dolën sërish në protestë. Ata i kanë drejtuar qeverisë pesë kërkesa që kanë të bëjnë me ndihmën financiare që iu duhet në gjithë procesin prej bujku.

Bashkë me domaten po kalben dhe shpresat. Simbolika që fermerët e Myzeqesë në Lushnjë përdorën në protestën e tyre të tretë.

Në hyrje të autostradës Lushnje – Fier tek rrethrrotullimi i Savrës fshatarët vendosën para këmbëve arkat me perime.

Përballë në një metër distancë u vendos gardhi me punonjës të policisë së rendit. Por situata ishte e qetë.

Edhe “Jahti im” meriton naftë pa akcizë, ishte një tjetër pankartë. Fermerët duan të ndihmohen nga qeveria. Ne tre protesta ata kanë përsëritur pesë kërkesa;  ndërhyrje në paktën e 2020 për subvencionimet, njohja e dëmeve nga natyra, para për krizat.

Pas një orë ata u larguan duke hedhur në rrugë domatet që kishin në arka. Organizatorët njoftuan për të tjera tubime. /ABC News Albania 24/7

 

 

 

 

 

 

 

protesta1-1-1280x704.jpg
ent ela11:18 | 30/10/2019

Ky është i treti marshim i organizuar nga fermerët e Lushnjës lidhur me problemet e tyre në bujqësi. U grumbulluan te rrethrrotullimi në Savër dhe shkuan drejt vendit të quajtur ish-Plasmasi.

Gazetarja e ABC News Anila Sefa raporton se qëllimi kryesor i protestës është tërheqja e vëmendjes së qeverisë për ndërhyrje në paketën e vitit 2020 për subvencionimet, njohja e dëmeve nga natyra, si dhe heqja e taksës 6 ëerqind nga tregtari për t’ia dhënë fermerit.

Nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga Ministria e Bujqësise lidhur me kërkesat e parashtruara çka nënkupton që deri në realizimin e tyre, protestat do të vazhdojnë.

/abcnews.al

monika-kryemadhi-11-1280x712.jpg
nev ila22:28 | 28/10/2019

 Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka akuzuar qeverinë për gjendjen në të cilën ndodhen sot fermerët, të cilët kanë lajmëruar vazhdimin e protestave. Kryemadhi tha se kërkesët e fermerëve janë minimale, dhe sipas saj me uljen e TVSH-së, qeveria goditi prodhimet shqiptare dhe rriti importet e huaja.

/abcnews.al

protestuesi-lushnje-1280x699.jpg
nev ila12:09 | 21/10/2019

Fermerët e Myzeqesë protestuan përsëri për të tërhequr vëmendjen e qeverisë. Ata kërkojnë subvencionim të prodhimit në të kundërt  do të përshkallëzojnë protestat në çdo qytet të Shqipërisë.

Për të dytën herë brenda këtij muaji fermerët e Lushnjes kryen një marshim proteste. Tubimi nisi nga periferia drejt qendrës, duke u ndalur përballë institucioneve të pushtetit lokal.

Në thirrjet e tyre protestuesit kërkojnë subvencionim të prodhimit.

Ngritja e laboratorëve për analizat e tokës, rregullimin me ligj të tregtisë së prodhimeve bujqësore, vlerësim për produktet e humbura nga fatkeqësitë natyrore ishin disa nga kërkesat e tyre.

Nëse qeveria nuk reagon protestuesit paralajmërojnë përshkallëzimin e tyre në çdo qytet të Shqipërisë./abcnews.al

fermeret-proteste-1280x722.jpg
nev ila11:11 | 07/10/2019

Fermerë nga Lushnja, Fieri dhe Berati protestuan për 30 minuta pranë urës së Kuçit. Ata akuzojnë qeverinë se i ka braktisur pasi nuk shesin dot prodhimet bujqësore. Në këto kushte fermerët paralajmërojnë falimentimin e tyre.

Fermerë nga Lushnja, Berati dhe Fieri, protestuan për mungesën e tregut dhe uljen e çmimeve të perimeve.

Për 30 minuta  qëndruan mbi urën e Kuçit  për të tërhequr vëmendjen e qeverisë në problemet e tyre. Forca të shumta policie ishin të pranishme për të ndaluar bllokimin e qarkullimit të automjeteve mbi urë.

Situata është tensionuar disa herë në kohën kur mjetet kërkonin të kalonin rrugën, dhe hasnin në rezistencën e personave të pranishëm. Me ndërhyrjen e policisë mjetet janë lejuar të kalonin.

Prodhuesit  aktualisht po shesin domaten me 10 dhe 20 lek për kg në pikat e grumbullimit për eksport. Ndërsa tregu vendas tërheq sasira të pakta nga serat. Ky nivel çmimi është tre herë nën kosto, sipas prodhuesve, çka sjell falimentimin e ekonomisë bujqësore.

Protestuesit kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë e nga e cila thonë se nuk kanë përfituar asnjë skemë mbështetëse./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono