ferma

edmond-panariti-1.jpg
ad min22:27 | 22/10/2019

“Shqipëria duhet të ishte El Dorado për bujqësinë”. Është ky mendimi i ish-ministrit Edmond Panariti. Sipas tij vendi ynë ka klimë të favorshme për bujqësinë. Megjithatë ky sektor nuk është ende në potencialin e saj të plotë.

“Shqipëria duhet të ishte një El Dorado për bujqësinë sepse ka klimë të favorshme. Ka kushte fantastike për bujqësinë. Po ta shikoni bujqësia është akoma shumë nën potencialin e saj. Mos të rrimë të bëjmë një listë faktorësh që e ka çuar bujqësinë në këtë farë feje. Duke nisur nga problemi gangrenë i franksionimit të tokave bujqësore.

Nëse nuk e çojmë fermën në një madhësi të paktën 5 hektarë, nuk do të prodhojmë në mënyrë konkurruese me fqinjët. Kjo bëhet përtej çështjes së tapive, jo e kam të trashëguar, këto do vazhdojnë për një kohë të gjatë. E vetmja mënyrë është përmes konverguesve të fermerëve që ishin pikat e grumbullimit. Nëse nuk ndodh bashkimi fizik, atëherë ndodh bashkimi virtual. Ti mund të kesh një hektar, por duke u bashkuar dhe orientuar në një skemë rriten ferma”, tha Panariti./abcnews.al

shqiptar.jpg
ad min09:41 | 19/07/2019

Të shumta janë rastet kur shqiptarët janë shfrytëzuar për të punuar në fabrikat e kanabisit në Britaninë e Madhe. Kësaj here për këtë çështje është ndalur të flasë edhe media prestigjioze CNN, e cila ka trajtuar në një video historinë e një shqiptari.

“Nëse do ta dija se do shkonte kështu, nuk do të isha larguar kurrë nga Shqipëria”, tregon ai. Shqiptari nuk e ka treguar identitetin, për shkak se frikësohet për jetën e tij.

I riu rrëfeu se si ishte bërë viktimë e skllavërisë moderne pas një fatkeqësie në familje. I mbetur pa para sepse të gjitha i kishte dërguar në Shqipëri, ai u detyrua të merrte borxh.

“Para katër vitesh babai im pësoi një aksident dhe më duhej të dërgoja para në shtëpi. Kështu që dërgova çdo gjë që kisha dhe më pas nuk kisha më para. Më prezantuan me një person, të quajtur Salam. Shkova të bisedoja me të dhe më tha që të mund të më jepte borxh disa para, por sigurisht që do të mbante një përqindja, sepse dukshëm në këtë mënyrë punonin ata. Thashë direkt po dhe mora paratë pak nga pak. Po i kthefsha mbrapsht për të, por shumë ngadalë. Erdhi deri në atë pikë sa ai tha “Nuk jam duke bërë paratë e mija në këtë mënyrë, kështu që do ta shes borxhin tënd tek ky person… do të procedosh njësoj si më paguaje mua. Unë do iki, por do paguash këtë person”. Nuk kisha shumë zgjedhje. Nuk mund të thosha jo. Më mori në telefon dhe më tha bëhu gati për javën që vjen, do të vij të të marr dhe do të të dërgoj tek puna e re. Thashë dakord. Ai erdhi. Unë isha gati për punë, me rroba pune. Më mori dhe më dërgoi tek kjo shtëpi. “Rri vetëm këtu dhe kujdesu për shtëpinë”, tha. Pastaj futën bimët brenda dhe unë e dija direkt se çfarë po ndodhte. I thashë që nuk di të kujdesem për këtë punë. Ai tha, “Mos u shqetëso, vetëm rri këtu”, rrëfeu i riu.

Shqiptari ka treguar se nuk mund të debatoje me personin që e dërgoje aty pasi nevrikosej. Atij i lejohej të dilte vetëm një herë në javë dhe është shprehur se nuk kishte kushte për të jetuar.

“Nuk kisha zgjidhje, duhet ta bëja. E vetmja gjë që më mbajti të shkoja në polici ishin vetëm tre muaj, 6000 paund. Nëse kjo nuk ndodhte, pastaj më duhet të shkoja diku, në polici apo kudo qoftë. Do të ishte më mirë në burg se aty brenda. Nuk kishte kushte. Kishin krijuar kushte për bimët, sepse ato ishin të rëndësishme. Unë nuk isha i rëndësishëm. Unë isha atje vetëm që të rritej droga. Nuk më lejohej të dilja. Vetëm një herë në javë që të paguaja faturat dhe të blija ushqim për veten. Nëse kapesh në atë shtëpi shkon në burg. Në mendjen time ishte më mirë të shkoj në burg dhe të deportohem se sa të qëndroj atje sepse edhe shëndeti im po përkeqësohej”, thotë ai.

I riu u zbulua pas tre muajsh gjatë një aksioni të policisë.

“Kur erdhi policia në fillim u frikësova. Nuk isha arrestuar kurrë dhe isha i frikësuar, por ata ishin shumë të mirë. Më qetësuan dhe më treguan se çfarë po ndodhte. Më shpjeguan rreth skllavërisë moderne sepse nuk dija asgjë rreth kësaj”, tha ai.

I riu është në pritje të vendimit pasi ka aplikuar për azil. Ai është i frikësuar për jetën pasi mendon se drejtuesit e bandës ku punoi do ta lëndojnë në Shqipëri.

“Nuk e di se çfarë do ndodhë me mua apo si do mbarojë kjo gjë”, përfundon shqiptari./abcnews.al

edi-1280x642.jpg
ad min16:30 | 16/07/2019

Produktet bujqësore shqiptare po eksportohen gjithnjë e më tepër në tregjet europiane. Në shumë ferma kjo është mundësuar falë mbështetjes së këtij sektori të ekonomisë nga ana e qeverisë. Kryeministri vizitoi dy prej tyre, një fermë fruta-perimesh dhe një kompleks shpendësh në Fushë Krujë.

Ky kompleks shpendësh në Fushe Krujë nga një biznes që fitonte sa për të mbajtur familjen është kthyer në një ndër furnitorët e restoranteve të zonave përreth.  Investimi në teknologji e ka ndihmuar të shtojë kapacitet prodhuese. Qeveria e ka mbështetur me 5.1 milionë leke ndërsa kryeministri Edi Rama shkoi për ta vizituar.

Për shefin e qeverisë ky është një tjetër shembull se si skema kombëtare ndihmon njerëzit e zakonshëm të ngrenë biznesin e tyre dhe të jenë të suksesshëm.

“Duam t’i tregojmë këto shembuj sepse duam që njerëzit t’i shohin që këto janë gjëra që janë reale, të mundshme, që janë për njerëz të zakonshëm, se ju s’keni pasur as miq as parti, as politikë, asgjë, por keni pasur vetëm punën”.

Pas vizitës në kompleksin e shpendëve, shefi i qeverisë u ndal në një ndër fermat më të mëdha të fruta-perimeve po në këtë zonë. Kompania së fundmi ka përfituar nga Programi i Bujqësisë për Zhvillimin Rural sistemin vaditës me ujitje me pika, si dhe ndërtimin e një sere të re 1 Ha.

“Kompania është mbështetur, jo vetëm me ndërtimin e serës nga fillimi, është mbështetur edhe me certifikimin Global G.A.P., si dhe me gjithë instalimin në sistemin e ujitjes për fermën e pemëtores. Certifikimi Global G.A.P. i ka dhënë mundësinë që ferma të ketë mundësinë t’i eksportojë produktet jashtë vendit, nuk e ka poseduar më parë”.

Falë këtij certifikimi produktet bujqësore të prodhuara në këtë fermë arrijnë të eksportohen jo vetëm në vendet e rajonit, por edhe Europë./ABC News Albania 24/7

biznesmeni.jpg
ad min22:28 | 12/07/2019

Fermat po falimentojnë njëra pas tjetrës. Është ky mendimi i biznesmenit Petrit Ago, i cili ishte i ftuar këtë të premte në emisionin “Provokacija”. Ai deklaroi se nëse qeveria do të vazhdojë me këtë indiferencë për pesë vjet do të mbyllen të gjitha fermat.

“Në qoftë se indiferenca e qeverisë, e kujtdo qeverie do jetë si sot, këtu për pesë vjet nuk do ketë asnjë fermë të hapur. Fermat po falimentojnë një nga një. Nëse dikush ka ndonjë mendim tjetër unë publikisht e ftoj këtu në studion tuaj të vijë të debatojë me argumente”, tha Ago.

Sipas Agos, shkak i falimentimit të fermerëve është kostoja shumë e lartë e lëndës së parë të bujqësisë në vendin tonë. Ai theksoi se ka blerë sasi të mëdha lëndësh bujqësore nga vendet e tjera evropiane, por edhe të rajonit./abcnews.al

190197388.jpg.gallery.jpg
ad min10:30 | 09/07/2019

Drejtësia britanike ka dënua me 20 muaj burg një 25-vjeçar shqiptar, i cili u kap duke u kujdesur për një fermë kanabisi. Më shumë se 100 bimë u zbuluan brenda një banesë dhe shqiptari i dënuar është Alfred Dushaj. Prokurori i çështje David Clarke tha në gjykatë se situata ishte shumë e rrezikshme pasi gjithë rrjeti elektrik ishte i shkatërruar.

Sipas tij inxhinierët e energjisë elektrike u alarmuan pasi u zbulua se furnizimi me energji ishte anashkaluar në banesën në Burnley Road, Colne, raporton lancashiretelegraph.co.uk. 

Inxhinierëve u ishin dashur disa orë për të riparuar dëmtimet e kabllove elektrikë pasi shfaqnin rrezikshmëri të lartë jo vetëm për banesën, por edhe për shtëpitë e tjera përreth. Më tej prokurori Clarke tha se bimët u zbuluan në dy bodrume, në një dhomë mbrapa, në dhomat e gjumit dhe papafingo.

Gjithashtu prokurori theksoi se nga shitja e lëndës narkotike mund të përfitohej një shumë që varionte nga 15,000 në 45,000 £. Dushaj, me qëndrim në Burnley Road pranoi akuzën për prodhimin e kanabisit dhe u burgos me 20 muaj. Gjykatësi Nicholas Barker tha se 25-vjeçari mund të përballet gjithashtu me procedurat e deportimit në fund të dënimit të tij.

Prokurori Clarke u shpreh se kur i pandehuri u arrestua, u tha oficerëve se qëndronte vetëm në Britani të Madhe prej dy vitesh.
Ai ishte futur në operacionin për rritje kanabisi nga një person me emrin ‘Johny’. Shqiptari rrëfeu se ishte paguar për 50 javë punë duke ujitur bimët, me qëllim sigurimin e parave për të jetuar.

Avokati mbrojtës i tij Daniel Howarth, deklaroi se kjo ishte vepra e parë penale e klientit të tij, qoftë në Britani të Madhe apo në vendin e tij të lindjes.

“Ai tani duhet të përballet me shërbimet e emigracionit dhe pas përfundimit të dënimit do të dëbohet. Dushaj tani dëshiron të kthehet në Shqipëri në mënyrë që të kujdeset për nënën e tij, e cila është e sëmurë”, shtoi Howarth./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono