Fenerbahçe

Milan-1-e1576937893762.png
Igli Nikolli10:35 | 13/02/2020

Milan dhe Tottenham krijuan një raport pozitiv gjatë merkatos së janarit. Krzysztof Piatek ishte dëshira e anglezëve, por oferta për ta marrë në formë huazimi nuk bindi kuqezinjtë, që e shitën sulmuesin polak te Hertha Berlin për 27 milion euro.

Gjatë këtyre negociatave, Spurs i propozuan dy lojtarë klubit italian: Victor Wanyama dhe Juan Foyth. Pavarësisht se janë futbollistë interesantë, Milani refuzoi blerjen e tyre. I pari aktivizohet në rolin e mesfushorit defensiv dhe sipas italianëve ka një stil loje të ngjashëm me Kessie.

 

Foyth duke festuar një gol me Spurs

 

22-vjeçari Foyth tundoi Maldinin dhe Boban për ta vënë përkrah Romagnolit në qendër të mbrojtjes. Gjithsesi vlera e kartonin prej 20 milion eurosh u cilësua e lartë dhe akordi nuk u arrit për argjentinasin.

Dy klubet do të diskutojnë sërish në verë, atëherë kur pritet të largohet Hakan Calhanoglu. Turku dëshiron të vijojë me ngjyrat kuqezi mbi supe, por duhet të bëjë më shumë deri në fund të sezonit. Leicester City dhe Fenerbahce vazhdojnë ta ndjekin me kujdes dhe janë gat të paraqesin ofertat e tyre në fund të sezonit. /abcnews.al

Muriqi-1.jpg
Igli Nikolli19:59 | 01/02/2020

Fundjavë negative për Vedat Muriqin dhe Gentian Selmanin. Bomberi dardan e nisi si titullar sfidën jashtë fushe kundër Trabzonspor, teksa Fenerbahce kaloi shumë shpejt në avantazh. Max Kruses iu deshën 46 sekonda për të kaluar miqtë në avantazh.

Gjithsesi, Trabzonspor përmbysi gjithçka brenda pjesës së parë dhe fitoi gjithë takimin 2-1. Kjo humbje e mban Fenerbahcen në vend të katërt të Superligës turke me 37 pikë, katër më pak se kryesuesit e Sivasspor (luan nesër).

Moment jo për Menemensporin e Selmanit (portieri i kombëtares u aktivizua titullar si gjithmonë). Ekipi ku u transferua edhe David Domgjoni, humbi në shtëpi 0-1 përballë Karagumruk. Humbja e katërt radhazi për ekipin e ish-lojtarëve të Laçit dhe kalimi në elitë vështirësohet edhe më shumë.

Humbje pësoi edhe Sabien Lilaj në Izrael. Mesfushori korçar i Nes Tziona luajti të plotë takimin kundër Hapoel Hadera, me këta të fundit që fituan falë një goli të shënuar 10 minuta përpara fundit të ndeshjes. /abcnews.al

Muriqi-3.jpg
Igli Nikolli11:53 | 29/01/2020

Vedat Muriqi vazhdon të shënojë gola dhe interesimi për të po shtohet. Bomberi dardan ka shënuar 13 gola këtë sezon me Fenerbahce dhe po ndihmon ekipin turk të konkurrojë për fitimin e titullit kampion.

Burnley është një ndër ekipet që pëlqejnë lojtarin nga Prizreni dhe ka ofruar 28 milion euro për ta transferuar në ishull citon Milliyet. Fenerbahce e ka refuzuar këtë ofertë, njësoj siç ka bërë me ato të Tottenham dhe Manchester United.

Dy janë shkaqet: Fenerbahce po lufton për titull dhe e ka të qartë që pa sulmuesin e Kosovës ka pak shanse t’ia dalë. Klubi i njohur turk shpreson të përfitojë edhe më shumë dhe shpreson që Muriqi, i cili e ka shprehur gjithmonë dëshirën për të luajtur në Premier League, do të vijojë të shënojë e dhurojë asiste, diçka që do të sillte rritjen e mëtejshme të vlerës së tij. /abcnews.al

fenerbahce-fans.jpg
Vladimir Prenga10:42 | 26/01/2020

Ditë të këqija për Turqinë. Shkak u bë një tërmet i rënë më 24 janar, që ka shkaktuar viktima të shumta dhe të plagosur. Sigurisht dëmet materiale janë të shumta, pasi kishim të bënim me një tërmet të shkallës 6.8 Righter.

Solidariteti është i madhe me ata që janë prekur nga tërmeti dhe nuk mund të mungojë as nga stadiumet. Fansat e Fenerbahce, një ditë më parë në takimin me Basaksehir kanë shpalosur një banderolë me një mesazh domethënës:  “Mos ki ftohtë Elazig, Fenerbahce është me ty”.

E gjitha kjo është shoqëruar me veprimin tjetër domethënës. Tifozët kanë hedhur kanë në fundin e ndeshje shaje dhe kapuça në fushë, pikërisht për t’u dhënë zemër familjeve të pastreha që duhet të përballojnë edhe të ftohtin në këto ditë të acarta të janarit. /abcnews.al

Muriqi-1-1280x666.jpg
Veronik Istrefaj20:08 | 25/01/2020

Vedat Muriqi dhe skuadra e Fenerbahce, duken të pandalshëm këtë sezon. Ekipi turk triumfoi pastër 2-0 përballë Basaksehir, me bomberin dardan që shënoi golin e dytë dhe të sigurisë në këtë sfidë. Kruse shënoi golin e parë në minutën e 72-të, ndërsa pak minuta nga fundi i sfidës, Muriqi shënoi golin e tij të 12-të në kampionatin turk.

Rodrigues del mirë nga krahu i djathtë dhe numri 24 i Fenerbahce, pason drejt qendrës. Aty, Muriqi i shpëton markimit të mbrojtjes mike dhe shënon me portën e boshatisur. Festër e ligjshme në “Ulker Stadyumu” dhe ecuria pozitive e Fenerbahce, vazhdon.

Gjiganti turk numëron 37 pikë pas 19 javëve kampionat dhe renditet në vend të dytë, tre pikë më pak se kryesuesit e Sivasspor. Ndërsa Muriqi me 12 gola, është i treti në listën e golashënuesve, që udhëhiqet nga Sorloth me 15 rrjeta./abcnews.al

muriqi-1.jpg
Igli Nikolli14:34 | 25/01/2020

Vedat Muriqi vijon të mbetet shumë i kërkuar në merkato. Tottenham i është rikthyer pistës së bomberit të Fenerbahce, por klubi turk kërkon të paktën 20 milion sterlina për ta lënë të lirë.

Në garë për lojtarin nga Prizreni është futur edhe Manchester United. Solskjaer ka nevojë për qendërsulmues dhe ka piketuar 25-vjeçarin dardan, i cili ka shënuar 12 gola këtë sezon me gjigantin turk.

Interesimi i “Djajve të Kuq” i pëlqen shumë Muriqit, i cili preferon transferimin në “Old Trafford” përpara kalimit tek ekipi i Jose Mourinhos. Problem mbetet fakti që Fenerbahce nuk dëshiron ta shesë në këtë merkato.

Klubi turk po garon për fitimin e titullit kampion dhe ka nevojë për Muriqin për të realizuar objektivin e madh. Në Turqi janë të bindur që sulmuesi i Kosovës do të vazhdojë të shënojë gola të tjera, diçka që do të sillte rritjen e çmimit të tij. /abcnews.al

Muriqi-1-1280x666.jpg
Vladimir Prenga11:53 | 19/01/2020

Vedat Muriqi ka përfunduar në akuzë në Turqi, pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen e djeshme kundër Gaziantep.  Gazetari i Hurrieyt, Guntekin Onay, nuk e ka kursyer sulmuesi dardan, duke e konsideruar të pandershme veprimin e sulmuesit.

Muriqi, thuhet se e ka marrë qëllimisht kartonin e dytë të verdhë ditën e djeshme. Kjo sepse ai mund të luajë në derbin me Basaksehir në kampionat. Të kuqin e djeshëm ai do ta shlyejë në mesjavë, në ndeshjen e Kupës me Kayserispor.

E gjitha me llogari dhe kjo normalisht në Turqi nuk është duartrokitur. Sigurisht te Fenerbahce po, pasi sulmuesi është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës së tyre dhe në një ndeshje si ajo me Basaksehir është i domosdoshëm.

Muriqi gjithsesi nuk është se ka shpëtuar përfundimisht, pasi rrezikon të dënohet me provë televizive. Në rast se vërtetohet se kartoni i dytë i verdhë u mor qëllimisht, ai rrezikon të pezullohet me tre ndeshje në total. /abcnews.al

Vedat-Muriqi.jpg
Veronik Istrefaj20:07 | 18/01/2020

Vedat Muriqi vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Fenerbahce. Sulmuesi dardan dhuroi një asist dhe shënoi një gol në fitoren 0-2 të Fenerbahce në transfertë kundër Gaziantep.

Në minutën e 51-të, dardani ndodhet në krahun e djathtë, aty ku kroson në mënyrë të shkëlqyer për Max Kruse, i cili shënon me kokë.

Në minutën e 80-të, Muriqi ndëshkohet me karton të verdhë. Në sekondat e fundit të sfidës, dardani shënon një gol shumë të bukur me të djathtën, duke mposhtur portierin vendas në shtyllën e parë.

Në fund të takimit, dardani duelon me një nga mbrojtësit kundërshtarë dhe e tepron me bërrylat, duke marrë edhe kartonin e dytë të verdhë dhe largimin para kohe nga fusha e lojës./abcnews.al

Milan-1-e1576937893762.png
Igli Nikolli21:46 | 15/01/2020

Një tjetër lojtar është larguar nga Milani. Kuqezinjtë ia kishin lënë në dorë lojtarit të zgjidhte midis transferimit te Fenerbahce apo PSV, dhe Ricardo Rodriguez ka zgjedhur Turqinë. Gianluca Di Marzio raporton se akordi është arritur mes dy klubeve.

Mbrojtësi i majtë do të huazohet me detyrim blerje në fund të sezonit për shumën e 5 milionë eurove. 27-vjeçari kërkohej edhe nga klubi holandez, por Fenerbahce i ofroi një rrogë më të lartë.

Zvicerani do të jetë shok skuadre me Vedat Muriqin, golashënuesin më të mirë të “gjigantit” turk, teksa largohet nga kuqezinjtë pas dy viteve e gjysmë. Ardhja e Theo Hernandez i hoqi mundësinë për të qenë titullar dhe tani është gati pë aventurën e radhës. /abcnews.al

muriqi-1.jpg
Vladimir Prenga12:08 | 06/01/2020

Vedat Muriqi është një nga lojtarë shqiptarë më të kërkuar. Sulmuesi, i cili aktivizohet në Turqi me Fenerbahce, synohet madje edhe nga klube të Premier League. Gjithsesi klubi turk nuk dëshiron të heqë dorë nga shërbimet e tij pa u mbyllur sezonin.

Në lidhje me zërat e merkatos ka folur edhe vetë Muriqi, i cili synon të mos shpërqendrohet prej tyre dhe topin e ofertave ia ka kalon menaxherit të tij. Synimi i sulmuesit nga Prizreni është i qartë: të fitojë titullin kampion. Sigurisht kur flitet për Tottenham që e di, ai ndihet mirë dhe e pranon diçka të tillë.

“Objektivi im është të bëhem kampion me Fenerbahcen. Normalisht që është një ndjenjë e bukur kur skuadra të mëdha europiane interesohen dhe më duan mua. Këto oferta më bëjnë të lumtur”, thotë Muriqi.

Sulmuesi nuk ndalet me kaq dhe shton: “Sidomos është diçka e shkëlqyer të jesh në listën e Tottenham. Do më pëlqente të punoja me Mourinho, por së pari ëndërr të fitoj titullin kampion me Fenerbahce”. Muriqi këtë sezon ka shënuar 10 gola në kampionat dhe është shënuesi më i mirë i skuadrës së tij. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono