fëmijët

padle-board-1280x718.jpg
nev ila21:21 | 10/08/2019

Me ardhjen e stinës së verës, kemi mundësinë që kur shkojmë në plazh të praktikojmë edhe sporte të ndryshme.

Do të njihemi me 2 fëmijë të rrallë që merren me “stand up padle board”. Tomasi 11 vjeç, ka rreth 1 javë që praktikon këtë sport dhe ka arritur shumë shpejt ta dominojë atë.

Edhe Petro, vetëm 7 vjeç, ka arritur të dominojë këtë sport sa argëtues dhe të vështirë. Petro thotë se nuk ka vështirësi në ushtrimin e këtij sporti./abcnews.al

PIKTORJA-ALBANA-SHOSHI.mpg_snapshot_00.38-1280x720.jpg
ent ela17:30 | 31/07/2019

Fëmijët janë në qendër të pikturës së Albana Shoshi. Artistja në një intervistë për ABC News thotë se eksplorimi i botës fëminore është unik për të. Piktorja zhvilloi një takim në qendren COD në ciklin e edukimit “Arti për fëmijë”. Artistja bashkëbisedoi dhe pikturoi sëbashku me fëmijët e pranishëm në Kryeministri.

Piktorja Albana Shoshi është një përfaqësuese e fotorealizmit në Shqipëri. Fëmijët janë muzë frymëzimi i saj të cilët i ka vënë në qendër të pikturës.  Shkëndijën e parë e mori nga e bija 15 vite më parë, e tashmë është pjesa pikante e artit të saj për këto arsye.

Shoshi nuk preferon thjesht t’i pikturojë, por edhe të bashkëbisedojë më to. Një takim të veçantë ajo zhvilloi edhe në qendrën COD në kryeministri. Dikur ajo ishte modele e të atit, piktorit të njohur Zef Shoshit, ndërsa sot ajo eksploron psikologjinë dhe universin e fëmijëve  përmes pikturës.

Albana Shoshi është njëkohësisht edhe pedagoge në liceun artistik “Jordan Misja”. Pedagogjinë ajo e shikon si një marrëdhënie të ndërsjellë për frymëzim mes saj dhe nxënësve në krijimtarinë e secilit.

Për kritikën e artit Suzana Varvarica Kuka, Albana Shoshi është një përfaqësuese e fotorealizmit në zhvillimet e pikturës realiste në Shqipëri. Ajo nis me grumbullimin e informacionit përmes përdorimit të aparatit fotografik vijon me përzgjedhjen e sasisë së dimensioneve dhe përfundon me ekzekutimin koloristik përmes realizmit në pikture dhe imazhit realist. Albana Shoshi është prezente me ekspozita personale dhe kolektive. /ABC News Albania 24/7

download-4-1280x853.jpg
nev ila17:30 | 30/07/2019

 

Kufiri mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës, është kthyer në një park lojërash për fëmijët amerikanë dhe meksikanë si dhe për familjet e tyre.

Edhe pse të ndarë nga barrierat, fëmijët kanë luajtur së bashku në shenjë proteste kundër cdo lloj ndarjeje.

Ndërsa ideja origjinale e këtij parku lojërash ishte e dy arkitektëve nga Kalifornia./ABC News Albania 24/7

KRONIKE-PUSHIMET-NE-VELIPOJE_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.00-1280x720.jpg
ent ela16:24 | 26/07/2019

Ministrja Ogerta Manastirliu vizitoi shtëpinë e pushimit, ku për të dytin vit radhazi do të kalojnë pushimet fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli. Ministrja tha se kjo praktikë do të aplikohet edhe për fëmijë të institucioneve të tjera.

Ditët e nxehta të verës, 35 fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” do t’i kalojnë ndryshe. Për të dytin vit radhazi,  ata do të bëjnë pushime në Velipojë. Ministrja e Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale Ogerta manastirliu tha se një praktike e tillë do të zbatohet edhe për fëmijë të institucioneve të tjera të përkujdesit.

“Pas fëmijëve të Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” në këtë shtëpi pushimi do të vijnë me rradhë, të gjithë fëmijët e institucioneve publike të përkujdesit për fëmijë pa përkrahje prindërore për të gëzuar në këto ditë vere si të gjithë fëmijët e tjerë.”

Bashkimi i këtyre fëmijëve me familjet biologjike apo adoptimi është plani tjetër që po punon Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, tha Manastirliu.

“E gjithë vëmendja jonë, e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është tek fëmijët, duke transformuar institucionet tona, në mënyrë që të krijojmë një ambient sa më të ngjashëm me atë familjar, për çdo fëmijë. Plani i deinstitucionalizimit, rikthimi në familje biologjike dhe sigurimi i një kujdesi alternativ për ta pas daljes nga institucionet mbetet një nga prioritet e punës sonë në drejtim të përkujdesit social ndaj fëmijëve”.

Aktualisht në shtëpitë  e fëmijëve ndodhen 260 fëmijë jetimë. Këtë vit, të paktën 9 fëmijë janë rikthyer në familjet biologjike dhe 12 janë birësuar. /ABc news Albania 24/7

dhuna-1.jpg
ent ela09:56 | 13/07/2019

Një person ka rënë në prangat e policisë së Mirditës pasi ushtronte dhunë fizike  dhe psikologjie ndaj bashkëshortes  dhe e kërcënonte se do ta vriste. 46 vjeçari me iniciale A.Sh. në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij në prani dhe të fëmijëve,  e cila mbëmjen e djeshme ka njoftuar Policinë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në  banesën e shtetasit A.SH, ku gjatë  kontrollit gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov  dhe një sasi fishekësh luftarak

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /abcnews.al

mustafa-nano-provokacija.jpg
nev ila20:45 | 07/06/2019

Ju ftoj ta shikoni këtë foto, nuk është një skenë pedofilie, është David Beckham, ish-futbollisti i Manchester United që po puthet me vajzën e vet, nuk është skenë inçesti, është një shprehje e afeksionit të babait, që në këtë rast është David Beckham, ndaj vajzës së tij 7-vjeçare“. Këtë mendim ndan drejtuesi i Provokacija-s gazetari Mustafa Nano.

“Ka bërë shumë jehonë kjo foto sepse foton e ka publikuar në një nga rrjetet sociale, dhe është një gjë që David Beckham e bën vazhdimisht, herë pas here kur ka ditëlindjen apo kur ka rrethana të tjera festive, gazmore, i publikon. Si herët e tjera, edhe këtë herë, ka pasur një feedback të fortë, ka pasur jehonë të madhe, publikimi i fotos nga David Beckham. Një pjesë e njerëzve, thuhet që janë shumica e njerëzve, e kanë kritikuar, qortuar, e kanë konsideruar si gjest të papërshtatshëm, qoftë gjestin e puthjes së babait me të bijën e vogël 7-vjeçare në buzë, qoftë edhe gjestin e publikimit të kësaj fotoje në rrjetet sociale. Por ka patur edhe njerëz që kanë thënë, atë që mendoj edhe unë në fakt dhe që shpresoj ta mendojnë edhe shumë të tjerë këtu në Shqipëri me ju që po e dëgjoni; që kjo është thjesht një shprehje afeksioni e babait ndaj të bijës, ndoshta edhe ndaj të birit, tha Nano në monologun e tij.

Por gazetari Nano e di që shumë prej baballarëve, zgjedhin ta bëjnë ose të mos e bëjnë këtë gjest me fëmijët e tyre, por kjo sipas tij, është mënyra e tyre për të shprehur dashurinë apo afeksionin ndaj fëmijëve të tyre.

Nuk është se të gjithë baballarët e bëjnë këtë gjë apo se duhet ta bëjnë këtë gjë, përkundrazi janë pakicë por ata që e bëjnë duan të manifestojnë këtë shprehje afeksioni ndaj fëmijës së tyre, ka zgjedhur këtë mënyrë për ta manifestuar. ndër kritikët e mëdhenj që ju bë kësaj fotografie të publikuar ishte edhe një kolegu im në Britaninë e madhe, Pierce Morgan, i cili reagoi edhe në mënyrë brutale, por kishte edhe të tjerë që thanë se kjo mund të pranohet si fotografi por problemi është pak i rrezikshëm sepse nuk dihet se kur ndalohet kjo sjellje, me gjestin që bën, puthje buzë më buzë. Sipas meje, ky është merak i kotë sepse njeriu vjen një moment ndalon, ne gjithmonë edhe fëmijët tanë kur janë të vegjël i puthim në faqe por kur rriten nuk i puthim më në faqe. Ndoshta i puthim gjithë jetën mbase por vjen një moment që fëmija rritet, bëhet burrë dhe ne kemi kujdes, mbajmë një lloj distance me fëmijën tonë. Kështu që është një proces që ndodh në mënyrë të natyrshme. Mua më duket se prindërit si David Beckham nuk janë problem. Kur vjen puna te diskutimi mbi prindërit, më duket që problem janë prindër të tjerë. Janë prindër që ndoshta nuk i puthin fëmijët në buzë por që në të njëjtën kohë janë prindër që ushtrojnë dhunë ndaj fëmijëve të tyre, janë prindër që fëmijët i braktisin dhe mund të bëjnë edhe gjëra të tjera më të rënda. Sipas meje, këta prindër janë problem. Sipas meje pikërisht këtu duhet të ndalemi me kritikat tona, ndaj këtyre prindërve, jo tek prindër të llojit David Beckhamit. Më duket një moral dhe reagim hipokrit e gjithë kjo që përfaqësohet nga kritikët e këtij gjesti, që sipas meje është normale. Unë vetë nuk bëj pjesë te ata baballarë që puthin fëmijët në buzë, qoftë edhe kur janë të vegjël, por kjo është një zgjedhje që kam bërë unë. Kështu jam unë, ka të tjerë që e bëjnë siç është David Beckham”.

Më pas Nano sjell në vëmendjen e publikut edhe një rast të një babai shqiptar, i cili kishte puthur djalin e tij të vogël në pjesët intime e që ishte proceduar penalisht për gjestin e tij. Për gazetarin këto janë përpjekje qesharake, madje groteske, për të parë inçest apo pedofili aty ku nuk ka.

Mua më kujtohet që para disa vitesh në Itali, një baba shqiptar, me fëmijën e vet 1 apo 2 vjeçar që e kishte në krah, lakuriq, e mbante në krah dhe në një moment të caktuar e puth tek bibilushi. Dikush e sheh e fotografon dhe babain e procedojnë në mënyrë penale edhe në momentin që morën vesh se ai ishte fëmija i tij. Kam përshtypjen që kjo është një skenë groteske, ka ndodhur në Itali ndodh edhe në shumë vende të perëndimit. Mua më duket groteske, më duket se ky është, “ta shtrish namuzin në nivele qesharake”. Më duket përpjekje qesharake për të parë pedofili dhe incest aty ku nuk ka një gjë të tillë. Ka thjesht një shprehje të afeksionit të prindit ndaj fëmijëve të tyre”.

Pra në monologun e sotëm Mustafa Nano shprehu mendimin e tij se në këto gjeste, të prindërve me femijët e tyre, nuk ka asgjë përtej afeksionit për fëmijwn./abcnews.al

 

 

 

manastirliu-1280x702.jpg
Sej rie16:50 | 01/06/2019

Me rastin e festimeve të 1 Qershorit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale  ka zgjedhur të zhvilloje aktivitete me të vegjlit e shtëpive të fëmijëve, si dhe ka vizituar fëmijët në Pediatri. Në fjalën e saj tek Shtëpia e fëmijëve “Hanna dhe Rozafa” dhe “Zyber Hallulli”, ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh se: “Po punojmë çdo ditë për fuqizimin e familjeve me qëllim që këta fëmijë të rikthehen në familjet biologjike dhe në rastet kur kjo nuk është e mundur, për t’u ofruar kujdes alternativ, nëpërmjet identifikimit të familjeve kujdestare”. Me rastin e 1 Qershorit, Ministrja Ogerta Manastirliu ishte e pranishme dhe në festën e organizuar në Spitalin Pediatrik në QSUT, ku u uroi fëmijëve shërim të shpejtë. Manastirliu bëri apel që të gjithë së bashku të bëjmë më shumë për kujdesin social dhe shëndetësor të fëmijëve, që ata të rriten të lumtur dhe pa u munguar asgjë./ABC News Albania 24/7

 

veliaj-femiejt-1280x853.jpg
ent ela15:35 | 01/06/2019

Festimet me rastin e 1 qershorit kishin shndërruar Tiranën në një kryqytet plot gjallëri nga aktivitetet për të gjithë të vegjlit. I pranishëm në këtë ditë feste ishte dhe kreu i Bashkisë Tiranë i cili theksoi se duhet të lëmë mënjanë mllefet politike dhe të mendojmë për të ardhmen e fëmijëve.

Tirana ishte shndërruar në kryeqytetin festiv për të gjithë të vegjlit me rastin e 1 qershorit. Muzika, argëtimi dhe lojërat pushtuan Sheshin “Skënderbej”, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe kodrat e Liqenit Artificial. Teksa ishte pjesë e festimeve, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj theksoi se pavarësisht situates politike, çdokush duhet të ketë në fokus të ardhmen e fëmijëve.

“Jam shumë i lumtur sot që na janë bashkuar kaq shumë fëmijë jo vetëm nga Tirana, por edhe nga rrethet. Në këtë stinë të nxehur politike, fëmijët janë kujtesa më e fortë se për çfarë jetojmë, për çfarë i bëjmë gjërat që bëjmë, për çfarë i bëjmë festat. Sot kushdo duhet të reflektojë pak, t’i bëjë vetes një pyetje: çfarë ka prioritet – idealin e partisë apo të ardhmen e fëmijëve? Gjithmonë e më shumë njerëz në Tiranë kanë prioritet fëmijët e tyre, familjet e tyre”.

Në këtë ditë festimesh për të vegjlit, nuk u la jashtë vemendjes edhe fushata zgjedhore nga kryebashkiaku Veliaj.

“Iku koha kur për ideal të partisë prisheshin votimet dhe shkatërroheshin proceset. Sot jemi në një epokë tjetër, Tirana po ecën përpara. E sigurt që do të vazhdojë të ecë përpara edhe katër vitet e ardhshme. Ama, këtë do ta bëjmë të gjithë bashkë. Nëse mbajmë parasysh çfarë është e rëndësishme në jetë, atëherë do të marrim vendime të duhura për këtë muaj fushate ku po futemi, si dhe për çfarë do të bëjmë pas datës 30 qershor”.

Në këtë atmosfere festive për 1 qershorin që nisi që prej orës 9 të mëngjesit, syrin kureshtar të fëmijëve e tërhoqi edhe panairi i Policisë së Shtetit dhe i Ushtrisë, ku disa mjete ushtarake dhe të forcave të rendit ishin vendosur në Bulevard për t’u vizituar nga të vegjlit. /ABC News Albania 24/7

QYTETET-MIQESOR-PER-FEMIJET-VELIAJ-ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.05-1280x720.jpg
ent ela15:50 | 31/05/2019

Tirana ia ka dalë që në katër vite të shndërrohet në një qytet miqësor me fëmijët. Për këtë arsye për herë të parë konferenca ndërkombëtare “Qytetet miqësore për fëmijët” u mbajt në kryeqytetin shqiptar. 

“Qytetet miqësore për fëmijët”. Konferenca ndërkombëtare me pjesëmarrje të emrave të njohur në botë në fushën e urbanistikës e përfaqësues të organizatave të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve u mbajt për herë të parë në Tiranë. Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se një ndër prioritetet e punës ishin investimet për brezin e ardhshëm.

“Në fillim më thoshin, more ç’e keni këtë fiksim te kalamajtë, ata as nuk votojnë, as paguajnë taksa? Qartazi, arsyeja pse kemi kaq politikanë të dhunshëm është se shumë prej këtyre njerëzve kur kanë qenë fëmijë s’kanë pas fëmijëri dinjitoze dhe vijnë shumë idhnakë dhe shumë të dëshpëruar nga fëmijëria e tyre, e vazhdojnë tërë jetën me të njëjtin hidhërim dhe me të njëjtin helm që nuk mbaron; ky cikël dhune përsëritet në shoqërinë tonë. Argumenti ynë ishte vërtet fëmijët nuk paguajnë taksa dhe nuk votojnë, por ndoshta duke investuar tani te fëmijët, fillojmë për herë të parë të mos mendojmë për zgjedhjet e ardhshme, por për gjeneratën e ardhshme dhe të sigurohemi që ky cikël nuk përsëritet”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës vuri në dukje se falë punës së bërë, çerdhet dhe kopshtet publike kanë sot një cilësi më të mirë se edhe privatet, çka ka rritur ndjeshëm kërkesën e prindërve. Ndërkohë premtoi  se nëse qytetarët e votëbesojnë sërish në fokus do të ketë ndërtimin e 17 shkollave të reja, por dhe ngushtimin e diferencave mes investimeve në fshat dhe qytet. /ABC News Albania 24/7

 

 

FEMIJET-NE-SHQIPERI.mpg_snapshot_01.05-1280x720.jpg
ent ela13:20 | 31/05/2019

Shqipëria është vendi i parë europian për dhunën dhe kequshqyerjen e fëmijëve. Në prag të 1 qershorit organizata ndërkombëtare “Save the Children” ka publikuar raportin e ri global problemet kryesore.

Shqipëria mbetet vendi me numrin më të lartë në Europë të fëmijëve të kequshqyer dhe të dhunuar.

Në këtë përfundim ka dalë organizata ndërkombëtare në mbrojtje të fëmijëve “Save the Children” e cila ka vlerësuar  aksesin e të vegjëlve në kujdesin shëndetësor, arsim dhe mbrojtje nga praktikat e dëmshme si puna, martesat dhe shtatëzanitë e hershme në 176 vende të botës. Shqipëria mban vendin e 61.

Raporti “Ndryshimet në jetën e fëmijëve ndër vite” vë në dukje përmirësim të treguesve në dekadën e fundit, por megjithëkëtë shifrat mbeten të larta.

Indeksin e vdekshmërisë së fëmijëve nën moshën pesë vjeç “Save the Children” e ka përllogaritur 8.8 vdekje për 1 mijë lindje. Ndërkohë organizata ndërkombëtare vë në dukje se 11. 3% e fëmijëve të kësaj grupmoshe paraqesin vonesa në rritje.

Rënie ka pësuar numri i fëmijëve që nuk shkojnë në shkollë. Aktualisht nuk ndjekin arsimin bazë, apo të mesëm 6.9%  e fëmijëve. Ndërkohë është rritur numri i martesave gjatë adoleshencës. 6.7% e vajzave nga 15 deri në 18 vjeç në vendin tonë sipas “Save the Children” janë të mbartuara ose në bashkëjetese. /ABC News Albania 24/7

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono