fëmijë

sobe-me-dru.jpg
G. P.23:31 | 31/01/2019

Një fëmijë vetëm u dogj i gjallë në furrën e sobës nga gjyshërit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një fshat të Rusisë. Viktoria Sagakalov e kishte lënë djalin e saj Maxim nën kujdesin e prindërve të saj. Kur ajo u kthye në shtëpi u tmerrua kur gjeti mbetjet e djaloshit në sobën e familjes. Sipas dëshmisë së një fqinji, gjyshi i vogëlushi kishte dalë dhe ishte pirë me vodka. Kur u kthye në shtëpi hodhi fëmijën në sobë.

“U kthye në shtëpi dhe ne e dëgjuam që shtynte fëmijën brenda sobës me dru. Kaq ishte”, tha Evgeniy Borgoyakov.

Autoritetet ruse pohuan faktin se gjyshërit ishin të dehur dhe dyshohet se vranë fëmijën. Ata po hetojnë për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes, por paraprakisht dyshojnë se ka qenë djegia për shkak të temperaturës së lartë. Nëna e vogëlushit që humbi jetën, Viktoria, është vetëm 20 vjeç. Ajo la një mesazh shumë prekës në mediat sociale për fëmijën e saj.

“U prehsh në paqe djali im i dashur. Dhimbja është shumë e madhe. Si do të përballem me të kur ti nuk je me mua? Nuk të përqafoj dot. Vetëm fotografia jote është këtu me mirësinë tënde. Shikoj atë dhe ti më qesh mua. Më mungon shumë djali im. Të lutem eja më shiko vetëm për një sekond. Më shiko në ëndrrat e mia. E di që po shikon gjithçka sepse po fluturon nga lart”, shkruan ajo.

Ngjarja ndodhi të martën, ndërsa dy gjyshërit janë arrestuar. Të afërm të familjes janë shprehur se ata kujdeseshin shpesh për të voglin. Megjithatë nëse akuzat ndaj tyre vërtetohen, ata rrezikojnë të dënohen me burg të përjetshëm./abcnews.al

Pregnant.jpg
G. P.10:30 | 27/01/2019

Një grua shtatzënë do të sjellë në jetë një fëmijë, embrioni i të cilit është fryt i tre prindërve. Rasti shënohet në Greqi dhe gruaja është tashmë në javën e 27 të shtatzënisë.

Ky hap është ndërmarrë për të zgjidhur problemin me infertilitetin dhe teknika e përdorur MST konsiston në tërheqjen e vezës së pacientes, që transferohet në vezën e një dhurueseje të shëndetshme. Edhe në të kaluarën kanë lindur fëmijë të krijuar nga tre prindër, me qëllim evitimin e një sëmundjeje gjenetike, por në ato raste është përdorur një teknikë tjetër.

Kësaj here është ndryshe dhe mjekët ekspertë shpjegojnë se ecuria e kësaj teknike po ndiqet dhe vëzhgohet me vëmendje të madhe nëse do të rezultojë e suksesshme. Në këtë studim aktualisht bëjnë pjesë 24 gra dhe janë gati 8 embrione të tillë të përftuar në bazë të MST.

Nëna e ardhshme kishte problem pasi ishte operuar dy herë për endometriosis, kishte kryer edhe katër cikle me fekondim të asistuar, por asgjë nuk kishte dhënë rezultat pozitiv për të pasur një fëmijë.

Klan Plus

vrasja-1280x720.jpg
G. P.15:52 | 20/01/2019

Pas dajës së fëmijëve, të cilëve babai u vrau nënën dhe tezen, janë gjyshërit e tyre ata që kërkojnë kujdestarinë e të vegjëlve. Bëhet fjalë për fëmijët e Gazmend Mustës në Ballsh, i cili vrau gruan dhe kunatën e tij pas një sherri banal.

Prindërit e autorit të vrasjes së bashkëshortes dhe kunatës Bedri Musta dhe Lumturi Musta i janë drejtuar Gjykatës së Fierit dhe kërkojnë kujdestarinë e fëmijëve. Prindërit e Gazmend Mustës thonë se plotësojnë të gjitha kriteret për të marrë kujdestarinë dhe se kanë besim tek drejtësia për t’ua rikthyer fëmijët.

Disa ditë më parë të njëjtën kërkesë bëri edhe daja i fëmijëve, Gjyshmir Çaushaj. Dy fëmijët e mitur përkatësisht 10 vjeç dhe 3 vjeç aktualisht ndodhen në fshatin SOS në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi më datë 2 Janar të këtij viti pas një sherri mes çiftit, ku mbetën të vrara  Gentjana Çaushaj, 31 vjeçare, si dhe motra e saj Merisa, 18 vjeçe.

Sipas burimeve debati ka nisur kur bashkëshortja i ka kërkuar 34-vjeçarit që të shkonte pranë familjes së saj bashkë me të motrën. Krimi i rëndë ndodhi në sy të dy fëmijëve të mitur./abcnews.al

femije.jpg
G. P.11:57 | 18/01/2019

Fëmijët e emigrantëve që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë ndarë nga familjet e tyre, janë me mijëra. politika e shtëpisë së bardhë për tolerancën zero, ka shkaktuar shumë probleme familjare.

Janë me mijëra raste më shumë në krahasim me rreth 2500 që janë konfirmuar deri tani nga autoritetet e Uashingtonit, të fëmijëve të ndarë nga prindërit emigrantë të parregullt në kufirin amerikan. Shifra konfirmohet nga një raport hetimor i prezantuar nga Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Shëndetit e Shërbimeve Njerëzore. Shumë prindër kanë muaj të tërë që kërkojnë fëmijët e tyre.

Pas deklarimit të politikës së tolerancës zero e para se metoda të bllokohej pas presionit politik dhe ligjor, 3 mijë të mitur të tjerë u ndanë nga prindërit apo kujdestarët e tyre ligjorë, me të cilët kishin kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. kjo politikë u ndaq gjatë kohës kur shtëpia e bardhë përballej me rritjen e numrit të emigrantëve që përpiqeshin të hynin në mënyrë të paligjshme, në gjysmën e parë të 2018-s, pas rënies së numrit një vit më parë. Fëmijët duhet të ndaheshin nga prindërit dhe dërgoheshin në kampe të menaxhuara nga autoritetet dhe më pas transferoheshin në shtëpitë e të afërmëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të rriturit duhet të arrestoheshin dhe akuzoheshin për hyrje të paligjshme në vend.

Metoda shkaktoi protesta të ashpra dhe u cilësua si një krim nga akivistët ndërkombëtarë. Me mijëra fëmijë mund të jenë ndarë nga prindërit e tyre gjatë fluksit të nisur në 2017-n. Sipas raportit të Deparamentit Amerikan të Shëndetësisë, zyra e refugjatëve kishte me dhjetëra ndoshta me qindra fëmijë për të cilët nuk ishte në dijeni se ishin ndarë nga familjet e tyre. Në këtë mënyrë përgënjështrohen deklaratat e mëparshme sipas të cilave sistemi ishte i qartë dhe transparent./abcnews.al

eli-fara.jpg
G. P.18:19 | 29/12/2018

Përballë Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut këtë të shtunë në emisionin “Thumb” ishte këngëtarja e dashur për publikun, Eli Fara. Ajo rrëfeu në emision disa nga të rejat më të fundit nga jeta e saj personale.

Eli iu përgjigj një pyetjeje për të cilën shumë fansa janë kuriozë, pse është mjaftuar me një fëmijë. Ajo tregoi se gjithnjë ka dashur më shumë se një fëmijë, por për ta realizuar këtë dëshirë duhet të kesh në krah personin e duhur.

“Absolutisht po. Të paktën thoja më parë dua të kem 3 fëmijë. Nuk kam dashur kurrë që të kisha vetëm një fëmijë. Ndoshta profesioni, koha kalon shpejt. Njeriu mendon që ka kohë për gjërat, por s’ndodh kështu. Pastaj është edhe problemi tjetër që fëmijën duhet ta bësh me njeriun e duhur. Nuk është aq e lehtë të bësh një fëmijë. Ndoshta nuk më doli përballë ndonjë njeri i duhur që të bëja një tjetër fëmijë”, u shpreh këngëtarja duke shtuar se madje edhe tani do të donte të bëhej nënë nëse në krah do të kishte partnerin ideal.

Këngëtarja e njohur ka një vajzë nga martesa e saj, Marina Farën e cila po ashtu është personazh i njohur për publikun./abcnews.al

vigili-del-fuoco.jpg
G. P.09:06 | 10/12/2018

Zjarri në një pallat katër katësh në Rexho Emilia ka shkaktuar dy viktima dhe më shumë se 40 të plagosur. Banorët u shprehën se prej vitesh janë ankuar për kushtet e jetesës në këto ndërtesa.

 

Dy persona, dy bashkëshortë me origjinë nga Afrika e veriut, humbën jetën si pasojë e zjarrit që shpërtheu në një pallat në Rexho Emilia të Italisë. Flakët u përhapën në ndërtesën katër katëshe pranë stacionit hekurudhor dhe shkaktuan tym të madh. Përveç dy viktima, si pasojë e tymot janë intosikuar rreth 40 persona ndërsa dy vajza të vogla janë në gjendje të rëndë për jetën

Dy viktimat që jetonin prejj vitesh në këtë ndërtesë, u gjetën pa jetë në shkallët e pallatit, ndoshta në përpjekje për tu larguar nga zjarri.

Zjarri shpërtheu rreth mesnatës së të dielës, ndërsa në zonë prej kohësh është vënë alarmi për sa i përket kantinave të pushtuara nga banorë të paligjshëm. Komuniteti maroken në zonë ka reaguar me zemërim duke u shprehur se prej vitesh kantina është marrë nën kontroll nga abuzues dhe askush nuk ka bërë asgjë. Sipas tij tragjedia e së hënës është pasojë e degradimit dhe e politikës së keqmenaxhuar për sa i përket integrimit të emigrantëve në vend.

femijet.jpg
G. P.22:49 | 05/12/2018

Nata e parë e edicionit të 20-të të “Këngës Magjike” startoi ndryshe nga herët e tjera. Pa një sigël hyrëse Ardit Gjebrea në gjysëm errësirë pyeti një vajzë për emrin dhe ditëlindjen që përkonte saktësisht me edicionin e parë të “Këngës Magjike”.

19 fëmijë dhe të rinj të lindur përkatësisht në datat dhe vitet kur është zhvilluar “Kënga Magjike” 1999- 2017 ishin të pranishëm në hapjen e edicionit të 20-të të festivalit.

Ardit Gjebrea në prezantimin që bëri për secilin prej tyre tregoi detaje apo risi që do të mbahen mend gjatë për 19 edicionet e kaluara.

“Do ju tregoj një histori. Kam këtu disa dëshmitarë që kombinimi i kodeve jetike të botës që ne e quajmë fat, bëjnë që ata të jenë dëshmitarë të kësaj historie”.

14 Tetor 1999 Në këtë ditë ka ardhur në jetë dhe “Kënga Magjike”. Në atë kohë nuk ekzistonte asnjë kompeticion tjetër veç Festivalit të Radio Televizionit Shqiptar dhe çfarë të krijonim, një garë këngësh apo një garë interpretimi artistësh? Si do ta kishte emrin? U mblodhëm 30 artistë dhe vendosëm të krijonim një festival alternativ në formë show. Emri, “Kënga Magjike”. Në vitin e parë dolëm Live, donim të tregonim “dhëmbët” që në fillim.

20 Shtator 2000 Kur lindi festivali i dytë i “Kënga Magjike” dhe viti i dytë ishte me gjysmat e këngëve Live, kush të donte do këndonte Live, kush nuk dëshironte, ishte me playback. E pranishme si kryetare e jurisë ka qenë Nexhmije Pagarusha.

 11 Tetor të vitit 2001, ishte dita e parë e vitit të tretë të “Kënga Magjike”, vlonin performancat ku lindi epoka e play back.

21 Nëntor 2002 “Kënga Magjike” mbushi 4 vjeç. Për herë të parë ishte një prezantuese e huaj dhe ajo ishte Natalia Estrada, e cila ishte prezantuese për 2 vite rresht.

22 Nëntor 2003 Një dashuri e re televizive lindi atë vit, dhe ishte Televizioni Klan dhe vijon dhe sot të jetë 15 vjeç.

21 Janar 2004 Për herë të parë “Kënga Magjike” u spostua në Prishtinë. Në natën finale vjen një telefonatë anonime, alarm për bombë. Binte borë dhe policia na ka nxjerrë të gjithëve dhe artistët jashtë, madje dhe me forcë. Artistët me rrobat e perfomancës u thanë se ftohti, 1 orë e gjysmë jashtë në borë dhe të gjithë thoshin se duhej anuluar festivali, por vendosëm për ta bërë.

11 Tetor 2005 Në natën e parë të “Këngës magjike” të gjithë u surprizuan nga skenografia e Bashkim Zait. Një ujëvarë binte gjatë gjithë kohës së festivalit 9 metra e lartë dhe 6 metra e gjërë.

17 Dhjetor 2006 Në natën finale këputa mish dhe pas skene kur dilja prej këtu ulërija nga dhimbjet, dhe kur dilja në skenë bëja sikur nuk kishte ndodhur asnjë gjë. Dhe tani nuk ka më pesha.

23 Nëntor 2007 Atë vit “Kënga Magjike” u transmetua për herë të parë në 6 televizione, e morën vesh të gjithë shqiptarët.

20 Nëntor 2008 Festivali ndryshoi tërësisht skenografinë, pasi e mori në dorë Gaetano Castelli dhe është edhe sot skenografi i “Këngës Magjike”.

19 Nëntor 2009 Votimet në “Kënga Magjike” kanë qenë të mbyllura dhe ishte viti i fundit.

18 Nëntor 2010 Në këtë vit “Kënga Magjike” filluan të deklaroheshin votat dhe nuk kishte më aleanca.

17 Nëntor 2011 Shqiptarët atë vit marroseshin pas “Gymyshit”, Songul Oden, e cila ishte prezantuese e atij viti dhe u përball me turmat.

8 Nëntor 2012 Atë vit “Kënga Magjike” u modernizua dhe mbushte 14 vjeç dhe atë vit dekori ndryshonte vazhdimisht.

22 Nëntor 2013 Atë vit prezantueset e festivalit “Kënga Magjike”, zgjidheshin në mënyrë të rastësishme.

11 Nëntor 2014 Në atë vit “Këngën Magjike” e “pushtuan” italianët. Ishte Anna Oxa,Pippo Baudo, Gaetano Castelli, etj.

3 Dhjetor 2015  Në atë vit “Kënga Magjike” mori kthesën e madhe, të gjithë artistët këndonin live.

7 Dhjetor 2016 Në atë vit u shtua kategoria “New Artist” dhe për këtë kategori duhet pune dhe mund.

6 Dhjetor 2017 Në këtë vit ishte nata e parë e festivalit të 19- të të “Kënga Magjike” dhe e veçanta ishte pjesëmarrja e këngëtarëve të huaj nga Italia dhe fituesi i New Artist ishte një shqiptar që erdhi nga Australi.

I fundit ishte një zotëri, i cili u bë baba për herë të dytë pikërisht sot (5 Dhjetor 2018). Vajza e tij quhet Ebi.

/tvklan.al

jordan-heavy-rain-causes-flooding-chaos-amman.jpg
ent ela08:36 | 26/10/2018

Të paktën 17 persona, shumica e të cilëve fëmijë, kanë humbur jetën në Jordani si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga moti i keq. Ujërat që kanë vërshuar rrugëve kanë përfshirë autobusin me të cilin udhëtonin adoleshentët dhe mësuesit e tyre.

Të paktën 17 persona, nxënës dhe mësues, kanë humbur jetën të enjten në Jordani për shkak të përmbytjeve që kanë përfshirë rajonin që shtrihet në detin e Zi. Sipas mediave ndërkombëtare, fëmijët dhe mësuesit po udhëtonin me një autobus shkollor që papritur është mbuluar nga uji. Gjithësej në bord ndodheshin 37 nxënës dhe 7 mësues dhe ekipet e shpëtimit kanë rekuperuar 22 të mbijetuar, një pjesë e të cilëve kanë probleme serioze shëndetësore.

Duke iu përgjigjur kërkesës për ndihmë, ushtria izraelite ka dërguar drejt vendngjarjes disa helikopterë me trupa ushtarake për të mbështetur autoritetet vendase, të cilat kanë hasur vështirësi për shkak të kushteve meteorologjike. Tragjedia ka ndodhur në një zonë mjaft të frekuentuar nga banorët dhe vizitorët, që është dhe pika më e ulët e Tokës. Por klima e thatë dhe kanionet e thella e bëjnë të cënueshme nga përmbytjet. Ujërat kanë mbuluar edhe rrugët e kryeqytetit Aman, duke futur në kaos qarkullimin rrugor. Kjo është tragjedia e dytë e këtij lloji që ndodh që nga fillimi i vitit. Në prill 9 alpinistë adoleshentë humbën jetën për shkak të përmbytjeve, ndërsa 15 të tjerë arritën të shpëtonin./abcnews.al

krimeaaa.png
G. P.21:59 | 17/10/2018

Një sulm me eksploziv dhe armë zjarri u ka marrë jetën 19 studentëve në një kolegj në gadishullin e Krimesë. Ngjarja u trajtua fillimisht si akt terrorist, por më vonë rezultoi se ishte një episod i ngjashëm me ato në shkollat amerikane. Duke reaguar, presidenti Putin ka urdhëruar një hetim të hollësishëm. 

Të paktën 19 nxënës kanë mbetur të vrarë të mërkurën në një shkollë në gadishullin e Krimesë, pasi janë sulmuar me armë zjarri nga një bashkëmoshatar. Ngjarja ndodhi në qytetin e Kerçit, ku 19-vjeçari Vladisllav Rosljakov pasi qëlloi moshatarët e tij vrau edhe veten.

Për momentin janë të paqarta motivet e veprimit të tij, që ngjason me rastet e verifikuara në shkollat e Shteteve të Bashkuara. Sipas mediave ruse, shumica e viktimave dhe e të plagosurve janë adoleshentë që ndiqnin studimet në kolegj. Gjatë të shtënave disa prej tyre u përpoqën të largoheshin, por u prekën nga plumbat.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes deklaruan se fillimisht dëgjuan disa shpërthime dhe më pas breshërinë e plumbave. Drejtoresha e shkollës, Olga Grebenikova, tha se kur kishte shkuar në vendin e ngjarjes kishte parë trupat e pajetë të fëmijëve të përhapur gjithandej.

Episodi u konsiderua fillimisht si një akt terrorist dhe forcat speciale nuk vonuan të mbërrinin në institucionin shkollor, por më vonë nuk rezultoi kështu. Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014 dhe që prej trazirave të atëhershme në gadishull nuk ka patur akte masive dhune. Duke reaguar nga resorti i tij në Soçi, presidenti Vladimir Putin e cilësoi ngjarjen një krim të rëndë, motivet e të cilit, siç tha ai, do të hetohen me kujdes./abcnews.al

 

Alice.in_.Wonderland.full_.1451133-901x605.jpg
G. P.10:25 | 15/10/2018

Burimi më i mirë i dijës është libri. Gjithashtu dhe mënyra më e mirë për të ushqyer trurin dhë për të pasur një logjikë sa më të shëndetshme. Ndaj për këtë arsye, sugjerohet që kontaktet më librin të ngjizen në moshë sa më të re. Sigurisht, jo çdo libër i përshtatet moshave të caktuara, ndaj për të mos shtrembëruar këndvështrimet dhe për të mos përzier idealet, duhet një filtër i fortë i cili mund të drejtojë lexuesit e patrajnuar drejt krijimit të preferencave të tyre. Të gjithë i mbajmë mend marrëdhëniet e para me librat. Sigurisht që detyrimet shkollore bëjnë që me hir apo jo të kemi një të tillë në duar, por cilat janë ato krijime fiktive të cilat kemi zgjedhur në mosha të vogla që ti lexojmë më dëshirë? Letërsia për fëmijë është shpërthimi më shumëngjyrësh dhe domethënës i fantazisë njerëzore. Gjithashtu edhe më delikati, për shkak se historitë dhe mbresat e shkaktuara nga ploti mund të lenë gjurmë në karakterin e vogëlushëve. Bota fëmijnore në limitet e saj është e pafundme. Ndaj për tu kredhur në retrospektivën e periudhës më të lumtur të jetës, më poshtë janë të listuara disa nga librat më të bukur për fëmijë.

1.“Liza në botën e çudirave” Lewis Carroll
Një ndër librat më të rëndësishmë të letërsisë për fëmijë, “Liza në botën e çudirave” ka arritur që të damkoset në memorien e gjithësecilit. Ndjekja e udhëtimeve të Lizës gjithmonë ka intriguar fëmijët e brezave të ndryshëm duke bërë që të përjetojnë peripecitë e saj më të njëjtin intensitet, sikur të ishin edhe vetë të përfshirë. Ky libër i shkruar në shekullin e XIX, ka arritur të realizohet në prodhime kinematografike të pafundme, duke e shumfishuar rëndësinë e tij për botën fëmijënore.

2- “Përralla”, Hans Kristian Andersen
Andërsen ka provuar që nuk është e pamundur që edhe i rritur të mos e humbasësh kurrë fëmijën brenda teje. Një ndër shkrimtarët ikonë të letërsisë për fëmijë, Hansi na ka dhuruar disa nga krijimet më të bukura të cilat mbeten të pavdekshme dhe të pëlqyeshme për çdo moshë.
“Shitësja e vogël e shkrepseve”; “Sirena e Vogël”; “Rosaku i shëmtuar”; “Rrobat e reja të perandorit”; “Princesha mbi bizele” etj, janë vetëm disa nga përrallat e arrira që kemi pasur fatin të lexojmë nga ky autor. Vepra e tij mbetet gjithmonë një ide e mirë për t’jua lexuar të vegjëlve.

3- “Bilbo Hobiti”, John Ronald Ruel Tolkien
Kur flitet për letërsinë për fëmijë, “Bilbo Hobiti” nuk është zgjedhja e parë që të vjen nëpër mend, por kjo kryevepër e vitit 1937 zë vend në mënyrë perfekte në këtë zhanër. Duke mos patur famën komerciale dhe prodhime nëpër filmat e animuar, hobiti është mbajtur nën hije, por ky klasik është një histori që duhet pasur në arkivën fëmijënore të gjithësecilit. Aventurat e Bilbos në kërkim të thesarit bashkë me krijesa e tjera të pyllit, të japin dëshirën që tu bashkohesh dhe ti në kalimin e peripecive dhe triumfin përfundimtar. Ky libër është gjithashtu pararendësi i triologjisë “Kryezoti i Unazave”.

4-“Harry Potter”, J.K.Rowling
I publikuar vetëm para 20 viteve, seria e librave “Harry Potter” ka arritur që të bëhet me shpejtësi një ndër veprat më të rëndësishme të lëtërsisë për fëmijë. Magjia e Harryt arrin të depërtojë përtej kufijve fëmijënor pasi kjo vepër është gjithashtu përfshirëse dhe në urinë e leximit të të rriturve. I realizuar në 7 libra dhe 8 filma, Harry Potter dhe miqtë e tij na tregojnë aventurat e tyre në shkollën e magjisë dhe luftimit ndaj së keqes.

5-“Narnia”, C.S.Lewis
Një ndër seritë e librave më frymëndalës, Narnia është bërë me furi pjesë e e bibliotekave të çdo shtëpie. Askush nuk mund ti rezistojë kësaj kryevepre ku dashuria ndërmjet vëllezërve dhe motrave në botën e ngrirë drejt luftimit të së keqes triumfon mbi gjithçka. Krijesat magjike janë një ndihmesë e mirë për të mos e ndalur së lexuari këtë libër më një frymë. Gjithashtu me realizime të arrira kinematografike, Narni mbetet një ndër librat më të mirë për t’ua sugjeruar fëmijëve./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono