fëmija

BULLY-FI_0-1280x854.jpg
So Nila09:25 | 22/02/2020

Shumë fëmijë tallen nga fëmijë të tjerë. Dhe, me siguri, ju do donit të dinit nëse fëmija juaj është një nga ata që dhe të mund ta ndihmonit. Nuk jeni aq të mirë në leximin e mendjes? Specialistët thonë që mënyra më e mirë për të zbuluar nëse fëmija po keqtrajtohet është të kultivoni një marrëdhënie të hapur, kështu që ata të mund të flasin me ju kur diçka nuk shkon dhe të shihni me kujdes për ndonjë shenjë paralajmëruese.

Nëse ka ndonjë problem, dëgjoni me kujdes para se të veproni, thotë për “Real Simple” Stan Davis, studiues amerikan i bullizmit dhe ish-këshillues shkollor. “Rrini të qetë,- thotë ai.- Kemi zbuluar në kërkimin tonë në rang kombëtar se ajo që fëmijët e konsiderojnë si ndihmën më të madhe nga një i rritur, pasi pësojnë bullizëm, është që ky i rritur t’i dëgjojë”.

Pyeteni çfarë ka ndodhur, sa herë, çfarë mendon fëmija dhe si e kanë ngacmuar. Nëse çështja është serioze, diskutojeni me një mësues, psikolog shkolle ose drejtues shkolle.

Nuk ka shenja fare të qarta të bullizmit, ah sikur të ishte aq e thjeshtë! Duke qenë se një sjellje shpjegohet nga shumë faktorë, por po t’u kushtoni vëmendje këtyre shenjave të zakonshme, mund t’ju ndihmojë ta dalloni problemin.

1.Fëmija nuk pëlqen më atë që pëlqente

 

Mungesa e dëshirës është një shenjë e depresionit. Nëse fëmija ka humbur interesin për ushqime, lojëra apo hobi që pëlqente, kushtoji vëmendje. Thuajini që e keni vënë re që është i demoralizuar dhe kërkojini t’ju flasë për këtë. “Pak trishtim është e zakontë,- thotë ai,- por kur ti fillon të kesh ndjesinë e mungesës së shpresës, mungesë të gëzimit dhe shkëndijave të jetës, kjo është diçka për t’u shqetësuar. Është diçka që duhet t’ju nxisë të kërkoni më thellë te fëmija juaj.… Mund të mos jetë arsyeja bullizmi, mund të jenë shumë të tjera. Nuk ka mënyrë për të zbuluar arsyen pa e pyetur.”

2.I fiksuari pas Instagramit, mbyll llogarinë

 

Një ndryshim dramatik në mënyrën si fëmija përdor teknologjinë ose mediat sociale mund të jetë një shenjë që ai po pëson bullizëm online, thotë Justin Patchin, bashkëdrejtues i Cyberbullying Research Center. Për shembull, nëse një adoleshent, i cili zakonisht shpenzon një ose dy orë në Snapchat pas shkollës, fillon të injorojë telefonin, ose ta përdorë shumë më tepër sesa zakonisht, “diçka po ndodh në atë mjedis”,- thotë Patchin. Gjithashtu, shiko nëse ai ndihet i inatosur, i frustruar ose nervoz gjatë ose pasi kalon kohë me pajijset.

3.Nis të ketë shumë dhimbje koke ose dhimbje stomaku

 

Stresi i bullizmit mund t’i bëjë fëmijët të mos ndihen mirë fizikisht dhe dhimbjet e kokës dhe stomakut, janë ankesat e zakonshme, thotë Jan Urbanski, drejtore e programit Safe and Humane Schools në Clemson University. “Kontrolloni nëse ndodh gjithmonë në orën e matematikës, ose në kurs”,- thotë ajo. “Kontrolloni nëse ndodh në atë mjedis të veçantë”. Simptomat janë shpesh të vërteta, por fëmijët që keqtrajtohen nga bashkëmoshatarët, mund të ndodhë të shtiren si të sëmurë për të shmangur situata ku ata mund të ushtrojnë bullizëm te njëri-tjetri”.

4.Grindet dhe nuk flet me miqtë

 

Ndryshime të mëdha te njerëzit me të cilët fëmijët shoqërohen mund të sinjalizojnë shpesh një problem. “Do ketë disa ndryshime në shoqëri gjatë adoleshencës”,- thotë Patchin. “Kjo është normale, por bisedo me fëmijët për të kuptuar nëse ka qenë thjesht një ftohje, ka pasur një konflikt tipik të kësaj moshe, apo ka diçka më serioze”.

5.Ai nuk do të shkojë në shkollë ose në stërvitje

 

Nëse fëmija heq dorë nga aktivitetet jashtëshkollore, shkon vonë në shkollë, lë orë ose dëshiron t’i lërë, ai mund të jetë një viktimë bullizmi. “Është thjesht shmangie e situatës që mund të ndodhë”,- thotë Urbanski.

5.Nuk i pëlqen vetja

 

Bullizmi mund të ulë vetëvlerësimin dhe ky mund të vijë gjithashtu ngaqë fëmija është sulmuar fillimisht, thotë Urbanski. “Kur një fëmijë shenjestrohet si viktimë e bullizmit, ai fillon të brendësojë dhe të mendojë që “ndoshta po bëj diçka gabim ose ka diçka të gabuar te unë”,- thotë ajo.

6.Fillojnë të ushtrojnë bullizëm

 

Mund të duket si jologjike, por disa viktima përfundojnë duke u sjellë keq me fëmijë të tjerë, sipas Urbanskit. “Si një përgjigje për bullizmin që pësojnë, ata mund të zgjedhin të bëhen bullistë për një tjetër”,- thotë ajo. Nëse kuptoni që fëmija juaj po tall një shok klase ose mik, ai duhet të marrë përgjegjësitë, por gjithashtu pyete nëse edhe ai sulmohet apo është sulmuar në të shkuarën. Ato probleme të hershme shpesh mund të anashkalohen./abcnews.al

 

femije-1.jpg
Autor E10:07 | 20/01/2020

Një foshnje 9 muajshe i ka habitur të gjithë pasi i mbijetoi 25 goditjeve në zemër brenda një dite të vetme. Theo Fry, tani 19 muajsh, ka pasur gjithsej 30 arreste kardiake dhe iu është nënshtruar 17 operacioneve gjatë vitit të parë të lindjes.

Ai u dërgua në spitalin Alder Hey në Liverpool pas helmimit në gjak dhe të gjithë prisnin që të vdiste. Foshnja u diagnostikua me një hark të ndërprerë të aortës, që do të thotë se zemra e tij, e cila gjithashtu kishte dy vrima, nuk mund të pomponte gjakun në trupin e tij.

Pasi u rikuperua pas operacionit të parë, Theo u kthye në spital ku pësoi sulme të përsëritura të zemrës në janar 2017. Megjithatë Theo i guximshëm luftoi për jetën dhe për habinë e mjekëve mbijetoi.

Por gjithçka u kthye në tmerr kur simptomat iu kthyen papritmas. Nëna e tij, Fauve Syers shpjegoi se Theo ishte duke fjetur kur papritur u kthye në ngjyrë blu dhe gri.

Ai u dërgua në spial dhe prindërve të vogëlushit iu tha se djali i tyre ishte në gjendje kritike për jetën.

Foshnja pësoi dështim të zemrës dhe iu duhej të bënte operacion urgjent ose do të vdiste. Dhe Theo për herë të parë bëri operacion në zemër të hapur. Ndërsa operohej pësoi atak në zemër. Ai kaloi tre muaj në spital dhe pasi luftoi me sëmundjen u dërgua në shtëpi në korrik 2017.

Por për tu kthyer sërish në spital me rrahje të shpeshta në zemër. Më 21 dhjetor, ai pati një tjetër arrest kardiak dhe zemra e tij u ndalua për 12 minuta. Gjatë Krishtlindjeve, Theo pësoi dy sulme të tjera në zemër dhe para natës së 31 janarit, ai pësoi 25 goditje në zemër brenda 24 orëve.

Sulmet e vazhdueshme nxitën kirurgun e Theo, Ramana Dhannapuneni që ta operonte. Mjeku pranoi se Theo mund të mos mbijetonte por gjithashtu mund të vdiste nëse nuk zhvillohej operacioni.

Gjatë ndërhyrjes mjeku zbuloi problemin e vogëlushit, që qëndonte në barkushen e majtë. Një vit më vonë, pas operacioni, Theo është një fëmijë i buzëqeshur dhe i shëndetshëm.

9a7cd383-bf15-4010-b0dc-538ec5255ff2-1.jpg
R D18:59 | 17/01/2020

Tragjedia ka pllakosur familjen e varfër Çoku në Sanxhak të Laçit. Kasollja mori fjalë gjatë pasdites dhe flakët përpinë vogëlushin 2 vjeç. Babai tregon se ishte në punë kur mësoi tragjedinë. “Isha në punë më thanë se ka ra zjarri o dogj kalamani”, tha ai.

Në banesë ndodhej vetëm nëna e tij me vajzën disa muajshe, ndërsa i ati ishte duke mbledhur kanoçe për të siguruar ushqim për 8 fëmijët e tij. Shkaqet e zjarrit nuk janë zbuluar ende, por babai thotë se fëmija mund të ketë ndezur shkrepëse, ndërsa fqinji që shkoi i pari për ndihmë rrëfen se zjarri është shkaktuar nga  soba e druve.

Ai shprehet se kur pa zjarrin vrapoi tek banesa e familjes Coku me 10 anëtarë dhe nxorri nga rrënojat trupin e pajetë të 2 vjeçarit. Nga kjo tragjedi arriti të shpëtojë nëna me vajzën 6 muajshe, ndërsa 6 fëmijët e tjerë fatmirësht kanë qenë në shkollë kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Familja Çoku është me origjinë nga Dibra dhe prej disa vjetësh ishte transferuar në Sanxhak të Kurbinit. Ata jetonin në kushte shumë të vështira në një banesë me qira dhe të ardhurat për 8 fëmijët dhe bashkëshorten i siguronte vetëm kryefamiljari duke mbledhur kanoçe. /abcnews.al

5d4ac3b3-b5eb-462f-8e2f-029ba65597f6.jpg
nev ila16:00 | 17/01/2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Laç. Një zjarr masiv ka rënë dhe nga flakët është përfshirë një banesë.

Si pasojë e flakëve dhe tymit është asfiksuar një fëmijë 2 vjeç i cili ka ndërruar jetë.

Korespodenti i ABC News ka informuar se fatkeqësisht, fëmija i familjes Çoku, ka qenë i vetëm në një dhomë të banesës, kur flakët kanë përfshirë banesën.

Mendohet se zjarri është ndihmuar edhe më tepër, nga një sasi drush që ka qenë brenda banesës.

Prindërit e 2 vjeçarit kanë konstatuar flakët, kur ishte tepër vonë për të ndërhyrë. Po ashtu edhe zjarrfikësit e kanë patur të pamundur të shpëtojnë fëmijën.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Njoftimi i policisë: 

Kurbin/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:00, në banesën e shtetasit H.C., banues në Sanxhak, Kurbin, ka rënë zjarr, ku pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë dhe zjarrfikëses, në ambjentet e brendshme të banesës është konstatuar trupi i pajetë i një të mituri, 2-vjeçar.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë dhe djegies.

Në vendngjarje  grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”./abcnews.al

vendi.jpg
nev ila22:58 | 26/12/2019

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër. Një fëmijë 4-vjecar ka rënë nga dritarja e makinës që drejtohej nga i ati. Babai ka vënë re mungesën e tij vetëm kur ka mbërritur në shtëpi.

Fëmija është gjetur nga kalimtarët pa ndjenja dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin rajonal të Shkodrës.

Hilmi Kurtaj nuk e ka vene re se djali i tij Selaudin Kurtaj i ka rene nga makina.Kurtaj po udhëtonte drejt qytetit të Shkodrës e në sediljen e pasme të makinës kishte katër fëmijët e tij.

Duket se fëmija ka hapur dritaren e mjetit dhe nga pakujdesia ka rënë jashtë makinës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Urës së Bardhajve në Shkodër.

Vogëlushi është gjetur pa ndjenja nga kalimtarë të rastit, të cilët e kanë transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës. I ati, Hilmi Kurtaj ka konstatuar mungesën e të birit, vetëm kur ta mbërritur në banesë në qytetin e Shkodrës.

Mjeku i Urgjences Astrit Lahi sqaron se gjendja e femijes vazhdon te jete e rende per shkak edhe te demtimeve ne koke….

Policia ka shoqëruar Hilmi Kurtajn dhe ka nisur hetimet rreth kesaj ngjarjeje , ndersa 4 vjecari po mbahet në repartin e reanimacionit në spitalin rajonal për shkak të gjendjes së rëndë./abcnews.al

vendi.jpg
ger ta18:57 | 26/12/2019

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në Shkodër. Një 5-vjeçar ra nga xhami i makinës që drejtohej nga i ati i tij Hilmi Kurtaj, ndërsa ky i fundit nuk e ka vënë re momentin e rënies.

Më pas i vogli është dërguar në spital, pasi është gjetur nga qytetarët. Sakaq, mjeku i spitalit të Shkodrës ka folur për gjendjen aktuale të 5-vjeçarit.

Mjeku shprehet se i vogli mbërriti në spital pa koshiencë , ndërsa ka plagë në pjesën e pasme të kokës.

Gjendja e fëmijës është e rëndë si pasojë e një traume . Fillimishte erdhi në urgencë pa koshiencë, ishte gjetur nga qytetarë në rrugë, kishte plagë në pjesën e pasme të kokës. Iu dha ndihma e shpejtë, pësoi njëfarë përmirësimi . Për momentin fëmija është shtruar në reanimacion. Është herët të flasim . Prognoza është e rezervuar . E sollën qytetartë dhe më pas është paraqitur edhe i ati, i cili tha se ka rënë nga dritarja e makinës“, shprehet mjeku.

Nga dëshmia e tij, babai është shprehur se ka pasur në pjesën e pasme të makinës 4 fëmijët e tij, ndërsa mungesën e njërit prej tyre e ka vënë re pasi ka mbërritur në shtëpi.

Njoftimi i policisë:

Me datë 26.12.2019 në ora 17.25, shtetasi H. K. 50 vjec, po udhëtonte me mjetin e tij në lagje “Skenderbeg”, ku kishte 4 femijët e tij, i ka rënë aksidenatlisht nga mjeti femija, S. K. 5 vjec, i cili po trajtohet në Spitalin Rajonal Shkodër.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje/abcnews.al

mbape.jpg
Vladimir Prenga08:45 | 22/12/2019

Kylian Mbappe realizoi dy gola në fushë në fitoren 4-1 që PSG arriti ndaj Amiens, ndërkohë që realizoi edhe një gol jashtë fushë. Në fundin e takimit, një djalosh u shpëtoi rojeve të sigurisë dhe me vrap shkoi drejt kampionit të botës dhe e përqafoi.

Mbappe nuk bëri asnjë veprim për ta larguar, madje e shpëtoi atë edhe nga rojet e sigurisë. Sulmuesi e shoqëroi vogëlushin jashtë fushës, ndërkohë që ai nxori edhe një libër dhe lojtari i PSG i dha edhe autograf tifozit të vogël. /abcnews.al

okej-1.jpg
R D10:25 | 10/12/2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në aksin Elbasan-Peqin. Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve është plagosur rëndë e më pas ka ndërruar jetë rrugës për në spital një fëmijë 5-vjeç. Fëmija udhëtonte në makinë me një grua, e cila drejtonte mjetin “Fiat”. Ende nuk dihet lidhja familjare mes tyre.

Njoftimi i policisë

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, mjeti tip “Fiat” me drejtuese shtetasen K.L., 51 vjeçe , banuese në Peqin është përplasur me mjetin “Volksëagen”, me drejtues shtetasin H.S., 67 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë e aksidentit është plagosur pasagjeri i mjetit tip “Fiat”, shtetasi i mitur L.S, 5 vjeç, banues në Peqin, i cili ndëroi jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /abcnews.al

Lexo edhe:http://abcnews.al/mjeti-del-nga-rruga-humb-jeten-nje-person/

 

dado-1280x720.jpg
Autor E09:03 | 23/11/2019

Gjykata Themelore Penale në Shkup me kërkesë të Prokurorisë ka caktuar 30 ditë paraburgim për dadon e cila në mënyrë brutale dhunoi fëmijën 2 vjeçar në një kafene të Shkupit.

Sipas Prokurorisë dadoja disa here e ka goditur fëmijën, i cili ka marrë lëndime trupore. Për këtë vepër penale është paraparë dënim me burg prej një deri dhjetë vite.

Prindërit nga rrjetet sociale kuptuan se fëmija i tyre ishte keqtrajtuar nga 59 vjeçarja e cila ishte angazhuar për ruajtjen e fëmijëve.

Shoqata e dadove e dënoi ashpër sjelljen e gruas dhe kërkon dënim të ashpër.

Nga kjo Shoqatë theksojnë se për shkak të rasteve të tilla, të gjitha dadot, kujdestaret dhe edukatoret janë vënë në pozitë të palakueshme pasi të gjithë i shohin me dyshim, dhe prindërit kanë frikë t’i angazhojnë.

Dadoja 59 vjeçare për një vit është kujdesur për tre fëmijët, ndërsa familja druan se fëmijët vazhdimisht kanë qenë të dhunuar.

concorsi-concorsi-polizia.jpg
ad min10:54 | 31/10/2019

Pasditen e së mërkurës policia italiane në Ankona arrestoi një të ri shqiptar, i cili me automjetin e tij luksoz gjendej pranë një qendre tregtare, gati për të dorëzuar një sasi të konsiderueshme kokaine.

Pas kontrollit që iu u bë në automjet agjentët e policisë panë se ai kishte dhe djalin 4-vjeçar me vete, ndërsa vlera e kokainës ishte 8 mijë euro. Gjithashtu policia sekuestroi dhe 700 euro cash./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono