fatos nano
Festa e lojtarëve të Sampdorias pas fitores në derbi

celibashi-ilirjan-1280x615.jpg
nev ila22:44 | 10/07/2019

Ilirjan Celibashi mbrëmjen e sotme në Mbrëmje ABC, me gazetaren Mirela Milori, ka dhënë mendimin dhe versionin e tij për depolitizimin e administratës zgjedhore. Celibashi e sheh të domosdoshme depolitizimin e institucionit të KQZ.

Mirela Milori: Zoti Rama tha në parlament përpara disa ditësh se këto janë zgjedhjet e fundit që administrata zgjedhore është e politizuar, jo vetëm KQZ por edhe administrata do të depolitizohet. Sa reale është kjo?

Ilirjan Celibashi: Në fakt edhe ODHIR në raportet e fundit ka rekomanduar që të shihet mundësia për të patur një administratë të depolitizuar në Shqipëri. Mendoj se jemi shumë herët duke marrë në konsideratë situatën dhe kushtet politike në vend që ne të kemi një administratë të depolitizuar. Unë mbështes fuqimisht këtë rekomandim të ODHIR dhe e shoh si tepër të dobishme që të paktën institucioni i KQZ të depolitizohet. Pra propozimet për anëtarë të KQZ të mos vijnë nga anëtarë të partive politike por të ndërtojnë ost ë shfrytëzojnë një mekanizëm ekzistues i cili na çon të kandidatë që nuk vijnë nga zyrat e partive politike. Kjo është një gjë që mund të funksionojë. Ne kemi dy struktura që i supozojmë jashtë ndikimit partiak dhe jo aq shumë të ndikuara politikisht sikurse janë KLGJ dhe KLP. Kjo zgjidhje mund të na çonte në pasjen e një KQZ-je me anëtarë të cilët nuk vijnë nga zyrat e partive politike. Pra për KQZ duhet dhe mund të bëhet depolitizomi i administratës. Kam mbështetur vazhdimisht idenë, që KQZ mund të përfaqësohej qoftë edhe nga një individ, i zgjedhur me konsensus të të gjitha forcave politike ashtu sikurse është edhe në Kanada, ku që prej vitit 1926 ka patur vetëm 6 kryetarë të Komisionit qendror të zgjedhjeve, të cilët janë larguar nga detyra vetëm kur kanë dhënë dorëheqjen por në të gjitha rastet janë zgjedhur me konsensus të të gjithë palëve. Për sa i përket administratës së nivelit të dytë dhe të tretë në komisionet e qendrave të votimit mendoj që nuk është e dobishme që partitë politike të jenë jashtë procesit. Partitë politike të vazhdojnë të jenë kontribuese në administrimin  procesit zgjedhor por jo me këto të drejta të pakufizuara që ato kanë, sikurse është ajo që mund ta heqin një komisioner kur të duan dhe të emërojnë kur të duan.

I pyetur nga gazetarja Mirela Milori se nëse ishte më e lehtë puna si kryetrar i KQZ, në kohën kur Celibashi ishte kryetar, apo nëse është më e lehtë tani puna në këtë institucion, Celibashi tha se opozita e asaj kohe ka qenë tepër e ashpër e agresive me KQZ ndërsa theksoi se sjellja e qeverisë kur kryeministër ishte Fatos Nano kundrejt KQZ së kohës, ishte model.

Mirela Milori: Nëse do të ishit tani Kryetar i Komisionit Zgjedhor është më e lehtë tani apo ishte më e lehtë atëherë?

Ilirjan Celibashi: Vështirë ta them por me bindje them që në atë kohë presioni politik i palëve ishte shume i ashpër. Qasja e opozitës së kohës kur unë kam qenë kryetar i KQZ ka qenë tepër agresive, shpesh herë duke tejkaluar dhe normat më minimale të qytetarisë. por për meritë të të gjithë anëtarëve të KQZ ja kemi dalë ta fitojmë pak nga pak besimin dhe të opozitës së kohës. në zgjedhjet e 2005 opozita dhe pse jashtë dëshirës së vet u detyrua ta pranonte që veprimtaria e KQZ ishte profesionale, e pavarur dhe transparente. Ndoshta edhe formula e përbërjes së KQZ në atë kohë jepte një lirshmëri më të madhe dhe anëtarëve për të qenë më të baraslarguar nga forcat politike. Dua te them edhe një të vërtetë të madhe: Ka munguar presioni i qeverisë së kohës mbi institucionin e KQZ, edhe mbi mua si kryetar i KQZ. Pas kaq viteve them që sjellja e qeverisë së kohës, në atë kohë ka qenë Fatos Nano kryeministër, ishte model në pikëpamje të raportit me institucionin e KQZ. Ka patur momente të vështira të vendimmarrjes sic ka qenë cështja e kandidatëve të pavarur e cila ka qenë një vendimmarrje e vështirë për KQZ e asaj kohe./abcnews.al

47ed9c0e-052b-4252-a8f0-c677f91e807d.jpg
ad min20:15 | 15/06/2019

Një episod ndryshe nga herët e tjera ka ndodhur pasditen e sotme në protestën e banorëve të “Astirit” në zonën e Unazës së Re në kryeqytet, të cilët protestojnë prej gati 8 muajsh për mos prishjen e banesave.

Gjatë kohës që zhvillohej protesta dhe qarkullimi i makinave në këtë aks ishte i bllokuar, aty është shfaqur ish-Kryeministri Fatos Nano me bashkëshorten e tij Xhoana Nano.

Ata udhëtonin me makinë, ku siç duket në foto, ndoshta është nga të paktat herë që ish-Kryeministrin Nano nuk e shikojmë në drejtimin e automjetit. Megjithëse qarkullimi ishte bllokuar për shkak të protestës, banorët e “Astirit” kanë lejuar makinën e çiftin Nano që të kalojnë. /tvklan.al

hashim-thaci.jpg
ad min19:44 | 14/06/2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar 39 personalitete shqiptare për kontributin e dhënë ndaj shtetit të Kosovës. Në një ceremoni të zhvilluar në Tiranë, 39 personalitetet u dekoruan me “Urdhrin e Lirisë”.

39 personalitete të shquara shqiptare janë dekoruar për kontributin e dhënë për shtetin e Kosovës gjatë një ceremonie të mbajtur në Tiranë. Vetë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar personalitetet me dekoratën presidenciale “Urdhri i Lirisë”.

“Për mua sot është një kënaqësi e veçantë, e jashtëzakonshme, një moment special në jetën time, por edhe si president i Kosovës që të jem në mesin tuaj dhe duke respektuar mandatin tim, por në të njëjtën kohë duke vlerësuar lart kontributin tuaj të secilit veç e veç, të shtetit shqiptar, të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë. Një kontribut historik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, të kemi një ceremoni të tillë mirënjohjeje dhe respekti për atë angazhim të jashtëzakonshëm dhe vendimtar për të arritur lirinë e Kosovës”, tha ai.

Disa nga figurat e dekoruara gjatë ceremonisë ishin: Fatos Nano, Kiço Blushi, Bashkim Zeneli, Sabit Brokaj, Bashkim Fino, Fatos Klosi, Blendi Klosi dhe mjaft personalitete të tjerë./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono