Fatos Klosi

fatos-klosii.jpg
G. P.21:19 | 09/07/2019

Ish-kreu i SHIK-ut, Fatos Klosi, ishte i ftuar këtë të martë në emisionin “Provokacija”. Ai u pyet se çfarë ndodh kur drejtuesi i shërbimit informativ ka në dorë informacione për afera të kryeministrit, duke qenë se jep llogari tek ky i fundit. Klosi tha se ka pasur informacione të tilla dhe kjo është një situatë e paparashikuar nga ligjet e vendit.

Mustafa Nano: Çfarë ndodh nëse strukturave të SHIK-ut i bie në dorë një informacion shumë i rëndësishëm, i cili flet për afera korruptive të kryeministrit. Çfarë ndodh?

Fatos Klosi: Po. Më kanë rënë mua. Ça do ndodhë? Kam ngelur unë në këtë rrethanë.

Mustafa Nano: Ti në këtë rrethanë si kryetar i SHIK-ut nuk e informon kryeministrin?

Fatos Klosi: Jo, unë nuk e kam informuar. Por i kam pyetur ata që e sollën informacionin, kanë qenë amerikanët.

Mustafa Nano: Fjala ishte për kë kryeministër?

Fatos Klosi: Për një kryeministër.

Mustafa Nano: Po ju një kryeministër keni pasur.

Fatos Klosi: Tre, kështu që e kam më kollaj për t’u fshehur. Ia çova presidentit. Dhe presidenti tha “po unë ça ta bëj këtë”, fjalë për fjalë. Është një rast që nuk është parashikuar gjëkundi në ligjet tona. Në qoftë se mendohet se është i korruptuar kryeministri është skandal, nuk shtrohet problemi ça bën SHIK-u. Kemi ardhur në një vend ku shteti nuk i ka parashikuar këto gjëra./abcnews.al

fatos-kloosi.jpg
G. P.20:51 | 09/07/2019

Sipas Fatos Klosit politika nuk ka asgjë më në dorë në lidhje me reformën në drejtësi. Ish-kreu i SHISH ishte i ftuar mbrëmjen e stome në emisionin “Provokacija”, ku tha se edhe sikur të kalojë Vettingun ndonjë gjyqtar i korruptuar nuk do mund të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë pasi do të mësojnë nga kjo që po bëhet.

“Politika ka mbaruar punë me procesin. S’ka asnjë gjë në dorë më dhe këtë po e thonë dhe partnerët ndërkombëtarë dhe unë atyre u besoj në këtë moment. Më duket se ata investuesit, kështu që ata janë më të interesuarit që kjo procedurë të shkojë deri në fund. S’ka më parlamenti. Nuk pritet të plotësohet ndonjë ligj, ndonjë amendament. Ministri i Drejtësisë ndoshta do bëjë, por tani procesi është Vettingu dhe dje filloi dhe Spak-u. E rëndësishme është që të bëhet. Problemi është ky. Ata që po zgjidhen janë ata që duhen apo jo? Për mua edhe sikur të mos jenë, ata do bëhen ata që duhen sepse e shohin se çfarë po ndodh, po shohin sa fort të monitoruar janë të gjithë. Po kërkohet shumë, kështu që ky do jetë një mësim. Mbase mes tyre do të ketë edhe ndonjë të korruptuar që ka kaluar dhe ia ka dalë, por nuk do jetë i zoti që të vazhdojë korrupsionin me këtë situatë të re, shpresoj”, tha Klosi.

Ndër të tjera Klosi shpreson se në fund do të kemi një rezultat pozitiv me reformën në drejtësi./abcnews.al

ekstradimii.jpg
G. P.10:33 | 10/05/2018

Ekstradimi i Izet Haxhisë ishte tema që u diskutua në Byro Politike.

Të ftuar: Mentor Kikia, drejtor i Klan Plus; Ferdinand Dervishi, gazetar; Aranita Brahaj dhe Fatos Klosi, ish-kreu i SHISH.

Të ftuarit diskutuan për ekstradimin e Izet Haxhisë në Shqipëri si dhe çfarë sjell ky rast në lidhje me hapjen e dosjes “Hajdari”.

Haxhia është dënuar me 25 vjet burg në lidhje me çështjen “Hajdari”, por vendimi për dënimin e tij është dhënë në mungesë, gjë që mund të risjellë sërish hapjen e dosjes, pasi ai ka të drejtën për t’u rigjykuar./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono