fatjon zhaporja

vlcsnap-error690-4-1280x720.jpg
ent ela15:02 | 23/02/2018

Ekspertët e aksidenteve në Durrës kanë përfunduar akt ekspertimin për aksidentin në Maminas, ku mbetën të vdekur drejtuesi i taksisë dhe pasagjerja, një vajzë e re. Sipas këtij akti fajtor është Fatjon Zhaporja, i cili ka qenë me shpejtësi të lartë dhe e ka goditur nga pas taksinë.

Fajtor për vdekjen e taksistit dhe një vajze ne aksidentin në Maminas është Fatjon Zhaporja, drejtuesi i benzit. Ai po udhëtonte me 150 km në orë në të njëjten korsi me taksinë që ishte me 80 km në orë.

Akti i ekspertimit autoteknik, tashmë është në duart e organit të akuzës. Ekspertët të aksidenteve në Durrës kanë nxjerrë si përgjegjës të aksidentit që i mori jetën Eleni Abdillarit, 23 vjeç dhe taksistit Bujar Agalliu, 60 vjeç, drejtuesin e automjetit Fatjon Zhaporja.

Referuar dinamikës së ngjarjes ata shprehen se taksia e drejtuar nga Bujar Agalliu po lëvizte në korsinë e shpejtësisë me rreth 80 km në orë, ndërsa makina tjetër me shpejtësi me mbi 150/ km. Sipas aktit drejtuesi i mjetit tip “Benz”-i i ka kërkuar të hape krahun dhe pikërisht në ate moment taksia u godit në pjesën e majtë të prapakolpit. Si pasojë taksia doli nga rruga në gjëndje të lirë duke ecur më shumë se 50 metra.

Marmita e taksisë, ka prekur në trotuar, duke bërë disa rrotullime për t’u përplasur më pas me reklamën e karburantit. Përplasja ka qenë aq e fortë sa i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme e vajzës dhe drejtuesit të taksisë. Kurse mjeti tip benz u gjet disa metra më larg. Në sediljen e shoferit kishte njolla gjaku ç’ka tregon që edhe drejtuesi i benzit është dëmtuar.

Por, krahas vlerësimit të ekspertëve do të jetë prokuroria ajo që pritet të vlerësojë më tej situaten.

Për to mbetet ende e paqartë se pse drejtuesi i mjetit tip benz e ka braktisur atë, duke ngritur dyshime  per një goditje të qëllimshme.  Për organin e akuzës ngjarja pritet të zbardhet vetëm me arrestimin e drejtuesit i cili që prej se enjtes është shpallur në kerkim. Dëshmitë e familjarëve të personave të përfshirë në aksident nuk kanë qenë ndihmuese, pasi të gjitha palët kanë pohuar se personat nuk kishin njohje me njëri – tjetrin.

Po kështu, uniformat blu kanë kanë sekuestruar të gjithë kartelat e klinikave private dhe qendrave shëndetësore shtetërore, pasi ka dyshime që Zhaporja mund të jetë mjekuar e më pas të jetë larguar përsëri. Kjo tezë nuk është vërtetuar ende nga grupi hetimor, duke krijuar dyshimet se autori që shkaktoi aksidentin me dy të vdekur mund të mjekohet në një banesë private. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono