fasada

62cbd77f-83f5-43db-b290-33a6668a4c36.jpg
R D18:48 | 05/01/2020

Era e fuqishme që po fryn sonte në Tiranë ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Më herët raportuam për pemë dhe shtylla të rrëzuara, ndërsa së fundmi abcnews.al ka mësuar se ka rënë fasada e një godine të vjetër në rrugën “Medar Shtylla” tek Komuna e Parisit.

Nga raportimet paraprake mësohet se është rrëzuar muri i një pallati 2-katësh që ndodhet pranë Qendres së Veprave të Artit, e njohur ndryshe si studioja e skulptorëve.

Stuhia i ka lëshuar tullat e palatit mbi një automjet që ndodhej i parkuar poshtë godinës. Mjeti i demtuar është tip Fiat 500 me targë AA500RY. /abcnews.al

*Foto nga vendi i ngjarjes

punetoret-1280x743.jpg
ad min16:00 | 16/08/2019

Dy viktima dhe tre të plagosur është bilanci i deritanishëm i një aksidenti në punë në Tiranë. 5 punëtorë ranë nga skela mbi të cilën po punonin, kur ajo u rrëzua.

Ngjarja e rëndë ndodhi tek një pallat në rrugën “Faik Konica” në Tiranë, i cili i ishte nënshtruar rikonstruksionit të fasadës. 3 punëtorë janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa dy të tjerë kishin mbetur nën rrënoja. Policia ka arritur të nxjerrë nga rrënojat trupat e punëtorëve të cilët fatkeqësisht kanë ndërruar jetë.

Sipas informacioneve paraprake, skela është shkëputur dhe disa punëtorë kanë rënë nga një lartësi prej pesë metrash, ndërsa të tjerët kanë arritur të shpëtojnë duke u mbajtur. Policia ka rrethuar zonën me perimetër sigurie dhe ka evakuuar banorët.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 15:00 në rrugën e “Elbasanit” nga një ndërtesë në rikonstruksion është shkëputur një pjesë  e skelës metalike. Si pasojë e shkëputjes së skelës janë dëmtuar 4 nga punëtorët të cilët ndodheshin duke punuar pranë këtij objekti, shtetasit G. B.,44 vjeç dhe E. L.,34 vjeç  janë dërguar të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Dy punëtorë të tjerë i ka zënë skela poshtë  dhe në këto momente është nxjerrë turpi i pajetë  njërit prej tyre. Policia e zjarrfikësja vijojnë punën për nxjerrjen e personit tjetër. Policia ka shoqëruar administratorin e punimeve  për veprime të mëtejshme Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijin punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

66348783_354687291896787_4397641603062169600_n.jpg
ent ela10:30 | 10/07/2019

Portrete, trupa, elementë grafikë, shkronja, hiper-realizmi në skaj të fotografisë. MuralFest, për vitin e dytë, e ka transformuar Tiranën në një muze të hapur. Shumë artistë erdhën nga e gjithë bota për të pikturuar muret e qytetit. Ndër veprat, ato që spikasnin janë portretet njerëzore dhe pjesëza nga kultura pop, mjedisi urban dhe natyra. 18 artistë të artit mural të ardhur nga Italia, Argjentina, Spanja, Polonia, Rumania, Greqia, Anglia, SHBA etj., me pikturat e tyre, sollën në muret e Kryeqytetit bashkëveprimin mes ideve të pjesëmarrësve dhe komunitetit.

Ky aktivitet u mbajt falë bashkëpunimit të Dekor Tirana dhe laboratorit te artit urban 167B/street te Leçes, Itali me mbështetjen e Drejtorisë të Punëtorëve nr 3 – Bashkia Tiranë, Ambasadës të Rumanisë, Institutit Italian të Kulturës dhe Aleancës Franceze.

Për organizatorët e Festivalit, qëllimi i këtij aktiviteti është t’i japë vazhdimësi imazheve që shprehin vlerat njerëzore, shoqërore duke respektuar identitetin multikulturor. MurAL Fest Tirana është një kontribut unik, i cili do t’i japë qytetit një nxitje për transformimin e Tiranës në kryeqytetin e artit dhe kulturës, një urë tregimesh të reja vizuale në Ballkan, si dhe bashkëpunime të pandërprera. Jeta e përditshme, rruga dhe historitë e saj janë të ndërthurura, duke u rritur në mure dhe reinventuar në një përzierje të gjuhëve në një mënyrë për të krijuar identitetin dhe ridizajnimin e hapësirës urbane, duke synuar ndërtimin e një historie të re.

 

 

NJOFTIMET-NE-PEME-DHE-FASADA-1280x720.jpg
ent ela15:10 | 09/05/2019

Pemët, shtyllat apo fasadat e ndryshme, prej kohësh përdoren për të vendosur njoftime të ndryshme në kryeqytet. Fenomeni sjell shqetësim për qytetarët që thonë se kryeqyteti duhet të ketë kënde të caktuara për të interesuarit.

Kjo është një panoramë që ndeshim vend e pavend në përditshmërinë tonë në kryeqytet

Lajmërimet dhe njoftimet e ndryshme i gjejmë nëpër pemë, shtylla apo dhe fasada të ndërtesave, qofshin ato te reja apo të vjetra.

Të pyetur nga ABC News qytetarët shprehen se vendosja e këtyre njoftimeve kudo, ngjan shumë shëmtuar e përbën edhe ndotje, ndaj ata shprehen se duhet të ketë kënde të caktuara për diçka të tillë

Prej zgjedhjeve të fundit pati një dakordësi mes aktorëve politikë, për të shmangur vendosjen e posterave e njoftimeve elektorale nëpër qytet, por duket se ky rregull nuk vlen për qytetarët e ndryshëm, ndërsa këto veprime përbëjnë kundravajtje administrative. /ABC news Albania 24/7

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono