familje

1-1.jpg
ent ela15:21 | 01/02/2018

President i Republikës Ilir Meta thotë se gjatë mandatit të tij nuk do të trajtojë më falje të dënimit, asnjë person i cili është dënuar për dhunë në familje. Njëkohësisht kreu i Shtetit shprehet se do kundërshtojë çdo amnisti të veprave penale të dhunës në familje apo të lidhura me to. Presidenti mori pjesë në koncertin e bamirësisë “Ende ka jetë” ku solli në vëmendje rastet e fundit tragjike të Ariela Muratit dhe Fildez Hafizit. Meta apeloi për një bashkëveprim të ri e të fuqishëm të institucioneve për të rritur fuqinë denoncuese ndaj çdo rasti dhune dhe ndëshkimin maksimal të këtyre krimeve./abcnews.al

vlcsnap-error558-1280x720.jpg
G. P.15:35 | 28/01/2018

Në vetëm 16 muaj në gjykatat e Shkallës së Parë dhe të Dytë në Shqipëri janë regjistruar plot 6307 çështje të dhunës në familje. Të dhënat tronditëse janë zbuluar nga një raport i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. ABC News ka siguruar procesverbalin e mbledhjes ku janë prezantuar të dhënat e inspektimit të kryer në gjykatat e vendit për gjykimin e dhunës në familje.

Një inspektim i Këshillit të Lartë të Drejtësisë mbi proceset gjyqësore me objekt dhunën në familje në gjykatat e vendit ka zbuluar të dhëna tronditëse. Sipas raportit të paraqitur në mbledhjen 18 Janarit 2018 të këtij këshilli, në vetëm 16 muaj gjykatat shqiptare të Shkallës së Parë dhe Apelit kanë regjistruar plot 6307 çështje kundër personave të akuzuar për dhunimin e familjarëve.

ABC News ka siguruar procesverbalin e mbledhjes, ku dalin në dritë edhe të dhëna të tjera të raportit të inspektimit të të shtrirë në harkun kohor Janar 2016 – Prill 2017.

Gjatë prezantimit të raportit kryeinspektorja e KLD-së, Marsida Xhaferrlari, ka cilësuar si shqetësues rritjen shume të ndjeshme e volumit të këtyre çështjeve. Shifra prej 6307 çështjesh duket edhe më problematike, kur e krahason me vitin 2014 kur ishin vetëm 2689 çështje gjyqësore për këtë lloj dhune.

Nga ana tjetër, është vënë re edhe një rritje e numrit të ankimeve ndaj vendimeve gjyqësore, plot 1128 të tillë.

“Në inspektimin tematik të vitit 2014, kujtojmë që kjo ishte një çështje sensitive, pasi konstatohej që palët nuk ankimonin vendimet e dhëna
nga gjykatat më të ulëta. Ne kjo na çon në konkluzionin që është rritur aksesi i viktimave në sistemin gjyqësor”.

Inspektimi ka konstatuar se në 283 raste gjykata ka refuzuar kërkesën për urdhër mbrojtjeje, 42 nga të cilat vetëm në Gjykatën e Elbasanit.

Por jo të gjitha çështjet finalizohen me dënimin e të akuzuarit. Raporti evidentonte si problematik faktin që në 1245 raste gjykimi i çështjeve të dhunës në familje është pushuar. Shkaqet janë të ndryshme, por ajo që vlerësohet si shqetësuese nga KLD është pushimi i çështjeve për shkak të normalizimit të marrëdhënieve midis të dëmtuarit dhe dhunuesit në familje.

Në përfundim, KLD sugjeron i sugjeron strukturave përgjegjëse të Ministrisë së Drejtësisë të analizojnë të dhënat e raportit për të
identifikuar çështjet që lidhen me përmirësimin e kuadrit ligjor të nevojshëm./abcnews.al

zjarr.png
ent ela10:06 | 25/01/2018

Pesë persona të një familjeje shqiptare humbën jetën në Tetovë si pasojë e zjarrit në banesën e tyre. Mediat maqedonase raportojnë se viktimat janë 39 vjeçarja Fatime Zulbehari dhe 4 fëmijet e saj, tre djem e një vajzë të moshës 5 , 8, 11, dhe 14  vjeç. Nga të dhënat e para mësohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga oxhaku i vendosur në katin e dytë të banesës. Momentin që flakët përfshinë banesën, bashkëshorti Sulejman Zulbehari, punonte roje nate, dhe nuk ka qenë në shtëpi. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike./abcnews.al

45B490DB00000578-0-Sophia_is_a_humanoid_robot_designed_by_Hong_Kong_firm_Hanson_Rob-a-49_1509028441932.jpg
us er20:15 | 24/11/2017

Vetëm një muaj pasi bëri histori si roboti i parë me një nënshtetësi nga Arabia Saudite, Sofia ka lajmëruar se ka dëshirë të krijojë një familje.
Roboti humanoid, i cili është modeluar sipas shëmbëlltyrës së Audrey Hepburn, dha një deklaratë këtë javë ku tha se “familja është diçka e rëndësishme”.
Ajo shtoi se, nëse do të kishte një vajze robote do ti vinte emrin e saj dhe se të gjithë robotët meritojnë të kenë një familje.
Sofia gjithashtu foli dhe për marrëdhëniet robot-njeri në të ardhmen, duke thënë se shikon një bashkëpunim të frytshëm dhe jo një zëvendësim të qenieve njerëzore.
Ajo gjithashtu tregoi se ka nevojë të kalojë më shumë kohë në racën tonë, në mënyrë që të kuptojë se si funksionojnë ndjenjat dhe logjika humane./abcnews.al

22854691_10212557211304223_881413155_n.jpg
us er14:47 | 27/10/2017
Denoncimet e rasteve të dhunës në familje në Lushnje jane shtuar ndjeshem muajt e fundit. Juristet dhe punonjesit sociale thone se ne nje shkalle te larte keto akte dhune ndodhin edhe per shkaqe banale. Brenda një dite në nr. 129 te policise bëhen dhjetra denoncime. Rasti më i fundit ishte kërkesa e babait për arrestimin e djalit të tij, për dhunë psikologjike. Sipas avokatëve, shumë denoncime mund të kursehen, sepse zgjidhja mund të gjendet brenda familjes. Kërkesat për arrestim kur dhuna ka motiv banal, përfundojnë në shkatërrimin e familjeve. Edhe një fjalë fyese e thënë në nxehje e sipër ka çuar palët në denoncim për dhunë. Në Lushnje vetëm 10% e rasteve të dhunës denoncohen në polici. Të dëmtuarve u mungon kultura juridike, pohojnë avokatët.
Po të analizosh rastet, shumica e tyre sheshohen duke biseduar brenda familjes. Kallëzimi i menjëhershëm dhe kërkesa e denoncuesit për arrestimin po shkatërrojnë familjet .
Në bashkinë Lushnjë, punonjëset e shërbimit social ,shprehin të njëjtin shqetësim. Sipas tyre, viktimat e dhunës në familje, mbërrijnë në këto zyra pasi marrin urdhrin e mbrojtes nga gjykata, dhe rastet banale tashmë kanë përfunduar në arrestime. Në gjykaten e Lushnjës janë regjistruar 160 raste dhune, përgjate 9- muajve të këtij viti. Vetëm në muajt gusht ,shtator janë gjykuar 68 raste. Me këtë ritëm statistikat e 2017 –ës për dhunën në familje, në Lushnjë klasifikohen në nivelet më të larta përgjatë 25 viteve.
https://youtu.be/ZYrcpD4bocs


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono