familje

vrasje-650x358.jpg
G. P.14:08 | 03/09/2018

Autoritetet maqedonase kanë hedhur dritë mbi ekzekutimin e një familjeje shqiptare me banim në Itali, që kishte shkuar në Dibër të Madhe për të kaluar pushimet. Hetuesit kanë vënë në pranga vajzën e madhe të familjes Poçesta, e cila dyshohet ta ketë kryer krimin për të marrë pasurinë e familjes.

Kishin shkuar për pushime në atdhe, por gjetën vdekjen. Dy prindër dhe vajza e vogël u ekzekutuan në mënyrë të pamëshirshme natën e një jave më parë në Dibër të Madhe.

Viktimat ishin anëtarët e një familjeje shqiptare nga Maqedonia, prej kohësh me banim në Trevizo të Italisë. Pas një javë hetime, policia maqedonase ka mundur të hedhë dritë mbi ngjarjen e rëndë duke vënë në pranga përgjegjësin, që është as më shumë e as më pak vajza e madhe e familjes, Blerta Poçesta.

Ministria e Brendshme maqedonase ka konfirmuar lajmin përmes një komunikate për shtyp, ku saktësohet se në pranga kanë rënë edhe dy bashkëpunëtorë të vajzës. Bëhet fjalë për dy persona të moshave 31 dhe 61 vjeç, banues në qytetet e Gostivarit dhe Debarit, që kanë patur role të ndryshme në organizimin e vrasjes së trefishtë.

Viktimat, Hamit, Nazmie dhe vajza 14 vjeçe Anila Poçesta kishin shkuar në Maqedoni për të marrë pjesë në dasmën e një të afërmi. Të tre ata u ekzekutuan gjatë orëve të natës, teksa ishin në gjumë dhe menjëherë më pas, Blerta ka marrë motrën tjetër më të vogël dhe është nisur me shpejtësi drejt Italisë për të fshehur gjurmët e saj.

Por pas qarkullimit të lajmit në media, 28-vjeçarja ka ndërruar destinacion duke devijuar për në qytetin e Debarit, ku dhe është arrestuar. Ndërkohë, dy personat e tjerë kanë ndihmuar njëri në gjetjen e armës së masakrës dhe tjetri në përgatitjen e arratisjes së vajzës.

Arrestimi është konfirmuar edhe nga nipi i familjes Poçesta, Amir Findo, sipas të cilit 28-vjeçarja ka pranuar krimin dhe ndodhet në qeli. Mbi Berta Poçestën rëndojnë prova të shumta, përfshirë një foto që e tregon atë në Maqedoni ditën e krimit, rrethanë që bie ndesh me deklaratën e saj të mëparshme, se ditën e vrasjes ndodhej në Itali.

Të tre të arrestuarit janë marrë tashmë në pyetje nga prokurori, ndërkohë që një gjyqtar ka vendosur masën e arrestit për 48 orë. Nga hetimet dyshohet që krimi të ketë ndodhur për motive familjare, konkretisht për të përvetësuar pasurinë e familjes.

Fillimisht për ngjarjen u dyshua Rasim Findo, kunat i Hamit Poçestës për shkak të diskutimeve mbi një sipërfaqe toke. I marrë në pyetje, Findo kishte deklaruar se mes dy familjeve kishte pasur diskutime për ndarjen e terrenit, por jo kontraste./abcnews.al

sepate-387x445.jpg
G. P.09:59 | 25/08/2018

Ndërhyrja në kohë e policisë parandalon një ngjarje të rëndë në një familje në Mallakastër. Dje në Fshatin Çorrush, ka ndodhur një konflikt për motive pronësie mes të afërmve të një fisi. Policia arrestoi në flagrancë 66 vjeçarin Zenel Lalaj dhe nipin e tij Besnik Lalaj 26 vjeç, për dhunë në familje. Po ashtu policia vuri në pranga 22 vjeçarin Fatjon Lalaj, banues në Mallakastër për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”. Ai ka dashur të hakmerret për dhunën ndaj babait të tij nga Zenel e Besnik Lalaj, duke tentuar t’i vrasë ata me sopatë, por ndërhyrja e policisë ka shmangur ngjarjen tragjike./abcnews.al

shqiptar.jpg
G. P.09:33 | 10/07/2018

Një shqiptari në Itali i janë vënë prangat pasi akuzohet për dhunë në familje. 33-vjeçari, emri i të cilit nuk është bërë publik, ka dokumente të rregullta qëndrimi në Itali dhe banon në Forli. Ai përfundoi në qelitë e paraburgimit në fundjavë pasi u denoncua nga e bashkëjetuesja italiane.

Sipas mediave italiane, shqiptari nuk pranonte faktin që të ndahej nga italiania, e cila në fakt kishte nxjerrë të gjitha sendet e tij personale jashtë apartamentit dhe kishte ndërruar edhe bravën e derës.

Kur ndërhyri policia, e gjeti shqiptarin të dehur duke kërcënuar dhe duke u përpjekur ta sulmonte italiane. Gjithashtu autoritetet i gjetën në makinë një mjet prerës 33-vjeçarit./abcnews.al

koreja-familjet.jpg
G. P.22:30 | 22/06/2018

Familjet  koreane të ndara nga lufta e viteve ‘50 do të mund të ribashkohen në fund të gushtit, ne kuader te një marrëveshjeje mes Veriut dhe Jugut.  Por që nga lufta e deri më sot, pak persona kanë mbetur gjallë për të përfituar nga pakti mes Seulit dhe Penianit.

Korea e Veriut dhe ajo e Jugut kanë rënë dakord të fillojnë sërish ribashkimet e familjeve të ndara nga lufta koreane, që shënoi dhe ndarjen e kufirit mes dy vendeve. Miliona koreanë u ndanë nga të dashurit e tyre si pasojë e konfliktit të viteve 1950-1953 dhe shumë prej tyre ndërruan jetë para se të mund të takoheshin sërish.

Ribashkimi, që pritet të realizohet në Gusht, do të jetë i pari që prej tetorit 2015 dhe vjen në një kohë, kur marrëdhëniet mes dy Koreve kanë ndryshuar. Për rifillimin e këtij procesi Seuli dhe Peniani ranë dakord në samitin e Prillit. Atëherë, delegatë nga të dyja palët u takuan në një lokalitet malor të Veriut dhe caktuan fundin e gushtit për ribashkimin.

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp saktësohet se periudha e zgjedhur është ajo nga data 20 deri më 26 gusht dhe pritet që nga të dyja palët të jenë rreth 200 persona. Ata do të mund të qëndrojnë me njerëzit e tyre për tre ditë, para se të kthehen në anët përkatëse të kufirit. Por koreanët e mbetur gjallë që nga fundi i konfliktit janë vetëm një fraksion i vogël i totalit prej 57 mijë personash të regjistruar në Kryqin e Kuq koreanojugor si të ndarë nga lufta./abcnews.al

lulzim-basah-1280x676.jpg
G. P.12:36 | 26/04/2018

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në Kamëz në familjen e Agim Bucit, që mbeti i vrarë mbrëmjen e së mërkurës gjatë një tentative grabitje në dyqanin e tij.

Ndërkohë, bashkëshortja e 52-vjeçarit, Merita Buci, mbeti e plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital.

Basha ngushëlloi familjen Buci dhe tha se pasiguria në familjet shqiptare dhe biznesin e vogël ka marrë përmasa tronditëse

“Jam sot këtu t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes Buci, për të ndarë me ta dhimbjen e madhe e tyrja, por që është edhe e të gjithë banorëve të Kamzës dhe të gjithë Shqipërisë”, u shpreh Basha.

Më tej, ai shtoi se, “Pasiguria e familjeve shqiptare, pasiguria e biznesit të vogël shqiptar ka marrë përmasa  tronditëse, ku në më pak se katër javë jo vetëm grabitjet janë bërë një lajm i përditshëm, por për fat të keq grabitjet janë shënuar me vrasje barbare siç ishte rasti i mbrëmshëm në Kamëz, siç ishte rasti në Fier para disa javësh. Për fat të keq kjo është dëshmi e dorëzimit total të shtetit të së drejtës, dështimit total të rendit publik dhe një apel i fortë për të lënë paradat, ngjyrat, fjalimet boshe dhe proceset fassadë sepse nuk mund të ketë polici në shërbim të qytetarëve kur kemi qeveri dhe ministra në shërbim të kriminelëve”.

Kryedemokrati Basha theksoi se do të jetë në mbështetje të familjarëve dhe se përqasja e Partisë Demokratike do të jetë toleranca zero ndaj krimit./abcnews.al

vlcsnap-error890-2-1280x720.jpg
ent ela16:27 | 24/02/2018

Kryeministri Edi Rama është ndalur për drekë në një prej fermerëve të fshatit Kozarë. Nuk kanë munguar batutat e kreut të qeverisë siç ndodh rëndom në të tilla takime jo formale.

Kjo është ndalesa e radhës së axhendës së kryeministrit Rama në Berat.

Më shumë se mesazhe për të përcjellë në drekën e shtruar me prodhime fshati në një prej fermerëve të Kozarës, kryeministri  tregon sa i sjellshëm është ndaj grave.

Salcë kosi, ullinj, qumështor, qepë të njoma janë vetëm disa prej pjatave që iu servirën kryeministrit, por siç ndodh në fshat nuk përjashtohen edhe mizat.

Për të zotët e shtëpisë një dolli me fund për kryeministrin nuk duhet të mungojë.

Ndrësa kryeministri e mbyll drekën me një dolli për gratë. /abcnews.al

partia-demokratike-1.jpg
G. P.19:47 | 20/02/2018

Partia Demokratike dorëzoi të martën në Kuvend kërkesën për mocion me debat me Kryeministrin Edi Rama për heqjen nga skema e ndihmës ekonomike të më shumë se 20 mijë familjeve në të gjithë vendin.

Në kërkesën e PD-së theksohet se përjashtimi i tyre është abuziv, i bërë në proçedura aspak transparente, në tejkalim të përcaktimeve ligjore dhe, me shumë gjasë, në kushtet e ndjekjes penale. Opozita e kërkon debatin me kryeministrin për këtë çështje që në seancën e së enjtes.

“Situata e verifikuar deri më tani është shkaktuar prej papërgjeshmërisë së qeverisë dhe ka rënduar gjendjen e këtyre familjeve në kufijtë e një drame njerëzore dhe të një emergjence kombëtare, pasi ndihma ekonomike është e vetmja mundësi mbijetese për ta”, thuhet në kërkesën e Partisë Demokratike./abcnews.al

vlcsnap-error628-1280x720.jpg
G. P.16:49 | 13/02/2018

60 familje të komunitetit rom në Shkozë kanë një banesë të re. Projekti “New House – New Life” u financua nga Bashkia e Tiranës dhe një fondacion italian.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, së bashku me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, dhe ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ishin në një nga familjet përfituese për t’u uruar për shtëpinë e re.

Sipas kryetarit të Bashkisë, Tirana është qyteti i parë që i jep zgjidhje të qëndrueshme strehimit të kësaj shtrese të shoqërisë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, vlerësoi angazhimin e Bashkisë, që brenda një kohe të shkurtër mundësoi strehimin e familjeve të komunitetit rom.

Ndërsa ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, tha se këto janë fonde të shpenzuara me shumë dashuri./abcnews.al

vlcsnap-error181-1280x720.jpg
G. P.15:36 | 12/02/2018

Biznesmeni shqiptar, Kadri Morina, vlerësohet nga familja mbretërore spanjolle. Presidenti i Eurosig Group përfitoi nga ky rast për të promovuar vlerat e Shqipërisë.

Presidenti i Eurosig Group, Kadri Morinaj, u prit dhe u nderua nga familja mbretërore e
Spanjës për kontributin në fushën e biznesit dhe angazhimin për promovimin e tolerancës fetare në Shqipëri.

Në mbrëmjen gala organizuar në Madrid ku mori edhe çmimin, Morina foli për atë çfarë vendi yne ofron për investitorët e huaj.

Kadri Morinaj: “Gjatë vizitës time në Spanjë, m’u dha mundësia të promovoj Shqipërinë në prag të negociatave per anëtarësim në BE. Pata mundësinë gjithashtu, të takoj përfaqësues të familjes mbretërore, biznesmenë, familje aristokrate të Spanjës dhe në bisedat që pata me ta, u përpoqa të shpalos vlerat e Shqipërisë dhe mundësinë që ofron ajo për investimet e huaja. Biznesmenë spanjollë, të të gjitha fushave, porn ë veçanti të industrisë financiare, të sigurimeve, si dhe të agroturizmit e bujqësisë, shprehën interes për vendin tonë dhe një pjesë e tyre, madje edhe nga New York, që ishin në këto takime, Brenda një afati 3-mujor, do të vizitojnë Tiranën. Gjithashtu, pata mundësinë të takoj dhe profesorë të njohur spanjoll, me të cilët bisedova për mundësinë e ofrimit të bursave studentëve shqiptarë, me qëllim që edhe Tirana të bëhet si metropolet tjera, dhe këta
student, pas studimeve në Spanjë, të kthehen në vendin e tyre, si një aset shumë i çmuar”, tha Morinaj, duke falenderuar familjen mbretërore të Spanjës për vlerësimin e bërë.

Anëtari i familjes mbretërore spanjolle, Enrique de Barbon, vlerësoi rolin e Morinës si filantrop.

“Është e rëndësishme prania e Z.Morinaj, pasi ne këtu në Spanjë, kemi nevojë për përfaqësues të
denjë të Shqipqrisë. Ai është një biznemen që gjithçka e ka arritur vetë dhe e vlerësojmë shumë
edhe rolin e tij si filantrop. Ai është një personalitet i rëndësishëm nga Shqipëria dhe është shumë e rëndsësishme për ne, që ai ndodhet këtu në Spanjë”, tha Enrique de Barbon.

Biznesmeni Morinaj është i njohur si filantrop dhe promovues i vlerave të Shqipërisë nëpër botë.

vlcsnap-error625-1280x720.jpg
ent ela09:30 | 05/02/2018

Familja Kaloshi në Fushë Krujë ka përjetuar orë tmerri kur katër persona të armatosur e sulmuan dhe grabitën gjithçka gjetën aty.

Një familje u sulmua nga persona të armatosur dhe të maskuar në Fushë Krujë. Sipas policisë autorë të paidentifikuar hynë në banesën e Blerim Kaloshit  36 vjeçar dhe duke kërcënuar kanë marrë një shumë parash, bizhuteri dhe një mjet tip Volsvagen.

Vetë Kaloshi i tregoi ABC News, se ishin katër persona, dy me automatikë dhe dy me pistoletë. Ai u ka hapur portën kryesore kur njëri i vuri armën në kokë.

Kaloshi u dha dy milionë lekë që kishte në shtëpi, por ata grabitën çfarë gjetën, florinj e sende me vlerë. Kurse 36 vjeçarin e mbyllën me çelës në banjo.

 

 

Por sapo largoheshin nëe shtëpi mbërriti dhe nipi i Kaloshit, i cili pësoi të njëjtin fat.

Atij i morën 1 milionë e gjysëm lekë që kishte me vete dhe i grabitën edhe mjetin.

Kaloshi ka bërë denoncim në polici, po deri tani nuk ka asnjë gjurmë rreth një bande të armatosur që sulmoi në mes të qytetit.

Në polici dajë e nip kanë deponuar që autoret kishin dialekt verior.

/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono