familje

familje-pa-uje.jpg
G. P.13:30 | 16/08/2019

200 familjet e një fshati në Prrenjas po përballen me mungesën e ujit të pijshëm. Banorët tregojnë se kjo ndodhi menjëherë, pasi u ndërtua ujësjellësi i ri. Asnjëherë më parë banorët e fshatit Bërzeshtë, nuk kishin vuajtur për ujë të pijshëm.

Prej 500 vjetësh nuk u ka munguar uji. As ai i pijshëm dhe as ai për nevoja të tjera. Është quajtur gjithnjë Bërzeshtë e shtatë burimeve. Aty tek rrapi ku dikur bëhej kuvendi i burrave.

Por ka ca gjëra që ndodhin vetëm në Shqipëri. Disa muaj më parë vendorët e zonës së Qukësit në Prrenjas, pjesë e së cilës është dhe fshati Bërzeshtë zbarkuan këtu dhe u premtuan banorëve ujësjellës të ri. 24 orë ujë në ditë dhe pse ujë kishin. U ngrit depozita, u shtruan tubacione. U ndërtuan 20 çezma. Por jo vetëm që ujë nuk erdhi, por u iku dhe ai që kishin.

“Që kur u bë investimi ne jemi pa ujë”.

Të gjitha pusetat e ujit të shtrira në fshat janë të hapura pa asnjë lloj sigurie. Banorët ankohen se kjo situatë u ka krijuar edhe konflikte të mëdha. Ato kërkojnë që uji të rikthehet në depon e vjetër duke nxjerrë jashtë funksionit pusetat e reja. Kështu të paktën besojnë se nuk do të vuajnë nga etja./ABC News Albania 24/7

fier-spitali-1280x659.jpg
G. P.20:40 | 27/07/2019

Një familje është përfshirë në aksident mbrëmjen e së shtunës në Varibob të Fierit. Mësohet se mjeti tip “Peugeot”, i cili drejtohej nga 30-vjeçarja E.H. ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit, nëna e saj, G.Z, 46 vjeç, banuese në Vlorë edhe 2 fëmijët e mitur 2 dhe 6 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e personelit mjekësor në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

pres-de-trente-militants-se-sont-reunis-toute-la-journee-de-lundi-pour-s-opposer-a-l-expulsion-de-deux-familles-de-migrants-photo-progres-guillaume-sergent-1562613445.jpg
Sej rie10:40 | 10/07/2019

Disa familje refugjatësh në Francë, të cilat duhej të dëboheshin më 8 Korrik u është dhënë një afat prej 7 ditësh që të bëhen gati. Por shoqatat që janë në ndihmë të emigrantëve janë të shqetësuara për situatën.

Në mesin e refugjatëve të kërcënuara me dëbim janë edhe dy familje shqiptare.  Aktivist të janë të gëzuar që autoritetet franceze u kanë lënë një javë kohë.

Por problemi vazhdon. Të ballafaquar me këtë situatë, që konsiderohet e patolerueshme nga disa aktivistë, atë bëjnë të ditur se mobilizimi do të vazhdojë.

“Ne kërkojmë nga autoritetet t’u japin këtyre njerëzve kohë për të përmbushur kërkesat e prefekturës”, tha një anëtar i grupit, i cili dëshiron të mbetet anonim. Rreth 50 njerëz, përfshirë 34 fëmijë janë nën urdhrin e detyrimit për të lënë territorin francez./abcnews.al

aksidenti.jpg
G. P.10:15 | 03/04/2019

Të tjera detaje janë publikuar pas rrëzimit të një aeroplani në Maqedoninë e Veriut pasditen e djeshme. Viktimat janë të gjithë anëtarë të një familjeje; Boshnakov Georgi, bashkëshortja e tij, si dhe dy vajzat binjake të moshës 14-vjeçare. Viktimat, sipas autoriteteve maqedonase, janë shtetas bullgarë.

Ekipet e kërkimit vazhdojnë punën për të gjetur trupat e pajetë dhe mbetjet e aeroplanit të aksidentuar në malin e Jakupicës në Maqedoninë e Veriut. Aksidenti fatal ka ndodhur rreth orës 16.00 të ditës së djeshme, kur piloti ka humbur komunikimin me qendrën e kontrollit të fluturimeve.

Nga informacionet e para u theksua se fatkeqësia ka ndodhur si pasojë e motit të keq dhe turbulencave. Aeroplani ishte i tipit “Cesna P210N” dhe po fluturonte nga Ohri për në Sofje./abcnews.al

cifti-gramsh-1280x774.jpg
ent ela14:40 | 23/03/2019

Një 35-vjeçar ka mbytur bashkëshorten e tij në banesë. Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Gramshit. Autori ishte dënuar dy herë për dhunë në familje dhe trajtohej me kemp pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Kjo është shtëpia ky jetonte çifti Hysa në fshatin Grekan të Gramshit.

35 vjeçari pas një konflikti ne mesnate mbyti bashkëshorten e tij në krevat. Viktima është 32 vjeçarja Gurije Hysa.  Menjëherë pas krimit autori Alvin Hysa ka njoftuar babanë e tij dhe motrën për aktin që kishte kryer dhe e ka pritur policinë në banesë.

Tre fëmijët e mitur të çiftit ndodheshin tek prindërit e viktimës në një fshat tjetër të Gramshit. Dyshohet se autori ushtronte dhunë vazhdimisht në familje.  35 vjeçari kishte kryer me herët edhe dy dënime për dhunë në familje.  Madje ai trajtohej edhe me kemp pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor./abcnews.al

dj-vicky.jpg
G. P.19:50 | 09/03/2019

Dj Vicky është një nga personazhet më me humor në show bizz-in shqiptar, por gjithashtu edhe familjar. Ai ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb”, ku është pyetur nëse ka ndryshuar që kur është bërë baba.

Dj Vicky: Që kur u bëra me fëmijë kuptova sa e bukur ishte jeta, kur je vetëm. Kjo është pak, por e rëndësishme. Mundohem të bëj sa më shumë gjëra që në fund të ditës t’i sigurohet shtëpisë ajo gjëja standarde që të mos fillojë dieta. Mos të vuajmë për bukë. Kam impenjime më shumë dhe mundohem të jem më shpesh në shtëpi.

Aulona: Ti je?

Dj Vicky: Jam, jam.

Fatma: Si je si baba? Ja karagjoz apo autoritar?

Dj Vicky: Jam karagjizë. Mundohem deri diku me timen, por jam Vicky.

/abcnews.al

guaido.jpg
G. P.22:13 | 31/01/2019

Lideri i opozitës në Venezuelën e përfshirë nga kaosi ka denoncuar kërcënimet e bëra ndaj familjes së tij nga forcat e sigurisë, aleate të presidentit Maduro. Megjithatë, Huan Guaido ka deklaruar se diktatura nuk e tremb dhe se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga vizioni i tij për vendin.

Presidenti i vetëdeklaruar i Venezuelës, Huan Guaido ka deklaruar se familja e tij është kërcënuar për shkak të aktivitetit të tij politik. Në një fjalim të mbajtur në Universitetin Qendror të Venezuelës, Guaido ka bërë me dije se policia ka kontrolluar shtëpinë e tij për t’i arrestuar bashkëshorten.

“Forcat speciale ishin në shtëpinë time duke kërkuar për Fabianën”, ka thënë kreu i opozitës duke iu referuar të shoqes.

Ai ka paralajmëruar forcat e sigurisë se do të mbajnë përgjegjësi nëse i ndodh gjë fëmijës së tij, që është vetëm 20-muajsh. Lideri i vetëshpallur i tha këto në kuadër të një fjalimi ku prezantoi vizionin e tij për të ardhmen e Venezuelës.

“Diktatura mendon se do ta na trembë, por kjo nuk do të ndodhë”, vijoi ai.

Guaido u vetëshpall president i përkohshëm i vendit latin më herët gjatë muajit dhe menjëherë statusi i tij u njoh nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të Amerikës së Jugut. Ndërsa Rusia, Kina, Turqia dhe Meksika rikonfirmuan mbështetjen për Nikolas Maduro, duke e cilësuar si udhëheqësin legjitim të vendit. Mbështetja e forcave të sigurisë ka qenë një element kyç që Maduro të ruajë pushtetin e tij, por Guaido pretendon se ka zhvilluar bisedime sekrete me oficerë të lartë të ushtrisë për të organizuar rrëzimin e tij.

Venezuela është përfshirë nga protestat që kur Maduro nisi mandatin e dytë si kryetar shteti më 10 Janar. Ai u rizgjodh vitin e kaluar në një proces zgjedhor të kontestuar, ku shumë kandidatë të opozitës nuk u lejuan të merrnin pjesë ose u burgosën. Krahas krizës politike, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, rreth 3 milionë njerëz janë detyruar të braktisin vendin./abcnews.al

trois-des-quatre-familles-de-migrants-actuellement-a-la-rue-etaient-presentes-lundi-soir-place-de-la-barre-avec-des-benvoles-du-collectif-monnier-photo-a-w-1548755841.jpg
ent ela09:31 | 30/01/2019

Disa villnetarë si dhe ndihmës të azilkërkuesëve kanë denoncuar situatën aktuale të katër familjeve nga Shqipëria, të cilat aktualisht jetojnë në Macon.

“Në total, dymbëdhjetë njerëz, duke përfshirë një fëmijë 13-vjeç dhe një grua shtatzënë 6-muajshe janë lënë në rrugë në Macon. Ndërsa një familje tjetër ka që nga 10 Dhjetori që jeton në rrugë. Ne ia kemi dërguat si rast prefektit, por asgjë nuk ka ndryshuar. Ne jemi të zemëruar nga kjo situatë”, tha një vullnetar.

Sipas grupit, këta emigrantë janë regjistruar të gjithë në platformën e pritjes për azilkërkuesit në Mathieu, në qendër të qytetit të Macon. Vullnetarët  janë duke i kërkuar Prefekturës “strehimin”,  për azilkërkuesit që jetojnë rrugëve prej disa javësh. “Disa familje janë ende të vendosur në gjimnazin Perrières. Aty ka vend edhe për familjet që janë në rrugë, mund të vendosen aty”, thotë një tjetër vullnetar./abcnews.al

dru.jpg
G. P.15:25 | 30/11/2018

Temperaturat dimërore shpesh kthehen në sfidë dhe kosto të madhe për shumë shqiptarë për të siguruar ngrohjen në banesa. Në Tiranë, mënyra më e përdorur për ngrohje është energjia elektrike.

Ndonëse ditë të ftohta,  shumë shqiptarë janë të kursyer për ngrohjen e banesave pasi ajo kushton shtrenjtë. Në Tiranë, energjia elektrike mbetet mundësia më e përhapur për ngrohje, edhe pse e kushtueshme. Familjet me më pak të ardhura apo pensionistët thonë se nuk mund t’ i lejojnë vetes ngrohjen elektrike gjatë gjithë ditës.

“Drutë kanë shkuar në stratosferë dhe nuk i merr dot më. Korenti po ashtu”, tregoi një qytetar.

“Me gaz duhet me u ngroh se me korent të fik derën”, u shpreh një qytetare.

“Ku ke leverdi me korent? Me gaz ngrohemi”, tha një qytetar tjetër.

Në pamundësi për të përballuar ngrohjen me anë të energjisë elektrike apo të gazit, zgjidhen edhe mënyra të tjera.

“Batanija është ekonomike”, u shpreh një qytetar.

“Shqiptarët dihet se ku janë. Dielli na ngroh ditën, natën na ngroh fryma”, tha një tjetër.

Me energji elektrike apo me gaz, kjo është mënyra e ngrohjes për shumicën e familjeve  në Tiranë, sidomos për ato që jetojnë në pallate apo në zonat qendrore të kryeqytetit. Të tjerë në zonat rurale, përdorin sobat me dru për ngrohje dhe gatim, ndonëse edhe çmimi i druve të zjarrit mbetet i konsiderueshëm për buxhetet familjare./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono