familje shqiptare

viktima-dhe-djali.jpg
G. P.11:04 | 22/02/2019

Ngjarja e rëndë që ndodhi më 16 Shkurt në një familje shqiptare në Selanik të Greqisë, ka prapa një histori të dhimbshme. 20-vjeçari shqiptar që u arrestua fillimisht si i dyshuar për vrasjen e babait të tij, u la i lirë pasi u provua nga ekspertiza mjeko-ligjore se është i pafajshëm. Në polici ai ka treguar çfarë ndodhi mbrëmjen e 16 Shkurtit, si dhe ka folur për problemet familjare.

Babai i tij 48-vjeçar që humbi jetën, ishte një person i alkoolizuar dhe dhunonte bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij 20 dhe 19 vjeç. Viktima ka punuar në një kompani mishi, ndërsa vitet e fundit ishte i papunë, sipas mediave greke. Banorët e fshatit e përshkruajnë atë si një person që vazhdimisht ishte në gjendje të dehur. Ata kanë thënë për shtypin grek se viktima sillej keq me familjarët e tij, ndërsa 20-vjeçarin e kanë përshkruar si djalë të mirë.

Ndërsa tezja e të riut, thotë se 48-vjeçari i kishte kërcënuar edhe me vrasje.

“Pinte shumë, nuk dinte çfarë bënte, na kërcënonte. Më ka telefonuar motra ime dhe më ka kërkuar ndihmë, thoshte që do t’i vriste, kishte 3 thika”, është shprehur ajo për televizionin Star.

Pasditen e së shtunës, kur dhe ndodhi ngjarja, 48-vjeçari kishte shkuar tek kafeneja ku ndodhej djali i tij 20-vjeçar dhe filloi ta fyente pa shkak. Për të shmangur konfliktin, i riu u largua. Në këtë moment, babai e goditi, por 20-vjeçari nuk i ktheu dorë dhe nisi të largohej me nxitim. I ati nuk e la me aq, por hipi në motorin e tij dhe i doli përpara djalit duke i prerë rrugën. Aty filluan të grindeshin të dy me njëri-tjetrin. Para hetuesve, 20-vjeçari ka thënë se i ktheu dorë, por jo për ta vrarë.

“E godita 2-3 herë me grushte, por nuk mendoja se do të vdiste. Nuk e godita për ta vrarë”, ka thënë ai. Gjykatësi grek, në vendimin që dha, argumentoi se dëshmia e djalit ishte e vërtetë. Kjo bazohet në ekspertizën mjeko-ligjore, sipas së cilës, 48-vjeçari shqiptar humbi jetën për shkak të problemeve në zemër. Goditjet nga djali nuk ishin aq të forta sa për t’i shkaktuar atij vdekjen. Për këtë arsye, 20-vjeçari u la i lirë me detyrimin për t’u paraqitur dy herë në muaj në polici.

Trupi i pajetë i 48-vjeçarit u gjet në tokë në një park të fshatit dhe djali i tij u shoqërua si i dyshuar për vrasjen. Kjo për shkak se një grua kishte deklaruar në polici si dëshmitare se kishte parë që viktima ishte grindur me një person tjetër, me djalin e tij. Por nga hetimet rezultoi se 20-vjeçari është i pafajshëm dhe nuk ka pasur qëllim të vriste të atin. /tvklan.al

rodos.jpg
ent ela09:18 | 11/02/2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Greqi. Djali i tyre vetëm 12 vjeç ka humbur tragjikisht jetën të dielën në Rodos, në rrethana ende të paqarta. Sipas CNN grek, i mituri u gjet nga autoritetet pa ndjenja në ujë, në zonën e Zefyros.

12-vjeçari u transportua me ambulancë drejt spitalit, por fatkeqësisht mjekët nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar.

Autoritetet Portuale në Rodos, të cilët po kryejnë hetimet paraprake, kanë urdhëruar kryerjen e ekzaminimit mjekoligjor, që pritet të zbardhë edhe shkaqet e vdekjes së të miturit. Mediat fqinje nuk japin detaje rreth identitetit të 12-vjeçarit apo familjes së tij./tvklan.al

drug.jpg
G. P.13:45 | 10/06/2018

Një familje shqiptare është ndaluar në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë pasi agjentët e sigurisë kufitare zbuluan 53 pako me marjuanë në makinën e tyre.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat kroate. Shoferi 41-vjeçar, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët, të gjithë nga Shqipëria, tentuan të kalonin kufirin duke trafikuar 28 kilogramë marjuanë.

Por agjentët ndaluan makinën për shkak të aromës së fortë të marjuanës që vinte nga mjeti. Ata më pas zhvillon një kontroll të imtësishëm dhe zbuluan që droga ishte fshehur poshtë sediljes së shoferit dhe pasagjerëve./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono