familjaret

gruaja-Admir-mUra5taj-1280x659.jpg
ent ela11:47 | 10/04/2019

Familjarët e të dyshuari Admir Murataj, personi i cili mbeti i varë ditën e djeshme gjatë grabitjes në Rinas janë paraqitur në morg. Ka qenë bashkëshortja e Muratajt, e cila konfirmoi identitetin e tij mëngjesin e kësaj të mërkure në Morgun e kryeqytetit. Admir Murataj nuk është emër i panjohuar. Ai ka qenë protagonist dhe organizator i të paktën tre grabitjeve të tjera të parave të bankave, dy në 2015-n dhe një 2017-n, për të cilën vetëm pak kohë më parë u dënuan 8 persona, Murataj ishte person i shpallur në kërkim prej 2 vjetësh. Ai mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, pas grabitjes së parave ditën e djeshme./abcnews.al

lezhe-1280x685.jpg
ent ela16:23 | 21/02/2019

Familjarët e Mirash Lulit për të cilin u thanë se e vrau i biri në Greqi tregojnë version e vertetë të ngjarjes. Njeriu i tyre ka vdekur nga zemra dhe gjykata greke nxori të pafajshëm të birin 20 vjeçar.

48-vjeçari nga Lezha që u gjet i vdekur 3 ditë më parë në Agios Athanasios të Greqisë ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.

Ekspertiza mjeko-ligjore e kryer në trupin e viktimës ka faktuar se vdekja e Mirash Lulit ishte aksidentale duke çliruar në këtë mënyrë nga akuzat të birin 20 vjeçar, i cili ishte ndaluar si i dyshuar për vrasje.

Gjykata e Selanikut e ka shpallur të pafajshem duke e liruar në sallën e gjyqit. Trupi i pa jetë ka mbërritur të mërkurën në familjen Luli në Tale të Lezhës e cila ka hapur dyert e mortit.

Por ata janë të indinjuar mbi akuzat e hedhura kryesisht nga media duke e rënduar akoma më shumë pikëllimin e tyre. Vëllai i viktimës Agustin Luli ka folur për mediat duke kërkuar prej tyre që t’i lënë të qetë pas vuajtjes që u kanë shkaktuar.

Viktima, Mirash Luli, u gjet i pajetë, të henën  në një fshat të Selanikut në Greqi dhe policia ndaloi për këtë ngjarje të birin 20 -vjeçar. Por të murkurën ai u la i lirë , pas hetimeve të kryera nga prokurorët dhe policia./abcnews.al

KERKIMET-PER-PESHKATARIN-FAMILJARET_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.01-1280x688.jpg
ent ela17:10 | 30/01/2019

Familjarët e peshkatarit që u mbyt dy ditë më parë në lumin Drin të Lezhës kanë denoncuar në media ndërprerjen e kërkimeve për gjetjen e trupit të pajetë të 54 vjeçarit. Ata thonë se polumbarët që kryen kërkime në lumë ishin amatore dhe nuk kishin mjete me vete.

Që prej pasdites së të martës polumbarët e forcave RENEA kanë ndërprerë kërkimet, për gjetjen e trupit të pajetë të peshkatarit në Lezhë. 54 vjeçari u mbyt dy ditë më parë në ujerat e lumit Drin. Në këto kushte familjare e banore të zonës kanë nisur ta kërkojnë vetë me mjete rrethanore.

Shyqyri Zeqja, vëllai i viktimës:  “Është turp që shteti vjen me dy amatorë polumbarë pa mjet lundrues pa kurrëgjë veç sa me thënë normal”.

Vëllai i viktimës Shyqyri Zeqja flet për neglizhim nga organet përgjegjëse të cilët nuk kanë vepruar siç duhet.

Shyqyri Zeqja:  “As polumbarë as shteti nuk dëgjohet fare”.

54 vjeçari Agim Zeqja është mbytur në lumë pasditen e së hënës teksa po zinte peshk. Dyshimet për një atak kardiak që mund t’i jetë shkaktuar nga rënia në lumë. Mendohet se 54 vjeçari ka qenë vetëm duke zënë peshk në momentin kur është mbytur. /abcnews.al

zjarri-lushnje-1280x652.jpg
ent ela17:56 | 25/01/2019

Në vetëm pak minuta është shkrumbuar nga flakët një shtëpi banimi në fshatin Lekaj të njësisë administrative Hysgjokaj në bashkinë e Lushnjes.

Flaka ka nisur si pasojë e daljes jashtë kontrollit të një ngrohësi me gaz, e mb pas zjarri ka përfshirë gjithë banesën. Ndërsa familjarët kanë mundur të shpëtojnë dhe të dalin jashtë ndërtesës.  Ndërhyrja e sektorit të zjarrfikëses Lushnje ka izoluar zjarrin, por dëmet materiale janë të mëdha./abcnews.al

VETEDOREZOHET-BALILI-1280x720.jpg
ent ela15:42 | 16/01/2019

Një ditë pas vendosjes në pranga, Klement Balili është lejuar që përveç avokatit të tij, të vizitohet edhe nga familjarët. I etiketuari si “Eskobari i Ballkanit” po qëndron në qelinë VIP të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërsa të enjten pritet të dalë për rivlerësimin e masës së sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tij nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Familjarët nuk kanë zgjedhur ta braktisin në këto ditë të vështira Klement Balilin të ashtuquajturin “Eskobar i Ballkanit”.

Pas vetëdorëzimit të Balilit prej mesditës së të martës, ai ndodhet në qelinë VIP të drejtorisë së Policisë së Tiranës.

46-vjeçari ndodhet i vetëm në dhomat e paraburgimit, ku pritet të njihet të enjte me vendimin e gjykatës së Krimeve të Rënda të vendosur më herët ndaj tij “arrest në burg në mungesë”.

Vetëdorëzimi i Balilit është shoqëruar me pikëpyetje, pasi vijojnë të mbetet minster disa nga kushtet që ai ka vendosur për t’iu dorëzuar drejtësië. Lidhur për këtë çështje ka folur në studion e ABC Neës edhe zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj. Sipas tij, hidhen poshtë zërat se Balili mund të ektradohej drejt shtetit Grek dhe prandaj iu dorëzua drejtësisë Shqitare.

Julian Hodaj:  “Avokati më normal në Republikën e Shqipërisë e di që mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka një marrëveshje ekstradimi për shtetasit shqiptarë. Republika e Shqipërisë ndalon që shtetasit shqiptarë të ekstradohen në vende të treta, përveç rasteve kur ka një marrëveshje specifike. Me Greqinë nuk ekziston një marrëveshje e tillë, që do të thotë se në asnjë moment nuk ka rrezik ekstradimi”.

Nr.2., i  ministrisë së Brendshme theksoi se policia dhe partnerët e saj kishin rënë në gjurmët e të shumëkërkuarit, dhe ky presion sipas Hodaj detyroi Balilin të dorëzohej.

“Ka pasur shumë tentativa dhe ka qenë një operacion shumë i ndërlikuar gjurmimi. Ka qenë një operacion që ka pasur 15 apo 20 tentativa për ta individualizuar vendin dhe për ta kapur. Ka pasur trysni edhe mbi familjarët edhe mbi përfaqësuesit që të mund të dorëzohej. Dhe fatmirësisht dje ai u vetëdorëzua. Kështu mbyllet një proces i rëndësishem që ka qenë mjaft i mbështetur nga partnerët ndërkombëtar dhe nga agjencitë ligjzbatuese”.

Karër janë akuzat që prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur ndaj Klement Balilit, ku më e rënda është ajo e  “Trafiku të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”., Shorti elektronik ka përcaktuar si gjyqtare paraprake të dosjes “Balili”, Miliana Muçën ndërsa prokurorë është Ened Nakuçi./abcnews.al

FIER-DENONCIMI-SPITAL-1280x720.jpg
ent ela16:27 | 31/12/2018

Në Fier një 43 vjeçar ka humbur jetën dhe familjarët akuzojnë se ai nuk u mjekua mirë, ndërsa shkoi natën në spital. Por mjekët thonë se ai kishte rënë nga lartësia. Porkuroria e Fierit ka nisur hetimet.

Në Fier një 43 vjeçar ka humbur jetën dhe familjarët akuzojnë se ai nuk u mjekua mirë, ndërsa shkoi natën në spital. Por mjekët thonë se ai kishte rënë nga lartësia. Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet. Familjarët e një 43- vjeçari nga Fieri po kërkojnë ndëshkimin e mjekëve që sipas tyre e lanë pacientin të vdiste për shkak të mosdhënies së ndihmës së duhur.

Besnik Ramaj nga lagjja 1 Maj në Fier, humbi jetën disa ditë më parë në ambulancë. Ai po dërgohej drejt kryeqytetit, pasi kishte qëndruar në spital gjatë natës.

Babai i të ndjerit, Bajram Rama: “Neve nuk kemi asnjë lloj dokumenti, por nisemi nga kohëzgjatja që është mbajtur në spital, për mendimin tonë nuk i është dhënë ndihma e duhur”.

Rasti është bërë publik vetëm pasi familjarët kërkuan avokat për të bërë kallëzim penal. Ishte avokati Kujtim Cakrani që denoncoi rastin si neglizhencë të mjekëve, ndërsa drejtoria e spitalit të Fierit pretendon se mjekët nuk kanë neglizhuar në mjekimin e 43 vjeçarit.

E ëma Drita Ramaj: “E çuam në një të natës dhe në mëngjes e nisi doktori për në Tiranë, se e kërkuam ne. Tani ne nuk kërkojmë gjë tjetër, kërkojmë vetëm drejtësi. Të zbardhet e vërteta”.

Shkaku i vdekjes mbetet i paqartë. Nga njëra anë familjarët tregojnë se i ndjeri shkoi në spital me shqetësime në frymëmarrje dhe djersë të ftohta rreth orës 1 të mëngjesit kurse mjekët pretendojnë se 43- vjeçari kishte rënë nga lartësia. Kallëzimi penal i regjistruar në prokurori nëpërmjet shqyrtimit të kartelës mjekësore pritet të zbardhë shkakun e vdekjes./ abcnews.al abcnews.al

HETIMET-FERRACAKU-1280x720.jpg
ent ela13:19 | 15/11/2018

Mbi 40 persona janë shoqëruar në komisariatin e Shkodrës për ekzekutimin e Fatos Ferracakut, por ende nuk ka një të dyshuar. Sipas grupit hetimor vrasja është kryer nga profesionistë dhe motoçikleta e përdorur prej tyre rezulton e paregjistruar në sistem. Një ditë pas ekzekutimit të 40 vjeçarit në drejtorinë e Policisë së Shkodrës shkuan edhe zyrtarë të lartë të policisë së Shtetit.

Familjarët e 40 vjeçarit të vrarë në atentatin e së mërkurës Fatos Ferracakut kanë deklaruar në policinë e Shkodrës se nuk kanë konflikte me askënd.

Nga marrja në pyetje e dëshmitarëve grupi hetimor ka arritur të sigurojë të dhënat të pakta për të rënë në gjurmët e autorëve. Mes të shoqëruave ishte edhe Mustafa Liçi, vëllai i Fatbardh Liçit i vrarë muaj më parë në Shkodër. Pasi ka dhënë deklaratën në polici Liçi është lënë i lirë.

ABC Neës ka mësuar se atentatorët ishin dy persona me skafanda në kokë dhe udhëtonin me një motoçikletë ngjyrë të zezë e llojit T Max.

Njëri prej tyre ka zbritur nga motori dhe ka qëlluar me armë nga një distancë rreth 2 metra larg Ferracakut.

Ky i fundit po bisedonte me kunatin e tij Fatmir Mehaj, të dy tregtarë peshku. 40 vjeçari është qëlluar me armë zjarri disa herë në kokë dhe në tentativë për të ndaluar autorët mbeti i plagosur në këmbë kunati i viktimës. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Çdo gjë ndodhi shumë shpejt dhe vrasësit u larguan në drejtim të zonës së Bypassit të Shkodrës ku edhe dogjën motorin.

Ekzekutimi i Ferracakut mësohet se është kryer nga një person me gjatësi dhe peshë mesatare. Për motoçikletën nuk ka të dhëna pasi nuk rezulton e regjistruar në sistem.

Nuk dihet ende nëse vrasja e Fatos Ferracakut është kryer nga të njëjtit persona që ekzekutuan kushëririn e tij Arjan Ferracaku më 1 shtator të këtij viti. Atentati ndaj biznesmenit mbetet ende enigmë.

Megjithëse në komisariat u shoqëruan shumë persona ende nuk ka një të dyshuar për krimin.

Një ditë pas vrasjes në Drejtorine e Policisë së Shkodrës shkoi edhe Drejtori për Rendin dhe Sigurinë publike Gjovalin Loka dhe një prokuror i krimeve të rënda.

VRASJA-E-EDISON-HARIZAJ-VIJON-PA-AUTOR-1280x720.jpg
ent ela15:13 | 10/11/2018

Policia nuk ka asnjë të dyshuar nga autorët që vranë Edison Harizaj bashkë me mikun e tij me bresheri plumbash automatiku pranë vendit të njohur si Bregu i Kanalit në Durrës. Familjarët e të ndjerit nuk kanë pranuar të flasin për grupin hetimor ndërsa, kërkojnë zbardhjen e ngjarjes. 

Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga ekzekutimi i tipit mafioz të Edison Harizaj dhe shokut të tij Genci Caca, policia ende nuk asnjë person të prangosur apo të dyshuar për ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin bregdetar të Durrësit mbremjen e 6 nëntorit.

Pista kryesore që pohetohet është “larje hesapesh” mes grupeve rivale që operojnë në qytetin e Vlorës, Durrësit dhe Tiranës. Prej më shumë se 1 viti Harizaj lëviste me automjet të blinduar në rrugët e qytetit të Vlorës, ndërsa Caca ishte njeriu i besuar i tij që kishte rolin e shoferit dhe të badigardit. Familjarët e të ndjerit nuk kanë pranuar të flasin dhe të japin hollësira para oficerëve të policisë së qytetit bregdetar për të kaluarn e Harizajt, por, kanë këruar që policia të zbardh ngjarjen sa më parë të jetë e mundur dhe autorët të vihen para ligjit. Gjithashtu po kqyret edhe aparati telefonik i viktimës, për të parë se kush kanë qenë personat e fundit që ka komunikuar Edison Harizaj. Grupit hetimor dyshon se, 39-vjeçari ishte monitoruar hap pas hapi dhe se atentatorët ishin siguruar që nuk po udhëtonte me automjet të blinduar, duke i bërë pritë në rrugën dytësorë në unazën e Plazhit të Durrësit. Uniformat blu shoqëruan mbi 30 persona, me precedentë, persona që u gjetën afër vendit të ngajres si edhe persona me të cilët dy viktimat kanë pasur komunikime, por që më pas u lanë të lirë.

Burime nga policia e shtetit theksojnë se disa muaj më parë kishte mbërritur nga Belgjika një dosje voluminoze për Edison Harizaj, ku dyshohej si i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike dhe në shfrytëzimin e prostuticionit.  Edison “faqedjeguri” ose Edisoni i “shtatë pallateve” siç e njihnin vlonjatet viktimen, ka qenë i hetuar për vrasjen e Gjyqtarit Skerdilajt Konomi të ndodhur në gusht të 2011. Por hetuesit nuk siguran prova për përfshirjen e tij në atë ngjarje. Në Tiranë, i ndjeri kishte lidhje të ngushte e Emiljano Shullazit, ndërsa prej disa kohësh zotëronte disa lokale dhe hetole në Vlorë dhe Durrës. /abcnews.al

MBULIM-MINISTRITE-GREKE.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ad min12:01 | 08/11/2018

Ministria greke e mbrojtjes dhe ajo për mbrojtjen civile, i kanë bërë apel shtetasve grekë që kanë vendosur të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të minoritarit grek Kaçifas në Bularat, që të vetëprmbahen në respekt të familjes së të ndjerit. Agjencitë greke të lajmeve konfirmojnë lajmin, duke shtuar se ceremonia e varrimit zhvillohet në Bularat në jug të Shqipërisë, ndërkohë që të gjitha shpenzimet janë marrë përsipër nga Bashkia e Dropullit.
Policia greke ka përforcuar masat e sigurisë pranë kufirit me Shqipërinë, për automjetet dhe autobusët që vijnë në vendin tonë. Të njëjtat masa janë marrë dhe nga policia shqiptare./abcnews.al

bularat-1280x746.jpg
ad min17:18 | 30/10/2018

Trupi i Kostandinos Kaçifas do ti nënshtrohet një ekspertize të dytë në Tiranë. Vendimi u mor pas kërkesës së prindërve. Ngjarja po hetohet nga Prokuroria për Krimet e Rënda. Kostandinos Kaçifas mbeti i vrarë të dielën në Bularat pasi qëlloi me armë policinë.

Pas shumë orë qëndrimi në morgun e spitalit të Gjirokastrës trupi i Kostandinos Kaçifas do i nënshtrohet një ekspertize të dytë në Tiranë. Vendimi u mor pas kërkesës së famljarëve për një autopsi më të specializuar. Mësohet se çështja i ka kaluar  për hetim Krimeve të Rënda. Në Bularat tek familja e të ndjerit shkuan dhe përqafësues të Avokatit të Popullit.

Petrit Azemaj, perfaqësues i Avokatit të Popullit: “Qëllimi i ardhjes sonë si instuticion ishte që të kryejmë një hetim të pavarur administrativ, që do të thotë të mbledhim të dhën në lidhje me ngjrjen në veprimet e kryera edhe nga unonjës të policisë dhe pastaj do të konkludojmë.”35 vjeçari u vra të dielën në Bularat gjatë një shkëmbimi zjarri me Forcat e Reneas. Këto të fundit mbërriten në fshat me kërkesë të policisë lokale, e cila u përball me breshëri armësh nga Kaçifa.

Gjatë kohës që u rrethua nga RENEA, Kaçifas nuk pranoi të dorëzohej dhe ka vazhduar të qëllojë me armë drejt uniformave blu./abcnews.al

Përgatiti: Orges Sako, gazetar i ABC News

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono