familja shaqrku

edi-rama12.jpg
G. P.20:05 | 05/09/2019

Një tjetër familje në nevojë ka përfituar një shtëpi të re, në kuadër të nismës së qeverisë. Në familjen Sharku që jeton në fshatin Pishaj të Gramshit, ishte kryeministri Rama dhe ministrja Manastirliu.

Familja e Kujtim Sharkut në fshatin Pishaj të Gramshit ka tashmë një shtëpi të re. Rindërtimi është pjesë e iniciativës së qeverisë për të ndihmuar familjet në nevojë. Kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishin pranë familjes që jeton me ndihmë ekonomike.

Fëmijët e familjes, në këtë fillim viti të ri shkollor do të marrin edhe librat falas, pas nismës së qeverisë për shpërndarjen e teksteve falas për të gjithë fëmijët në vend.

“Ajo që është kryesorja dhe që është një mësim i madh për të gjithë është që në të gjitha këto shtëpitë e shkatërruara janë nxënëse dhe nxënës shembullor. Asnjë justifikim që mund të justifikoheshin me “nuk kemi këtë e nuk kemi atë”, por në fakt në këto shtëpi që kemi rindërtuar, ka të tjera për t’i bërë e do t’i bëjmë patjetër, gjithë fjala s’kemi, ia ka lënë vendin fjalës dua të mësoj”, tha Rama.

Kryeministri tha nisma e qeverisë për të ndihmuar familjet në nevojë do vijojë, duke përfshirë edhe grupet vullnetare që merren me iniciativa të tilla, për të ndihmuar edhe shumë familje të tjera./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono