fakte

fakte-groenlanda.jpg
G. P.22:45 | 25/08/2019

Groenlanda ndodhet pothuajse nё Polin e Veriut dhe Donald Trump do ta blejё ishullin arktik. Kjo tashmё dihet. Por a e dini, se amerikanёt kanё dashur ta blejnё edhe mё parё Groenlandёn? E qё atje dikur ka pasur pyje?

Sado absurde tingёllon, qё Donald Trump do ta blejё Groenlandёn, nё fakt kjo ide nuk ёshtё edhe fort e gabuar. Edhe njё herё tjetёr njё president i SHBA-sё ka dashur ta blejё Groenlandёn: Harry Truman, pas Luftёs sё Dytё Botёrore, pёr 100.000 Dollarё. Edhe atёherё qeveria daneze pati refuzuar.

Por pёrse Groenlanda, ishulli mё i madh i botёs – gjashtё herё mё i madh se Gjermania – i pёrket njё vendi tё vogёl siҁ ёshtё Danimarka? Gjeografikisht ishulli ndodhet qartazi nё Amerikёn e Veriut, skaji mё veri-perёndimor i Groenlandёs ndodhet fare pranё brigjeve tё Kanadasё.

Danimarka nё tё kundёrt ndodhet mё shumё se 3000 km larg Groenlandёs dhe midis tyre ndodhen Islanda dhe njё pjesё e Norvegjisё.

E gjitha ka nisur me vikingёt dhe me gjuetinё e balenave. Vikingёt nё shekullin e 18 dhe 19 mёsynin nga Norvegjia nё masё drejt Holandёs, Gjermanisё dhe Danimarkёs. Ata ndёrtonin vendbanime dhe baza mbrojtёse. Ka pasur mjaft konflikte, por mё nё fund danezёt fituan dhe pёrfundimisht Groenlanda e akullt mё 1933 i kaloi Danimarkёs.

Groenlanda ka qenё dikur e gjelbёr

Groenlanda quhet vendi i gjelbёr. Sepse edhe nёse sot as qё mund tё pёrfytyrohet – pasi 85 pёrqind e ishullit ndodhet nёn njё shtresё akulli – dikur nё Groenlandё ka qenё shumё mё ngrohtё. Studiuesit kanё gjetur gjurmё tё ADN-sё sё pemёve, tё fluturave dhe tё tjera insekteve. Para 450.000 deri nё 900.000 vjetёsh Groenlanda ka qenё e mbuluar prej pyjeve tё dendur.

Shtresa e akullit, qё ka ende njё trashёsi prej rreth 3800 metra, po pakёsohet sepse akullnajat shkrijnё. Pёrveҁ kёsaj bien gjithnjё e mё shumё shira, e kjo e intensifikon shkrirjen e akullnajave. Studiuesit kanё llogaritur qё niveli i detit nё mbarё botёn do tё rritej mё shumё se shtatё metra, nё rast se do tё shkrihej i gjithё akulli i Groenlandёs.

Infografik Karte USA-Grönland-Dänemank EN

Pak njerёz, aspak rrugё

Sot nё Groenlandё janё vetёm brezat bregdetar pa akull tё banueshme. Kryesisht nё brigjet perёndimore klima fale rrymёs sё Golfstrimit ёshtё mё e pёrshtatshme pёr jetesё. Kёtu ndodhen edhe shumica e fshatrave si dhe kryeqyteti Nuuk. Ai ka 18.000 banorё dhe ёshtё qyteti mё i madh i Groenandёs. Gjithsej nё ishull jetojnё 56.000 banorё dhe dendёsia e popullsisё ёshtё mё e ulёta nё botё. Vetёm nё Artik jetojnё mё pak njerёz se nё Groenlandё.

Nё mbarё ishullin mungojnё rrugёt e hekurudhat, qё mund tё lidhin qytetet dhe fshatrat. Rrugё ka midis qyteteve, por ato pёrfundojnё nё periferi tё qytetit. Pёr tё shkuar nga njё qytet nё tjetrin banorёt e Groenlandёs pёrdorin avionё, anije, helikopterё, gomone ose slita me qen.

Me ndryshimin e klimёs edhe nё Groenlandё mund tё ndryshojё diҁka. Mё pak akull nё kёtё ishull nёnkupton edhe mё shumё hapёsirё jetese pёr njerёzit. Shkrirja e akujve ҁliron lёndё tё para tё rёndёsishme, tё cilat janё tё mbrojtura: Ndёr tё tjera naftё, minerale tё rralla, gaz natyror dhe uran.

Sё shpejti do tё nisё gjuetia pёr elementё tё tillё. E presidenti i SHBA-sё si biznesmen ka njё nuhatje tё fortё pёr tё tilla gjёra./DW

oered-bylykbashi.jpg
G. P.12:10 | 18/05/2018

Në studion e ABC News, nënkryetari i komisionit të reformës në drejtësi, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, ka paralajmëruar publikimin e elementeve të reja sa i përket çështjes së denoncuar nga forca politike ku bën pjesë, mbrojtjen dhe lehtësimin e kriminalitetit nga qeveria Rama.

“Do të paraqiten elemente të tjera të cilat do të vërtetaojnë përtej çdo dyshimi. Do ta shihni, PD do vërë në dispozicion fakte të tjera si deri më sot. Mos ta ngatërrojmë, nuk është vetëm historia e Agron Xhafajt. Që Agron Zhafaj është një trafikant droge, jo një korrier droge, por zotëruesi i një rrjeti shpërndarjeje të kokainës. E thonë auroritetet italiane. PD do të vazhdojë të bëjë publike fakte të tjera që gozhdojnë zotin Rama dhe zotin Xhafaj mbi të gjitha”.

Deklaratat erdhën ditën kur Partia Demokratike publikoi me zë dhe figurë dëshminë e të ashtuquajturit “Bashkëpuntori X” në audiopërgjimin e publikuar nga selia blu, si inkriminuese ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj./abcnews.al

PD-GRUP-PER-PROTESTEN-1280x720.jpg
G. P.15:52 | 14/05/2018

Në dy ditët e ardhshme, grupi parlamentar i PD-së do të marrë pjesë rregullisht në mbledhjet e komisioneve të parlamentit, me të cilin opozita ka vendosur një marrëdhënie të kushtëzuar.

Mësohet se nesër e pasnesër, deputetët e PD-së do marrin pjesë në të gjithë komisionet parlamentare për të denoncuar faktet, sipas tyre, të rënda që po publikohen ditët e fundit nga selia blu.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, të thirrur sot në orën 14.00 mësohet se kryetari Basha ka bërë një përmbledhje të denoncimeve të bëra deri tani, lidhur me Agron Xhafajn dhe mbrojtjen, sipas tij, nga ministri i Brendshëm, vëllai i tij Fatmir Xhafaj. Sipas burimeve, Basha është shprehur se do të vazhdojë publikimi i fakteve të tjera lidhur me këtë çështje.

Basha mësohet të jetë shprehur në mbledhjen e grupit se nesër dhe pasnesër ligjvënësit e PD-së do të shkojnë në komisionet parlamentare për të treguar se nuk do të ketë normalitet në vend, ndërsa vendimet e mëdha të opozitës do të merren hap pas hapi./abcnews.al

alibeja-arta-amrku-1280x720.jpg
ent ela13:18 | 12/05/2018

Demokratët vijuan dhe sot akuzat për falsifikim të Kodit Penal nga ministri i Brendshëm Xhafaj. Sipas Enkelejd Alibeajt dhe Gazmend Bardhit, Xhafaj pranoi se vëllai i tij është i dënuar për trafik droge, por hesht për ndihmën që i dha për t’i shpëtur drejtësisë. Gjithashtu, demokratët këmbëngulin se vëllezërit Xhafaj janë subjekt i ligjit antimafia.

Në daljen e katërt publike për denoncimin e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, selia blu shtriu edhe më tej akuzën e mbrojtjes përmes posteve zyrtare të ministrit ndaj të vëllait të dënuar nga gjykata italiane. Përpos fallsifikimit të nenit të ekstradimit në Kodin e Procedurës Penale, thekson deputeti Alibeaj, ministri jo vetëm nuk zbaton ligjin ndaj të vëllait duke mos inicuar hetim pasuror ndaj tij si e ka detyrim ligjor, por bazuar në nenin 3 të ligjit antimafia, është vetë subjekt i saj.

“Subjekt i këtij ligji është çdo person se ka indicia se është pjesmarrës apo ka kryer krime në lidje me trafikimin e lëndëve narkotikem. Policia ka detyrimin të veprojë me iniciativën e vetë për pasurinë, merr dijeni dhe ia referon prokurorisë”.

Rasti i vëllait të ministrit Xhafaj, theksojnë demokratët, shkon përtej indicieve si pjesmarrës në trafik narkotikësh pasi provohet nga vendimi i gjykatës italiane, e cila e ka dënuar me 7 vjet e gjysmë burg. Subjekt i këtij ligji, për selinë blu, është edhe vetë ministri Xhafaj përmes nenit 3 të tij.

“Neni 3 e thotë qartë se dispozitat e Ligjit Antimafia zbatohen edhe ndaj pasurive të personave, në pronësi ose të zotëruara në mënyrë të tërthortë nga personat e afërm (bashkëshorti, fëmijët, vëllezërit, motrat, bashkëjetuesi), për të cilët prezumohet regjistrimi i rremë, përveçse kur provohet e kundërta”.

Shqipëria është i vetmi vend në botë, sipas selisë blu, ku ministri përgjegjës për zbatimin e ligjit antimafia, është vetë subjekt i tij, duke i dhënë de facto imunitet dhe paprekshmëri të vëllait dhe vetes, përfundojnë demokratët. /abcnews.al

 

alibeja-bardhi-1280x653.jpg
ent ela14:33 | 10/05/2018

Partia Demokratike ka publikuar sërish sot fakte të reja në lidhje me skandalin e perfshirjes së Ministrit te Brendshëm Fatmir Xhafaj në mbrojtje të të vëllait të tij Agron Xhafaj, i dënuar në Itali me 7 vjet e 2 muaj burg.

Sipas deputetëve demokratë Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi, Fatmir Xhafaj ka falsifikuar Kodin e Procedurës Penale për të lënë të lirë vëllain e tij.

 

 

Pyetja që ngrihet sot nga të gjithë është: A është ndihma që po i jep Fatmir Xhafaj si Ministër i Brendshëm të vëllait të dënuar për trafik droge, rasti parë, apo ai ka ndikuar edhe më herët, duke përdorur funksionet publike, për ta mbrojtur të vëllain?

Kësaj pyetje Fatmir Xhafaj iu përgjigj dje! Edhe kësaj here mashtroi.

Ii. Fakte sesi Fatmir Xhafaj ka ndikuar mbi çështjen e të vëllait duke shpërdoruar funksionet publike

Ky është mashtrim! Ne sot do të provojmë, me fakte dhe prova, sesi Fatmir Xhafaj, dje si Kryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi dhe Kryetar i Komisionit të Ligjeve, njëlloj si sot Ministër i Brendshëm, jo vetëm ka ndikuar në këtë çështje, por i ka siguruar të vëllait lirinë e përjetshme, dhe garancinë me ligj të shmangies nga vuajtja e dënimit të marrë në mungesë për trafik ndërkombëtar droge.

Shqiptarët e kujtojnë se një nga ligjet e miratuara në kuadër të Reformës në Drejtësi, ishte edhe ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale. Pikërisht ky ligj ishte mundësia e artë që Fatmir Xhafaj të zgjidhte hallin e madh të vëllait të tij Agron Xhafaj i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, në Itali, në mungesë.

Pa transparencë dhe në konflikt të pastër interesi, Ftamir Xhafaj propozoi dhe miratoi një ndryshim në Kodin e Procedurës Penale, që i siguron paprekshmërinë vëllait të tij Agron Xhafaj. Konkretisht, në nenin 491 të Kodit të Procedurës Penale, befas dhe pa asnjë diskutim, shtohet pika “f”, duke parashikuar që nuk mund të jepet ekstradimi kur personi i kërkuar është dënuar në mungesë, me përjashtim të rastit kur shteti kërkues jep garanci për rishikimin e vendimit.

Fatmir Xhafaj falsifikoi dokumentin zyrtar

FAKT 1: Me shkresën nr. 3960, datë 28.12.2016, grupi i ekspertëve të nivelit të lartë, nëpërmjet deputetes Vasilika Hysi, ka propozuar këto ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, në nenin 491:

  1. a) Në pikën 1, shkronja “c” shfuqizohet .
  2. b) Pas shkronjës “e” shtohen shkronjat “ë” dhe “f” me këtë përmbajtje:

 “ë) kur është parashkruar ndjekja penale ose dënimi sipas ligjit të shtetit kërkues ose të shtetit të kërkuar;

  1. f) kur i personi i kërkuar është dënuar në mungesë dhe nuk jep pëlqimin për t’u ekstraduar.”
  2. c) Pas pikës 1, shtohet pika 2 me këtë përmbatje:

 “2. Në rastin e parashikuar nga shkronja f), Ministria e Drejtësisë fton shtetin kërkues që të kërkojë njohjen e vendimit penal të huaj dhe ekzekutimin e tij. Në rastin kur kërkesa paraqitet, zbatohen dispozitat e neneve 512 e vijues të këtij Kodi.”

Ky propozim në komisionin e ligjeve është I qartë. Nëse një shtetas I dënuar në mungesë jashtë territorit shqiptar nuk jep pëlqimin për tu ekstraduar dhe për ta vuajtur dënimin në vendin ku është dënuar, atëherë ai e vuan dënimin në burgjet shqiptare.

FAKT 2: Sipas relacionit shoqërues (faqe 38-39), këto ndryshime lidheshin me nevojën e reflektimit të parashikimeve të konventave dhe marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare të ratifikuara nga shteti shqiptar pas miratimit të Kodit të Procedurës Penale, si dhe rregullimin e problematikës së hasur në praktikë gjatë aplikimit të dispozitave.

FAKT 3: Ndryshimet janë diskutuar në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, në mbledhjet e tij të datave 13.03.2017; 20.03.2017; dhe 21.03.2017.

  1. Në mbledhjen e parë të datës 13.03.2017, ndryshimi i propozuar në nenin 491 të K.Pr.P., nuk është diskutuar nga Komisioni dhe nuk është përmendur FARE gjatë prezantimit të ndryshimeve

Në mbledhjen e dytë të datës 20.03.2017, rezulton nga procesverbali që të mos ketë patur asnjë diskutim për ndryshimin e propozuar në nenin 491 të K.Pr.P.

Në faqen 47 të procesverbalit rezulton që neni 268 (që në draft i referohet ndryshimit të propozuar në nenin 491 të Kodit ekzistues), është miratuar pa ndryshime dhe pa asnjë diskutim. Konkretisht, Komisioni është shprehur DAKORD me versionin e propozuar nga ekspertët nëpërmjet deputetes Vasilika Hysi.

Pra, është miratuar propozimi i bërë nga grupi i ekspertëve, ku shkronja “f”, kishte këtë përmbajtje: “f) kur i personi i kërkuar është dënuar në mungesë dhe nuk jep pëlqimin për t’u ekstraduar”, si dhe shtohej paragrafi 2, me këtë përmbajtje:  2. Në rastin e parashikuar nga shkronja f), Ministria e Drejtësisë fton shtetin kërkues që të kërkojë njohjen e vendimit penal të huaj dhe ekzekutimin e tij. Në rastin kur kërkesa paraqitet, zbatohen dispozitat e neneve 512 e vijues të këtij Kodi.

Edhe në mbledhjen e tretë të datës 21.03.2017, mbi ndryshimet e bëra në nenin 491 të Kodit të Procedurës Penale, nuk rezulton të ketë patur asnjë diskutim nga anëtarët e Komsionit. Në këtë mbledhje është bërë miratimi në tërësi i ndryshimeve të propozuara në Kodin e Procedurës Penale.

Në datën 21.03.2017, Kryetari i Komisionit Fatmir Xhafaj, i ka paraqitur seancës plenare Raportin për projektligjin ndryshues të Kodit të Procedurës Penale.

Në faqen 32 të Raportit pasqyrohet edhe ndryshimi që i bëhet nenit 491 të Kodit të Procedurës Penale, ku pasqyrohet se ndryshimi ishte identik me atë që kishin propozuar ekspertët dhe kishte miratuar Komisioni, pra versioni i propozuar nga deputetja Vasilika Hysi zyrtarisht.

Në tekstin integral të ndryshimeve që i bashkëlidhej Raportit dhe i dërgohet seancës për votim, ndryshimi në nenin 491 të Kodit të Procedurës Penale, është shkruar një version tjetër, i falsifikuar dhe i ndryshëm nga ai që ishte miratuar dhe që pasqyrohej në Raportin shpjegues të Komisionit.

 Neni 491

Nuk mund të jepet ekstradimi:

  1. a) për një vepër me karakter politik ose kur rezulton që ai kërkohet për qëllime politike;
  2. b) kur ka arsye të mendohet se personi që kërkohet do t’u nënshtrohet persekutimeve ose diskriminimeve për shkak të racës, fesë, seksit, shtetësisë, gjuhës, bindjeve politike, gjendjes personale a shoqërore ose dënimeve a trajtimeve të egra, çnjerëzore a poshtëruese ose veprimeve që përbëjnë shkelje të një të drejte themelore të njeriut;

ç) kur ka filluar procedimi ose është gjykuar në Shqipëri edhe pse vepra është kryer jashtë shtetit;

  1. d) kur vepra penale nuk parashikohet si e tillë nga legjislacioni shqiptar;
  2. dh) kur për veprën penale është dhënë amnisti nga shteti shqiptar;
  3. e) kur personi i kërkuar është shtetas shqiptar dhe nuk ka marrëveshje që të parashikojë ndryshe;

ë) kur është parashkruar ndjekja penale ose dënimi sipas ligjit të shtetit të kërkuar;

  1. f) kur personi i kërkuar është dënuar në mungesë, me përjashtim të rastit kur shteti kërkues jep garanci për rishikimin e vendimit.”. 

Ky version i falsifikuar nga Fatmir Xhafaj pamundëson ekstradimin e Agron Xhafajt të dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Lartë Italiane  për trafik ndërkombëtar droge me 7 vjet e 2 muaj.

Ky version po kështu pamundëson njohjen e vendimit nga drejtësia shqiptare në mënyrë që Agron Xhafaj ta vuajë dënimin e formës së prerë të drejtësisë Italiane në burgjet shqiptare.

Ndryshimi sipas këtij versioni të miratuar, është bërë pas votimit nga Komisioni, personalisht nga Kryetari i Komisionit Fatmir Xhafaj. Është e qartë se pas këtij ndryshimi fshihet një dhe vetëm një çështje. Shpëtimi i Agron Xhafajt nga drejtësia.

Fatmir Xhafaj është përpjekur ta fshehe ndryshimin që kishte falsifikuar. Kjo duket qartë nga fakti se edhe pse në nenin 491 të K.Pr.P është bërë vetëm shtesa e shkronjës “f”, ndërkohë që shkronjat “a”-“ë” janë identike siç kanë qenë në Kod, Fatmir Xhafaj ka bërë riformulimin e të gjithë nenit, duke e prezantuar atë si një nen të ri! 

Kjo është bërë për të fshehur qëllimin e vërtetë të ndryshimit dhe për t’i fshehur deputetëve falsifikimin e vendimit të Komisionit që kishte bërë personalisht Fatmir Xhafaj.

Kur shkroi dhe kontrabandoi në seancë këtë dispozitë ligjore, Fatmir Xhafaj kishte parasysh vetëm një njëri – vëllain e tij të dënuar në mungesë për trafik ndërkombëtar të drogës. Dhe kjo ishte mundësia për mbrojtur vëllain e dënuar: duke shtrembëruar ligjin përmes falsifikimit.

Xhafaj e bëri këtë sepse është fakt i njohur botërisht që Italia, vetëm në raste krejtësisht përjashtimore jep garanci për rishikim (Agron Xhafajt kjo kërkesë i është rrëzuar nga Gjykata e Kasacionit në Itali).

Duke hequr pjesën që kishte miratuar Komisioni, pra që në ato raste kur refuzohet ekstradimi, Ministria e Drejtësisë detyrohej të kërkonte njohjen e vendimit në Shqipëri dhe që dënimi të vuhej këtu, si dhe duke lënë të pandryshuar nenin 514 të Kodit të Procedurës Penale, atëherë edhe njohja e vendimit (për të njëjtin shkak – mosthirrjen në gjykim të të pandehurit, pra dënimin në mungesë), bëhet e pamundur.

Fatmir Xhafaj nëpërmjet falsifikimit që ka kryer, i ka siguruar paprekshmërinë dhe imunitet ligjor vëllait të tij.

Fatmir Xhafaj ka konsumuar veprat penale të korrupsionit të zyrtarit të lartë dhe të falsifikimit të dokumenteve zyrtare.

Ai e ka bërë këtë duke shtrembëruar Kodin e Procedurës Penale dhe Reformën në Drejtësi për ti mundësuar Agron Xhafajt të dënuar me vendim të formës së prerë si trafikant ndërkombëtar droge që të mos vuajë dënimin as në Itali dhe as në Shqipëri. /abcnews.al

 

basha1.jpg
ent ela11:54 | 10/05/2018

Fjalën e tij në Kuvend kreu demokrat Lulzim Basha e nisi me faktet dhe dosjen penale të vëllait të Ministrit të Brendshëm, Afgron Xhafaj.

Basha paralajmëron se Partia Demokratike do publikojë sot fakte të reja për vëllain e Fatmir Xhafajt.

Duke iu referuar vendimit dënimit të vëllait të Xhafës me 7 vjet e dy muaj burg, Basha tha se Agron Xhafaj është organizator i bandave kriminale për trafikun ndërkombëtar të drogës dhe jeton i lirë.

Kreu demokrat bën përgjegjës ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, që sipas tij duke shkelur ligjin ka mbrojtur vëllain e tij trafikant.

“Sot do shpaloset se Fatmir Xhafaj ka gjithë përgjegjësisnë ligjore, politike e penale. Është detyrë e tij dhe vartësve të tij që Agron Xhafaj të arrestohej e ekstradohej”./abcnews.al

 

qente.jpg
G. P.21:41 | 09/03/2018

Sipas studimit më të fundit, qentë mund të vuajnë nga xhelozia njësoj si njerëzit.
Kërkuesit studiuan 36 lloje të ndyshme qensh dhe zbuluan se shumica prej tyre janë indiferentë kur pronarët i japin vëmendje një qeni tjetër.
Por ja disa fakte që nuk i dini për kafshën që konsiderohet më besnikja e njeriut.

1. Qentë nuk ndihen fajtorë
Shkencëtarët besojnë se qentë përjetojnë xhelozi, kur zotëruesi i jep vëmendje një qeni tjetër. Por nëse ndodh që bëjnë ndonjë prapësi në shtëpi, mund t’ju duken të turpëruar kur i fliisni, por nuk ndihen fajtorë sepse nuk i përjetojnë këto lloj emocionesh.

2. Mund të shohin me ngjyra
Është thjeshtë një mit që qentë mund të shohin vetëm bardhë e zi sepse mund t’i shohin ngjyrat, por jo si njerëzit. Kanë një përparësi, shikojnë natën më mirë se njerëzit.

3. E ndiejnë fushën magnetike.
Qentë shikojnë dritat ultraviolet dhe mund të ndiejnë fushat magnetike. Besohet se mund të dëgjojnë edhe valë që lakuriqët e natës i përdorin për të lëvizur natën.
4. Mund të nuhasin sëmundjet
Nëse ndodh që miku juaj besnik fillon dhe sillet çuditshëm nuk ka asnjë problem me të, por me ju.
Kërkuesit kanë zbuluar se qentë kanë një aftësi të pabesueshme për të nuhatur komponentë organikë në trupin e njerëzve që nuk janë duke funksionuar siç duhet.
5. Mund të bien në dashuri
Sipas kërkimeve të Paul Zak, profesor në universitetin Claremont Graduate California, truri i qenve lëshon hormonin e dashurisë kur ndërvepron me njerëzit dhe qentë e tjerë, njësoj siç vepron truri i njerëzve, kur puthim apo përqafojmë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono