fajde

shkodra-1.jpg
G. P.09:59 | 16/03/2019

12 të arrestuarit e operacionit “Maranaj” që zbuloi një skemë fajdesh në Shkodër, janë dërguar sot në Gjykatë për rivlerësimin e masës së sigurisë. Të gjithë kanë mohuar akuzat dhe do kërkojnë në gjykatë që të lirohen.

Ata u arrestuan nga policia pasi akuzohen se ushtronin veprimtari të paligjshme të dhënies së parave hua me një përqindje që varionte nga 3-20% siç bën të ditur prokuroria e Shkodrës.

Nëse nuk kthehej shuma e huasë, personat e përfshirë në skemë sekuestronin makinat dhe pronat e personave që kishin marrë huan. Nga ky operacion u sekuestruan, toka, dyqane dhe 500 mijë euro./abcnews.al

EKSPERTET-PER-FENOMENI-E-FAJDEVE.mpg_snapshot_00.22-1280x720.jpg
G. P.21:42 | 15/03/2019

Fenomeni i fajdeve njihet gjerësisht në gjithë botën, por vitet e fundit duket se po fiton terren edhe në vendin tonë. Ekspertët deklarojnë se ky fenomen po përhapet për shkak të parave të pista dhe është i kamufluar.     

Duket se fenomeni i fajdeve vitet e fundit është bërë gjithnjë e më i pranishëm në shoqërinë shqiptare. Sipas ekspertëve të ekonomisë fenomeni ekziston dhe është shpeshherë i kamufluar.

Adrian Civici, ekspert ekonomie: Nisur edhe nga rasti i fundit, ai i Shkodrës, por edhe nga diskutimet e tjera që bëhen mesa duket jo vetëm në Shkodër, por edhe në zona të tjera të Shqipërisë fenomeni i fajdeve është i përhapur megjithëse në hapat e parë duket i kamufluar dhe nuk del aq realisht në publik për t’u vlerësuar në të gjithë përmasat e tij.

Ekspertët deklarojnë se ata që japin para me fajde, duke qenë se japin para në të zezë dhe informale, shpesh bëhen edhe për pastrim parash, çka sjell pasoja negative tek individët.

Adrian Civici: Kreditorët, po i quajmë në këtë mënyrë se ata që japin para me fajde duke mos qenë institucione normale janë në të zezë dhe informalitet dhe një pjesë e këtyre parave janë jashtë sistemit bankar. Janë para jashtë formalitetit dhe besoj që një pjesë e tyre janë para që kanë të bëjnë me paranë e zezë, me paranë informate të lidhura me të gjitha fenomenet negative që ne i dimë. Fakti më shqetësues në këtë rast është pse një masë e madhe njerëzish janë të gatshëm që të futen në sistemin e parave me fajde, kur dihet rreziku që ato kanë. Mendoj që përgjegjësia është e dyanshme. Edhe një pjesë e njerëzve që futen në këtë sistem ose nuk kanë njohuritë minimale, financiare, monetare se çfarë rreziqesh paraqet ky sistem ose janë pjesë e informalitetit.

Gjatë së enjtes, policia goditi një grup të strukturuar kriminal në Shkodër i cili jepte para hua me interesa deri 20%, para të cilat buronin nga aktivitete të ndryshme kriminale./abcnews.al

policiaaa.jpg
G. P.12:05 | 15/03/2019

Aktiviteti kriminal i grupit të fajdeve është i shtrirë në disa institucione të Shkodrës dhe të Tiranës. Mësohet nga burime të Abc News se personat e përfshirë në këtë skemë janë më shumë se 22 vetë.

Në grupin që jepte hua në Shkodër me interesa deri 20% mendohet se janë përfshirë shume persona. Nga burime të ABC News mësohet se aktiviteti kriminal është shtrirë në disa institucione të Shkodrës, të Tiranës si dhe në biznese të ndryshme.

Të arrestuarit në aksion dhe personat e shpallur në kërkim dyshohet se para se të jepnin hua merrnin informacion për pasuritë dhe asetet që zotëronin shtetasit që kërkonin para borxh.

Më pas ofroheshin për të dhënë para me interesa të larta në mënyrë që huamarrësit ta kishin të vështirë për t’i shlyer për një javë.

Kështu biznesmenë të ndryshëm apo zyrtarë binin pre e fajdexhinjve duke humbur pronën, shtëpitë dhe gjithçka kishin. Këta të fundit ishin ata që denoncuan të parët grupin kriminal dhe prokuroria nisi menjëherë hetimet.

Pas disa muajsh punë u arrestuan 12 persona, mes tyre avokate dhe policë dhe u shpallën në kërkim disa të tjerë. Dhënia hua e këtyre shumave ishte për interesa që variojnë nga 3%-20% në javë nga ana e personave të implikuar.  Policia ka sekuestruar të gjitha pasuritë dhe automjetet e regjistruara në emër të grupit kriminal./abcnews.al

kejsi.jpg
G. P.16:46 | 15/07/2018

Konfliktet nga dhënia e parave me fajde duket se ka qenë shkaku i rrëmbimit, vrasjes dhe më pas groposjes së 34-vjeçarit Kejsi Hysa nga Laçi, i njohur edhe me emrat Eljon dhe Sahit. Burime pranë policisë së Kurbinit thanë se kjo është pista kryesore ku janë mbështetur hetimet.

Viktima ishte i njohur në zonë për dhënie parash me përqindje. Sipas të njëjtave burime Hysa i kishte huazuar një sasi të madhe parash, Hysni Ramajt, 31-vjeçarit të arrestuar nga policia, pronar i një mobilerie. Policia zbardhi mesazhet dhe komunikimet telefonike mes të dyve deri më 5 korrik, kur Hysa doli nga shtëpia për të mos u kthyer më.

Viktima dhe autori janë konfliktuar para ngjarjes, përplasje që ka përfunduar me përdorimin e armëve. 34-vjeçari u ekzekutua me një plumb në kokë. Më pas, trupi i tij u gropos në këtë vend me shkurre në afërsi të fshatit Shelqet të Krujës. Policia gjeti edhe një pushkë model 56, një pistoletë tip Bereta e kalibrit 9 milimetra, makinën e viktimës dhe sende personale të tij.

Mbetet në kërkim një bashkëpunëtor në krim me inicialet H. R. Policia kishte 3 vjet që e kërkonte Hysën pasi ai akuzohej si i përfshirë në vrasjen Edmond Theodhorit në Sarandë në 10 korrik të 2015-ës. Bashkë me 6 persona të tjerë ai qëlloi për vdekje pronarin e lavazhit pas një sherri për motive banale. Një tjetër pistë e cila po verifikohet është ajo e hakmarrjes./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono