Facebook

4713.jpg
ent ela14:07 | 02/02/2019

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka vendosur të mbyllë faqen e saj Në FAcebook mme arsyetimin se nuk është më lidere e kristiandemokratëve. Por ajo i kërkoi gjermanëve që ta ndjekin në Instagram.

“I dashur komunitet i Facebook. Dëshiroj t’ju falenderoj për mbështetjen e madhe që kam marrë në këtë faqe. Por ju e dini se tashmë nuk jam më kryetare e CDU-së. për këtë arsye kam vendosur të mbyll profiling tim.” Me këto fjalë Angela Merkel I dha lamtumirën Facebook, me një video prej 31 sekondash të publikuar në platformën sociale të kancelares gjermane. Por ajo u ka kërkuar gjermanëve që ta ndjekin në Instagram. E hapur në vitin 2009, faqja në Facebook e Merkel ka marrë 2.5 milion LIKE, edhe pse kohët e fundot nuk ka pasur shumë aktivitet. Postimi i fundit i saj është bërë në datën 28 nëntor të një viti më parë. Sigurisht mes komenteve nuk kanë munguar as kritikat ndaj kancelares. Edhe pse nuk është më lidere e kristiandemokratëve ajo kërkoi që të ndiqej puna e saj si kancelare. Faqja në Facebook e qeverisë gjermane numëron 527 mijë LIKE, llogaria në Instagram e Merkel ndiqet nga 800 mijë persona”./abcnews.al

REPORTERI-TUNIZIN.mpg_snapshot_00.07-1280x720.jpg
G. P.14:42 | 25/12/2018

Vetëvrasja e një reporteri ka shkaktuar trazira dhe protesta në Tunizi. I riu u bëri apel moshatarëve të tij të mbrojnë të drejtat e tyre për punësim.

Postoi një video në Facebook para se ti vërë flakë vetes në sheshin e martirëve në Kaserin, Tunizi. Viktima është një reporter Tunizin i Telvza tv, i cili ndërroi jetë pak orë më vonë në spital. Në video gazetari shpjegon arsyet e gjestit dramtik duke u bërë apel të papunëve në rajon që të protestojnë për të drejtat e tyre dhe për një të ardhme më të mirë. I riu kritikon dhe qeverinë pasi ka harruar rajonin e Kaserin. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje policisë i është dashur të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë një grup të rinjsh që protestonin, për të drejtat e tyre dhe një të ardhme më të mirë pas vetëvrasjes së reporterit.

Sindikata kombëtare e gazetarëve tunizinë shpalli grevë të përgjithshme në vend. Sipas deklaratës për shtyp shteti ka kontribuar në përhapjen e korrupzionit sidomos në botën e medias duke kontrolluar pjesën më të madhe të tyre. Gjendja sociale dhe ekonimike në Tunizi, sidomos në zonat e varfëra është shumë e vështirë, ndërsa papunësia tek të rinjtë është në nivelin e 30 për qindëshit./abcnews.al

PADIA-FACEBOOK-1280x651.jpg
ent ela22:29 | 19/12/2018

Fejsbuk duket se nuk do ta kalojë lehtë skandalin e rrjedhjes së të dhënave gjatë fushatës elektorale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara. Një prokuror në Uashington ka ngritur padi ndaj drejtuesve të rrjetit social për neglizhencë të qëllimshme në ruajtjen e të dhënave personale të përdoruesve.

Kryeprokurori i Uashingtonit ka ngritur padi ndaj Facebook, në atë që mund të konsiderohet si hapi i parë i drejtësisë amerikane për të ndëshkuar rrjetin social për rrjedhjen e të dhënave. Prokurori i përgjithshëm i rajonit të Kolumbias, Karl Rejsin depozitoi padinë ditën e mërkurë, nën akuzën se me vetëdije Facebook kishte lejuar zbulimin e të dhënave personale të dhjetëra milionë përdoruesve. Aksioni ligjor i shtohet një numri të konsiderueshëm hetimesh të tipit rregullator që po zhvillohen ndaj rrjetit social më popullor në botë mbi privatësinë e përdoruesve dhe masat e sigurisë. Një zëdhënës i rrjetit social ka deklaruar për BBC se bordi drejtues është njohur me padinë, po e shqyrton atë dhe është i gatshëm ta diskutojë me prokurorin. Por veç prokurorisë kompanisë së themeluar nga Mark Zukerberg i duhet të përballet edhe me hetimet e Komisionit për Sigurinë dhe Shkëmbimin e të Dhënave, Komisionit Federal të Tregtisë dhe ato të Departamentit e Drejtësisë. Ndërkohë, në Mbretërinë e Bashkuar Facebook është gjobitur me 500 mijë paund për skandalin ku ishte përfshirë edhe kompania “Kembrixh Analitika”. Probleme më të mëdha mund të lindin edhe nga enti irlandez për mbrojtjen e të dhënave, që po analizon defektet e sigurisë së rrjetit, një hetim që mund të konsiderohet si testi i parë madhor i Europës për zbatimin e ligjeve të reja mbi privatësinë. Sipas “Washington Post”, padia e kryeprokurorit të Uashingtonit mund të jetë e hapur për të përfshirë të dhëna të reja që mund të zbulohen në vazhdim. /abcnews.al

FACEBOOK-PROFILET-1280x720.jpg
G. P.13:16 | 12/12/2018

Një alarm për bombë në zyrat e rrjetit social Facebook në Silikon Valley ka shkaktuar panik tek punonjësit. Policia e San Franciskos i është përgjigjur menjëherë alarmi dhe ka evakuuar godinën, e cila pas një kontrolli të detajuar është shpallur e sigurtë.

Alarmi u dha përmes një telefonate anonime në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut, e cila njoftoi më pas autoritetet lokale në Menlo Park të Kalifornisë, ku ndodhet dhe kampusi i Facebook.

Punonjës të rrjetit social njoftuan se në tërësi u evakuuan tre ndërtesa, por jo ajo ku ndodhen zyrat kryesore. Një tjetër kompani me seli në Silikon Valley që më herët gjatë vitit u përball me probleme sa i takon sigurisë është Youtube. Në muajin maj një grua hapi zjarr në ambjentet e zyrave në San Francisko, duke plagosur tre persona dhe vrarë më pas veten./abcnews.al

rama-protesta-1280x711.jpg
ent ela13:24 | 07/12/2018

Këto thirrje kanë marrë si përgjegje përshëndetjen e kryeministrit Edi Rama.

“Një përshëndetje…”

Nga rrjeti social Facebook u thotë se ka shumë dëshirë t’i takojë ballë për ballë.

“Unë dua që ata ta dinë se kam shumë për t’u thënë, por edhe shumë dëshirë që t’i dëgjoj, ballë për ballë, pa censurë për opinionin publik, pa drejtues, pa administratorë, pa pedagogë, por vetëm studentët e zgjedhur prej vetë protestuesve, pa asnjë filtër partiak apo administrativ”, tha Rama.

Këta të rinj kërkon plotësimin e kërkesave të tyre duket se e frymëzojnë shpirtin artist të kryemnistrit, por si drejtues ekzekutivi puna ia do t’i japë përgjigje institucionale.

“Po të mund të zgjidhja, sot do të doja të isha edhe njëherë student protestues, por si kryeministër dhe si një protestues i dikurshëm kam bindjen se duke dëgjuar njëri-tjetrin me respekt, jemi apo jo dakord, dhe duke u bërë bashkë për modernizimin e arsimit të lartë në çdo aspekt, ne mund ta përshpejtojmë dhe ta bëjmë shumë më mirë punën kolosale që mbetet ende për të bërë në dobi të universitetit”, u shpreh Rama.

Pas kësaj video përgjigje derën e kanë të hapur studentët.

“Kur edhe po të dëshirojnë të njëjtën gjë bujrum, zyra është e imja, por pushteti është i kujtdo që do ta përdorë idenë e duhur në shërbim të vendit, shoqërisë dhe të ardhems në të cilën fëmijët tanë do jetojnë”, tha Rama./abcnews.al

protestaaaa.jpg
G. P.17:26 | 06/12/2018

Një profil në rrjetin sociali Facebook i hapur në Mbështetje të Banorëve të Unazës së Re ka akuzuar kreun e bashkisë Tiranë Erion Veliaj, se takimet e zhvilluara me të supozuar banorë të Unazës së Re, në të vërtetë i ka zhvilluar me anëtarë të strukturave të Rilindjes, herët në mëngjes rreth orës 7:30 pasi sipas tyre ka frikë të përballet me banorët që protestojnë për mbrojtjen e shtëpive të tyre.

Sipas denoncimit, Veliaj ishte i rrethuar nga 20 badigardë dhe ka takuar administratorin e zonës si dhe nipin e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, për shkak të të cilëve është devijuar projekti fillestar./abcnews.al

MBULIM-AMBASADA-URIMI-ABCM3T1.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
G. P.11:42 | 28/11/2018

Ambasada amerikane në Tiranë, ka vendosur të urojë shqiptarët për festën e Flamurit me anë të një “Quiz”-i. Me anë të një posteri të publikuar në profilin zyrtar të ambasadës në Facebook, është publikuar një poster në të cilin qëndrojnë të fshehura karakteristikat apo elementët që amerikanët pëlqejnë në Shqipëri.

Në postimin e ambasadës amerikane shkruhet: Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Ne i kërkuam personelit tonë amerikan të na tregonin me një fjalë apo frazë se çfarë u pëlqente nga Shqipëria. Ky poster përfaqëson një koleksion të disa prej gjërave tonë më të dashura të Shqipërisë dhe është mënyra jonë për të treguar vlerësimin tonë për këtë vend të mrekullueshëm. A i gjeni dot fjalët?. Le të shohim se sa do të gjeni!”/abcnews.al

MBULIM-BASHA-PUBLIKON-VIDEON-E-RAMES-ABCM4T1.mpg_snapshot_00.07-1280x711.jpg
G. P.11:08 | 26/11/2018

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka postuar në Facebook një video, ku është shkëputur një pjesë e deklaratës që kryeministri Rama ka bërë në vitin 2013 përpara banorëve të Unazës së re.
“Shtëpitë e ndërtuara pa leje nuk do të prishen edhe sikur Enver Hoxha të ngjallet”-thoshte Rama. Por sot, sipas kreut të opozitës, Edi Rama mohon dhe vetveten për të siguruar vjedhjen e 40 milionë eurove./abcnews.al

LONDER-DHUNA-1280x534.jpg
ent ela22:19 | 06/11/2018

Janë 115 profilet e bllokuara nga Facebook, me dyshimin se janë pjesë e një plani për ndërhyrje në zgjedhjet e mes mandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë moti i keq në Bregun Lindor rrezikon pjesëmarrjen në votime.

Facebook ka bllokuar menjëherë 30 profile në platformën e saj dhe 85 të tjera në instagram, të dyshuara se ishin përfshirë në një plan për të ndërhyrë në zgjedhjet e mes mandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi është konfirmuar nga vetë shoqëria e Mark Zuckerberg, duke hspjeguar se një aktivitet i tillë mund të lidhet me persona që jetojnë jashtë territorit amerikan. Ndërkohë presidenti amerikan Donald Tramp u bëri apel mbështetësve të tij të votojnë pasi vendi po respektohet sërish në të gjithë botën.

Në takimin e fundit electoral para votimit në Fort Uejn, Indiana, kreu i shtëpisë së bardhë u shpreh se tashmë amerikanët kanë një president që lufton për vendin, një vend që demokratët duan ta shkatërrojnë: por ne nuk do e lejojmë, nuk do të heqim dorë dhe nuk do të dorëzohemi asnjëherë. Do të fitojmë sepse ne jemi amerikanë të vërtetë,” u shpreh ai. /abcnews.al

SHBA-FACEBOOK-ZGJEDHJE.mpg_snapshot_00.17.jpg
G. P.11:19 | 06/11/2018

Janë 115 profilet e bllokuara nga Facebook, me dyshimin se janë pjesë e një plani për ndërhyrje në zgjedhjet e mes mandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë moti i keq në Bregun Lindor rrezikon pjesëmarrjen në votime.

Facebook ka bllokuar menjëherë 30 profile në platformën e saj dhe 85 të tjera në instagram, të dyshuara se ishin përfshirë në një plan për të ndërhyrë në zgjedhjet e mes mandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi është konfirmuar nga vetë shoqëria e Mark Zuckerberg, duke shpjeguar se një aktivitet i tillë mund të lidhet me persona që jetojnë jashtë territorit amerikan. Ndërkohë presidenti amerikan Donald Tramp u bëri apel mbështetësve të tij të votojnë pasi vendi po respektohet sërish në të gjithë botën.

Në takimin e fundit elektoral para votimit në Fort Uejn, Indiana, kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se tashmë amerikanët kanë një president që lufton për vendin, një vend që demokratët duan ta shkatërrojnë: por ne nuk do e lejojmë, nuk do të heqim dorë dhe nuk do të dorëzohemi asnjëherë. Do të fitojmë sepse ne jemi amerikanë të vërtetë,” u shpreh ai

Ndërkohë moti i keq rrezikon procesin e votimit në bregun lindor, ku janë parashikuar stuhi dhe erëra të forta. Ekspertët shprehen se këto kushte metereologjike mund të ndikojnë në pjesëmarrjen në votime, një fakt që shqetëson dhe demokratët dhe republikanët. Fronti i temperaturave të ulëta do të shkaktojë reshje të dendura kudo në bregun lindor, nga Florida në Mein, ndërsa situate më kritike do të jetë në Nju Jork, Pensilvani dhe Virxhinia jo shumë larg Uashingtonit. Por moti i keq do të prekë dhe zonat në veri përfshirë Miçigan, Minesota dhe Dakota e Veriut. Gjendje e alarmit për motin është dhënë dhe në Missisipi./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono