evis kushi

evis-kushi-1280x730.jpg
G. P.17:59 | 02/04/2019

Të tjera përgjime janë bërë publike nga PD-në, ku sipas saj funksionarë të lartë të qeverisë janë të përfshirë në çështjen “Babale”. Lidhur me akuzat dhe fakte e nxjerra nga selia blu, deputetja e PS-së Evis Kushi është shprehu se çështja “Babale” po përdoret i kalë beteja nga opozita.

Mirela Milori: Do doja një reagim të parë pasi gjatë mbrëmjes së djeshme dhe paradites së sotme opinioni është njohur me përgjime të reja dhe me akuza direkte të PD ndaj mazhorancës në lidhje me çështjen “Babale”. Do doja një reagim të forcës tuaj politike në lidhje me këtë.

Evis Kushi: Po çështja “Babale 1”, “Babale 2” dhe mesa duket do të këtë edhe një “Babale 3”, ka qenë një nga kauzat kryesore të opozitës për një periudhë të gjatë kohore,  ka qenë kali i betejës së opozitare. Por mesa duket shumë nga detajet e kësaj çështje dolën blof, të pavërteta opozita u tërhoq. Tani mesa duket ka një ringjallej të kësaj teme por unë besoj se për sa kohë kjo çështje është në Prokurori, për sa kohë ka persona të dyshuar, të akuzuar, ka dosje në lidhje më këtë çështje unë mendoj se duhet të presim drejtësinë që të thotë fjalën e saj. Ajo duhet të vërtetojë Këto që janë akuza, apo që opozita i quan fakte. Të vërtetohen nëse janë të vërteta apo thjesht janë trillime dhe fabrikime. Nëse ka fakte të reja apo duhet të dërgohen në Prokurori dhe është Prokuroria dhe gjykata që duhet të thonë fjalën e tyre.

Mirela Milori: Në fakt Çlirim Gjata ditën e sotme tha se përmes përdorimit të policisë dhe SHISH, ka thënë se Taulant Balla ka sajuar një histori të blerë me para të psita për ta përdorur kundër opozitës. Keni një qëndrim në lidhje me këtë sepse përmendet emri i zoti Balla, supozohet që të jetë dhe Gramoz Ruçi, diku përmendet një person me emrin Gramoz mendohet që mund të jetë edhe kryetari i Kuvendit. Pra një qëndrim sepse po përfshihet sipas PD gjithë kupola shtetërore.

Evis Kushi: Për sa kohë janë thjesht akuza këta duhet të vërtetohen në Prokurori dhe në Gjykatë. Ne nuk mund të themi asgjë më tepër dhe ne i inkurajojmë të gjithë ata persona që pretendojnë se kanë fakte të shkojnë në Prokurori, t’i dorëzojnë atje dhe në fund të mbajnë përgjegjësi. Qoftë ata që janë të implikuar në të tilla çështje të shkojnë para organeve të drejtësisë, por edhe nëse këto janë thjesht sajesa, personat që janë të implikuar gjithashtu të mbajnë përgjegjësi para ligjit./abcnews.al

evis-kushi.jpg
G. P.19:44 | 04/03/2019

“Ne nuk jemi asnjëherë për të shkelur Kushtetutën. Ne nuk jemi për të negociuar parimet bazë të Kushtetutës”.

Është kjo deklarata e deputetes së Partisë Socialiste, Evis Kushi, në emisionin “Mbrëmje Ide” në ABC News. Ajo theksoi gjithashtu se mazhoranca është gati për dialog me opozitën. Gjithashtu ajo tha se disa kandidatë të opozitës kanë pranuar mandatin parlamentar, duke u ngritur mbi sherret politike dhe duke vënë përpara interesat e kombit.

Sipas Kushit, dialogu mund të kryhet edhe në kushtet kur opozita nuk është në parlament.

“Lulzim Basha mbetet ende lideri i opozitës. Ai ishte lider i opozitës edhe kur nuk ishte në parlament. Ne mund të dialogojmë. Mesa duket disa kandidatë të opozitës janë përgjigjur pozitivisht edhe thirrjes së ndërkombëtarëve. Ata kanë bërë thirrje jo vetëm që të pranojnë detyrat, por të ngrihen mbi sherret politike dhe të vënë interesat e kombit. Shpresoj që opozita ta kuptojë që nuk duhet të vërë në rrezik interesat afatgjata të vendit. Kjo sjellje politike e opozitës, e cila është e përqendruar në sulm ndaj institucioneve dhe djegie të mandateve që është tradhti ndaj votuesve janë sjellje që dëmtojnë imazhin e Shqipërisë, dëmtojnë reformat dhe dëmtojnë proceset integruese”, tha ajo.

Kushi solli në vëmendje protestën e studentëve si shembulli më i mirë i dialogut.

“Nuk diskutohet që ne e kemi seriozisht kur themi që duam dialog. Ne e kemi treguar që me dialog bëjmë punë të mira. Shembull i kësaj është protesta e studentëve”, u shpreh deputetja.

Ajo theksoi se qeveria dhe parlamenti janë legjitime dhe kjo është e panegociueshme.

“Ne nuk mund të negociojmë vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Kemi një shumicë që është me 74 mandate. Qeveria dhe parlamenti janë legjitime, me një proces të pranuar nga të gjithë. Nuk mund të kujtohemi pas 2 vitesh që të themi ka pasur vjedhje. Nuk mund të negociojmë rregullat bazë të demokracisë. Pozicioni ynë është legjitim”, nënvizoi Kushi.

Për sa i përket protestave të opozitës, deputetja e Partisë Socialiste, tha se “Ne nuk kemi asgjë kundër protestave, por ama nuk duhet të jenë të dhunshme, të dëmtojnë institucionet kushtetuese dhe protestuesit të sulmojnë deputetët”.

Ndërkohë Kushi foli dhe për Kongresin e PS-së që pritet të mbahet më 23 Mars. Atë ditë pritet që të zyrtarizohen edhe emrat e kandidatëve për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale të Qershorit. Kushi theksoi se fakti që opozita dogji mandatet, kjo nuk do të thotë që mazhoranca do t’i ndjekë nga pas, duke nënkuptuar që do të vazhdohet mandati qeverisës.

“Procesi nënkupton dhe sondazhet që do bëhet në këto periudha. Do zhvillohen diskutime me strukturat për të marrë propozime. Është një proces dhe do të jetë Kongresi që do zyrtarizojë emrat e kandidatëve.

Fakti që opozita ka zgjedhur këtë rrugë, na bën ë të ndërgjegjshëm për të vazhduar rrugën e reformave. Fakti që ata vendosin të bëjnë vetëvrasje politike nuk na bën ti ndjekim nga pas”, tha ajo./abcnews.al

EVIS-KUSHI-NE-STUDIO.mpg_snapshot_09.35-1280x720.jpg
ent ela21:39 | 18/01/2019

Pakti për univeristetin ka qenë në fokus të bisedës në styudione ABC News të deputetes socialiste Evis Kushi.

Deputetja socialiste thekson se protesta e studentëve ka pasur një impakt të rëndësishëm për zgjidhjen dhe dialogun, ndërsa vlerëson se pakti i jep zgjidhje kërkesave të studentëve.

“Ne kemi pasur rezultat, por ka shumë për të bërë, protesta na kanë dhënë impakt të rëndësishëm që të reflektojmë ëpr zgjidhjen por edhe për të vendosur një dialog të vazhdueshëm. Ky pakt ëhstë prova më e mrië qe kur ka dialog e bahskëpunim mund të kemi rezultate më të mira. Pakti i jep zgjidhje kërkesave të studentëve por shkon edhe përtej tyre për të garantuar një arsim të lartë më cilësor”.

Sipas saj për mazhorancën arsimi është një nga prioritet më të rëndësishme që ndikon në të ardhmen e vendit dhe shoqërinë. /abcnews.al

salianji-dhe-kushi.jpg
G. P.15:59 | 13/10/2018

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji publikoi në faqjen e tij në Facebook 14 data dhe orare që sipas tij tregojnë se kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka udhëtuar jashtë shtetit me Charter. Një ndër këto 14 udhëtime e zbardh deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi.

Me foto dhe axhendën bashkëngjitur sqaron se kolegu i saj Taulant Balla në 8-9 Dhjetor të vitit 2014 kanë udhëtuar së bashku me Kryeministrin Rama, deputetët Taulant Balla, Monika Kryemadhi dhe për në Bruksel. Deputetja Kushi e sheh si zgjidhje paketën antishpifje me qëllim që të marrë fund kjo çmenduri shpifjesh”, shkruan deputetja e Partisë Socialiste në rrjetet sociale.

evis-kushi.jpg
G. P.12:43 | 21/06/2018

Në Byro Politike u debatua rreth çështjes së Teatrit të ri Kombëtar.

Të ftuar ishin: Evis Kushi, deputete e PS; Klevis Balliu, deputet i PD; Alfred Peza, analist dhe Alfred Lela, analist.

Këtë javë, komisioni i medias u përfshi nga një përplasje fizike dhe verbale, gjatë seancës dëgjimore që ishte parashikuar me ministren e Kulturës, por që mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Pikërisht për këtë çështje u diskutua mes të ftuarve në “Byro Politike”./abcnews.al

INTERVISTE-EVIS-KUSHI-1280x720.jpg
ent ela15:55 | 12/04/2018

Depuetja e PS-së Evis Kushi është ftuar në studion e ABC News për të folur rreth seancës së sotme parlamentare. Sipas saj opozita kërkon pretekste për të ushtruar dhunë për të destabilizuar dhe për të prishur seancën parlamentare në funksion të interesave të saj.

“Opozita e ka treguar se kërkon pretekste për të ushtruar dhunë për të destabilizuar për të prishur seancën parlamentare. Unë besoj se thirrjet për dhunë, kur thërrisnin për dhunë në çadër, kur thërrisnin qytetarët për të marrë armët nga parlamenti. Kur është fjala për interesat e saj opozita e ka treguar gjithnjë”.

Kushi bëri thirrje që të distancohen nga dhuna pasi sipas saj kjo dëmton imazhin e vendit dhe pengon integrimin në një kohë që jemi në prag të çeljes së negociatave me BE-në.

“Të distancohen nga dhuna se kjo dëmton imazhin, biznesin, ekonominë dhe integrimin”.

Veprimi i Bushatiti, sipas depuetes socialiste ishte një veprim instiktiv, përballë dhunës së parapërgatitur të opozitës.

“I gjithë kabineti qeveritar gjatë gjithë kohës u qëllua me ujë e me sende të forta, është veprim instiktiv dhe jo i qëllimshëm. Dhuna e opozitës ishte e parapërgatitur. Opozita kërkon vazhdimisht një kauzë, edhe Kukësi ishte një kauzë për ta shfrytëzuar për të arritur objektivat e tyre”.

Në studion e ABC News Kushi foli gjithashtu edhe për tarifën për Rrugën e Kombit dhe reagimet e biznesit e banorëve. /abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono